♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Celuliti,ankthi i cdo femre

2 posters

Shko poshtė

Celuliti,ankthi i cdo femre Empty Celuliti,ankthi i cdo femre

Mesazh nga Barbi Sat Jul 04, 2009 7:58 pm

Ėshtė njė problem shumė i pėrhapur qė prek kryesisht femrat, si adoleshentet ashtu edhe tė rriturat, tė shėndoshat, tė dobėtat, tė gjatat, tė shkurtrat, modelet dhe shitėset. Problemet e tij fillojnė qė nė moshėn 14-vjeēare. Ja si duhet tė kujdeseni pėr trupin tuaj


Celuliti ėshtė ankthi i tė gjitha femrave, por mė shumė turbullon netėt e vajzave tė reja. Ėshtė njė dukuri e pashmangshme, e cila mund tė vėrehet te ēdo femėr, njė faktor i bezdisshėm e aspak estetik qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve i detyrohet njė mėnyre tė gabuar tė tė ushqyerit dhe stilit tė jetesės. Mėnyra mė efikase pėr tė larguar kėtė fenomen ėshtė tė ndiqni qė nė vogėli njė stil jetese dinamik dhe tė shėndetshėm. Por nėse mendoni se mund ta zgjidhni pėrgjithmonė kėtė problem duke pėrdorur njė krem tė thjeshtė, pa ndryshuar rrėnjėsisht mėnyrėn e jetesės dhe regjimin e tė ngrėnit, atėherė tė jeni tė bindur se po gėnjeni veten.

"Lėkura e portokallit" ėshtė njė problem shqetėsues pėr 40 pėr qind tė femrave, por kėto tė fundit nė vend qė tė ndjekin njė dietė dhe tė kryejnė njė aktivitet tė rregullt fizik, preferojnė t‘i drejtohen kirurgjisė estetike. Celuliti qė krijohet kryesisht te kofshėt dhe tė ndenjurat i detyrohet edhe pirjes sė kontraceptivėve. Zakonisht janė gratė ato qė preken mė shumė nga celuliti. Ai fillon tė shfaqet te vajzat rreth moshės 14-vjeēare. Celuliti formohet zakonisht te gratė pas lindjes dhe tek ato qė marrin kontraceptivė oralė, sepse sistemi i eliminimit nuk mund tė pėrballojė fluksin e madh tė estrogjeneve nė trup.

Kohėt e fundit, celuliti ėshtė konsideruar njė sėmundje. Faktori i parė qė ndikon ėshtė raca dhe trashėgimia (zakonisht prek femrat e racės sė bardhė, kryesisht ato mesdhetare). Faktori i dytė ėshtė jeta sedentare, mbipesha, stresi, mėnyra e gabuar e tė ndenjurit (qėndrimi i tepėrt nė kėmbė ose kėmbė pėrmbi kėmbė), disa zakone tė kėqija (pėrdorimi i kėpucėve me taka shumė tė larta dhe veshjet e ngushta), etj. Zakonisht te faktorėt e parė (raca dhe trashėgimia) nuk mund tė ndėrhyhet.

Mėnyra mė e mirė ėshtė tė ushqehemi me produkte tė trajtuara nė avull ose me zierje, pasi janė plotėsisht tė asimilueshme dhe jo tė dėmshme pėr organizmin. Gjatė humbjes sė peshės, kėrkohet ekuilibėr nė marrjen e ushqimit, pėrtypje e mirė, konsum i tre litrave ujė nė ditė. Lėnia e njė vakti pa marrė ushqim ėshtė e dėmshme. Organizmi ka nevojė pėr ushqim, proteina, yndyrna etj. Pėr tė humbur 1 kilogramė peshė trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Mos prisni mrekulli kur bėhet fjalė pėr celulit. Por kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik tė duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund tė rezultojė nė zbutje tė lėkurės. Rritja e qarkullimit tė gjakut pėrmes masazhit padyshim qė ndihmon nė eliminimin e celulitit. Ēelėsi nė parandalimin dhe luftimin e celulitit ėshtė pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietė tė shėndetshme, reduktim tė tensionit dhe pėrmirėsim tė qarkullimit tė gjakut.

Zona problematike shfaqen nė trajtėn e edemės. Nė kėtė zonė ushtrohet masazh anticelulit me produktet specifike. Ky krem, nė sajė tė strukturės sė tij me kokrriza, ndihmon nė aktivizimin e ujėrave dhe toksinave tė mbetura, tė cilat eliminohen dhe dalin jashtė pėrmes djersės ose rrugėve tė jashtėqitjes. Mė pas lėkura trajtohet me njė serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonė e trajtuar lyhet me baltė, qė ka nė pėrbėrjen e tij alga deti dhe parafinė. Ėshtė e domosdoshme tė fashohet pjesa e trupit ku gjendet celuliti, nė mėnyrė qė tė realizohet mė sė miri efekti sauna dhe tė ndihmojė nė largimin e lekurės sė portokallit".
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Celuliti,ankthi i cdo femre Empty Re: Celuliti,ankthi i cdo femre

Mesazh nga Dolche Raggazza Fri Mar 02, 2012 5:15 pm

E normalisht qe eshte ankthi i cdo femre.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi