♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare pėr Euronews : Pse ika nga Shqipėria nė vitin 1990

Shko poshtė

Ismail Kadare pėr Euronews : Pse ika nga Shqipėria nė vitin 1990 Empty Ismail Kadare pėr Euronews : Pse ika nga Shqipėria nė vitin 1990

Mesazh nga Barbi Fri Oct 30, 2009 7:11 am

Ismail Kadare pėr Euronews : Pse ika nga Shqipėria nė vitin 1990 Ismail-Kadare-001

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare kėtė vit fitoi ēmimin "Princ i Asturias" pėr veprat e tij. Shkrimtari mė i njohur i vendit tė tij ėshtė njohur nė nivel ndėrkombėtar duke nisur nga vitet '60.
Jeton nė Paris nga viti 1990, kur nė koencidencė me rėnien e Murit tė Berlinit bie dhe regjimi nė Tiranė. Juria pėrshkruan romanet e tij si njė dėnim i hapur kundėr ēdo forme totalitarizmi.


Euronews: Ishit vetėm 10 vjeē kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi nė Shqipėri regjimin komunist. Pra jeni rritur me kėtė lloj sistemi politik. Ju keni thėnė se i vetmi shpėtim i juaji pėr tė qenė i lirė ishte nėpėrmjet letėrsisė
Kadaré: "Eshtė shumė e thjeshtė dhe logjike: nisa tė shkruaj kur isha vetėm 11 vjeē. Nė atė moshė askush nuk shtyhet tė shkruajė pėr arsye politike, apo ideologjike.
Unė besoja se jetoja nė njė vend si gjithė tė tjerė, nuk kuptoja qė nuk kishte liri. Ja pse mund tė them qė kam shkuar drejt lirisė nėpėrmjet letėrsisė, kur ende nuk kisha ndonjė ide se ēfarė ishte liria.
E kuptova se ēfarė ishte dhe cila ishte situata nė Shqipėri kur u bėra student. Kėtė e them dhe nė shkrimet e mia".


Euronews: Si u zhvillua ndėrgjegjja jote pėr sistemin totalitar?
Kadaré: "Nuk ka qenė e vėshtirė. Tani mendohet sikur ajo gjė pėrbėnte njė zbulim tė madh, por jo. E kuptoje menjėherė qė Shqipėria ishte njė vend me njė defekt shumė tė madh: mungesėn e lirisė.
Nė Shqipėri nuk ishte e mundur tė dėgjoje radion e vendeve perėndimore, gjithashtu dhe tė shihje televizione perėndimore. Pra nuk mund tė thuhet qė ne nuk e kuptonim, qė nuk e dinim. Nuk ishim tė verbėr, nė Shqipėri sigurisht qė nuk ishim tė verbėr.
Regjimi ishte shumė i ashpėr, shumė Stalinist. Shtypja ishte e tmerrshme, por ishim tė vetėdijshėm."


Euronews: Kėtė vit festohet 20 vjetori i rėnies sė Murit tė Berlinit, por viti 1989 ėshtė dhe viti i masakrės nė sheshin Tienammen. Ju jetoni nė njė vend qė ishte aleati i parė i ish-Bashkimit Sovjetik dhe mė pas i Kinės, para se tė izolohej tėrėsisht: Si i keni pėrjetuar kėto dy ngjarje?
Kadaré: "Sigurisht qė bėhet fjalė pėr dy ngjarje qė ishin tė lidhura direkt me fatin e vendit tim. Jo vetėm unė, por i gjithė populli shqiptar, tė gjithė i ndoqėm kėto zhvillime dhe ēdonjėri nxori konkluzionet e tij".


Euronews: Nė vitin 1990 juve latė Shqipėrinė pėr tė shkuar e pėr tė jetuar nė Paris. Pse pikėrisht nė atė vit?
Kadaré: "E bėra pėr njė qėllim tė caktuar. Shqipėria ishte ende mes perėndimit dhe diktaturės, mes shpirtit tė lirisė dhe atij tė skllavėrimit.
Nė atė kohė mėsova diēka qė shumė nuk e dinin, njė lojė shumė hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndėrmend tė bėnin aleancė me Bashkimin Sovjetik, por jo atė tė Gorbaēovit, por atė tė golpistėve. Golpistė, stalinistė qė po pėrgatiteshin tė merrnin fuqinė. Pra duhej qė unė tė bėja diēka qė tė bėnte pėrshtypje: tė lija Shqipėrinė, unė qė isha shkrimtari mė i njohur i vendit duhet tė gjeja mėnyrėn tė thosha hapur qė diktatura po gėnjente sėrish. Duhet ta bėja pėr tė inkurajuar demokracinė dhe pėr tė shkurajuar diktaturėn.


Euronews: Nė 20 vitet e fundit juve mbajtėt anėn e njė populli tjetėr albanofon, atė kosovar, i cili tani ka njė shtet tė vetin. Spanja, e cila tė atribuoi ēmimin, bėn pjesė nė vendet qė ende nuk e ka njohur Kosovėn. Ēfarė doni t'i thoni qeverisė spanjolle?
Kadaré: "Unė mbrojta lirinė e popullit kosovar , gjė qė do ta bėja pėr tė gjithė popujt e tjerė. Nuk ishte diēka speciale, fakti qė unė jam shqiptar. Ajo ishte njė kauzė e qartė, ishte njė skandal qė nė Evropė njė popull tė jetonte ende nė kushte koloniale.
Reputacioni im si shkrimtar mund tė ishte dėmtuar pėr kėtė, pasi nuk ėshtė e lehtė pėr njė shkrimtar tė vazhdojė tė mbėshtesė idenė se Jugosllavia duhet tė ndėshkohet pėr shtypjen e tmerrshme qė kishte kryer nė Kosovė. Nuk ėshtė e lehtė pėr njė shkrimtar, pasi sipas klisheve, shkrimtarėt duhet tė jenė kundėr ēdo lloj ndėshkimi, mbi tė gjitha, bombardimeve. Pėr kėtė qėndrim qė mban Spanja, nuk e di se si e kanė justifikuar faktin e mos pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se e kanė marrė vendimin pėr Ballkanin, nė bazė tė logjikės sė politikės sė jashtme.


Euronews: Besoni qė herėt a vonė Kosova dhe Shqipėria janė tė destinuara tė bashkohen?
Kadaré: "Besoj qė sigurisht ekziston njė shtytje drejt unifikimit, por mė shumė nė nivel sentimental dhe romantik...nuk ekziston nė nivel politik, nė programet e partive pėr shembull.
Por as nuk mund tė thuhet qė tani shqiptarėt kanė hequr dorė nga ideja se ne jemi njė komb i vetėm. Nuk ėshtė mė si mė parė qė Kosova ishte e ndarė nga Shqipėria dhe bėnte pjesė nė njė vend tjetėr, tėrėsisht i huaj. Tani Shqipėria dhe Kosova aspirojnė tė shkojnė drejt Europės.


Ēmimi i letėrsisė "Princ i Asturias" pėr 2009 i shkon shkrimtarit Ismail Kadare
Romancier, dijetar, poet, Kadare ėshtė konsideruar si njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj europianė tė '900. I lindur nė '36 nė Gjirokastėr, ka jetuar dhe treguar dramėn e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, Gjermania hitleriane dhe bashkimi sovjetik.
Pėr tė marrė kėtė vendim, juria ka vlerėsuar gjuhėn e pėrditshme dhe nė tė njėjtėn kohė lirike tė veprave tė Kadaresė: aftėsinė e tij pėr tu dhėnė jetė miteve antike nėpėrmjet imazheve tė reja, nė gjendje tė shprehė trishtimin e thellė dhe ngarkesėn dramatike.
Shkrimtari shqiptar ka qenė i pėrzgjedhuri mes italianit, Antonio Tabuēhi, tė verbrit, Milan Kundera dhe anglezit Ian McEwan, tė cilit ishin nė etapėn finale.
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", i publikuar mė 1964, ėshtė romani i tij i parė dhe pati njė sukses ndėrkombėtar Mes veprave tė tij tė pėrkthyera nė 40 gjuhė, pėrmendim "Prilli i thyer", "Kėshtjella",radionews
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi