♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gojėdhėnat.......

Shko poshtė

Gojėdhėnat....... Empty Gojėdhėnat.......

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:25 pm

Ketu mund te fusni nje Gojėdhėn shqiptare qe e keni lexuar ose jua kane treguar te tjeret.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gojėdhėnat....... Empty Re: Gojėdhėnat.......

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:26 pm

Kalaja e Beratit.
Kjo eshte nje gojedhene per kalane e beratit:
Kalaja - emri i keshtjelles
Tomori - emri i malit
Shpiragu - emri i malit
Osumi - emri i lumit

Kalaja eshte nje vajze e bukur ku ajo pelqehej nga te gjith djemte ne ate kohe por me shume pelqehej nga 2 vellezerit Tomori edhe Shpiragu te 2 trimat qe ishin te beses edhe te fjales e donin kalane. Kalaja i donte te 2 keta djemte. Keshtu qe djemte vendosen te dilnin ne dyluftim per te mare kalane per vete.

Nga dyluftimi shpiragu u be me vija nga shpata e tomorit kurse tomori u be me gropa nga topuzi i shpiragut. Te dy vellezerit u vrane me njeri tjetrin. Po te shohesh malet kane: Shpiragu me vija kurse Tomori me gropa.

Kalaja qau aq shume sa u krijua edhe lumi osum.

P.S. Kjo karakterizon edhe qytetin e beratit.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gojėdhėnat....... Empty Re: Gojėdhėnat.......

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 2:42 pm

Kuvendimi i Zanave !

Nje nate ne oret e mesnates tri Zana si gjithmone ne fluturimet e tyre neper bjeshke e male, krahina e qytete arriten ne nje vend diku kundruell(siperkarshi) qytetit te SKUTARIT (Skute e arte, qoshe e arte ose Shkodra e sotme)dhe qytetit te Lisit (Lezha)dhe mbasi zune vend diku ne maje te te Maleve, zune fille me bisedue:
Kuvendimi i Zanave

Kah po frynte veriut era,
Permbi bjeshket e shqiptarise
Prej ka Yjet rrijne tue pame,
Gjithe kto punet e njerzise,
Edhe netve ne oret e vona
Kapun Zanat dora dora
Marrin vallen neper ajri
E po dalin ne maje te larta
Krejt njerzimin me kundrue
Edhe shortet me ja u pershkrue!
E kur po zane vend ne maje te malit,
Po i therrasin Zanes Cukalit :

A po ndien moj e mira moter,
A po sheh at shpi mbi koder,
Ku po shndrit nje drite si hane
Per shqiptare e per Shkodrane,
Per malsore e Lisitjane.
E ku nje zoje nje Nane e re
Shtatin zanun si po i thone e ka,
E te nantat ju kan nda...
Sonte pra o mori lum Zana
Po fale Zoti njat Yll te ri,
Ku per fatet e ksaj Shqypni
Ku asht shkrue besa bardh e zi...
Ku u shkel eh, ajo histori,
Ku nen thunder te barbarve
Shpesh u shtyp jeta e Shqiptarve,
E ku shuejti e drejta e njerit
Per nen thember t'bishave te verit,
E per nen bisht dhelpraksh dinak
Qe ne jug rrijne si lugat...
E kurr Shqypnine nuk e lane rahat,
Naten territ krejt pa hane
Ja msyne toket ane e mbane
Edhe zune plane me djegun
Per me shue e me shkretue
Pa njerz vendin per me lane
Edhe tokat ata djerre me i nxane...

A po sheh pra njat zoje te rande
Qe si lgueshem po rrin m'njanane?
Tuj lut Zot e Diell e Hane
Si fuqi asaj me i dhane
Per me lindun njat Yll prej barkut
Njat vigan moj Zana e malit,

Eh, ajo nane por nane e re,
Qe me shpirt qiellit ju ka drejtue
Po qe besa ketu m'ka mue
Edhe dhimbjet kam me ja ndale
Sa te falin zoti ate djale!
Zana tjeter rrin tuj ndije,
Mori moter, ajo i ka thane!
A po din ti me me kallxue,
Se pse ai fmi qe sot po le
Aqe fort ti i je kushtue
Edhe gzim ti sot po ke...
A po din pra mue me me thane
C'vlere do t'kete ai per Shkodrane
Per Shkodrane a per Lezhjane?
Ho, ho, ho... po qeshi Ora,
Pa me ndigjo mori lum motra!
Se qe besa jam tuj te diftue
Se ai Yll qe sot asht tuj le
Do ta nise nje pune te re
Nje za i lire pra ka me kendue
Per kete vend ka me nise e mbara,
Prej njati qe po del ne drite
Edhe vendi vete ka me u shndrite!
Eh, po i thote shoqja,
Thashe se c'po thue...
Po nje fmij cka ka me ba?
Sot vocrrak ai nis me kja
Edhe vitesh ne kto shpija
Ka me myt thom dhe vorfnija...
Jo moj Zane moj t'rafte e mira!
Mos ndjedh keq pa nise e liga!

Por ven re edhe mbaje mend
Se qe po lind ai gazmend!

Fjala zgjat sa lindi fmija...
Dikush thirri ne oborr te kulles:

O more Zoti ne na fali djal...
Qofte me jete e faqe te bardhe!
Zana Zanes i tha perseri,
A e ndieve atin e tij...
Se si e thirri qiellin hava
Edhe zotit ja rriti nderen
Hajde te shkojme ma afer pra,
Edhe gjumin me ja qetue...
Edhe nanen me ja ndihmue.
Dora dora prej majes se malit
Rane tri Zana ne permbi koder
Rane tri drita tri hyjni
More Zot sa mrekulli...
Kur krejt shpia ka ushtue
Edhe qeilla ka gjimue
Kur tri Zana te Shqyptarise
Rrotullue si ne te bukurat valle
Kane shkrue shortet e njerzimit
Edhe fjalet kane nise me nxane
Tuj pershkrue njat jeten e fmise
Cka ai shekullit ka me punue
Per kete Komb e per kete dhe
Per Shqypni e per vllazen te vet
Ku ai fjales vrudh ka me i dhane
Edhe shekujve ka me lane...
Zana Zanes po i thote kto fjale:

Ndigjome mire o moj e mira e bardhe!
Mori motra Zana e Shqypnise,
Sot po nis nje drite e re
Per kete vend e per kete dhe!

Se ky djale qe sot ka le
Ka me kene po nje bari...
Qe me rujet ai grigjen e tij,
Ka me msue dyerve te qiellit
Se si mbrohet e drejta e njerit,
E si zhvillohet gjuha shqiptare,
Pa e lanun me humb fare,
E ai me pupel ka me shkrue
Dhe per ne moj kjosh bekue !
Se nje dite ne Manastir…
Ai me buura, vete ky Yll,
Ne krye te vendit ka me ligjerue,
E shkronjat Shqipe ky ka me i pagzue !

Edhe mbase ai vete per ne
Ka me shkrue nje kange te re
Me frymzime deri ne hyjni
Qe ne shekuj do te jete lavdi
Per legjenda e per Ora…
E per ne sot dora dora...

Leni prrallat o moj lum motra,
Po me thuej ne kete nate
A po din ndonje gja te re
Se si do te shkojne punet per ne,
A do te mbesin bjeshket tona
Me do lugje nga Valbona?
Po nga Vjosa mori lum motra,
E Tomorrin a do ta kemi?
Dardanine atje matane…
Ku rreh Drini valen e gjane,
Po Ohriden a do ta mbajme
A me lot thue do ta kjajme?!

Besa pra mori Zana moter,
Qe kete zemer po ma ban loder,
Fort po drue se shume skemi me i pas
As ne jug e as ne veri…
As ne lindje e as permbi Dri !

Por skem cbajme se kshtu asht shkrue,
Me gjak shekullit eshte vajtue,
Prej vete popullit te Shqypenise,
Qe per fajet e Rusise…
Edhe dhelpnave te Grekise…
Ndezen luftna pa ia da
E shume burri asht tuj u vra,
Ma sheh syni e ma njeh zemra
Ku po i shoh bishat te thembra…

E po e shoh sot nje fatos te ri
Qe fort do te rrahi kjo zemra e tij
Per ket komb edhe per ne…
Qe kah te bijen dielli mbi dhe
Shoku i tij ma nuk po le!

E do te kendoje ky zog shqiptari,
Per qendrese dhe per mencuri,
Per liri e per trimeri …
Do ti marre bjeshket me radhe,
Male e fise edhe qytete,
Edhe krene e burra te motit,
Deri Yjet perpara zotit…
Ka me i ule edhe me i numrue,
E Shqiptarisht ai ka me kendue!

Sa gjithe zemrat e shqiparve
Ka me indeze mori Zana e maleve,
Ka me ua ndeze zemrat ne gji
Me luftue per liri !
E me dhane jeten si bij t’ktij kombi,
Sic e dha ne Troje ai Hektori!

E fjala e tij si e vete zotit,
Do ti kendoj dhe kulles barotit,
Pra asaj qe e pate pa…
Qe shkoj qiellit per hava…
Tuj marr flake si rrufe prej motit
Kur ai Osja ai i biri i barotit,
Ai djaloshi po ai zog Shkodran,
Qe ksaj bote ja ka lan nam!

E ja dogj djelt po Krajlit te zi,
Kur ne kulle e paten rrethue…
Krejt hava me ta u lshue…
Ndez n’barot ai Oso Kuka,
Qe deri ne bjeshke na dhimti zemra,
Per ate gjame e ate pus te zi
Ne ate Vranine per ate ushtri…

Eh, po Oso thone nuk ban ma nana,
Vec se thone se bes pra,
Kur te vijne puna me nda…
Me nda toke e me nda troje,
Dije more pra se cka po te thote motra:

Se si Osoja prap ka Shkodra,
Po ka Shkodra e ka Pristina,
Ka Ulqini e ka Ohrida,
Ka, po ka edhe Gostivari,
Ka Tetova e ka vete Sharri,
Ka Presheva e ka Tirana…
Ka pra ka o mori lum Zana,
Ka Mirdita do djelm sokola,
Qe bash ne vetull gjakun ta pine,
Sic e ka Shkodra Malsine…
Ka po Vlona e Tepeleni,
Ka Cameria e ka Permeti,
Manastiri e Pogradeci…
Ah, po ka Kruja e ka Kurbini,
Ka Skrapari e ka breg Drini…
I ka Kuksi e i ka Tropoja…
I ka Korca e Elbasani…
I ka Durrsi e i ka Prizreni…
Oso Kuka ka krejt vendi!

Por po i lame na tash fjalet tona,
Se dhe drita tash po don me dale,
E ajo po ardhte e bardhe!
Se sot nje Yll botes ja pruni,
E na e fali nje yll te ri,
Nje kangatar per Shqiptari,
Qe per kah pupla ka me shkelqye,
Per gjithe shekujsh mbi kete dhe
Ku me mende e me shpirt te vet
Ka me dhane aqe kivet
Gjithe shqiptarve kudo jane
Per me njofte moj Zane kete Nane,
Per me njofte nanen Shqiptare
E mos me lane me dalun fare,
Mos me tret e me lane shkret,
Rrugve te botes ne kurbet!

E si po thue pra se ka me u thirr,
Emri tij shekush me rradhe?!

Une po them se do te jete Yll,
Si e ka t’shkrueme permbi ball,
E nėse jo…, Zef e pagzojne,
E ma vone ne dere te kungimit,
Kur merr udhet njeri drejt qiellit,
Per me ndenje me Deill e Hane,
At Gjergj Fishta atij kan me i thane!

E goja te lumet moj Zana moter!
Po i thote shoqes perbri…
Eja pra ne kete drite mengjezi,
E te dalim ne bjeshket e nalta,
E te shohim per nan kupe te qiellit,
Se si po i bajne te drejtat e njierit,
Njato shtete kah Europa…
Qe po e ndjane Shqypnin me copa,
Eh, u rafte pika atyne krajlive
E deri ntoke kulmet ua pasha…
Nse nuk shohin o me sy
Se sa njeri po asht tuj u vra
E sa gjaku po shkon ne det
Per lirine e njerzve te shkrete…
Deh moj Zane ti pse po true,
Per kto fate te shqyptarvet
Qe po u shkon jeta tuj u vra,
Here me grek e here me shkja
E here me vete, besa vllau me vlla?!

Po si tja bajm moj te rafte e mira,
Kur kete bote e mbuloj e liga…
Kur as djali per baben e vet,
Nuk po ka ai aspak dert!

Po te presim moj bukuri,
Sa te nisin dita e re…
E tė bjen rrezja mbi dhe…
Se kta burra te shqyptarise
Keto bjeshke e keto male
Ku ne rrime me tonat valle
Kurre per jete skan me i lshue
Por edhe forca e tyne e madhe
Ne kjofte se kta noj dite i lshon,
Po na vete moj Zane Shqyptare
Do te ua japim forcen tone,
Edhe vigajt kemi me i cue
Qumshtin tone na kemi me ua dhane,
Edhe trupat me ua mbajte ne kambe
Si kreshnikve dikur motit,
E fuqia e e burrave shqyptare
Ka me kene sic ka kene ma pare!

Oh te lumte goja mori moter,
Per kto fajle e per keto urti,
Qe krejt zemren ma ke ngi,
Edhe shpresen ma ke shtue,
Qe kurr ma frika ska me marr mue!
Por tash ma nep ti doren tande,
E perkah qiejve te Shqiptarise,
Shkojme na bashke duke u kthillue
Duke fole e tuj u prozhmue,
Eja pra vallen me nise…
Si tri Zana qe jem bashkue!

Shenim i im: Pershtatja eshte bere me qellim ne dialektin e gjuhes se vjeter Shqipe per shkak te pershtatjes me vitet per kur flasin keto vargje epike...eshte koha ne periudhen e lindjes se poetit te nadh gjergj Fishta...Autori dv.

“2004 Korrik “

"Nder udhetime"

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gojėdhėnat....... Empty Re: Gojėdhėnat.......

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 2:44 pm

O "eli bubazheli"

Ca vargje ne vend te pergjigjes:

Ku po t'rrin ai marak i mjeri
qe po na flet per histori...
E vete Homerin po e korigjon
a thua ke vene re lapsusat e tij,
dhe Enenan, Dardan e bane n'histori!

"bubazhel" pash t'madhin zot,
Leni andrrat per histroi,
Merr ndoj liber sa nuk asht vone
dhe lexo fjalet e tij:

Fjalt e vete Homer kengetarit,
Dhe Virgjilin mire lexoje...
S'ke dijeni more lum "bubazheli"
Per cfare u shkrue asaj kohe!

Nuk mund tjesh ma i madh se Fishta,
As Mark Demaj ai Shkrimtari,
Qe virgjilin ne Shqip e ka perkthye
Me shume kujdes ai bir shqipetari!

E per lapsuset e fjalve te mija,
Mos u tremb he burre zakonit,
Se e din vete edhe Greqia,
Se eshte ne trojet Ilirianit!

Vete Akropolin e kane ndertuar,
Pellazgt tone burrat e motit,
Edhe Ishujt ja kane bashkue
Me nje gjigand qe ishte Rodit!

A po din tash disi me dale...?
Se fjale Geg do te thote Gjigand!
Edhe Rod a e din ti mor djale?
se eshte nje race e vecante n'ballkan
dhe e kemi emrin Ilirian!

Prap n'mos dish ti pyetem mue,
se ketu jam me tu pergjegj...
Veri jug rrin te bashkue:
E na thone Toske e Gege!

Vec Ramizin ate vrastar...
Me ma shkrue nuk e due,
Se nje dite me gjak martiresh,
Shkoderloces rruget ja ka mbulue!
E mi thuej Rames qe ma paske kojshi
do te fus ne maje t'kalemit...
E ftyren tande fort kam me ta nxi
Per poshtersite qe i bane vendit!

Se nuk punove thuaj per Shqiptar,
Por per Grek e Jugosllav...
Dhe me mallin tend edhe per Rusine
E shkatrrove Shqiptarine...

Kur i more burrat nga Kosova...
Lidhur rrjesht ata dora dora...
Dhe Titistave ua ke dorzue
Ne Tivar me i pushkatue
Jo ma pak se nja pesmije...
Ku ua veshe nanat ne zi...
E ua le dhe fmite jetima
Mi thuej Rames:Te vrafte vetima!

Mjaft per sonte, u zgjata se e pashe qe Ramizin e paske per zemer...

"Nder udhetime"

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gojėdhėnat....... Empty Re: Gojėdhėnat.......

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 2:48 pm

Sipas gojdhėnave, emrin Rrjoll, ky bajrak apo fis (siē quhej parabajrakut, shek. XVII.) e ka marrė nga vetė lumi i dikurshėm i rrjollit (sot mė shumė pėrrua), ku qė herėt gjindet si emėr latin Rivulus, pra emėrtim i kohės Romake. Emėrtimet janė tė hershme, por lidhen edhe me emėrtimin e kėshtjellės Ballexa e Rrjollit, ku padyshirn ka qenė njė pikat mė tė rėndėsishme, nga lu komanohej zhvillimi i jetės pėr vetė Rrjollin, por pėr krejt Malėsinė e Madhe, pse jo edhe Shkodrėn. Pėr tė parėn herė dokumentohet kjo kėshtjellė nė dokumentet e vitit 1062, mė vonė nė ato tė vitit 1067, por pėrsėri e gjejmė nė ato tė viteve 1200, 1347 e deri nė vitin 1688, ku gjindet jo vetėm njė hartė e kohės, por edhe materiali mė i bollshėm i kėshtjellės
Gojėdhėnat....... Alpet6
Nė vitet 1416 - 1417 nė kadastrin Venecian pershkruhet mė saktė emri Rrjolli dhe njė "Villa Clamanda Riola", pra bėn f]alė pėr njė kėshtjellė tė rėndėsishme tė Rrjollit. e cila padyshim ėshtė ajo e Ballexės. Nė kėto dokumente flitet se Villa Clamanda Riola kishte 11 shtėpi, por nuk jep saktė numrin e pėrgjithshėm tė banorėve tė krejt Rrjollit, por mė vonė sq2aron se po kėtu nė Kėshtjellė banonin 25 familje nė qytezė, madje thuhet se 30% e banorėve tė qytezės (Ballexės) ishin priftėrinjtė, ndoshta bėhet fjalė edhe pėr murgj. Rreth vitit 1450 shėnohet se nė kėtė qytezė kishte 350 bujq. Mbiemrat e banorėve tė Rrjollit (qė sigurisht si qendra e rėndėrsishme e tij ishte Ballexa) mbizotėronin mbiemrat e familjeve Aleks Mullisi, Pali i Ballexės e mbiemra tė tjerė zejtarėsh.

Sipas gojėdhėnave, Kėshtjellėn e pat rindėrtuar ushtria e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut) para njė beteje antiturke, qė quhet beteja e Kirit. Po sipas gojėdhėnave, kjo kėshtjellė priti vetė Skėnderbeun, qė pėr nder tė tij ranė fuqishėm kėmbanat e kishės sė Shėn Gjergjit tė Ballexės, qė thuhet se u dėgjuan deri larg nė fshatrat e Krajės. Kjo pra tregon pėr rėndėsinė qė kishte nė luftėn kundėr osmanllinjve Malėsia e Madhe, por edhe Rrjolli me vetė pozitėn gjeografike dominuese, si dhe me vetė zhvillimin e kėsaj treve, ku shpesh flitet se kėtu preheshin parį (lekė), e prodhohej barut. Duhet theksuar se pas pushtimit Turk, kjo kėshtjellė thuajse u shkatėrrua, aq sa kėtu banonin vetėm 4-5 familje. Pėr kėshtjellėn e qytezėn e Ballexės, sipas gojėdhėnave flitet se shėrbente si vend qė mblidheshin tė gjithė burrat e menēur tė Malėsisė sė Madhe pėr tė organizuar besėlidhjet e tyre, e vendi ku takoheshin quhej Ēang, ku edhe sot e kėsaj dite, malėsorėt e quajnė kėtė "Kėshtjellė", "forca e Lekėve" (shqiptarėve Verior".

Edhe nė kohėn e Balshajve, kjo kėshtjellė ishte pėrdorur si vend strehim. Sot nė Rrjoll ėshtė njė lagje, po me emrin Ēangaj, ēfarė tregon pėr vazhdimin e jetės Shqiptare, e pse jo nė kėtė vend mund tė jetė derdhur kėmbana e kishės nė vitin 1465, qė peshonte 155 kg, e cila nė gjuhėn e vjetėr quhet edhe Ēangė.Mendohet se nė vitin 1685, kėtu ka jetuar pėr disa kohė edhe Pjetėr Bogdani, autori i "Ēeta e Profetėve", ku edhe sot ruhet toponimi 'Shpella e Bogdanit' ose 'Shpella e Priftit'. Nė Rrjoll ka pasur njė qytetėrim tė pashoq e qė ka lulėzuar nė mesjetėn e hershme e deri ato tė Lezhės, Durrėsit e Drishtit etj. Rrjolli ka qenė i pėrmendur pėr mullinjtė e tij tė shumtė e modernė pėr kohėn, ku pėrmenden mbi 40 mullinj. Kėtė fakt e vėrteton mė sė miri edhe mbiemri Mullisi nė shumicė.

Madje nė Rrjoll gjindeshin Valanicat qė pėrgatitnin shajakun, me tė cilin bėnin veshjet e tyre. Nė njė dokument tė vitit 1881 thuhet se Rrjolli ishte bajrak nė vehte me 163 shtėpi e 1310 banorė, ku tė gjithė ishin katolikė, ēfarė tregon pėr qėndresėn e pashoqe ndaj hegjemonisė sė islamizmit tė dhunshėm qė na importoi pushtuesi shumė shekullor Osman. Nė vitin 1897 kishte 1530 banorė, si dhe bylykbashin e tij nė gjykatėn e Xhibali Shkodėr.

Pėr prejardhjen e Rrjollit ka shumė Hipoteza, mendohet qė ata qė janė tė ardhur nga Kuēi (shqiptarė). Nė njė dokument Osman thuhet se bajraktar ka qenė nga fisi katolik i Kokajve, por duke qenė aleat me kryengritėsit Dervishajt e Shkodrės kundėr Vezirit, u zėvendėsua me njė musliman nga Kurtajt.

Toponime, Rrjolli ka pasur edhe nė zonat fushore tė Shkodrės, afėr Bunės (Bojana), ku kishin kullota dimėrore Rrjollasit, ku mė vonė disa mbetėn atje pėrgjithmonė. Ka toponime Riola edhe nė Greqi nė Patras ndėrsa nė Itali, nė Siēili ekziston njė numėr i madh familjesh me mbiemrin Riolo, ēfarė tregon pėr lėvizje tė mėdha tė kėsaj popullsie gjatė shekujve e rrebesheve tė ndryshme qė i pėrshkuam. Konkretisht le tė shohim disa fise qė trashėgohen nė dokumentacionet e hershme: Dara Vėllazėri e Rrjollit qė shfaqet nė vitin 1541, mbiemri zgjerohet e ruhet mes shqiptarėve edhe sot nė Siēili, Itali madje edhe nė Greqi. Nė kėtė vit thuhej se ka pesė gjymtyrė (degė), por nė njė dokument mė tė hershėm, atė tė vitit 1416- 1417, kishte nė Rrjoll njė fshat me tė tillė emėr me 11 shtėpi. Dodajt Vėllazni me njė shtėpi, vendas (autokton), por edhe tė ramė nė Muriqan e Kēirė. Keqanajt Vėllazėri me tre shtėpi autokton, por kishte 15 shtėpi me kėtė mbiemėr e lidhje gjaku nė Pejė. Kjo ndoshta lidhet mbasi atje kishte njė kullosė dimėrore qė zotėronin e pėrmendet nė vitin 1416-17.

Toskajt Vėllazni me mbiemėr tė tillė, i cili bėhet i njohur me njė Nika tė pėrmendur nė vitet 1532 - 1540. Toskajt janė autoktonė dhe kemi toponime tė tilla edhe nė pjesėn jugore tė Shqipėrisė, por edhe nė Greqi etj. Vitajt Vėllazėri me tre shtėpi nė Rrjoll (edhe nė vitin 1940). Pėr kėtė familje flitet qė nė vitet 1416 - 17, si familje e fuqishme dhe e frekuentueshme, me emrin Vita. Nė dokumente tė Venecias flitet pėr besnikėri ndaj sunduesve Venedikas, ku nė veēanti dalin emrat Miali Viti... (autokton).

Ēokajt. Me prejardhje vendas (autokton), me emėr nė Rrjoll qė nė mesjetė, ku thuhet se kjo vėllazėri ka 5 shtėpi, madje nga kjo vėllazėri ka edhe nė Orosh (Mirditė). Ēangajt. Vėllazėri e fis autokton, madje njė lagje e fuqishme e Rrjollit dhe kryeqendra e herėshme e tij, ku siē e theksuam edhe mė sipėr edhe sot trashėgon emrin. Gjithsesi Rrjolli ėshtė njė ndėr muzetė e gjallė qė rrezaton shqiptari tė pashoqe, madje ai ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr nga vlerat arkeologjike e historike, ku ruhet e padėmtuar e shkuara shumė e civilizuar jo vetėm e Rrjollit, por e krejt shqiptarisė, pėr tė cilėn shteti ka punuar e investuar tepėr pak, kur nė fakt duhej ta shpallte ndoshta edhe Monument tė rėndėsishėm tė vetė ekzistencės sė Shqipėrisė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gojėdhėnat....... Empty Re: Gojėdhėnat.......

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi