♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush ishte ENTELA HYSKO ???

Shko poshtė

Kush ishte ENTELA HYSKO ??? Empty Kush ishte ENTELA HYSKO ???

Mesazh nga Barbi Sat Nov 28, 2009 9:48 am

Nuk eshte per nje diskutim shoqeror por nje diskutim shoqeror duhet te bere per te dhene mendimet dhe per te degjuar njeri-tjetrinKUSH ESHTE ENTELA HYSKO?



Entela Hysko ka lindur mė 5 korrik 1980 nė Ēorovodė tė Skraparit. Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare i mbaroi nė vendlindje. Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme e mbaroi nė gjimnazin "Arben Broci" nė Tiranė. Ka pėrfunduar Fakultetin e Akademisė sė Arteve pėr aktrim dhe mė pas Specializimin pėr regjizurė.
Nė dhjetor tė vitit 2007, Entela Hysko ka qenė e ftuar nga fotografi me famė botėrore Fadil Berisha nė SHBA pėr njė album fotografik. Atje ėshtė takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkėshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenė e ftuar edhe nė Itali ku ka pozuar nė njė nga studiot mė tė njohura italiane.

"Entela ka qenė e dhėnė pas artit qė kur ishte e vogėl, 5-vjeēe. Kishte pasion kėrcimin dhe tė bėhej aktore. Ajo merrte fėmijėt e tjerė dhe i organizonte pėr koncerte imagjinare. Unė i kam qėndruar pranė gjithmonė dhe pėr t'ia realizuar dėshirėn e dėrgova nė Tiranė pėr tė mbaruar edhe shkollėn e mesme.

Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Arben Broci" nė vitin 2000. Gjatė asaj kohe ėshtė marrė edhe me aktivitete kulturore. Mė pas, vazhdoi shkollėn e lartė pėr aktore dhe pasi e pėrfundoi atė, filloi specializimin pėr regjizore. Tė dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate tė shkėlqyera", tregon nėna e saj. Ajo thotė se kur vinte nė shtėpi Entela vetėm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unė kėtė punė kam", mė thoshte.

Puna

Nėna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar mė shumė se dhjetė vjet nė "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotė se, ka punuar me pėrkushtim dhe pasion nė kėto media, por njėkohėsisht shpreh keqardhje se nuk i kanė shkuar pėr ngushėllim drejtuesit e kėtyre mediave dhe shoqėria e punės.
"Vajza ime ka punuar nė "Top-Channel", qė kur ishte nė shkollėn e mesme, "Arben Broci" nė Tiranė e deri nė ditėn e fundit tė jetės, por ata nuk erdhėn pėr ngushėllim", thotė nėna e Entelės.
Ajo thotė se ka pritur me shpresė se do tė vinin pėr ngushėllim njerėzit e punės ku ajo punoi pėr mė shumė se dhjetė vjet, por nuk ndodhi kėshtu.
"Mė ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar pėr dhjetė vjet me korrektėsi, bile ka qenė nė poste drejtuese, por nuk u vlerėsua prej tyre", thotė nėnė Nazimeja. Mbesa e saj thotė se, ka qenė pėr ngushėllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjė ēast sė qari.

Nazimeja tregon se, Entela kishte nė plan pėr tė bėrė njė film vetė, por nuk na tregoi se ēfarė filmi.
"Do t'ua bėjė surprizė, mė thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natėn vonė. Shumė dorėshkrime tė saj janė aty nė sirtar", thotė ajo. Njerėzit e saj tė afėrt tregojnė se, Entela ka qenė anėtare e komisionit tė pėrzgjedhjes sė anėtarėve qė po marrin pjesė nė spektaklin "Big Brother", qė po transmetohet nga "Top-Channel".
Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle nė kėtė televizion. "Entela ishte e dashur me tė gjithė njerėzit qė nga tė vegjėlit e deri tek tė moshuarit", thotė nėna e saj.
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
Shtėpia e Entela Hyskos, vajzės 28-vjeēare qė humbi jetėn para katėr ditėsh nė aksidentin tragjik bashkė me pronarin e "Top Media", ndodhet nė katin e parė tė njė pallati nė hyrje tė Tiranės, poshtė varrezave "Dėshmorėt e Kombit".
Tė afėrmit e saj na thonė se prindėrit e saj kanė ardhur para dy vjetėsh nga Skrapari dhe e kanė blerė kėtė shtėpi pėr tė jetuar bashkė me vajzėn e tyre, Entelėn. Dhimbja dhe pikėllimi ka pėrfshirė tė gjithė familjarėt qė vazhdojnė tė presin njerėz pėr ngushėllime. Lotėt ende nuk janė tharė nė sytė e nėnės sė saj, Nazimesė, qė ende nuk e beson ikjen nė botėn tjetėr tė vajzės sė saj.
Ajo pėrkėdhel njė fotografi tė Entelės qė e mban nė prehėr dhe lotėt i rrjedhin papushim. Pranė ka bashkėshortin, Bariun, djalin e vetėm qė ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzėn tjetėr, e cila ndodhet nė Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me tė zeza i qėndrojnė pranė pėr t'i lehtėsuar dhimbjen. "Mė iku vajza, mė iku drita e syve", flet ngadalė nėna e Entelės dhe pėrkėdhel portretin e saj nė njė kornizė tė madhe. Ajo thotė se tani jeton vetėm me kujtimet e Entelės dhe tė gjitha ato gjėra qė ajo ka lėnė nė shtėpi.

Mė pas, nėnė Nazimeja nis e tregon pėr ēastet e fundit kur ishte ndarė me Entelėn. "Njė natė para se tė mė ikte pėrgjithmonė, kam fjetur nė njė shtrat me tė. Burri kishte ikur nė Skrapar dhe ne fjetėm bashkė nėnė e bijė. Gjithė natėn nuk e zinte gjumi dhe mė puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diēka. Nė mėngjes iku nė punė, si gjithmonė. Mė tha se, do tė vij vonė nė shtėpi, sepse do tė shkoj pėr urim nė njė dasmė, por t'i mos u mėrzit se do tė vij nė shtėpi nė darkė. Nė drekė, Entela mė mori nė telefon dhe mė pyet se ēfarė po bėja. Unė e pyeta, a hėngre drekė, e ajo mė tha se, "tani po ha atė qė mė pėrgatite ti".
Mė mori nė telefon edhe njė herė pasdite dhe mė tha mos u mėrzit se do tė vij nė darkė. Nė fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelės dhe ishte hera e fundit qė dėgjova zėrin", thotė e ėma e Entelės, Nazimeja, duke shpėrthyer nė tė qara.

"Pastaj nuk mė mori mė nė telefon. Nė mbrėmje unė u bėra merak, dhe mezi po prisja qė tė vinte nė shtėpi. Tė premten nė mėngjes rreth orės 6:00 vjen vėllai i njė shoqes sė saj dhe mė thotė se, Entela ka pėsuar njė aksident dhe ėshtė plagosur, e kanė ēuar nė Spitalin numėr njė. Dy kushėrinj mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė spitalin numėr njė, por atje na thanė se nuk dinin gjė. Atėherė u nisėm pėr nė Spitalin Ushtarak. Dy kushėrinjtė u futėn para nė spital, dhe unė atėherė e ndjeva se vazjės i kishte ndodhur diēka e rėndė. Nuk mbaj mend asgjė mė shumė, sepse mė kishte rėnė tė fikėt", tregon nėna e Entelės, Nazimeja.

Tragjedia e madhe kishte tronditur tė gjithė banorėt e lagjes ku banonte familja Hysko. Tė gjithė njerėzit e pallatit u janė gjendur pranė, duke ndihmuar pėr ta pėrballuar dhimbjen e thellė. Ata kanė njoftuar menjėherė babain e saj qė ndodhej nė Skrapar, djalin qė ndodhej emigrant nė Angli dhe vajzėn nė Greqi. Tė shtunėn nė orėn 11:00, Entela ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė varrezat e Shish Tufinės nga njerėzit e saj tė afėrt dhe qindra e qindra qytetarė.
Telefonata kėrcėnuese pėr tė censuruar vdekjen e Entelės

Individė tė njohur edhe nė botėn e gazetarisė u angazhuan me tė gjitha mjetet qė tė censurohej vdekja tragjike e Entela Hyskos. Ata kėrcėnuan njė pjesė tė mirė tė gazetarėve dhe fotoreporetėve qė tė mos botonin as inicialet e Entelės na lajmet e dhėna pėr aksidentin tragjik. Mesazhet dhe telefonatat kanė qenė tė qarta. "Po i marrim tė gjithė nė telefon dhe aksush nuk do tė botojė qoftė edhe inicialet e Entelės", ishte mesazhi telefonik qė shoqėrohej sa nė njėrėn media nė meidan tjetėr. Dhe ēudtėrisht tė nesėrmen e asidentit tragjik, me pėrjashtim tė dygazetave, askush tjetėr nuk guxoi tė dalė dhe tė nxejrrė publiksht tė vėretėn. U munduan ta fshehin dhe groposin atė duke harruar se e drejta vonon, por gjithmonė fiton, thotė njė postulat.

Entela ishte viktimė e njė aksidenti tragjik, ashtu si pronari i Top Media, por nėse Dritan Hoxhės iu kushtua njė hapėsirė shumė e madhe informative, dhe mirė u bė, pėr Entelėn nuk u lejua qė tė flitej asnjė fjalė. Nuk u lejua qė as nė televizionet e tjera tė shqiptoheshin inicialet e emrit tė saj. Ajo meritonte mė shumė vėmendje nga media dhe jo censurė. Televizioni "Top-Channel" ka trumbetuar me forcė mbrojtjen e fjalės sė lirė, por gjatė katėr ditėve tė fundit u kthye nė njė televizion qė e censuron atė dhe aq mė keq kur bėhet fjalė pėr njė njeri qė punoi pėr dhjetė vjet nė kėtė media dhe shkoi tragjikisht nė botėn tjetėr.
Zhduket videoja nė internet me Dritan Hoxhėn

Nė njė site tė huaj ishte prej ditėsh njė video e Dritan Hoxhės me Entela Hyskon nė ambjentet e punės. Kjo video ka akoma sot gjurmėn e saj nė internet. Ata qė kanė zhdukur nė mėnyrė misterioze fotot e Entelės nga interneti kanė bėrė ēmos qė ta zhdukin edhe kėtė video. Dhe ja kanė arritur nė njė farė mėnyre. Nė pamundėsi pėr ta fshirė atė fare, pasi ajo i pėrket njė faqeje tė huaj, kanė mundur qė ta virusojnė me njė virus shkatėrrues pėr kompjuterin duke bėrė qė kjo video tė mos jetė e vlefshme. Sėrish njė pėrpjekje tjetėr pėr tė fehshur njė tė vėretėt qė dikujt nuk i intereson tė bėhet transparente pėrpara opinionit.


28/02/2005
Vajdin Lamaj, Presidenti i Federates se Boksit dhe Zv/president i "TOP Albania Radios", eshte vrare si pasoje e nje atentati me eksploziv. Shperthimi i ekslozivit ndodhi rreth ores 01 .30 pas mesnates , ne pallatin ku banonte Lamaj.
23/05/2008
Humbi jetėn presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 01. 30 minuta nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė, pothuajse pėrballė studiove tė Top Channel.
Dua ta filloj ndryshe nga sa bene (ne menyre te turpshme e qesharake mediat Shqiptare).
Vdiq ne nje aksident D.H. dhe nje e re 27 vjeēare Entela Hysko. Entela ishte nje vajze e re, plot jete, ndersa Dritani ishte ne kerkim te destinit te tij.
Per mediat Shqiptare dhe per spikerin e TCH i cili eshte po ai qe dha edhe lajmin e vdekjes se xhaxhit Enver, Shqiperia eshte ne zi, ndersa vajza qe ndodhej ne krahe te bosit, thjesht e paperfillshme.
Siglat e emrit te saj ne kronikat e lajmeve me goditen me shume se vete lajmi.
dritan hoxha Ky eshte informacioni shqiptar, pjese te se cilit e kishte ndertuar edhe D.H. Ai qe kishte kuptuar etjen e Shqiptarve per TV dhe rendesine e mediave ne kontrollin e politikes, te cilen e perdorte per te ruajtur Monopolin mediatik qe kishte krijuar.
Kush ishte Dritan Hoxha??
Tani ishte pjese e bandave te Laprakės, i shėrbente dikur Vajdinit. Minimalisht pranohet nė heshtje nga tė gjithė se Tani ulte sytė kur i dilte pėrpara Vajdini, njėlloj si njė nuse e turpėruar.
Lapraksi i vogėl Tani, si shumė ēuna tė tjerė qė silleshin rrugėve, fillimisht shiste kafe e mė pas u lidh me Vajdinin e shiste drogė.

Vajdini, ky “kryepolic” i kohės, Tani dhe gjithė eskorta e “policėve” tė rekrutuar nė atė kohė pa njė kriter tė shėndoshė, por shkurt pėr qėllime kriminale dhe banditeske nga vetė Vajdini.
Nė fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogės nė Shqipėri.

Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes. Kėlysh droge i Vajdinit dihet botėrisht se ėshtė Tani. Por sa kėlysha tė tjerė si Tani kanė krijuar kėta baronė tė drogės?! Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarisht me tritol. Tani kishte mbetur akoma gjallė.
TE gjithe e quajne gjeni dhe askush Krijuesin e Monopolit te pare Shqiptar. Monopoli qe mashtroi 200.000 abonues duke i deturuar te abonoheshin 2 here,
Monopoli qe ka zaptuar Piramiden. Mendoni qe paguajne qera 1.5 dollarė pėr metėr katrorė per nje vend te tille ne qender te Tiranes dhe kush jeton ne Tirane e di mire sa eshte qeraja ne qender te Tiranes, sigurisht 50 here me shtrenjte.
Ligji per trasmetimin e sinjalit tokesor eshte nje skandal i vertete qe mund te ndodh vetem ne Shqiperi.
E para,
pse askush nuk pyeti, cfare bente bashkeshorti dhe babai i kater femijeve, njeri prej te cileve vetem njevjecar, naten vone rrugeve te Tiranes me nje vajze ne makinen e tij?
E dyta,
cfare bente qytetari president i Top Medias me ate shpejtesi marramendese dhe vdekjeprurese rrugeve te ngushta te kryeqytetit, te frekuentuara shpesh edhe naten nga te rinj qe kthen nga lokalet, apo pastruese te zonave publike? Une thjesht e konsideroj nje vrases, sepse D.H. shkaktoi vdekjen e te rese Entela Hysko, por mund te kishte rrezikuar jeten e dhjetra njerezve te tjere qe ndodheshine ne rruget e qendres se Tiranes.



Kėtė temė dhe shkrim e mora pėrsipėr, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Pėr sa i pėrket qėndrimit nė fushėn e politikės, nuk e kam ndėrprerė asnjėherė komunikimin dhe bashkėpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegė tė tjerė nuk e kanė mbajtur kėtė qendrim. Homazhi i gazetės tonė pėr vdekjen e presidentit tė Top Channel-it iu bashkua homazhit tė pėrgjithshėm tė medias, sigurisht me ato specifika qė gjithnjė e dallojnė gazetėn “55”. Nuk i heqim ndonjė fjalė dhe nuk kemi asnjė tė drejtė tė gjykojmė reagimin e tė tjerėve pėr kėtė ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjėn e qytetarisė qė tė jemi gjakftohtė dhe tė themi ndonjė mendim pėr ta emancipuar, kulturuar e qytetėruar qėndrimet ndaj kėsaj ngjarjeje.
Pėrse u hesht pėr zonjushėn Entela Hysko qė ndodhej nė kėtė makinė dhe humbi jetėn nė mėnyrė po kaq tragjike? Entela ishte pjesė e rėndėsishme, aktive dhe shpirtėrore e frymėzimit, pėr Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte njė lidhje konfidenciale e atij niveli qė veēanėrisht pas njė ngjarjeje tė tillė, fiton legjitimitet. Dhe nė kėtė rast, ke njė arsye mė shumė, qė nė homazhin pėr pronarin e Top Medias tė ishte edhe homazhi pėr Entelėn. Ajo ishte njė vajzė e ēmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje ėshtė njė primitivizėm barbar. Pse heshtėn shumė media pėr Entelėn? Janė tė shumta arsyet.
Nė njė rast tjetėr, i ngjashėm pėr nga fundi tragjik, pėr njė politikan, kryesisht mediat qė heshtėn, nė ēdo sekondė nuk merreshin me politikanin, deputetin qė vdiq, por me zonjėn qė kishte humbur jetėn me tė. Dhe kjo bėhej me cinizėm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, nė kėto raste, dhe krijimi i enigmave, ėshtė i gabuar. Njeriu ka njė jetė dhe kur e humb atė, gjithēka tjetėr nuk e ka kurrė mė vlerėn nė tregun e moralit apo interesave qė i pėrcaktojnė batakēinjtė dhe thithlopat e lekut e tė gjakut. Nė botė kanė ndodhur shumė ngjarje si kjo qė ndodhi para 2-3 ditėsh: Dajana ishte njė princeshė, me njė rrezatim politik ofensiv, por nuk u pėrpoq njeri qė tė heshtej pėr Dodi al Fajedin - e pastaj tė mos bėhej fare homazh pėr tė. Por jo vetėm ky rast, por shumė politikanėve e vip-ave, tė politikės a tė fushave tė tjera, u kanė ndodhur ngjarje tė tilla dhe shoqėria ka mbajtur njė qendrim korrekt. Dhe jo njė qendrim barbar, si ky ndaj Entelės. Pėrse e bėnė kėtė, pėr tė bėrė strucin? Ajo nuk ishte njė leckė, ajo nuk ishte njė asgjė. Tė gjithė miqtė, shumė bashkėpunėtorė, shumė shokė tė vetė presidentit tė Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelėn, qysh nė ngjallje. Dhe tani, ajo shumėzohet me zero. Dhe tė parėt hipokritė janė ata politikanė si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjė sensor qė funksionon pėr raste vdekjesh, dhe qė mendon vetėm se nė dorė tė kujt do tė bjerė Top Channel-i, e teatron hidhėrimin vetėm pėr njėrėn anė tė tragjedisė. Po ti more zotėri, je kryetar i socialistėve, tė cilėt gjithashtu kanė sy e veshė, tė ndjeshėm realisht, edhe pėr njė bijė nėne, njė vajzė babai, qė humbi jetėn. Dhe e humbi nė dashuri!
Kjo tregon se shoqėria shqiptare, dhe veēanėrisht kėta birbot e politikės dhe zarbot e gazetave janė aq tė palexuar, aq tė pagdhendur, aq kriminalė dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin tė vrarėn, dhe tė bėjnė burrin e kanunit, qė i bie kėtė radhė, sipas kėtij modeli, tė hidhet nga shkėmbi pėr tė ruajtur nderin, qė s’e kanė pasur kurrė. Nuk duhet tė harrojmė kurrė qė kjo vajzė, qė vjen nga kultura e artit, ka pasur njė guxim tė madh me kėtė lidhje, dhe ka prerė biletėn e njė rreziku tė pėrhershėm, qė gjithashtu tė gjithė nė e dimė se pse.
Ajo mungon nė shtėpinė e saj qė prej dy netėsh. Ajo mungon nė sytė e shoqeve dhe miqve tė saj qė prej dy netėsh. Ajo u shndėrrua nė eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndėrkaq, tė gjithė ata, qė e shkaktuan kėtė, e duan njė Entelė dhe e kanė njė tė tillė nė sediljen e pasme apo tė pėrparme. Paēka se duke gogėsitur bėjnė sikur i kanė tė zbrazėta sediljet. Nė kėtė rast, dua ta mbyll kėtė shėnim me dėshirėn e mirė dhe me thėnien e famshme tė njė gruaje, e cila i tha dikur njė mikeshe tė tė shoqit: je e mirėpritur nė shtėpinė time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallė nė kėtė shtėpi ka qėlluar qė kemi pritur edhe njerėz qė e kanė urryer.
Pra, tė mos i futim kėto segmente tė dhimbshme tė jetės, kėto kulminacione tragjike tė ndjenjave nė mokrat blonjėse tė interesaxhinjve, hipokritėve, njerėzve pa shpirt, tė njerėzve vetėm makina dhe kryesisht tė atyre qė gjithnjė mashtrojnė pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqėria shqiptare nė kėto momente ėshtė absolutisht nėn presionin e njė mashtrimi tė fortė mediatik.
Por gjithnjė do tė gjendet dikush qė e ēan terrin, e kupton dhe e thotė tė vėrtetėn, dhe e vėrteta nuk ėshtė minorancė parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, qė u drejtohen dokerėve, fshatarėve, por ėshtė njė levė Arkimedi qė do vetėm njė pikė mbėshtetjeje.
Fahri Balliu

Po ju cmendoni rreth kesaj heshje nga ana e mediave????????
•gazeta 55•



Ekspertiza: Shpejtėsia dhe rruga e lagėsht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhės
26 Maj, ora 10: 57 - Makina luksoze qė drejtohej nga Hoxha, fillimisht ėshtė pėrplasur me trotuarin e krahut tė majtė tė bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriēuese.

Hene, 26 Maj 2008 11:55:00

TIRANĖ- Policia deklaroi se dyshohet qė shpejtėsia e madhe dhe rruga e lagėsht i kanė shkaktuar vdekjen presidentit tė Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarė mė dysh, i ėshtė nėnshtruar ekzaminimeve tė mėtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindėrtuar skenėn e aksidentit, i cili ėshtė zhvilluar pėrgjatė 97 metrave.

Pak pas mesnatės sė enjte, nė orėn 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenė duke udhėtuar me 27-vjeēaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H nė bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė. Nė rrethana ende tė paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalė nga rruga.

Nė vendin e aksidentit mbėrritėn menjėherė zyrtarė tė lartė tė policisė sė Tiranės si dhe ekspertė tė policisė rrugore. U formua grupi hetimor nėn drejtimin e zv. Prokurorit tė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, Genci Qano, drejtues tė Policisė sė Tiranės, tre ekspertė tė Institutit tė Policisė Shkencore, Ekspertė tė Mjekėsisė Ligjore, dhe Ekspertė tė Policisė Rrugore, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, pėr tė zbardhur shkaqet e kėtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatė orė nė vendin e ngjarjes, ndėrsa nė orėt e pasdites policia e Tiranės deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertė tė grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes sė kėsaj fatkeqėsie ėshtė hapėsira e madhe e zhvillimit tė aksidentit, e cila kap distancėn 97.5 metra, ku nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, dėmtimeve tė tij si dhe treguesi i kilometrazhit tė automjetit, nė manometrin e shpejtėsisė ėshtė fiksuar hpejtėsia prej 170 km/nė orė.

Nga ekspertėt nė vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtėsi tej normave tė lejuara, nė kushtet atmosferike me lagėshtirė, ka humbur menjėherė kontrollin e drejtimit tė mjetit, duke dalė nga karaxhata e bulevardit “Bajram Curri” nė Tiranė”, -thuhej mė tej nė deklaratėn e lėshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranės.


Aksidenti, merren nė pyetje dėshmitarėt

TIRANĖ- Policia e Tiranės bėri tė ditur se nėn drejtimin e prokurorit tė ēėshtjes, nga grupi hetimor janė pyetur disa dėshmitarė okularė nė vendngjarje, tė cilėt do tė sqarojnė mė tej rrethanat e kėsaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertėt auto-teknikė nė vendngjarje, gjatė kryerjes sė veprimeve hetimore, kanė realizuar me pėrpikmėri, hartimin grafike- skicor tė ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqėruar tė gjitha veprimet procedurale me filmimet pėrkatėse. Ndėrkohė, makina “Ferrari” ėshtė dėrguar nė mjediset e Policisė Rrugore, ku do t’i nėnshtrohet ekspertizave tė tjera.

Aksidenti fatal, nė 97 metra buzė Lanės

TIRANĖ- Policia deklaroi se dyshohet qė shpejtėsia e madhe dhe rruga e lagėsht i kanė shkaktuar vdekjen presidentit tė Top-Medias, Dritan Hoxha.

“Ferrari” i tij, i ndarė mė dysh, i ėshtė nėnshtruar ekzaminimeve tė mėtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindėrtuar skenėn e aksidentit, i cili ėshtė zhvilluar pėrgjatė 97 metrave. Makina luksoze qė drejtohej nga Hoxha, fillimisht ėshtė pėrplasur me trotuarin e krahut tė majtė tė bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriēuese.

Pas kėtyre pėrplasjeve, 40-vjeēari nuk ka mundur tė kontrollojė mė automjetin, i cili ėshtė pėrplasur me njė pemė, me perimetrin e trungut 3.1 metėr.

Kjo ka qenė dhe goditja fatale pėr jetėn e babait tė katėr fėmijėve tė mitur dhe 27-vjeēares Entela Hysko.“Automjeti ėshtė shkatėrruar plotėsisht, duke u ndarė nė dy pjesė”,- thuhet nė njoftimin zyrtar tė policisė.

Dritan Hoxha ka marrė dėmtime tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit, qė i shkaktuan atij vdekjen vetėm pak minuta pas ngjarjes. Mėsohet se zemra e tij rrihte nė momentin qė mbėrriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancė drejt spitalit, por nuk mundi tė arrinte i gjallė nė duart e mjekėve.







Shume pyetje dule lexuar lindin normalsiht pa ndonje sforcim te madh:
1.Pse u censuruan mediat te mos publikonin lajmin per Entelen?
2.Pse faqja qe kishte nje video te Enteles u hackua dhe s hapej me?
3.Ckerkonte ajo te makina e te ndjerit D.Dajti?
4.Si ka mundesi qe u vra edhe ortaku i Dritanit dhe me pas Dritani?
5.Pse u kercenua familja e Enteles per mos te bere publike vdekjen ?
e shume shume pyetje te tjera

Lajmet jane marre nga site te ndryshme ku ne brendesi ka dhe disa mendime.Ju lutem jepni mendimet tuaja mos e kaloni ne humor
U PREFSHIN NE PREHJE!
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush ishte ENTELA HYSKO ??? Empty Re: Kush ishte ENTELA HYSKO ???

Mesazh nga Barbi Sat Nov 28, 2009 9:50 am

Kush ishte ENTELA HYSKO ??? 5054d1259367832-kush-ishte-entela-hysko-20080528045543_artikullKush ishte ENTELA HYSKO ??? 5055d1259367860-kush-ishte-entela-hysko-enetela-hyskoKush ishte ENTELA HYSKO ??? 5056d1259367983-kush-ishte-entela-hysko-n627872984_1012314_7365Kush ishte ENTELA HYSKO ??? 5057d1259368000-kush-ishte-entela-hysko-dritan-hoxha
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi