♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ana e panjohur e Hilari Klintonit

Shko poshtė

Ana e panjohur e Hilari Klintonit Empty Ana e panjohur e Hilari Klintonit

Mesazh nga MONDI Mon Oct 19, 2009 11:45 am

Nga pushimet e Krishtlindjeve kam pėrjetuar tri metamorfoza e gjysmė. Kam filluar tė ndiej se kam njė personalitet tė ēuditshėm. Deri mė tani kam treguar se kam tre lloj personalitetesh: tė njė akademikeje tė tjetėrsuar, tė njė pseudohipije tė angazhuar dhe tė njė reformatoreje shoqėrore dhe gjysmėn tjetėr mund ta quaj mizantropi". Pėr mė tepėr: "Hilari Rodham, e njohur si liberale nė intelekt dhe konservatore nė ndjenja dhe emocione pėrpiqet tė pėrcaktojė lumturinė. Nėse jeta ėshtė absurde, pėrse tė mos jemi tė lumtur nė kėtė absurditet?".
"Muaji shkurt mė duket se ėshtė i pėrbėrė nga depresioni, mėngjeset e gjata tė kaluara nė krevat, leksione tė braktisura dhe ndonjėherė shumė pėrēmim pėr veten. Vargu i gjatė i mendimeve mė ēon drejt njė vetanalize, analizė nga e cila egoja ime del e humbur". Pėr ta pėrfunduar: "Jam shumė e ndjeshme dhe letargjike, ndonjėherė antipatike pėr tė tjetėr dhe pėr veten".

KORRESPONDENCA ā€” Autorja e kėtyre letrave qė u pėrkasin viteve ‘67 ėshtė Hilari Klinton, e cila ka qenė zonja e parė, senatore qė synon tė marrė nė 2009 presidencėn e SHBA.
Hilary nė atė kohė ishte njėzet vjeē, studionte nė vit tė dytė tė universitetit nė Wellesley, nė tempullin femėror tė republikanizmit. Nė horizontit e saj nuk ėshtė shfaqur ende Bill Klinton, do e takojė mė vonė nė Universitetin Yale, atėherė kur do diplomohet sė bashku me tė pėr drejtėsi. Shoku i saj i besueshėm ka qenė Xhon Peavoi, njė shok i gjimnazit nė "Park Ridge", nė qytetin e saj tė lindjes. Brenda katėr vjetėve, ajo i ka shkruar atij rreth 30 herė. Sot Hilari konsiderohet nga pjesa mė e madhe e njerėzve si njė zonjė e fortė dhe shumė e pėrgatitur, por edhe e ftohtė, madje ndonjėherė ėshtė cilėsuar si "robot". E kaluara e saj nuk flet absolutisht pėr njė femėr tė tillė. Letrat e para 40 vjetėve tregojnė se ajo ka qenė njė vajzė ambicioze, herė-herė e angėshtuar, e gjallė, e disiplinuar dhe ndonjėherė e ēorientuar pėr avenirin e saj.
NDJENJAT - Gazeta qė bėri tė ditur mbi kėtė korrespondencė mes Hilari dhe Xhon Peavoi, aktualisht profesor nė njė kolegj nė Kaliforni, ka qenė prestigjiozja "New York Times". Hilari Klinton, sipas gazetės, nė ato rreshta ka "treguar shpirtin e saj". Janė letra tė cilat janė shkruar nga dy shokėt e klasės qė janė dashur shumė(por nuk janė tė dashuruar) dhe qė kanė qenė tė parėt e klasės. Shumė rrallė ajo flet rreth seksit. Ajo ēka e shqetėson Hilarin janė gjėra tė tjera: ndjenja dhe pėrgjegjėsia e tė qenit qytetare, domethėnia e ekzistencės dhe ėndrra pėr madhėshti.
Nė letrat e saj nuk ka parandjenja pėr vetvete, madje mendon se do tė jetė Peavoi qė do shkėlqejė. Shprehja e saj e pėrsėritur gjatė korrespondencės ka qenė: "Kur tė bėhesh i famshėm, letrat e tua do t‘i shes pėr njė milion dollarė". Korrespondenca shėrben si njė dėshmi shumė e rėndėsishme e evoluimit nė mendime si femėr dhe si politikane. Kanė qenė vitet e universitetit tė cilat kanė shėrbyer pėr formimin e saj, duke e mėnjanuar edhe nga familja(sidomos nga babai i saj i rreptė) duke e transformuar atė nga njė republikane nė njė liberale. Shkėputja ka qenė e dhimbshme.
Nė pėrvjetorin e saj tė nėntėmbėdhjetė, ajo i beson mikut tė saj sekretet e fėmijėrisė sė humbur dhe i tregon se nuk ėshtė mė: "fėmija e cila mendonte se ishte. I vetmi fėmijė nė botė qė ėndėrronte se kėrcente nė kopsht me idenė se pranė saj kishte kamera qė xhironin ēdo lėvizje".
TRANSFORMIMI - Pas njė vizite nė shtėpi tregon: "Parandieja njė vėshtirėsi nė komunikim me prindėrit e mi, pasi ata mė privonin pėr tė kaluar njė fundjavė nė Nju-Jork". Ky ka qenė hapi i parė drejt pavarėsisė. Arriti nė Wellesley dhe aty mėsoi shumė rreth politikės, gjė qė i shėrbeu pėr karrierėn e saj tė ardhshme. Ndryshoi tėrėsisht drejtimin e saj, nga republikane u bė liberale. Shpeshherė e akuzonte Peavoin duke qenė se ishte mė pak aktiv se ajo nė politikė, si dhe pėr kritikėn ndaj politikės sė jashtme: luan me termat "aktor", njė qė reagon si ajo dhe "reaktor", person qė reagon si ai. Nė letrat e saj ajo citon Doktor Zhivagon e Pasternakut: "Njeriu ka lindur pėr tė jetuar jo pėr t‘u pėrgatitur pėr jetėn".
PJEKURI - Duke analizuar korrespondencėn e saj dalin nė pah dy anėt e ish-zonjės sė parė. Ashtu si tė gjithė njerėzit, edhe Hilari ka pasur procesin e saj gradual nė rritjen e saj qoftė si qenie njerėzore, ashtu edhe si lidere. Nė fund tė ēdo letre, mbylljen e bėnte me inicialin "H" ose thjesht "Unė" dhe citon: "Detyrimi i brezit tonė ėshtė tė organizojė protesta konstruktive". Hilari pėrqafonte idenė e feminizmit. Nė fund tė kursit, nė ‘69 Hilari pėrfundon korrespondencėn duke shkruar pėr luftėn nė Vietnam dhe kaosin kulturor. Ndėr tė tjera citon: "Jam e lodhur nga kjo botė akademike e pashpirt".
Njė intelekt i mirinformuar si i saj, tėrhoqi njė njeri si Bill Klinton, i cili vendosi menjėherė t‘ia prezantonte familjes sė tij: "Nuk dėshiroj qė pranė vetes tė kem njė bukuri bosh".
Miku i saj i ngushtė, Peavoi, tregon: "Gjatė 40 vjetėve e kam parė vetėm njė herė tė vetme dhe kam marrė vetėm njė telefonatė nga ajo nė vitin ‘95". Profesori i letėrsisė, njė njeri i qetė nuk dėshiron tė shesė korrespondencėn qė ata kanė pasur dikur, dėshiron t‘i rrijė besnik shoqėrisė sė dikurshme. "New York Times" i ka kėrkuar nėse do tė votojė pėr tė nė zgjedhjet e ardhshme: "Jam i pasigurt, mė pėlqen edhe Obama", pėrfundon ai.

Marre nga : Gazeta Shqip
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi