♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luftė me automatik e pistoletė pėr parkimin e makinės

Shko poshtė

Luftė me automatik e pistoletė pėr parkimin e makinės Empty Luftė me automatik e pistoletė pėr parkimin e makinės

Mesazh nga Barbi Tue Oct 27, 2009 8:54 am

Policia e kryeqytetit arreston Gėzim Dodajn dhe Franc Kaloshin, qė qėlluan me armė njėri-tjetrin

Luftė me pistoleta nė mes tė Tiranės pėr parkimin e makinės. Ngjarja ka ndodhur dy net mė parė, ndėrkohė qė policia ka mundur tė arrestojė tė dy protagonistėt e ngjarjes, tė cilėt pavarėsisht se janė qėlluar disa herė, kanė shpėtuar paq nga ky konflikt. Burimet policore tė kryeqytetit bėnė tė ditur se bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė ndodhur tė shtunėn nė zonėn e Laprakės. Sipas tyre, pėr kėtė ngjarje, nga Seksioni Kundėr Krimeve ndaj Jetės dhe Shėndetit u arrestuan nė flagrancė shtetasit Gėzim Zef Dodaj dhe Franc Kastriot Kaloshi, pėrkatėsisht 33 dhe 20 vjeē. Nga grupi hetimor mėsohet se pikėrisht te kryqėzimi i AMC-sė, ata kanė qenė duke parkuar mjetet e tyre. Nė ato momente, njėri i ka zėnė rrugėn tjetrit dhe kaq ka mjaftuar pėr tė nisur njė debat. E kaq ėshtė dashur pėr tė kaluar nė konflikt tė ashpėr dhe me fjalė fyese. Nė ato momente, tė dy protagonistėt, Dodaj, i cili banon nė rrugėn "Vangjel Noti" dhe Kaloshi qė banon nė rrugėn "Gjergj Legisi", kanė nxjerrė armėt. Sipas policisė, njėri prej tyre ka nxjerrė automatikun, ndėrsa tjetri pistoletėn. Aty janė qėlluar pėr disa ēaste, duke tmerruar edhe banorėt e zonės, por fatmirėsisht plumbat nuk kanė kapur asnjeri. Nė kėto kushte, ata janė larguar duke u fshehur dhe mė vonė ka mbėrritur policia. Pa kaluar shumė kohė, duke pėrfituar edhe nga makinat e mbetura nė vendin e ngjarjes, policia ka bėrė identifikimin dhe mė pas arrestimin e tyre. Sipas tė dhėnave policore, nė vendin e ngjarjes u gjet edhe njė automatik "Kallashnikov". Gjithashtu, nga ekspertėt e policisė u sekuestruan edhe disa gėzhoja tė dy armėve tė ndryshme. Nga ana tjetėr, policia deklaroi se dyshohet qė konflikti ka pasur zanafillė njė sherr tė mėparshėm. Sipas tė dhėnave hetimore, 20-vjeēari i kishte rrahur djalin Kaloshit. Pėr kėtė arsye, Kaloshi ka dashur tė hakmerret, por sipas policisė kjo mbetet nė kuadrin e dyshimeve dhe po punohet pėr sqarimin e plotė tė rrethanave.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi