♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E ardhmja pas e-mailit

Shko poshtė

E ardhmja pas e-mailit Empty E ardhmja pas e-mailit

Mesazh nga MONDI Tue Dec 01, 2009 5:37 pm

Rrjetet sociale e kanė kaluar postėn elektronike: me treqind milionė pėrdorues janė mėnyra mė e pėrhapur pėr tė komunikuar.
Njė raport i bėrė kohėt e fundit ka treguar se qė prej muajit gusht
janė mė tė shumtė njerėzit qė komunikojnė pėrmes “Facebook & Co
Kohėt e fundit, njė raport i bėrė nga “Nielse”, qė ka fotografuar
pėrdoruesit e internetit mes SHBA-sė, shteteve europiane, Australisė
dhe Brazilit, ka nxjerrė nė dritė njė tė dhėnė tė ēuditshme pėr botėn
dixhitale tė komunikimit. Nė gusht ata qė pėrdornin postėn elektronike
ishin 276.9 milionė kundrejt 301.5 milionė qė frekuentonin rrjetet
sociale. Nėse shifrat absolute nuk do tė mungonin, tė parėt ishin
rritur me 21 pėr qind nė krahasim me vitin e shkuar, ndėrsa tė dytėt me
31 pėr qind. Sot, mania e rrjeteve sociale na ka mbėrthyer tė gjithė.
Nėse kėrkon diēka mė shumė rreth “meje” nuk ėshtė mė e nevojshme tė nis
njė e-mail ku tė tregoj se ēfarė kam bėrė apo ku kam qenė. Ėshtė mė
mirė nėse takohemi online nė faqen time nė “Facebook”, “MySpace”,
“Twitter”, “Flickr” apo blogėt e ndryshėm. Pikėrisht tė qenit online ka
ndryshuar mėnyrėn tonė tė tė komunikuarit. Njė numėr i madh
informacionesh pėr ty mund t‘i gjesh edhe pa pyetur fare: mjafton tė
kontrollosh fotot e fundit qė ke hedhur online pėr tė marrė vesh se ku
ke qenė nė ditėt e shkuara, tė lexosh statuset pėr tė kuptuar gjendjen
shpirtėrore, apo tė navigosh mes muzikės dhe videove tė ndryshme pėr tė
kuptuar mė shumė rreth shijeve tė tua. Pėr tė tjerat, pėr informacionet
mė delikate, mund tė pyes drejtpėrdrejt kur tė gjej online. E gjithė
kjo, sot ėshtė e mundur pėrmes “Google Wave”, ende nė versionin beta,
ku pėrdoruesit mund tė pranohen vetėm pėrmes njė ftese. Krijimi i
fundit i shtėpisė “Mountain view” nis nga thėnia e dy kėrkuesve
australianė qė patėn deklaruar se “komunikimi elektronik ka ndalur nė
shekullin e shkuar”. Pėr tė ndryshuar rrėnjėsit, ata krijuan njė hibrid
qė vetėm nė njė dritare pėrmban e-mail, chat dhe mundėsinė pėr tė ndarė
audio dhe video, pėrveēse tė punosh njėkohėsisht mbi projekte tė
pėrbashkėta. “Fluks i bisedave kolektive”, e kanė quajtur. A do tė jetė
kjo valė e re ajo qė do tė trondisė postėn elektronike? Howard
Rheingold, krijuesi i termit “komunitet virtual”, tregon se ėshtė shumė
shpejt pėr tė bėrė parashikime. Ai thotė se “nėse 20 vjet mė parė
komunitetet krijoheshin pėrreth njė teme (tė pasionuarit pas motorėve,
fantashkencės ose diēka tjetėr), sot krijohen rreth njė personi qė
bėhet qendra e gravitetit nė ‘Facebook‘ dhe rrjetet e tjera sociale”.
Atėherė mbetet aktuale pyetja: a jemi nė kohėn e perėndimit tė epokės
sė e-mailit? Studimet ende nuk japin tė dhėna tė sakta. Disa muaj mė
parė, njė raport pati treguar se njė e katėrta e amerikanėve tashmė e
kontrollon postėn elektronike para se ulet pėr tė ngrėnė mėngjes, gjė
qė tregon se sa vitale ėshtė kjo mėnyrė komunikimi. Nga ana tjetėr, njė
studim tjetėr i bėrė nga “Telus”, ka analizuar modalitetin me tė cilin
qėndrojnė nė kontakt miqtė dhe familjarėt nė Kanada. “Ata qė
komunikojnė pėrmes ‘Twitter‘-it ishin nga 1-3 pėr qind. Me miqtė e
ngushtė dhe tė njohurit komunikohej pėrmes e-mailit, ndėrsa ‘Facebook‘
qėndronte nė krye me 25 pėr qind”, komenton sociologu Barry Wellman, i
Universitetit tė Torontos. Ndėrkaq njė raport i “Exact target” ka
treguar se nuk bėhet fjalė pėr zėvendėsimin e njė kanali informacioni
me njė tjetėr, por pėr njė pėrforcim. Tė paktėn mes studentėve tė
kolegjeve amerikane rritja e pėrdorimit tė SMS-ve dhe e-maileve e ka
fuqizuar, nuk ka reduktuar pėrdorimin e rrjeteve sociale. Clay Sirky,
docent i mediave tė reja, nė “New York University”, duket i bindur.
“Ekziston gjithmonė pėrpjekja, qė kur shfaqet njė formė e re
komunikimi, tė sfumojė gjithė tė tjerat. E-maili ėshtė njė sistem i
hapur dhe spamet janė fuqizuar aq shumė, sa na bėn shpesh qė tė
preferojmė filtrat e tjerė, si pėr shembull rrjetet sociale”, deklaron
ai. Nicholas Negroponte, dekani i revolucionit dixhital (posta
elektronike nuk ka vdekur dhe “Twitter”-i mund ta ketė jetėn e
shkurtėr), tregon se ēdo mjet informacioni ka arsyet e veta tė tė
ekzistuarit: “E-maili ėshtė njė mesazh mė i gjatė e mė personal, qė
mundėson rileximin dhe shqyrtimin me kujdes. Njė tjetėr ėshtė shpesh
njė rutinė intelektuale: i shkurtėr, publik dhe nė kohė reale.
“Facebook” ėshtė gnostik, mund tė pėrdoret nė modalitete tė ndryshme”.
Ka hapėsira pėr tė gjithė shkruan “Wall street journal” qė kujton se
e-maili ishte i domosdoshėm nė kohėn e fillimit, ndėrsa tani qė mund tė
qėndrosh gjithė kohės online, ka mėnyra mė tė shpejta dhe tė
menjėhershme pėr t‘u argėtuar. Njė editorialist i “Tech church” shkruan
se: “Fakti qė jemi gjatė gjithė kohės online nuk do tė thotė se duam
komunikim tė vazhdueshėm. Shpesh e-maili ėshtė pasiv, ‘Twitter”-i po
ashtu, ndėrsa ‘Facebook‘-u njė pėrzierje mes tė dyjave”. Pėr momentin,
modeli perfekt ėshtė ‘Gmail‘-i qė na lejon tė kalojmė nga e-maili te
chati apo videochati thjesht sapo hap adresėn. Nė fakt, njerėz tė
ndryshėm kanė mendime tė ndryshme. Ja se ēmendon Ray Tomlison,
inxhinieri qė nė vitin 1972 shpiku e-mailin. “Format e ndryshme tė
komunikimit sot sigurisht qė janė tė pafundme dhe njerėzve mė tepėr se
tė shkruajnė njė e-mail u pėlqen mė shumė tė komunikojnė dhe t‘i thonė
gjėrat online. Por tė mos harrojmė se e-maili revolucionarizoi mėnyrėn
tonė tė komunikimit. Pėr mua ai do tė mbetet i pavdekshėm. ‘Google
Wave‘ nuk e kam provuar ende megjithatė duket vėrtet interesante kjo
mėnyrė e re komunikimi”. Dikur mendohej se e-maili ishte motivi kryesor
pėr tė bindur njerėzit tė pėrdornin internetin, ndėrsa sot duhet
pranuar qė rrjetet sociale e kanė errėsuar paksa funksionin e tij.
“Facebook” dhe “Twitter”, kolosėt e rrjeteve sociale
“Facebook”
Rrjeti social mė i pėrhapur nė botė, i krijuar nė vitin 2004 nga njė
student i Harvardit, Mark Zuckerberg, qė ka kaluar edhe rivalin e tij
tė drejtpėrdrejtė “MySpace”, ėshtė nė 20 versione tė ndryshme gjuhėsh
nė tė gjithė botėn dhe numėron mė shumė se 316 milionė pėrdorues. Nėse
nė Amerikė ka disa vite qė po korr sukses tė paparė, nė Europė po
njihet gjithmonė e mė shumė kėto dy vitet e fundit. Sekreti i gjithė
kėsaj? “I shpejtė, i menjėhershėm, i personalizueshėm. Mjafton tė
regjistrohesh dhe tė zotėrosh njė fjalėkalim”, tregojnė pėrdoruesit.
“Twitter”.
Shoqėrizimi dhe shpejtėsia e madhe e komunikimit
Pėrveē lajmeve mund tė lexosh nė kohė reale dėshirat dhe mundėsitė
ekonomike tė pėrdoruesve. Nga shtatori i vitit 2007, deri nė atė tė
2008-ės, “Twitter” u bė rrjeti social qė ka regjistruar numrin mė tė
madh tė pėrdoruesve dhe vizitorėve. Nė shkurt “Compete.com”, qė merret
me klasifikimin e sajteve mė tė pėrdorura e pozicionoi tė tretin nė
klasifikim ku para vetes ka “Myspace” dhe “Facebook”, mė popullorin nga
tė gjithė, me miliona pėrdorues nė tė gjithė botėn.(Shqip)
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi