♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vasil Bollano nė SHBA ringjall Vorio-Epirin

Shko poshtė

Vasil Bollano nė SHBA ringjall Vorio-Epirin Empty Vasil Bollano nė SHBA ringjall Vorio-Epirin

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 2:27 pm

Vasil Bollano nė SHBA ringjall Vorio-Epirin
Kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano ringjall kauzėn anti-shqiptare tė Vorio-Epirit. I ftuar nė ceremonitė fetare qė u zhvilluan nė Amerikė me rastin e vizitės sė Patriarkut Ikumenik Bartolemeu, nga data 1 deri nė 6 nėntor 2009, Bollano ka shfrytėzuar takimet me komunitetin grek nė Washington dhe Boston, pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e kėsaj kauze.
"Gazeta Shqiptare" ka arritur tė sigurojė ekskluzivisht pamjet filmike tė njė prej kėtyre takimeve, ku kreu i OMONIA-s, pėr 2 minuta e 18 sekonda mban njė fjalim tė shkurtėr lidhur me kėtė ēėshtje duke folur me njė greqishte tė ēalė, tregues se ai nuk e njeh mirė kėtė gjuhė.

Konkretisht bėhet fjalė pėr njė aktivitet tė organizuar nė Boston nga kreu i sė ashtuquajturė s Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, ku temė kryesore ka qenė pikėrisht Vorio-Epiri ose siē e quan ndryshe Bollano, "atdheu i tė gjithė grekėve".

"Kjo qė po bėjmė sot ėshtė njė detyrim ndaj atdheut, ndaj Vorio-Epirit. Ne jemi krenarė pėr ju sepse jeni ambasadoret e atdheut kėtu nė Amerikė, jeni njerėzit qė me fuqinė tuaj, me zėrin tuaj, me djersėn tuaj po pėrpiqeni tė ecni pėrpara. Ne jemi njerėzit qė do mundohemi tė gjithė sė bashku tė mbėshtesim progresin e vendit dhe tė atdheut", - ėshtė shprehur Bollano duke ftuar komunitetin grek nė SHBA tė lobojė fort nė arenėn ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė minoriteti grek nė Shqipėri tė pėrfaqėsohet nė politikėn qendrore, pra tė jetė pjesė e qeverisė.

Gjatė qėndrimit tė tij njėjavor nė Shtetet e Bashkuara, kreu i OMONIA-s ka zhvilluar njė sėrė takimesh me autoritetet mė tė larta tė SHBA-sė, mes tė cilėve edhe nėnpresidentin amerikan, Joe Biden. Ndėrkohė, veē takimit me Biden, kreu i OMONIA-s ka pasur njė takim edhe me kongresmenin greko-amerikan, Gus Bilirakis, i cili njihet pėr qėndrimet e tij publike nė mbėshtetje tė kauzės anti-shqiptare tė Vorio-Epirit.

Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano gjatė qėndrimit tė tij njėjavor nė Shtetet e Bashkuara ėshtė shoqėruar nė tė gjitha takimet nga kreu i sė ashtuquajturė s Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, i cili ėshtė konsideruar nga shumė qarqe brenda dhe jashtė Shqipėrisė si njė figurė ekstremiste, i cili e ka paralelizuar statusin e Kosovės me atė tė "Epirit tė Veriut".

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi