♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asteroidi qe godet token pas 72 oresh

Shko poshtė

Asteroidi qe godet token pas 72 oresh Empty Asteroidi qe godet token pas 72 oresh

Mesazh nga bigbeng Fri Oct 02, 2009 9:21 am

ĒFARE MUND TE BEJME/72 orė nga IMPAKTI

Forca ajrore e Shteteve tė Bashkuara u pėrpoq ta zbulojė

David SHIGA

Duket krejt e parėndėsishme pika e vogėl dhe e zbehtė qė lėviz nėpėr qiell. Megjithatė, teleskopi nė majė tė malit qė sapo e ka pikasur ėshtė duke e marrė shumė seriozisht. Eshtė asteroid, njė qė nuk ėshtė parė kurrė mė parė. Teleskopėt e analizės sė shpejtė zbulojnė mijėra asteroidė ēdo vit, por ky ka diēka shumė tė veēantė. Programi kompjuterik i teleskopit vendos qė tė zgjojė disa astronomė me njė mesazh, tė cilin ata kanė shpresuar shumė qė nuk do t'u mbėrrinte asnjėherė. Asteroidi ėshtė nė njė kurs drejt pėrplasjes me Tokėn. Ka madhėsinė e njė qiellgėrvishtėsi dhe ėshtė aq i madh sa pėr tė rrafshuar njė qytet tė tėrė. Ah, edhe diēka: do tė mbėrrijė brenda tre ditėve.

Mund tė tingėllojė si njė ngjarje shumė e largėt, por ky skenar ėshtė nė tė vėrtetė goxha i besueshėm. Sigurisht, ėshtė aq realist, sa e bėri forcėn ajrore tė Shteteve tė Bashkuara kohėt e fundit qė tė mbledhė shkencėtarė, oficerė tė ushtrisė dhe zyrtarė tė emergjencave pėr herė tė parė, me qėllimin pėr tė vlerėsuar aftėsinė e vendit pėr tė pėrballuar kėtė gjė, nėse do tė ndodhė ndonjėherė.

Atyre iu kėrkua qė tė imagjinojnė se si do tė reagonin organizatat e tyre respektive ndaj njė asteroidi mitik i quajtur Innoculatus, i cili do tė godiste Tokėn dhe do tė zbulohej vetėm tre ditė para kėsaj. Asteroidi ishte i pėrbėrė nga dy pjesė: Njė grumbull rrėnojash 270 metra mespėrmes qė do tė ishte i destinuar tė pėrplaset nė Oqeanin Atlantik pranė brigjeve tė afrikės, si dhe njė shkėmb i gjerė 50 metra, i drejtuar, tamam si nė filmat e Hollywoodit, tamam mbi Washington.

Ushtrimi, i cili ndodhi nė Dhjetor 2008, nxorri nė shesh rreziqet e frikshėm qė paraqesin asteoridėt. Jo vetėm qė nuk ka njė plan se ēfarė duhet bėrė kur godet asteroidi, por sistemet tanė tė paralajmėrimit tė hershėm - qė mund tė bėjnė dallimin mes jetės dhe vdekjes - janė krejt tė papėrshtatshėm. Agimi ofroi pikėrisht atė thirrjen pėr zgjim qė organizatori Peter Garreston kishte shpresuar. Ai ka qenė prej kohėsh i shqetėsuar nga rreziku i njė impakti: "si taksapagues, do tė vlerėsoja shumė qė forca ajrore e vendit tim tė hidhte nė sy ndaj diēkaje qė do tė ishte po aq e keqe sa edhe terrorizmi bėrthamor nė njė qytet, dhe me gjasė edhe njė ngjarje qė mund t'i jepte fund qytetėrimit ashtu si e njohim", thotė ai.

Mė i fundmi objekt hapėsinor qė na kalli frikėn tė gjithėve ishte TC3 nė vitin 2008. Ky objekt me madhėsinė e njė makine shpėrtheu nė atmosferė mbi Sudan, nė tetor tė vitit qė kaloi. Njė teleskop e pikasi fillimisht vetė 20 orė para impaktit - nė njė distancė prej 500 000 kilometra - dhe astronomėt thonė se ishim madje me fat qė patėm njė paralajmėrim.

Fatmirėsisht, 2008 TC3 ishte shumė i vogėl pėr tė bėrė dėm nė terren, por ne jemi po kaq tė verbėr praktikisht edhe ndaj objekteve aq tė mėdhenj sa pėr tė shkaktuar dėme. Ne sapo kemi nisur tė gjurmojmė miliona asteroidėt me pėrmasa qiellgėrvishtėsish qė vijnė vėrdallė nė fqinjėsinė e Tokės, ēdonjėri prej tė cilėve mund tė lėshojė njė forcė tė barabartė me fuqinė shkatėrrimtare tė njė bome atomike.

Impaktet e asteoridėve nuk janė aq tė mėdhenj sa mendohet. Besohet gjerėsisht se njė asteroid apo njė kometė 30 deri 50 metra e gjatė shpėrtheu mbi Tunguska nė Siberi nė vitin 1908, duke rrafshuar pemėt nė njė rreze prej dhjetėra kilometrash. Shanset pėr njė imakt tė ngjashėm janė 1 nė 500 pėr ēdo vit. Thėnė ndryshe, ekzistojnė dhjetė pėrqind shanse qė njė impakt i tillė tė ndodhė nė 50 vitet e ardhshėm.

'Asteroidėt pesėdhjetė metra mė frikėsojnė pėr vdekje", thotė Timothy Spahr, drejtor i Minor Planet Center nė Cambridge, Massachusetts. "Mund tė imagjinoj lehtėsisht njė objekt 50 metra qė godet brenda tre ditėsh, duke shkaktuar njė katastrofė tė vėrtetė".

Gjatė ushtrimit tė planifikimit tė forcės ajrore tė SHBA, shkencėtarėt pjesėmarrės shpjeguan se me kaq pak paralajmėrim, nuk ka shumė shpresa pėr tė parandaluar njė imakt. Edhe asteroidi mė i vogėl se 50 metra i Innoculatus do tė peshonte qind mijėra tonė, duke kėrkuar njė shtytje shumė tė madhe pėr tė ndryshuar aq sa duhet trajektoren - aq shumė sa shpėrthimi i njė arme bėrthamore pranė tij nė hapėsirė nuk do tė ofronte njė impuls tė mjaftueshėm kaq vonė. Pėr tė ndryshuar trajektoren e njė asteroidi, forca e ushtruar do tė duhej tė niste tė zbatohej shumė vite mė herėt.

Nė fakt, gjėrat do tė pėrkeqėsoheshin, duke e copėzuar asteroidin, pasi njė pjesė e copėrave mund tė ishin aq tė mėdha sa tė shkaktonin dėme, apo edhe krijonin njė stuhi meteorėsh qė do tė shkatėrronin satelitėt nė orbitėn e Tokės.

Panik nė rrugė

Por nė realitet, opsioni bėrthamor nuk do tė ishte mbi tryezė qė nė momentin e parė: raketat me mbushje bėrthamore qė qėndrojnė plot durim nėpėr baza pėrreth botės nuk janė tė projektuara pėr tė gjurmuar dhe goditur, madje as edhe pėr tė mbijetuar pėr mė shumė se disa minuta nė hapėsirė. Nė vend tė kėsaj, neve thjeshtė do tė na duhej tė nisnim e tė pėrgatiteshim pėr impaktin.

Lajmi i mirė ėshtė se edhe njė paralajmėrim i vogėl bėn diferencė, thjeshtė sepse do tė na lejonte tė parashikonim kohėn dhe vendndodhjen e impaktit. Nė rastin e 2008 TC3, vetėm pak orė pas zbulimit tė asteroidit, shkencėtarėt e NASA bėnė llogaritje qė parashikonin zhytjen nė atmosferė mbi njė hapėsirė tė papopulluar nė shkretėtirė nė veri tė Sudanit, me nė saktėsi kohore qė ndryshoi me vetėm njė minutė.

Por pjesėmarrėsit nė ushtrimin e planifikimit shprehėn shqetėsim, se nėse do tė zbulohej njė asteroid qė pėrbėnte rrezik tė afėrt nė njė zonė tė populluar, dhe nėse situata nuk do tė menaxhohej nė mėnyrėn e duhur, paniku dhe mungesa e koordinimit do tė shkaktonin kaos nėpėr rrugė.

Spahr, nuk u angazhua nė projektin stėrvitor, por ai i ndan ato shqetėsime. 'Me njė paralajmėrim vetėm tre ditė mė herėt, mund tė largohesh nė njė vend tė sigurtė. Por unė trembem, sidomos kur shoh sa keq i kemi menaxhuar gjėra tė kėsaj natyre mė parė", thotė duke pėrmendur dėshtimin nė evakuimin tėrėsor tė qytetit tė New Orleansit para Uraganit Katrina nė vitin 2005. "Imagjinoj njerėz qė i kap paniku dhe nisen me makinė nė drejtim tė gabuar, duke ulėritur: O Zot, do tė na vrasė!"

Pėr tė parandaluar panikun dhe lėvizjen e ēorganizuar tė njerėzve, ėshtė shumė e rėndėsishme qė autoritetet tė pėrgatisin njė plan evakuimi dhe tė ia komunikojnė publikut sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur pas zbulimit tė objektit tė rrezikshėm, pėrderisa zbulime tė tillė postohen automatikisht nė internet dhe ata do tė shkaktonin njė stuhi tė vėrtetė mediatike.

Masa tė tilla do tė duhej tė garantonin qė rrugėt do tė ishin shumė tė qeta nė njė kohė kur njė objekt si Innoculatur zhytet nė atmosferėn e Tokės dhe i afrohet Uashingtonit. Kompresioni i atmosferės pėrpara asteroidit dhe fėrkimi me ajrin do tė shkaktonin njė nxehje shumė tė shpejtė. Nė lartėsi mė tė vogla, ku ajri ka njė dendėsi mė tė madhe, nxehja bėhet kaq e madhe saqė asteroidi shpėrthen. Nė rastin e ngjarjes nė Tunguska, kjo gjė ndodhi kur ai ishte 8 kilometra mbi Tokė.

Valė goditjeje supersonike

Nėse do tė ishit aq me fat sa tė shihnit, do tė vinit re se shpėrthimi do tė ishte mė i shndritshėm se Dielli. Rrezatimi i dukshėm dhe me rreze tė kuqe do tė ishte aq i fuqishėm sa tė zhyste nė flakė ēdo gjė, thotė Mark Boslough i Sandia National Laboratory nė Livermore, California. "Eshtė njėsoj si tė jesh nė njė furrė", thotė ai. Ēdokush qė ėshtė direkt i ekspozuar do tė digjej keqas.

Edhe pėrpara se tingulli i shpėrthimit tė mbėrrinte tek ju, trupi do t'ju shkatėrrohej nga njė valė supersonike goditjeje teksa shpėrthimi krijon njė fluskė gjigande ajri me trysni tė lartė qė pėrhapet edhe mė shpejtė se sa shpejtėsia e dritės. Shkencėtari planetar, Jay Melosh i Purdue University nė New York dikur pėrjetoi njė valė goditjeje nga njė eksperiment qė shpėrtheu 500 tonė tritol, njė shpėrthim i vogėl ky krahasuar me atė tė njė asteroidi.

'Unė po qėndroja nė majė tė njė kodre afro 1.5 kilometra larg dhe veshėt i kisha tė zėnė me kufje", kujton ai. Melosh thotė se vala e goditjes mund tė vihet re nė ajėr pėr shkak tė mėnyrės se si e pėrthyen dritėn. Eshtė njė fluskė qė lėkundet. Pėrhapet nė heshtje totale deri kur mbėrrin tek ti, dhe mė pas dėgjon njė bum tė dyfishtė, thotė ai.

Panik?

Njė asteroid si ai qė rrafshoi Tunguskan nė Siberi nė vitin 1908 pritet tė ndodhė vetėm njė herė nė 500 vjet. Ka gjasa qė tė kalojė shumė mė tepėr kohė pėrpara se njė i tillė tė godasė njė zonė me popullsi tė lartė, duke parė pjesėn e vogėl tė sipėrfaqes sė tokės qė ėshtė e zėnė me qytete. Njė studim i NASA-s nė vitin 2003 zbuloi se vetėm njė nė katėr impakte tė madhėsisė sė Tunguskas do tė vrisnin ndokėnd, dhe vetėm njė nė 17 impakte tė tillė do tė shkaktonte njė numėr viktimash prej 10 mijė apo mė shumė, tė krahasueshėm me tėrmete dhe tsuname tė rėndė.

Melosh ishte nė njė distancė sigurie, por nė tokė, poshtė njė asteroidi qė shpėrthen, vala e goditjes do tė ishte e mjaftueshme pėr tė shembur ndėrtesat. Ajo do tė mbėrrinte afro 30 sekonda pas flakėrimės dhe gjithashtu do tė zhdukte nga qielli ēdo avion qė mund tė jetė duke fluturuar aty pranė, thotė Boslough. Ēdo ndėrtesė qė do tė mbijetonte do ta pėsonte mė pas, teksa erėrat e furishme mė tė shpejta se ēdo lloj uragani do tė bėnin punėn e tyre.

Sigurisht, dy tė tretat e sipėrfaqes sė Tokės ėshtė oqean. Ndėrkohė qė atmosfera jonė me shumė gjasa do tė na mbrojė ne nga asteroidėt qė janė mė tė vegjėl se 100 metra nė diametėr, ēdo gjė mė e madhe qė do tė zhytej nė oqean - duke pėrfshirė edhe copėza nga Innoculatus - do tė shkaktonte njė valė gjigante, e cila do tė shembte nė ēast ndėrtesat bregdetare. Dėmi i jashtėzakonshėm dhe humbjet e mėdha nė jetėt e njerėzve qė do tė pasonin nėse qytete tė shumtė pėrreth basenit tė oqeaneve do tė pėrmbyteshin, bėnė qė shkencėtarėt e NASA tė vlerėsojnė impaktet e asteroidėve mbi oqeanė si mė tė rrezikshėm se sa ata nė tokė.

Megjithatė, stimulimet e kohėve tė fundit me kompjuter ofrojnė njė farė shprese. Ata sugjerojnė qė valėt gjigante qė gjenerohen nga impaktet nė oqean zakonisht do tė thyheshin larg nga bregu, duke e shpėrndarė pjesėn mė tė madhe tė energjisė pėrpara se tė pėrplaseshin nė qytete - sigurisht, gjithonė nėse impakti nuk do tė ishte pranė brigjeve. Njė tjetėr rreze shprese ėshtė se asteroidėt me diametėr 100 metra e godasin Tokėn vetėm njė tė dhjetėn herė mė shpesh se sa objektet me diametėr 30 metra.

Ushtrimi i forcės ajrore qė zgjati vetėm njė ditė as nuk gėrvishti paksa sipėrfaqen e problemit tė ardhshėm tė asteroidit. Jo mė kot, ai zbuloi se nėse makthi do tė vėrtetohej, nuk ka njė plan se si tė koordinohet veprimtaria e NASA-s, planifikuesve tė rasteve tė emergjencave, ushtrinė e SHBA dhe pjesė tė tjera tė qeverisė. Nevojiten edhe ushtrime tė mėtejshme tė planifikimit: koha e kursyer nga pėrgatitjet e hershme do tė ishte shumė e rėndėsishme nėse do tė kėrkohej ndonjėherė njė evakuim i menjėhershėm.

Shanset tona pėr tė patur njė paralajmėrim pėr njė asteroid 30 metėrsh nuk janė mė shumė se 25 deri 35 pėrqind me vėzhgimin aktual qiellor, thotė astronomi Alan Harris i Space Science Institute nė Boulder, Colorado. Qielli na verbon pėr 50 pėrqind tė objekteve pėr shkak tė dritės. Edhe ndriēimi prej hėnės mund tė fshehė mysafirė tė paftuar.

Pėr mė tepėr, dy prej tre observatorėve kryesorė tė asteroidėve nė botė ndodhen nė arizona, duke pėrfshirė kėtu edhe Catalina Sky Survey, qė zbuloi 2008 TC3. Mes korrikut dhe shtatorit ky rajon ka prirjen tė jetė i zėnė nga retė. "Nėse 2008 TC3 do tė kish ardhur nė korrik, harrojeni qė tė ishte pikasur", thotė Spahr.

Tani imagjinoni kėtė skenar tė shėmtuar, i cili shqetėsoi disa prej pjesėmarrėsve nė ushtrim: njė asteroid shfaqet krejt papritur nga askundi dhe shpėrthen mu mbi njė impiant bėrthamor nė njė rajon bėrthamor, si Azia Juglindore apo Lindja e Mesme. Ekzistojnė shanse tė arsyeshme pėr tė menduar qė njė shpėrthim i tillė mund tė keqinterpretohej si njė sulm bėrthamor. Tė dy prodhojnė njė ndriēim shumė tė madh, njė valė goditjeje dhe erėra tė furishme.

Shqetėsime tė tillė ishin njėra arsye pėrse, kur NASA zbuloi 2008 TC3 nė vitin 2008, ajo jo vetėm nxorri njė deklaratė pėr shtyp, por edhe paralajmėroi Departamentin e Shtetit tė SHBA, komandantėt ushtarakė dhe zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė, thotė Lindsey Johnson nė zyrat qendrore tė NASA, qė mbikėqyr punėn e agjencisė me objektet pranė Tokės. "Nėse do tė ishte drejtuar diku nė mesin e Paqėsorit, ne ndoshta nuk do tė ishim shqetėsuar aq shumė pėr tė, por duke qenė se do tė pėrplasej nė Tokė dhe pranė Lindjes sė Mesme, ne lajmėruam tė gjithė", thotė ai.

Ka njė rrugė kryesore pėr tė pėrmirėsuar shanset tona - vendosja e mė shumė "syve" drejt qiellit. Agjencia europiane e Hapėsirės dėshiron tė hyjė nė lojėn e monitorimit dhe mund tė vendosė teleskopėt e vet nė Observatorin Europiano-Jugor nė Kili. Kjo mund tė plotėsojė boshllėkun e vėzhgimeve tė NASA-s, qė janė tė kufizuar nė vėzhgimin e qiejve tė hemisferės veriore, thotė Richard Crowther i Kėshillit Britanik tė Shkencės dhe Tekologjisė.

Pėrgatituni

"Deri tani, SHBA ka marrė pjesėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė nė kėtė problem dhe mendoj se ėshtė koha qė shtete tė tjerė tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi", thotė ai.

Ndihma do tė vijė gjithashtu nga dy observatorė tė rinj tė SHBA tė projektuar pėr tė vėzhguar tė gjithė qiellin e dukshėm nga vendndodhja e tyre, njė herė nė disa ditė. Panoramic Survey Telescope dhe rapid Response System (Pan-STARRS) do tė ketė katėr teleskopė 1.8 metra, i pari i tė cilėve ėshtė ngritur tashmė dhe punon nė Hawaii. Ka plane pėr tė ndėrtuar teleskopin 8.4 metra nė Kili deri nė vitin 2015, ndonėse projekti ende vazhdon tė grumbullojė fonde. Kjo gjė do tė pėrmirėsojė shanset e njė pikasjeje tė hershme dhe duke rritur kohėn e paralajmėrimit pėr objektet 30 metėrsh deri njė muaj para.

Por, edhe kėshtu, ēdo objekt tokėsor qė i shėrben kėtij veprimi vuan nga interferenca e Diellit dhe Hėnės.

Njė teleskop hapėsinor i dedikuar do tė ndreqte kėtė problem, por njė mision i tillė mund tė kushtonte mė shumė se qindra miliarda dollarė. "Bėhet fjalė pėr investim nė njė politikė sigurimesh", thotė Irwin Shapiro i Harvard-Smithsonian Center for Astroophysics nė Cambridge, Massachusetts.

Shapiro ėshtė nė krye tė njė paneli tė Kėshillit Kombėtar tė Studimeve, qė deri nė fund tė vitit do tė rekomandojė njė strategji pėr tė adresuar mė mirė rrezikun nga objektet pranė Tokės. Ky studim, bashkė me raportin e forcės ajrore pėr ushtrimin e saj nė impaktin e asteroidėve, ka pėr qėllim tė ndihmojė Shtėpinė e Bardhė pėr tė pėrpunuar njė politikė zyrtare pėr rrezikun e objekteve pranė tokės deri nė tetor 2010, e qė ėshtė kėrkuar nga Kongresi. Ndėrkohė qė impaktet e asteoridėve janė shumė mė tė rrallė se sa uraganėt dhe tėrmetet, ata kanė potencialin pėr tė bėrė shumė mė tepėr dėm, paralajmėron Johnson: "Nuk ėshtė diēka qė unė mendoj se ka nevojė pėr miliarda dollarė nė vit shpenzime, por kėrkon gjithėsesi prioritet nė listėn e gjėrave qė na shqetėsojnė". Paratė tė paktėn do tė na jepnin njė ide mė tė mirė se kur mund tė godasė asteroidi tjetėr. "Me aq sa dimė, mund tė ndodhė edhe javėn tjetėr", thotė ai.

A mund ta devijojmė?

Mėnyra mė e mirė pėr tė devijuar rrugėn e njė asteroidi nga Toka do tė ishte tė dėrgohej njė bombė atomike nė njė anije kozmike, pak a shumė si nė filmin Deep Impact, ndonėse pėr kėtė gjithėsesi do tė na duhej njė lajmėrim disa vite mė herėt. Anija Kozmike do tė duhej tė ishte nė gjendje tė ulej mbi asteroid dhe tė shkaktonte shpėrthimin nė distancėn e duhur. Nevojitet precizion pėr tė mos shkaktuar ndarjen e asteroidit nė dy pjesė qė sėrish do tė godisnin tokėn.

Kjo supozon qė ne jemi tashmė tė pėrgatitur. Projektimi dhe ndėrtimi i anijeve tė reja kozmike kėrkon vite. Me teknologjinė e sotme, ndoshta do tė duheshin edhe disa vite tė tjerė pėr tė mbėrritur tek njė asteroid qė kanoset. Dhe duke qenė se shpėrthimi do tė duhej tė ndodhte disa vite para impaktit tė parashikuar me qėllim qė asteroidi tė mos godasė Tokėn, do tė na duheshin dekada tė tėra kohė nėse do tė donim tė shmangnim Armageddonin.

Njė faktor turbullues ėshtė se armėt bėrthamore nė hapėsirė janė tė ndaluara nga Traktati i hapėsirės i vitit 1967, i firmosur nga SHBA, Rusia dhe tė tjera fuqi bėrthamore, ndonėse kėto mund tė bien dakord pėr tė bėrė njė sy qorr nė njė rast tė tillė.

Me disa dekada kohė para impaktit, teknologji tė tjera shmangieje mund tė hyjnė nė lojė. Tėrheqėsi gravitacional, pėr shembull, do tė kėrkonte vendosjen e njė anije kozmike pranė asteroidit pėr disa vite, duke e larguar atė gradualisht nga kursi pėrmes tėrheqjes sė vogėl gravitacionale tė masės sė raketės.

Njė tjetėr opsion do tė ishte fokusimi i dritės sė diellit mbi njė pikė nė asteroid duke pėrdorur njė pasqyrė gjigante nė njė anije kozmike, duke e nxehur atė aq sa pėr ta shkrirė. Gazrat qė do tė lėshoheshin, do tė shėrbenin si skapamento e njė motori, duke i dhėnė njė shtytje tė lehtė asteroidit nė drejtimin e kundėrt qė me kalimin e viteve do tė sillte njė ndryshim tė madh tė kursit tė tij.

R.D.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi