♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t i flasim partnerit

Shko poshtė

Si t i flasim partnerit Empty Si t i flasim partnerit

Mesazh nga Tango_Dashurie Sat Oct 03, 2009 3:10 pm

Djem tė mirė apo jo, bėjnė tė pamundurėn edhe duke gėnjyer, pėr tė arritur ta bėjnė pėr vete partneren.
Por kur e vėrteta nuk ėshtė ashtu siē e kishit menduar, momentet mė tė ėmbla mes partnerėve shndėrrohen nė mė tė hidhurat. Doni t’i shmangni vetes njė zhgėnjim tė tillė?

Lexoni mė poshtė si mund ta vini nė provė partnerin para se tė pėrfshiheni nė njė lidhje serioze me tė

Meshkujt e pėrshkruajnė veten ndryshe nga ēfarė janė nė tė vėrtetė. Kur ne (femrat) e kuptojmė, ėshtė shumė vonė, sepse kemi shkuar shumė larg. Jemi pėrfshirė nė njė lidhje qė pėr fatin tonė tė keq rrezikon tė ketė fundin mė tė shėmtuar tė njė historie tė nisur bukur. Ēfarė mund tė bėsh nė tė tilla raste?

Psikologėt kanė pėrcaktuar dy alternativa: 1. Tė vazhdoni lidhjen duke pranuar dhe duke iu pėrshtatur njeriut tė ri… ose 2. (dhe ē’ėshtė mė e keqja) Tė hiqni dorė prej lidhjes e t’i futeni edhe njėherė punės pėr tė gjetur shpirtin binjak (pėr tė cilin u lodhėt aq shumė).

Por a nuk ėshtė e trishtueshme qė “ I duhuri” ju doli “I gabuari”? Ēfarė do tė bėni tani? Do t’ia hidhni fajin atij?

Jo. Sigurisht qė jo, sepse ai i tillė ka qenė edhe nė fillim tė lidhjes. Thjesht jeni treguar e pakujdesshme pėr tė kuptuar si funksionon mendja e njė mashkulli? Tė kuptoni pėrse meshkujt gėnjejnė?

E vėrteta ėshtė se ju jeni treguar tė zgjuara tė bėni pyetjet e duhura ose, mė mirė tė themi, nuk keni gjetur mėnyrėn e duhur pėr tė pyetur. Pėr tė mos thėnė qė jeni edhe bashkėpunėtore e tij duke ia lehtėsuar pėrgjigjet. Dhe kjo ndodh me tė gjithė meshkujt, edhe pėr ata qė klasifikohen nė “djem tė mirė”.

Djem tė mirė apo jo, bėjnė tė pamundurėn pėr t’i pėlqyer vajzės me tė cilėn shoqėrohen. Pėr kėtė arsye janė gati tė gėnjejnė. Sipas tij, gėnjeshtra tė caktuara japin rezultate pozitive kur tė fituar dalin tė dyja palėt. Ai ju fiton juve. Ju fitoni pėrgjigjet qė dėshironi.

Pastaj, kur pėrfshiheni tėrėsisht nė lidhje dhe ku nė fakt e vėrteta ėshtė veēse njė iluzion, momentet mė tė ėmbla mes partnerėve shndėrrohen nė mė tė hidhurat.

Keqkuptime tė tilla duhen shmangur. Por kjo arrihet nė takimet e para, kur ende nuk e keni marrė shumė seriozisht lidhjen.

Sekreti i lidhjeve tė gjata dhe tė suksesshme janė rezultat i veprimeve zinxhir qė po i pėrmbledhim nė tre fjalė: Vėreni nė provė! Por, pa i rėnė nė sy.

Nuk ėshtė nevoja t’i thoni: “I dashur, ne tė dy kemi ca gjėra pėr tė sqaruar”.

Madje, kjo ėshtė mėnyra mė e shpejtė pėr ta larguar njė mashkull nga vetja.

Ka tė tjera rrugė pėr tė zbuluar se ēfarė fshihet nė mendjen e njė burri.

I hedhim njė sy shembullit tė mėposhtėm:

Ju e pyesni: “Duhet ta them qė mė ka ardhur nė majė tė hundės nga meshkujt qė thonė diēka dhe bėjnė tė kundėrtėn. Po ti ēfarė tipi je?” ose kur pyesni: “Pas ndarjes sė fundit, vendosa tė mos merrem kot me meshkuj qė frikėsohen nga lidhjet afatgjata. Po ty tė pėlqen tė pėrfshihesh seriozisht nė njė lidhje?”.

E gjeni dot se cilat do tė jenė pėrgjigjet e tij? E thjeshtė fare. Ai e kupton se cila pėrgjigje do tė tė bėnte tė lumtur, ēfarė doni tė dėgjoni prej gojės sė tij.

I shkreti djalė do tė vihet nėn presion dhe nuk sheh rrugėzgjidhje tjetėr pėrveēse t’ju kėnaqė.

Por ju nuk jeni aq naive, apo jo? Prandaj pyetja juaj duhet tė jetė jo e drejtpėrdrejtė, pa i rėnė nė sy, pa e vėnė nėn presion dhe pa i lėnė tė kuptojė se nėpėrmjet pėrgjigjes sė tij, ju jeni duke e testuar atė dhe vlerėsuar lidhjen mes jush.

Nuk duhet t’ju brejė aspak ndėrgjegjja qė po e vini nė provė. Mos e konsideroni si mashtrim apo djallėzi. Bėhet fjalė pėr njė kujdes mė tė madh dhe njė detyrim ndaj vetes. Nuk keni kohė pėr tė humbur me njė njeri qė mė vonė mund tė dalė dikush tjetėr. Vėnia nė provė tregon se ju jeni njė grua e zgjuar, qė keni prioritetet tuaja nė lidhje dhe sidomos nuk jeni gati tė pranoni tė parin mashkull qė ju del para.

Pastaj, mos harroni qė nė fund janė gjithmonė femrat ato qė vuajnė mė shumė nga ndarja.

E pra, njė pyetje duhet formuluar nė mėnyrė tė tillė qė atij t’i duket sikur ėshtė zėdhėnėsi i pjesės tjetėr tė meshkujve. Kėshtu do tė tregohet i sinqertė dhe i hapur, duke u fshehur pas mburojės sė “meshkujve tė tjerė, por jo unė”.

Nėse e pyesni: “Si tė duket ideja e tė jetuarit gjithė jetėn me njė grua?”, ai do tė ndiejė presionin e njė pyetjeje tė tillė dhe ka shumė mundėsi t’ju gėnjejė duke thėnė atė ēfarė dėshironi tė dėgjoni ju. Rezultati? Jeni shumė larg tė vėrtetės dhe nuk do tė keni ide tė qarta nėse ky ėshtė partneri qė mund t’ju bėjė tė lumtur nė njė lidhje serioze dhe afatgjatė.

Por nėse e pyesni se cili ėshtė opinioni i meshkujve nė pėrgjithėsi, ai ndihet i lirė tė tregohet i sinqertė duke u fshehur pas opinionit tė tė tjerėve dhe – si pėr ironi tė fatit – ai ėshtė duke zbuluar opinionin e tij lidhur me njė ēėshtje tė caktuar.

Njė shembull tjetėr: Ju e pyesni: “Femrat digjen nga dėshira pėr tė kuptuar se ēfarė mendojnė meshkujt pas martesės. Do tė tė pėlqente ta kaloje gjithė jetėn me njė femėr?” (sigurisht, njė pyetje e tillė mund tė perifrazohet nė shumė mėnyra).

Pėrgjigjja, qė supozon atė tė meshkujve nė pėrgjithėsi, nė fakt tregon se ēfarė mendon ai vetė. Nė rast se pėrgjigjja e tij do tė jetė: “Po, meshkujt tremben nga ideja pėr tė jetuar gjithė jetėn me njė femėr”, atėherė tė jeni e sigurt se ai ėshtė gati t’ju tradhtojė menjėherė pas martese. Nėse pėrgjigjja e tij do tė jetė diēka e ngjashme me: “ndoshta, por unė nuk i trembem kėsaj gjėje”, atėherė keni tė bėni me “tė duhurin”.

Njė mėnyrė tjetėr pėr tė kuptuar qė nė fillim nėse ai ėshtė i duhuri, ka tė bėjė sėrish me disa pyetje. Por kėsaj here pyetjet duhet t’ia drejtoni vetes.

Nė fillim tė lidhjes, ėshtė shumė e lehtė tė biesh pre e emocioneve dhe ndjenjave. Prandaj justifikoni lehtė sjellje tė papėlqyeshme tė partnerit.

Shumė femra nuk tregohen tė sinqerta me veten e tyre dhe sesi shkon lidhja e tyre. Ato i besojnė verbėrisht instinktit ose, akoma mė keq, e bazojnė historinė e tyre me kohėn e artė tė takimeve tė para.

Femrat e zgjuara nuk i injorojnė asnjėherė ndjenjat e veta. Ato bėjnė njė rishikim tė herėpashershėm tė lidhjes dhe tė lumturisė qė u fal partneri.

Nėse doni tė rrini me kėmbė nė tokė, nuk bėni keq qė herė pas here tė pyesni veten:

A ju bėn AI tė ndiheni mirė me veten? A ėshtė xhentil? Ju sjell nė humor? Ndiheni e sforcuar pranė tij apo jeni spontane? Ndihem mirė kur flisni me tė, apo ju shkakton mėrzi dhe trishtim? Ju trajton si njė zonjė tė vėrtetė?

Duke pasur parasysh kėto pyetje, do tė dini tė pėrcaktoni siē duhet lidhjen tuaj.

Mos e harroni asnjėherė vetveten!

Mos i injoroni sinjalet e brendshme qė ju thonė se ka diēka qė nuk shkon.

Vlerėsoni me kujdes gjendjen tuaj emocionale, nxirrni konkluzionet e duhura dhe pastaj vendosni nėse ia vlen tė vazhdoni mė tej.

Nėse do tė keni parasysh strategjitė e sipėrpėrmendura, me siguri do ta keni shumė mė tė lehtė tė dalloni qė nė fillim nėse ai ėshtė i duhuri. Nėse jo, atėherė tė jeni tė sigurta qė lidhja juaj do tė jetė vetėm nė dorėn e fatit. Por fati shpeshherė ėshtė kapriēoz dhe jo gjithmonė nė anėn tonė.
Prandaj, duke ju uruar fat, ju kėshillojmė tė ndiqni edhe kėshillat e mėsipėrme, qė pėr mė tepėr i keni gjithmonė nė anėn tuaj.



RevistaJeta
Tango_Dashurie
Tango_Dashurie
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 46
Vendndodhja Vendndodhja : _________
Humor Humor : &&&&&&&&&
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/10/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi