♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri

2 posters

Shko poshtė

Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri Empty Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Oct 19, 2009 10:21 pm

Njė kompani private nė Shkodėr ka lidhur deri tani 86 ēifte. Kėrkesat vazhdojnė tė rriten

ARDI HOTI

Serbia dhe Shqipėria, dy vende qė dikur flisnin me gjuhėn e luftės, sot duket se kanė krijuar njė marrėdhėnie mė shumė se miqėsore. Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janė martuar me djem nga Serbia, por fakti qė aktualisht ka tetėmijė djem qė janė vėnė nė radhė pėr t‘u martuar me vajza shqiptare flet qartė se tashmė mes dy vendeve po fryn njė erė e re, shumė miqėsore.

Nė lagjen "Rus", nė periferi tė qytetit tė Shkodrės, ndodhet shoqata "Moraēa Rozafa", e cila pėrfaqėson pakicat serbo-malazeze nė Shqipėri. Pranė zyrave tė kėsaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe njė kompani private "Maruel 2008", e licencuar pėr konsulencė familjare dhe qė nė bashkėpunim me kompaninė serbe "Novi Varosh" kanė marrė pėrsipėr tė bashkojnė nė martesė djemtė serbė me vajzat shqiptare.

Ēdo ditė, pranė shoqatės "Moraēa Rozafa" tė zė syri makina tė shumta me targa tė Beogradit. Janė tė rinj nga Serbia tė cilėt kanė ardhur nė Shkodėr vetėm pėr njė arsye: tė gjejnė nuse. Kompania serbe ėshtė ajo qė gjen djemtė, ndėrsa kompania shqiptare merr pėrsipėr tė gjejė vajza dhe pasi djali me vajzėn shihen dhe njihen, vendosin nėse duan tė martohen. Kėrkesat e djemve serbė pėr t‘u martuar me vajza shqiptare kanė kaluar ēdo parashikim edhe tė vetė dy kompanive qė kanė marrė pėrsipėr tė martojnė djemtė serbė me vajzat shqiptare.

Procedurat nuk janė aspak burokratike dhe tepėr praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda njė dite, mjafton qė djali dhe vajza tė pėlqehen dhe nėse vendosin tė fejohen duhet tė bėjnė dhe njė pagesė te kompanitė private qė mundėsuan njohjen.

Njė tjetėr anė pozitive ėshtė fakti se njerėzit e dy kombėsive nuk shohin as pėrkatėsinė fetare, as etnike dhe as tė kaluarėn, duke treguar njė emancipim tė brezave.

Njė nga kandidatėt pėr t‘u bėrė dhėndėr nė Shqipėri ėshtė Vidan Mitroviē nga qyteti i Uzhlicės, 40 kilometra larg Beogradit. Atė e gjetėm duke u interesuar pranė shoqatės "Moraēa Rozafa" ku ndodhet edhe kompania "Maurel 2008". Vidan Mitroviē duket me fat, sepse pėr tė kompania propozon njė vajzė nė fshatin Grudė tė Shkodrės. Kandidati pėr dhėndėr sė bashku me drejtues tė kompanisė niset pėr nė fshatin Grudė, ku e pret familja e Kanto Isufit, pėr t‘u njohur me vajzėn e shtėpisė.

Pasi prezantohen, djali me vajzėn pėlqehen dhe siē i takon zakonit tė shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtėpisė. Me lot nė sy, Kanto Isufi jep fjalėn e burrit se ėshtė dakord tė krijojė miqėsinė e re.

Vidan Mitroviēi ėshtė shumė i gėzuar. Nė Serbi ka qenė e vėshtirė tė gjejė nuse, sepse siē thotė ai, vajzat serbe po largohen drejt Perėndimit. Vidani thotė se u interesua pėr nuse nga Shqipėria pasi disa shokė tė tij tė martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje tė lumtura. "Mua nuk mė intereson e kaluara, as ēėshtjet etnike, as ato fetare. Mė intereson qė tė gjej njė njeri tė mirė", thotė Vidani, i cili sqaron mė tej se nė Beograd, shqiptaret kanė namin pėr vajza tė thjeshta, tė ndershme dhe punėtore.

Ndėrsa nusja shqiptare qė do shkojė nė Serbi, Diana Isufi, pas fjalės sė dhėnė nga babai thotė se ėshtė e kėnaqur qė do tė shkojė nuse nė Serbi. Ajo pohon se do vazhdojė tė ruajė traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar mė kryesoren, qė nesėr fėmijėt e saj pėrveē serbishtes do tė flasin dhe gjuhėn e nėnės, shqipen.

Miqėsia mes familjes serbe Mitoviē dhe familjes shqiptare Isufi merr formė pas njė dasme tė vogėl familjare tė organizuar nė njė nga zonat turistike tė Shkodrės.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri Empty Re: Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri

Mesazh nga dajti i modh Mon Oct 19, 2009 10:25 pm

prandaj vukam une me gjet nai goce andej Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri Lol..kane me me lone beqar si duket Tetėmijė serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri Affraid
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi