♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse deri te konflikti?

Shko poshtė

Pse deri te konflikti? Empty Pse deri te konflikti?

Mesazh nga Princo Sat Oct 31, 2009 8:52 am

"Nuk e di se me ēfarė armėsh do tė zhvillohet lufta e tretė botėrore, por lufta e katėrt botėrore do tė zhvillohet me shkop dhe gur"



Autor: Xhemal Rushdi
Marrė nga libri: "Sira duvelij"



Konflikti botėror ėshtė i vjetėr sa vetė njeriu nė tokė, jo pse ngjarja e Kabilit dhe Habilit e vėrteton kėtė, por se konflikti gjithherė ėshtė i ngjitur me jetėn e njerėzve. Pėr kėtė, nuk mund tė paramendohet se ndonjėherė konfliktet botėrore do tė marrin fund, mirėpo mund tė paramendohet ajo se mund tė arrihet deri te mjetet, tė cilat i administrojnė konfliktet nė mėnyrė paqėsore. Ky pra, ėshtė caku tek i cili ithtarėt e paqes botėrore pėrpiqen tė arrijnė; do tė thotė kufizimi i luftėrave tė pėrdoret si mjet pėr administrimin e konflikteve, por jo edhe pėr t'u dhėnė fund vetė konflikteve.

Sa tė ekzistojė njerėzimi do tė ketė edhe konflikte, tė cilat do tė bazohen nė mospajtimet nė mes njerėzve. Nga kėtu mund tė themi se: ēdo konflikt, domosdoshmėrisht nuk ėshtė i keq apo nuk shpie drejt tė kėqijave, sepse ndodh qė konflikti nė mes tė individėve, pėr shembull, tė shpie drejt njė konkurrence pozitive, nga e cila rrjedhin dobi tė mėdha. Tė njėjtėn gjė mund ta themi edhe pėr konfliktet nė mes tė grupeve deri te konfliktet me pėrmasa botėrore.

Kėshtu qė njerėzit nuk do tė jepeshin pas lojėrave sportive pėr tjetėr, vetėm pėr t'i shprehur shpresat e tyre, se nga konfliktet duhet tė rezultojnė dobi e jo dėme dhe shkatėrrime. Nė kėto lojėra, konflikti dhe konkurrenca bėhen nė mes dy individėve apo nė mes dy ekipeve, vetėm qė njėrit, individit ose grupit t'i shkaktohet disfatė. Kėshtu qė konflikti dhe konkurrenca, e cila ndodh nė kėtė mėnyrė shumė lehtė mund tė shndėrrohet nė njė konflikt dhe nė njė konkurrencė pozitive, e qė kjo nuk do ta lejonte konfliktin qė tė zhvillohej dhe tė arrinte deri te njė luftė shkatėrruese.

Por, suksesin tė cilin e realizoi njeriu nė lojėrat sportive, atė nuk e realizoi jashtė terreneve sportive, posaēėrisht nė konfliktet nė mes shteteve apo nė konfliktin botėror.

Nė saje tė kėsaj, nuk mund tė themi se pėrpjekjet pėr korrigjimin e kėtij konflikti dėshtuan tėrėsisht. Kėshtu pra, njė sukses i caktuar u realizua nė kėtė drejtim, por ky sukses ėshtė aq i vogėl saqė nuk arrin te pėrparimi nė tė cilin ka arritur njerėzimi, sepse ka njė disharmoni tė madhe nė mes dy shteteve sa i pėrket menaxhimit tė konkurrencės qoftė ekonomike apo politike.

Ajo qė e bėn kėtė problem edhe mė kompleks ėshtė se pėrpjekjet, tė cilat kanė pėr qėllim menaxhimin e konfliktit botėror, ballafaqohen me disa sprapsje, tė cilat e kthejnė mbrapa, mu ashtu siē po ndodh tani me luftėn amerikane kundėr terrorizmit. Kėtė luftė, Shtetet e Bashkuara, e dėshirojnė tė jetė jashtė ligjeve dhe konventave ndėrkombėtare, me kėtė ato ballafaqohen me njė rezistencė edhe nga aleatėt mė tė afėrt tė saj. Kėshtu qė nuk ėshtė kjo hera e parė nė tė cilėn thirrja pėr paqe botėrore ballafaqohet me njė krizė, e cila po merr pėrmasa shkallėzuese dita ditės.

Shumica prej nesh i pėrcjellim informacionet televizive botėrore dhe vėrejmė se ato - nė njė apo nė formėn tjetėr - kanė tė bėjnė me mospajtime dhe me konflikte nė mes tė shteteve (apo me konflikte edhe brenda pėr brenda shteteve) si pėr shembull:

"India dhe Pakistani patėn bėrė tė ditur se ēėshtja e Kashmirit mund tė shpie drejt njė lufte."

"Konflikti etnik nė pjesėn e Ballkanit nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve."

"Konflikti, i cili ndizet kohė pas kohe ndėrmjet izraelitėve dhe palestinezėve."
"Pėrkrahja e prodhimeve bujqėsore ndez njė luftė tregtare ndėrmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve".

S'ka dyshim se shumica prej nesh, shpresojmė se do tė vijė njė ditė kur do t'i pėrcjellim informacionet, t'i gjejmė ato pa konflikte dhe pa informacione tė pėrgjakshme, gjithashtu shpresojmė se do tė vijė njė ditė kur do tė hasim nė informacione, pėrmbajtja e shumicės prej tyre tė jetė e lidhur me zbulimet shkencore, dhe pėrpjekjet e pėrbashkėta tė njerėzimit pėr mposhtjen e problemeve me tė cilat ballafaqohet dhe janė kėrcenim pėr botėn si:

Ambienti (ngritja e temperaturės, shpuarja e ozonit dhe ndotja e ambientit nė pėrgjithėsi), apo zbulimi i njė bari kundėr sėmundjeve tė pashėrueshme si AIDS, apo afrimi i kulturave dhe civilizimeve tė ndryshme ndėrmjet njerėzve (lojėrat olimpike, festivalet artistike botėrore).

Edhe pse shumica e njerėzve nė mbarė botėn shpresojnė gjėra tė tilla, shumica e informacioneve qė i dėgjojmė sot pėrmbajnė lajme tė kėqija, duke u nisur nga vrasjet, shkatėrrimet dhe luftėrat; ēka e bėn njeriun tė pyes: A nuk do tė vijė njė ditė kur njerėzit do tė vetėdijesohen dhe t'i ndalin konfliktet nė mes tyre? Pse udhėheqėsit e shteteve nuk e kuptojnė se paqja ėshtė mė e dobishme pėr njerėzit - se sa konflikti- (sh.p.)?

E po qė se ne mendojmė kėshtu, arrijmė tė kuptojmė se njerėzit ishin dhe janė budallenj e tė marrė qė hyjnė nė kėso konfliktesh. A mund tė jetė e vėrtetė se konflikti botėror ėshtė si rezultat i marrėzisė?!

Realiteti ėshtė se shtetet nuk u ndalėn nga konfliktet qysh prej atėherė kur ato ekzistuan, ēka do tė thotė se ekzistojnė edhe shkaqe tjera - pos marrėzisė -, tė cilat i nxisin shtetet tė bėjnė konflikte njėra me tjetrėn.
Disa thonė se kėto shkaqe lidhen ngushtė me vet natyrėn e njerėzve, nė kėtė rast, si konflikti ashtu edhe lufta bėhen dy fenomene tė pashmangshme.

Ndėrsa, shumica tjetėr janė tė pajtimit se, nga vet natyra e politikės botėrore rrjedh konflikti nė mes tė shteteve si rezultat i konkurrencės dhe kundėrthėnieve nė interesa.

Mirėpo, kjo nuk i pengon shumicėn -posaēėrisht pas pėrfundimit tė luftės sė ftohtė- qė t'i ngritin zėrat e tyre lartė, pėr ta ndėrtuar njė botė tė re, e cila do tė ngritet nė parime tė reja, pėrmes tė cilave shtetet do tė pėrpiqen t'i zgjedhin mosmarrėveshjet e tyre nė mėnyrė paqėsore, larg nga ēdo konflikt dhe luftė.

Shekulli i kaluar filloi me shpresa tė mėdha se nė botė do tė mbretėrojė paqja dhe siguria, mu ashtu sikurse edhe ky shekull. Mirėpo, shekulli i kaluar u shndėrrua nga shpresat se nė botė do tė ketė paqe dhe siguri, nė njė shekull dhune dhe marrje e jetėve tė miliona njerėzve, ku numri i viktimave tė atij shekulli arriti nė 87 milionė -pa u pėrmendur kėtu tė plagosurit dhe tė hendikepuarit- e si shkak pėr kėto viktima ishin luftėrat nė mes tė shteteve, mosmarrėveshjet brenda shteteve dhe i shumė shtypjeve qė disa shtete i aplikonin mbi banorėt e tyre. Gjithashtu ky shekull ishte dėshmitar i dy luftėrave mė tė dhunshme nė historinė e mbarė njerėzimit, e ato ishin: Lufta e Parė Botėrore ku viktimat e saj prej civilėve dhe ushtarėve arritėn nė 15 milionė, dhe Lufta e Dytė Botėrore ku numri i viktimave tė saj ishte 19 milionė. E pas tėrė kėsaj qė ndodhi nė shekullin e njėzet, njeriu qe nė gjendje qė e tėrė teknologjia tė jetė nėn shėrbimin e tij, e me kėtė ai pėr herė tė parė edhe shoi civilizimin njerėzor me pėrdorimin e bombės atomike. Njeriu, i cili kontribuoi nė zbulimin e kėsaj arme shkatėrruese Albert Ajnshtajni, i cili njėherit edhe u konsiderua njeriu mė inteligjent i asaj kohe, tėrė kjo e bėri atė qė tė thotė: "Nuk e di se me ēfarė armėsh do tė zhvillohet lufta e tretė botėrore, por jam mė se i sigurt se lufta e katėrt botėrore do tė zhvillohet me pėrdorimin e shkopit dhe tė gurit"!

E tėrė kjo e bėn njeriun qė tė ndjejė njė frikė shumė tė madhe pėr tė ardhmen e njerėzimit dhe e bėn atė qė pėrsėri tė pyes: A nuk ėshtė koha qė njeriu t'i shtojė pėrparimit tė tij shkencor atij material dhe kulturor, edhe pėrparimin moral, qė me kėtė bota do tė largohej nga fati i trishtuar me tė cilin e priti shekullin e njėzetė?
Pėr herė tė dytė, po qė se ti mendon se si rezultat i konfliktit botėror ėshtė ēmenduria e pashmangshme njerėzore, ti nuk je i vetmi qė mendon kėshtu. Kėshtu pra, shumica mendojnė se konfliktet dhe luftėrat janė dy ēėshtje tė papranuara dhe se ato nė shekullin e XXI nuk kanė vend. Kėshtu pra lidhjet e njerėzve tė njė shteti i bėn mė tė ngushta dhe i largon armiqėsitė me njerėzit e njė shteti a vendi tjetėr, po edhe ekonomia i bėn shtetet qė tė interesohen pėr njėra tjetrėn, qė do tė thotė se ato i japin prioritet bashkėpunimit pėr t'i realizuar interesat e tyre reciproke dhe largohen nga e gjithė ajo qė shpie drejt konfliktit dhe luftės, e cila nuk i shpie vendet nė diēka tjetėr pėrveē se nė njė shkatėrrim sidomos nė aspektin ekonomik, kur e dimė se shpenzimet e luftės sot janė tepėr tė mėdha. Seneka, filozof romak pėr luftėrat dhe konfliktet nė mes tė shteteve thotė: Njerėzit gjithmonė pyesin pėr rezultatet e luftėrave, e jo pėr shkaqet e tyre.

Nga ana tjetėr, realiteti nuk premton ndonjė optimizėm, sepse pėrkundėr tė gjithave, konflikti nė mes tė shteteve dhe brenda shteteve ende vazhdon tė dominojė nė titujt e mjeteve tė informimit. Cila ėshtė zgjidhja, pra?

Mund tė themi se po qė se kemi njohuri mė precize rreth natyrės sė konfliktit botėror, rreth shkaqeve tė cilat shpijnė shtetet nė konflikte dhe luftėra, nė tė ardhmen do tė kemi mė shumė mundėsi qė tė ruhemi nga konfliktet.

Njerėzimi gjithherė do tė pėrpiqen qė t'i pėrgjigjen pyetjes, e cila u intereson tė gjithėve, e ajo ėshtė: A ėshtė e vėrtetė se konflikti dhe lufta janė dy fenomene tė pashmangshme apo ka mundėsi qė ato t'i zhdukim njė ditė? Dhe se a do tė vijė vėrtetė ndonjėherė dita kur t'i pėrcjellim emisionet e lajmeve, do t'i shohim ato pa vrasje dhe pa gjak?




Nga arabishtja: Mr: Avdyl Rrahmani
Princo
Princo
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 648
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi Token e Zotit.
Hobi Hobi : Leximin
Humor Humor : ekam merak...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi