♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djegia e mandateve tė PS-sė, Veliaj dhe Gjinushi nė Kuvend

Shko poshtė

Djegia e mandateve tė PS-sė, Veliaj dhe Gjinushi nė Kuvend Empty Djegia e mandateve tė PS-sė, Veliaj dhe Gjinushi nė Kuvend

Mesazh nga Barbi Thu Dec 03, 2009 9:37 am

Nė rastet kur deklarohet qendrimi i palėkundur pėr tė bojkotuar Parlamentin, ndonėse afatatet kushtetuese pėrcaktojnė qartazi afatin se kur mund tė ndėrpritet mandati i detputetit dhe zėvendėsimi i tij, gjasat janė tė shumta qė brenda tre muajve legjislativi do tė ketė njė konfigurim tė ri. Dhe kėsaj rradhe shansi do tė anojė nga ata qė nė zgjedhjet e 28 qershorit mbetėn duar bosh nga vota e qytetarėve, por qė duket tė kenė fatin falė vendosmėrisė sė kryesocialistit Rama pėr tė mbajtur larg dyerve tė kuvendit, tė zgjedhurit qė elektorati socialist vendosi t’i pėrfaqėsojė nė kuvend.
Kalkulimet e pėrllogaritura nė bazė tė listave tė subjekteve elektorale favorizojnė ndjeshėm pėrfaqėsimin nė Kuvend si deputetė tė ardhshėm pas tre muajve kryetarin e Partisė Socialdemokrate Skėnder Gjinushi, dhe atė tė G99 Erjon Veliaj.
Referuar Kushtetutės, por edhe Kodit Elektoral nė nenin 164 tė tij pėr zėvendėsimin e mandateve, rezulton se nė rast se PS-ja vendos tė mos hyjė nė Kuvend, atėherė 64 mandatet e saj zėvendėsohen me tė tjerė. Dhe kėtu Kodi pėrcakton qartzai se mandati zbret nė listėn e partisė, por lista e hartuar nga kryesociasliti Rama nė kėtė aspekt ėshtė e limituar e pėr pasojė, Kodi pėrcakton njė zgjidhje tė kėsaj situate, atė tė shpėrndarjes sė tre mandateve mes aleatėve.
Meqėnėse lista e PS shteron me 61 depuetė, atėherė pėr tė plotėsuar numrin e mandateve tė fituara nė zgjedhjet e 28 qershorit, tre mandatet e mbetura i kalojnė aleatėve tė koalicionit qė kanė herėsin mė tė madh.
Thėnė ndryshe Gjinushi, Veliaj dhe Kristostom Kamberi, kandidati i dytė nė listėn e PBDNJ-sė nė Gjirokastėr do tė pėrfaqėsojnė koalicionin e majtė nė parlament, nė rast se skadojne afatet kushtetuese pėr mandatin e deputetit. E nėse pėr Veliajn dhe Kamberin ky do tė ishte pėrfaqėsimi i parė nė Kuvend, pėr kreun e PSD-sė, Gjinushi tė qenurit sėrish nė Parlament do tė thotė shumė, duke marrė nė konsideratė karrirėn e tij tė para viteve ‘90 nė jetėn politike e deri tani.
Ndėrsa vetė Ps-ja nė tė gjitha qarqet e vendit me pėrjashtim tė Fierit e Gjirokastrės mund tė zėvendėsojė deputetėt e saj. Pasi nė Fier maksimumi i deputetėve pėr tė ishte 16, ndėrsa ka fituar 9 tė tillė dhe zbritja e listės ka mundėsi vetėm pėr 7 deputetė. Dy mandatet e tjera nė kėtė mėnyrė i kalojnė aleatėve me mė shumė vota. E njeta situatė ėshtė dhe nė Qarkun e Gjirokastrės, ku PS-ja mori 3 mandate nga 5 tė mundshėm.
Por pyetja qė shtrohet pas kėtij konfigurimi tė ri politik brenda dyerve tė Kuvendit ka tė bėjė me faktin se sa aktive do tė jetė opozita brenda Kuvendit nė pėrgjigje tė reformave qė kėrkohen nga ndėrkombėtarėt nė lidhje me proceset integruese tė vendit.
Padyshim ndonėse jo me Ramėn, por me njė tjetėr zė me pėrvojė nė skenėn politike, i njohur si pėrfaqėsues tipik i sė majtės, por me njė shfaqje mė sociale nė bindjet e tij, i mbėshtetur dhe nga njė tjetėr lider i projektuar sė fundmi nga vetė zoti Rama nė rradhėt e tė rinjve, e majta do tė ndihet e plotėsuar nė Parlament
.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi