♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazsjellesi nga Rusia, Kufijte detare, pse u fal kanali i Otrantos.

Shko poshtė

Gazsjellesi nga Rusia, Kufijte detare, pse u fal kanali i Otrantos. Empty Gazsjellesi nga Rusia, Kufijte detare, pse u fal kanali i Otrantos.

Mesazh nga Vizitor Sun Oct 25, 2009 8:10 pm

Gazsjellesi nga Rusia, Kufijte detare, pse u fal kanali i Otrantos. Images24Synimi strategjik i Greqisė pėr tė hyrė nė Kanalin e Otrantos nė bazė tė marrėveshjes pėr pėrcaktimin e kufirit detar me Shqipėrinė, lidhet pikėrisht me ndėrtimin e gazsjellėsit “South Stream” (Shtegu i Jugut).

Ky ėshtė njė projekt i financuar nga Moska dhe i planifikuar tė ndėrtohet nga gjiganti rus i gazit “Gasprom” dhe koncerni energjetik italian, “ENI”. Gazsjellėsi “South Stream” fillon nė Kaspik, kalon nėn detin me tė njėjtin emėr, hyn nė territorin bullgar dhe degėzohet nė dy drejtime. Njėra degė e tij do tė kalojė nė Bullgari, mandej nė Serbi, Hungari dhe pėr tė pėrfunduar nė Austri. Dega tjetėr kalon nga Bullgaria, nė veriun e Greqisė, mandej fundi i kufirit tokėsor do tė jetė Igumenica. Nga kėtej ky tubacion ėshtė vendosur tė kalojė nėn det pėrgjatė gjithė Kanalit tė Korfuzit me drejtim veri-perėndimin, pėr tė vijuar nė Kanalin e Otrantos e pėr tė pėrfunduar tek “taka” e gadishullit italian, e konkretisht nė Brindisi. Referuar faqes zyrtare nė internet tė projektit gazsjellės “South Stream”, citojmė se, “ky ėshtė shtegu mė i shkurtėr dhe me kosto financiare shumė mė tė vogėl sesa alternativat e tjera”.

Gazsjellesi nga Rusia, Kufijte detare, pse u fal kanali i Otrantos. 8122_212

Diplomacia greke

Nė 25 prill 2009, kryeministri grek, Kostas Karamanlis viziton Sofjen me qėllim arritjen e njė marrėveshjeje tė pėrbashkėt pėr ndėrtimin e tubacioneve pėr transitin e gazit nėpėr territoret e Bullgarisė dhe Greqisė tė gazsjellėsit “South Stream”. Dy ditė pas kėsaj vizite, Karamanlis vjen nė Tiranė pėr tė nėnshkruar marrėveshjen e pėrcaktimit detar me Shqipėrinė. Sikundėr rezulton nga kjo marrėveshje, Greqia fiton 354.4 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon. Nga tė cilat, vetėm 335 km2 ia janė marrė Shqipėrisė nė Kanalin e Otrantos. Po tė njėjtėn ditė, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilėson si “arritje strategjike” kėtė marrėveshje, ndėrkohė qė qeveria shqiptare nuk bėn asgjė transparente, madje as sot e kėsaj dite. Pikėpyetja e madhe e opinionit publik shqiptar: “Ēfarė synon Greqia me kėtė marrėveshje, tė cilėsuar prej saj si strategjike?”, nuk merr pėrgjigje nga Tirana zyrtare. Por, pėr Greqinė rėndėsi kishte qė Shqipėria e pranoi kėrkesėn e saj. Ndaj, me tė arritur kėtė marrėveshje nė Tiranė, Karamanlisi niset drejt Moskės. Nė datėn 29 prill nė Soēi tė Rusisė, kryeministri Vladimir Putin firmos marrėveshje tė veēanta me tė gjitha vendet nė tė cilat do tė kalojnė tubacionet e gazsjellėsit “South Stream”, mes tė cilave edhe Greqia. Marrėveshja do tė zgjatė 30 vjet, ndėrsa sasia e gazit tė transportuar llogaritet tė jetė 10 miliardė metėr/kub nė vit. Sipas ministrit grek tė Energjisė, Kristos Folias, kjo ėshtė njė ndėr kontratat mė fitimprurėse qė janė nėnshkruar ndonjėherė. Pėrfitimet pėr palėn greke llogariten nė disa miliardė euro.
Kompanitė ruse “Gazprom” dhe ajo italiane “ENI” do tė jenė edhe ndėrtuesit e kėsaj vepre qė kap njė investim kolosal. Kryeministri grek, Kostas Karamanlis dhe ai rus, Vladimir Putin, firmosin marrėveshjen pėr ndėrtimin e gazsjellėsit “South Stream”. Ceremonia u zhvillua nė Kremlin, nė praninė e ministrave tė Jashtėm dhe Energjetikės tė dy vendeve.

Gazi rus dhe Kanali i Otrantos

Maketi i projektit “South Stream” ėshtė shumė i qartė nė parim. Por, gjurmėt e tij nuk janė pėrcaktuar ende nė mėnyrė pėrfundimtare, pėr shkak tė pengesave nė terren qė has realizimi i kėtij projekti gjigant. Moska zyrtare ka deklaruar se ndėrtimi i gazsjellėsit duhet tė nisė nga fillimi i vitit 2011, por ende nuk dihet njė datė konkrete. Njė ndėr arsyet, por aspak periferike pėr nga rėndėsia, ėshtė pjesa fundore e “South Stream”. Pengesa ėshtė pikėrisht Shqipėria, e cila parimisht mendohet tė jetė kapėrcyer me ndihmėn e Greqisė. Bėhet fjalė pikėrisht pėr Kanalin e Otrantos, pėr tė cilin Tirana dhe Athina kanė nėnshkruar marrėveshjen qė i dhuron Greqisė 354.4 km2 sipėrfaqe ujore. Ngutja greke pėr tė mbyllur sa mė shpejt marrėveshjen pėr Shelfin Kontinental me Shqipėrinė lidhet pikėrisht me projektin e gazsjellėsit. Koha nuk pret mė!

Pse Greqia kėrkon Kanalin e Otrantos?

Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Nė bazė tė marrėveshjes me Shqipėrinė pėr pėrcaktimin e kufiri detar, tanimė Greqia ka hyrė nė Kanalin e Otrantos. Kėsisoj, nė det ajo ėshtė nė kufi me Italinė. Nė rast se kjo marrėveshje me Tiranėn zyrtare nuk do tė ishte nėnshkruar, atėherė detyrimisht gazsjellėsi rus “South Stream” do tė duhej tė kalonte sė pari nė ujėrat detare tė shtetit shqiptar e mandej nė Itali. Por, pėr Rusinė kjo nuk mund tė ndodhte. Ndaj, me ndihmėn e Greqisė Moska ka arritur tė pėrjashtojė Shqipėrinė nga ky gazsjellės. Kėshtu, tubacionet e gazit nėn det nga Igumenica deri nė Brindisi e kanė rrugėn e hapur. Shqipėria ėshtė pėrjashtuar, dhe zot tė Kanalit tė Otrantos dhe gazsjellėsit nė det tashmė janė vetėm Greqia dhe Italia.

Tedi Blushi
G. Shqiptare

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi