♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aida Shtino, padi per divorc ne gjykate ndaj bashkeshortit

Shko poshtė

Aida Shtino, padi per divorc ne gjykate ndaj bashkeshortit Empty Aida Shtino, padi per divorc ne gjykate ndaj bashkeshortit

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 11:18 pm

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e emisionit “Njerėz tė humbur” nė “Tv Klan” i ka dhėnė fund parimisht martesės sė saj disavjeēare, ndėrsa ka depozituar mė 20 nėntor pranė Gjykatės sė Tiranės, kėrkesėpadinė pėr divorc ndaj bashkėshortit tė saj Albano Ahmeti. Padia ėshtė depozituar nga Aida me datė 20 nėntor nė gjykatė, ndėrkohė qė ėshtė hedhur shorti dhe seanca e parė ėshtė caktuar tė zhvillohet nė datė 15 dhjetor 2009. Nė padinė e gazetares ėshtė specifikuar, qė nuk duhet tė sqarohet fajėsia, dhe se kujdestarinė pėr djalin ka kėrkuar ta marrė vetė ajo. Thuhet se gazetarja dhe bashkėshorti i saj jetojnė tė veēuar prej disa muajsh, ndėrsa nė padi nuk ėshtė saktėsuar arsyeja pėrse kėrkohet ky divorc. Aida dhe bashkėshorti Albano (me profesion fotograf) janė njohur qė kur Aida vazhdonte studimet e larta nė degėn Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Mė pas kanė emigruar bashkė drejt Athinės, ku dhe janė martuar dhe kanė lindur djalin e tyre Brandon. Thuhet se ka qenė pikėrisht Albano, i cili ndėrhyri nė sigurimin e patentės nė njė nga televizionet greke, me tė cilin Aida filloi emisionin “Ku je”, nė ekranin e Telenorba Shqiptare nė Tiranė. Aida dhe Albano janė moshtarė, tė dy tė datėlindjes 1969. Ajo ka lindur nė Gjirokastėr dhe pasi pėrfundoi shkollimin e mesėm, u diplomua pėr Gjuhė - Letėrsi nė Universitetin e Tiranės.
Karriera e saj nė media filloi nė Tiranė me disa bashkėpunime me media lokale dhe TVSH dhe mė pas si gazetare nė Athinė nė kanalin “ALTER”. Tek ky stacion punoi si gazetare investigative nė emisionin “Fos sto tounel”, qė merret me kėrkimin e njerėzve tė humbur dhe tė zhdukur. Pas 13 vitesh nė Greqi ajo u rikthye pėr tė nisur emisionin “Ku Je” nė “Telenorba” i cili pėr herė tė parė u transmetua nė prill 2005. Si njė format i pashfaqur mė parė nė Shqipėri, ai pati njė sukses tė jashtėzakonshėm, popullaritet tė cilin vazhdon ta ruajė edhe tani. Pas disa kohėsh themeloi Fondacionin “Njerėz tė Humbur” i cili i parapriu bashkėpunimit me kanalin “Vizion Plus”.
Aty ajo zhvilloi emisionin me tė njėjtin emėr “Njerėz tė humbur” pėr dy vite. Ky emision merret me kėrkimin e shqiptarėve tė humbur dhe tė zhdukur ndėr vite nė rrethana tė ndryshme. Qė prej Gushtit 2008, Aida Shtino e bėn kėtė emision nė TV “Klan”.

Aida Shtino, padi per divorc ne gjykate ndaj bashkeshortit Aida_shtino_2
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi