♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e tranvestitit nė Tiranė, policia heton krim pasionant dhe pistėn e “diskriminimit”

Shko poshtė

Vrasja e tranvestitit nė Tiranė, policia heton krim pasionant dhe pistėn e “diskriminimit” Empty Vrasja e tranvestitit nė Tiranė, policia heton krim pasionant dhe pistėn e “diskriminimit”

Mesazh nga Vizitor Sun Sep 20, 2009 2:22 pm

Tranvestitė nė qendėr tė Tiranės.Tiranė, 20 Shtator NOA – Policia e Tiranės, po heton vrasjen e tranvestit mbrėmjen e djeshme nė qendėr tė Tiranės, duke u pėrqendruar sidomos nė dy pista, atė tė krimit pasionant si dhe pistėn e “diskriminimit”.


Ngjarja ndodhi mbrėmjen e djeshme nė orėn 22.50 nė qendėr tė kryeqytetit, te rruga “Abdi Toptani”, pėrballė hyrjes sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve tek ish-hotel “Drini” sot “Torre Drin”.

Krimi ndodhi jo larg pjesės sė pasme tė Pallatit tė Kulturės, ku rėndom qėndrojnė tranvestitėt shqiptarė, siē duket dhe nė foto, nė pėrpjekje pėr tė gjetur klientė.

Viktima, ishte njė tranvestit (person me devijime seksuale) qė thirrej si “Kristi” apo dhe “Kristina”.

Policia tha se identiteti i tij i plotė ishte Petrit Lucaj, 38 vjeē nga Elbasani, banues prej vitesh nė Tiranė.

Ai ishte pjesė e njė grupi tranvestitėsh tė cilėt qarkullojnė nė kryeqytet duke u endur shpesh nė kėrkim klientėsh.

Policia tha se viktima, disa herė ishte arrestuar pėr vepra tė turpshme nė publik, kryerje tė marrėdhėnieve seksuale apo homoseksuale por ishte akuzuar disa herė edhe si vjedhės, denoncuar kryesisht nga klientė tė grupit tė tranvestitėve qė gjenden pas Pallatit tė Kulturės.

Nga hetimet e para, mėsohet se ka qenė njė person, tė dhėnat e tė cilit policia refuzoi t’i konfirmojė deri tani, i cili e ka qėlluar viktimėn me njė mjet tė mprehtė, dyshohet thikė, nė pjesėn e fytit.

Krimi mendohet se ka ndodhur pranė “Torre Drin”. Pasi ka marrė plagėn qė i solli hemorragji tė fortė, viktima ka kėrkuar ndihmė duke iu afruar policit mė tė parė, qė gjeti te porta e Drejtorisė sė pėrgjithshme tė Burgjeve, i thanė agjencisė NOA, burime nė vendngjarje.

Nė gjendje kritike siē ishte, viktima ka gjetur vdekjen pak minuta mė vonė, ndėrsa po transportohej nė drejtim tė Spitalit Ushtarak tė Tiranės.

Duke folur pėr hetimet, policia tha se personi me devijim seksual ka gjetur vdekjen pasi u ther me thikė nė fyt.

Policia pohoi se ndėr pistat e hetimit, nė pritje pėr tė kapur autorin, ka atė tė vrasjes pėr shkak tė faktit se viktima ishte tranvestit, pra njė njeri me devijime seksuale. Por nėn hetim janė dhe pista tė tjera qė gjithashtu lidhen me tė kaluarėn e errėt tė viktimės.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi