♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju tregoj dialogun e fundit me pilotėt para se tė binin nė Llogara

Shko poshtė

Ju tregoj dialogun e fundit me pilotėt para se tė binin nė Llogara Empty Ju tregoj dialogun e fundit me pilotėt para se tė binin nė Llogara

Mesazh nga MONDI Wed Nov 25, 2009 10:00 am

Luan Baraj ėshtė njeriu qė mbante nė duar fillin e vetėm tė komunikimit
me komandantėt e dy helikopterėve, qė mė 22 nėntor 1989, u rrėzuan nė
Vuno e Llogara duke marrė jetėn e 21 njerėzve. Njė lidhje e tokės me
ajrin pėrmes njė linje tė padukshme valėsh, e vlefshme sa vetė jeta.
Luan Baraj ėshtė gjithashtu edhe njeriu qė kur ka mėsuar katastrofėn e
ka hedhur pėrtokė me forcė telefonin sikur tė donte tė flakte tej njė
gjarpėr tė frikshėm, sikur tė tentonte ta ndante mė dysh aty nė mes tė
sallės sė komandimit, me shpresė se gjithēka qė i dėgjuan veshėt nuk
ishte e vėrtetė, se gjithēka mund tė fillonte nga e para, se zėrat e
kolegėve, lart nė qiell, do tė rifillonin tė dėgjoheshin... Sot, pas 20
vitesh tė shkuara ish-oficerit i mbushen sytė me lot teksa rrėfen.
Teksa e nis me pohimin se tre prej pilotėve qė humbėn jetėn i kishte
miq. Por edhe nuk lėshon nė asnjė moment nė bindjen e tij se gjithēka
qė ndodhi, nuk kishte lidhje me gabime njerėzore, se gjithēka ishte
vėnė nė lėvizje pėrpikmėrisht sipas rregullave dhe se tė gjitha kėto
rregulla nuk u pėrfillėn nga moti, apo njė ciklon i beftė qė shkatėrroi
gjithēka, pa lėnė asnjė mundėsi tė vetme, pa lėnė asnjė shpresė.

Zoti Luan, me ēfarė detyre ishit nė kohėn kur ndodhi katastrofa e Llogarasė mė 1989?

Isha
Pėrgjegjėsi i Grupit tė Drejtimit nė Vendkomandėn Qendrore tė
Aviacionit, pas njė karriere tė nisur me mbarimin e shkollės sė
aviacionit. Vendkomanda Qendrore gjendej nė Sauk dhe ishte objekt i
rėndėsisė sė veēantė. Njė pozicion i tillė detyre nė atė kohė kishte
shumė kompetenca, pasi kishe nė duar fatin e njerėzve qė fluturonin, tė
cilėt i drejtoje duke ndjekur qoftė radarėt, qoftė duke i kėshilluar me
radiondėrlidhje apo urdhėruar si tė vepronin nė situata tė vėshtira.
Ēdo rast emergjent gjithsesi ishte i parashikuar edhe nė rregulloren e
fluturimeve.


Si e kujtoni 22 nėntorin 1989, ditėn kur nė Llogara e Vuno u rrėzuan dy helikopterėt ushtarakė ku humbėn jetėn 21 njerėz?

E
kujtoj si tė ketė ndodhur dje. Isha nė komandim, kur rreth orės 14:00
mė mori nė telefon ish-komisari i Aviacionit, Sali Dibra dhe mė tha tė
pėrgatisja dy helikopterė pėr t’i nisur nė Himarė, pasi atje ishte
rrėzuar njė autobus me studentė. Kujtoj se mjeti kishte rėnė nė njė
vend tė rrezikshėm, qė quhet Qafa e Vishnjės. Nė bazė tė instruksioneve
qė kishim, i raportova pėrgjegjėsit tė grupit tė drejtimit, Mezin Malaj
dhe njėkohėsisht i dhashė urdhėr Sinan Ēelės, Komandantit tė
Regjimentit tė Helikopterėve nė Farkė, tė pėrgatiteshin dy helikopterė
pėr nė Himarė. Nė tė njėjtėn kohė mora tė dhėnat pėr kohėn, situatėn
meteorologjike, matje qė kryheshin nga stacioni ynė i Forcave Ajrore.
Gjithashtu, mora edhe tė dhėnat meteorologjike nga vendkomanda e
Regjimentit Ajror nė Kuēovė si dhe nga Shkolla e Aviacionit nė Vlorė.
Po kėshtu u mor situata ajrore edhe nga tė gjitha repartet e mbrojtjes
kundėrajrore qė nga Tirana, nė Sarandė. Pra, gjithēka sipas
instruksioneve tė gatishmėrisė.


Dhe si ishte situata pėr fluturim?

Pėrgjigja
qė erdhi, si nga stacionet meteorologjike, si nga repartet
kundėrajrore, qė jepnin njė opinion pas vėzhgimit me sy tė lirė, ishte
se gjendja, sidomos nė zonėn e Himarės e Vlorės, ishte 10/10 me re, qė
do tė thotė se i gjithė kėndshikimi, gjithēka ishte e zėnė nga retė.
Lartėsia e kėtyre reve ishte nė kuotat 1,200 deri nė 1,400 metėr. Pa
shkuar deri kėtu, shikimi raportohej shumė i mirė dhe njėkohėsisht nuk
kishte erė. Ishin kushte qė e lejonin plotėsimin e detyrės. Tė gjitha
kėto ia raportova Komisarit tė Aviacionit si dhe Komandės sė
Helikopterėve nė Farkė. Kėtu u pėrgatitėn dy ekuipazhe, madje u
zgjodhėn pilotė me eksperiencė, pasi duhej tė fluturonin edhe natėn.
Helikopterėt ishin MI-4, tė prodhuar nė Kinė, por kopje tė njė patente
sovjetike. Kėta helikopterė lufte ishin tė aftė tė fluturonin edhe
natėn, edhe nė kushte tė vėshtira tė motit. Njėkohėsisht, ne hapėm
mjetet e radiondėrlidhjes tokė-ajėr, duke bėrė qė tė gjitha radiot tė
kalonin nė njė frekuencė.


Kėshtu qė urdhėruat ngritjen e dy helikopterėve?

Po.
Nė Farkė ndėrkohė kishin shkuar edhe dy grupe mjekėsh tė spitalit
civil. Provuam radiondėrlidhjen dhe pasi gjithēka rezultoi nė rregull,
nisėm operacionin e fluturimit. Dy komandantėt e helikopterėve, Vangjel
Postoli dhe Agron Galanxhi, ishin vėrtet nga mė tė zotėt. Ata kishin
kryer dhjetėra detyra nė zona nga mė tė thellat e vendit duke fluturuar
nė kushte tė vėshtira.


I kujtoni bisedat me dy komandantėt?


kanė shungulluar nė kokė gjithė kėto vite pas tragjedisė. Pra, ata u
nisėn nė fluturim nė formacion, nė njė largėsi qė tė kontrollonin njėri
tjetrin edhe me sy tė lirė. Kuptohet qė fluturuan ulėt, pasi e dinin
se, filluar nga lartėsia 1200 metėr, kishte re. Pasi kaluan Kuēovėn, i
pyeta nė radio se ē’drejtim do merrnin. Flisnim me kod, mė duket se ne
e kishim “Gjigandi”. Vangjeli mė thotė se do tė kalonin nga gryka e
lumit Shushicė pėr tė dalė nė Qafėn e Mbretės. Mbreta ėshtė njė lloj
peme... Pra, nga lugina e lumit tė Vlorės, pėr t’i rėnė mė shkurt. E
pyes pėr kushtet e motit. Asgjė e re mė thotė, qielli vazhdon tė jetė
10/10 mbuluar me re filluar nga 1,200 metėr lartėsi, shikimi ėshtė i
mirė, erė nuk ka. Kuptohet ata ecnin nė lartėsinė 800-1000 metėr,
poshtė reve.


Nga njė
dokument qė kemi gjetur, thuhet sė zona e Himarės nuk ka qenė e mbuluar
me valė, pra ju dikur jeni shkėputur nga kontakti i drejtpėrdrejtė me
dy helikopterėt?


Po
ėshtė e vėrtetė. Por ndėrlidhja vazhdonte, veēse realizohej ndryshe, me
anė tė sė tretėve. Pra, nė kėtė rast ne komunikonim me vėzhgues nė
terren, nė bateritė kundėrajrore, qė na komunikonin se ēfarė shihnin.
Kujtoj se para se tė dilnin nga zona qė mbulohej me valė, u kam thėnė
dy komandantėve qė kur tė ulen nė Himarė, tė merrnin nė telefon. Unė i
dėgjova nė radio deri sa u futėn nė grykėn e Shushicės, mė tej jo. Nė
tė njėjtėn kohė kam marrė nė telefon pėrgjegjėsin e grupit tė drejtimit
tė Brigadės sė Kėmbėsorisė sė Himarės dhe i kam shpjeguar se dy
helikopterėt janė duke ardhur nga gryka e Shushicės. Edhe kėtij i
thashė, qė me t’u ulur helikopterėt, t’i thoshte Vangjel Postolit tė mė
merrte nė telefon. Pasi dy helikopterėt u futėn nė luginėn e Lumit tė
Vlorės, nė ēdo 3-4 minuta nisėn tė mė vinin informacionet nga zbulimi
pamor optik nga bateritė kundėrajrore, qė mė thoshin se panė
helikopterėt tė kalonin. Po nė kėtė kohė u lidha me telefon me njė pikė
ushtarake tė Qafės sė Mbretės, ndėrkohė qė tė gjitha linjat telefonike
civile nė atė drejtim i bllokova, sipas udhėzimeve qė kishim pėr tė
tilla raste. Kur helikopterėt mbėrritėn nė Qafėn e Mbretės kishte
mjegull, pra nuk kishte fushė pamje pėr tė vazhduar nė drejtim tė
Himarės. Mėsova se ata e kishin zgjidhur vetė situatėn, duke bėrė
rrotullime nė ajėr deri nė momentin kur kishin gjetur njė tė ēarė mes
reve. Me t’u ulur nė Himarė, mė njoftuan se gjithēka kishte shkuar
shumė mirė.


Ju njoftuan tė tjerė, jo komandantėt e helikopterėve?


tjerė. Vangjeli mė doli nė telefon menjėherė pas mbėrritjes. E
kėshillova tė maste mirė situatėn dhe tė vepronte duke marrė vetė
vendim bashkė me komandantin tjetėr, pasi nė raste tė tilla ne nuk mund
tė jepnim urdhra, kėshtu e parashikonin rregullat, pasi ne nuk mund tė
gjykonim pėr njė situatė qė nuk e shihnim. Vangjeli mė thotė se koha
ėshtė e vrenjtur, se mbi male ka re, por mė thotė gjithashtu se shikimi
ėshtė i mirė dhe se nuk fryn erė. I njėjti informacion iu kalua edhe
Komisarit tė Aviacionit, Sali Dibra. Duke qenė se koha kalonte, unė
urdhėrova Shkollėn e Aviacionit nė Vlorė si dhe Regjimentin e Kuēovės,
qė tė pėrgatisnin gjithēka, qė nga projektorėt deri te mjetet e
drejtimit, pra radiondėrlidhjen si dhe vetė aerodromet pėr ēdo ulje
emergjence.


Duke qenė se nė kthim nė Qafė Mbretė do tė kishte sėrish probleme, a ratė dakord pėr njė rrugė tjetėr kthimi?

Para
se tė ngriheshin unė kisha pėrgatitur edhe njė variant tjetėr pėr
rrugėn e kthimit. I thashė Vangjelit qė, nėse do e vendosnin tė
ngriheshin, tė kalonin ose sėrish nė Qafė Mbretė, ose tė ecnin pėrgjatė
bregut tė detit 5 deri nė 10 kilometėr nė thellėsi dhe duke mbajtur
kėtė kurs tė futeshin mes Karaburunit e ishullit tė Sazanit pėr tė
kaluar mbi Vlorė. Pak minuta mė pas Vangjeli me telefonoi sėrish duke
mė thėnė se e kishin vendosur qė tė niseshin. Mė thotė se nuk janė tė
gjithė studentėt qė ishin nė autobus tė plagosur dhe se do tė merrnin
vetėm ata qė ishin mė rėndė si dhe ekipin e mjekėve. E pyeta edhe
njėherė nėse e kishin me dy mendje apo e kishin vendosur. Mė thotė
prerė se e kishin vendosur. Atėherė i pyeta se cilėn rrugė do tė
ndiqnin. Mė thotė se do tė vinin nga bregu i detit, pra jo nga gryka e
Shushicės. I pėrsėris se pėr tė shmangur ndonjė aksident eventual, tė
futen mbi det deri nė 10 kilometėr dhe tė vazhdojnė kursin. Mė thotė tė
mos kisha merak. I them se, sido qė tė vinte puna, Shkollėn e
Aviacionit nė Vlorė dhe aeroportin e Kuēovės i kishin tė hapur. Ky
ishte edhe kontakti i fundit qė pata me ta. Ndėrkohė jashtė kishte rėnė
nata.


Sa zgjati koha pa kontakt me dy helikopterėt?

Shumė
zgjati. Lidhjen e fundit e pata me pėrgjegjėsin e grupit tė drejtimit
tė Himarės. Ai mė tha se tė dy helikopterėt ishin ngritur dhe se kishin
marrė drejtim bregut tė detit pėr tė dalė nė bisht tė Karaburunit. Nė
kėtė kohė unė i dhashė urdhėr zbulimit radiolokator dhe atij pamor
optik, qė kush t’i pikaste, tė mė njoftonte. Ndėrkohė, nisa tė matja
kohėn me kronometėr. Kohėn qė duhej pėr tė shkuar deri nė Vlorė. Pėr
habi nuk pati asnjė kontakt viziv apo fonik. Pres qė kronometri tė
shėnonte kohėn kur helikopterėt tė dukeshin mbi Vlorė dhe marr nė
telefon Shkollėn e Aviacionit. U them se tashmė duhet tė jenė mbi
Vlorė, se duhet tė dėgjohet zhurmė. Mė thonė se nuk shikonin e dėgjonin
asgjė.


Kur e mėsuat pėr katastrofėn?

Njė
sekondė mė pas. Unė kisha bllokuar tė gjitha linjat civile telefonike
nė atė drejtim dhe dėgjova nė telefon centralisten e fshatit Vuno tė
thotė tekstualisht “u rrėzua njė helikopter kėtu te ne, vetėm zjarr e
flakė”. I bėrtita: Ē’thua moj! E ke tė saktė apo jo? “Kush jeni, Dega e
Brendshme”, mė thotė. I them se jemi Vendkomanda Qendrore e Aviacionit
nė Tiranė. Dhe ajo mė tregon se ėshtė e sigurt qė tashmė njė nga
helikopterėt ėshtė rrėzuar dhe se kėtė e kanė parė mė sy tė lirė. Nė
kėtė moment nuk e kam mbajtur mė veten. Mė janė mbushur sytė dhe mė ka
shpėtuar doreza e telefonit nga dora. Por tė gjithė qė ishin aty nisėn
tė qanin.


Po helikopteri tjetėr?

Sapo
mėsuam se njė nga helikopterėt ishte rrėzuar e kuptuam se gjithēka
kishte ardhur pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė motit. Sepse ndėrkohė nga
Rinasi na kishin njoftuar se avioni i shoqėrisė hungareze “Malev” mezi
ishte ulur. Njėkohėsisht Fieri e Vlora dhanė informacion pėr prishje tė
menjėhershme tė kushteve atmosferike. Nė kėtė moment ne lėshuam alarmin
pėr tė shpėtuar helikopterin e dytė. Por sėrish zbulimi pamor optik dha
pėrgjigje negative. Nuk e shikonin. Me kalimin e minutave bėmė llogari
se shpresat ishin tė pakta edhe pėr helikopterin e dytė, pasi
pėrllogaritėm kohėn e qėndrimit nė ajėr dhe na dilte se karburanti
duhet tė ishte mbaruar me kohė. Por pati edhe momente shprese. Sepse
nga posta radioteknike e Fierit na njoftuan nė katėr raste tė ndryshme
se nė zonėn Vlorė-Fier u dilnin impulse nė ekran. Por ishin tė dhėna
false. Thjesht radarėt shihnin ngarkesat e reve, stuhinė e fortė, tė
njėjtėn qė u bėri gropėn dy helikopterėve dhe 21 njerėzve tė pafajshėm.
Lajmin e rrėzimit tė helikopterit tė dytė e mėsuam vonė. Na e
komunikuan me telefon nga Dega e Brendshme e Vlorės. Na thanė: Ėshtė
rrėzuar edhe i dyti, nė afėrsi tė Llogarasė. Kujtoj se nė kėtė kohė kam
dalė jashtė dhe kam futur kokėn nė ujėt e ftohtė tė ēezmės pėr njė kohė
tė pacaktuar
.

Pati njė hetim pėr kėtė ngjarje?

Kush
tė falte? Ka ardhur njė grup hetimi vetėm katėr orė pas ngjarjes. Ishin
gjashtė vetė tė Hetuesisė sė Tiranės. Por meqė ishin civilė, nuk u
lejuan tė futeshin nė vendkomandė. Ua nxorėm materialet jashtė,
dokumentet dhe shiritat e incizimit, pasi tė gjithė dialogėt e mi me
komandantėt e helikopterėve regjistroheshin automatikisht. Por shpejt
na u komunikua se ne si vendkomandė kishin vepruar saktė, sipas tė
gjithė rregullave tė paracaktuara.


Kujt ia vini fajin qė ndodhi kjo ngjarje, si ekspert i vjetėr?

Pati
njė pėrkeqėsim tė papritur tė motit. Saktėsisht ka pasur njė ciklon
atmosferik qė ne nė atė kohė, me aparaturat qė kishim, nuk mund ta
diktonin nė kohė. Mėsuam se edhe deti nė kėtė kohė kishte qenė 9 ballė,
si asnjėherė tjetėr. Ndėrsa cikloni ka qenė me drejtim jug-veri. Kemi
pėrllogaritur se tė dy helikopterėt janė pėrplasur me malin nė tė
njėjtėn kohė. Pra, nėse themi se ata janė ngritur nė Himarė me distancė
kohore 3 minuta i pari nga i dyti, me anė tė njė pėrllogaritje tė
thjeshtė, tė parit i binte tė ishte nė Llogara, ndėrsa tė dytit nė
Vuno, kur janė pėrplasur. Pra, janė goditur nė tė njėjtėn kohė nga
rryma e fortė e erės. E njė ere qė u llogarit tė kishte shpejtėsinė
mesatare 165 kilometėr nė orė. Pėr mua i ka marrė helikopterėt si
gjethe pemėsh dhe i ka pėrplasur nė mal.


Nėse do tė kishin fluturuar me tjetėr itinerar kthimi, a mund tė kishin shpėtuar?

Edhe
mundet. Edhe po tė ishin kthyer nga rruga e Qafė Mbretės, mbase mund
t’ia kishin dalė, sepse mund tė kishin arritur tė futeshin nė grykė,
kur cikloni ende nuk kishte mbėrritur. Por edhe po tė kishin zbatuar
sugjerimin tim, tė ishin futur 10 kilometėr nė det, mbase do tė kishin
pasur tjetėr fat. Sepse ata kanė fluturuar bregdetit. Por mbase jam i
gabuar. Mbase cikloni, kudo qė t’i arrinte, do i kishte rrėzuar. E
kujtojnė tė gjithė tufanin e asaj dite. Nuk ishte nga ata qė ndodhin
shpesh. Makinat qė u dėrguan nė Llogara, pas ngjarjes, mezi e kanė ēarė
erėn dhe shiun. Tė mendosh qė shumica ishin kamionė tė rėndė.


A ka njė pikė tė errėt nė tė gjithė kėtė histori?

Nuk
jam shumė i sigurt. Ka vetėm pandehma. Njė e tillė ėshtė ajo e debatit
nė Himarė, tė niseshin apo jo. Sepse ishte raportuar ndėrkohė qė moti
kishte nisur tė prishej. Kam idenė se pilotėt mund tė jenė
sugjestionuar nga pamja e studentėve tė plagosur. Nga lutjet e tyre pėr
ndihmė. Tė shohėsh njerėz tė pėrgjakur, me gjymtyrė tė coptuar, qė tė
luten... Mund tė jenė vėnė nė siklet edhe nga mjekėt, sepse ka edhe njė
version tė tillė. Por ajo qė u bė nuk kthehet mė. Tre nga pilotėt ishim
miq tė mi. Edhe tani bėhem shumė keq kur e kujtoj kėtė ngjarje.




Panorama

MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi