♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia voton

Shko poshtė

Shqiperia voton Empty Shqiperia voton

Mesazh nga bigbeng Sun Jun 28, 2009 6:51 pm

..............Pesha e votes se emigranteve................


Emigrantėt tanė po vijnė tė votojnė kėto ditė nė Shqipėri.. Por,edhe pse janė jo pak, por disa dhjetėra mijėra nė kėtė kontribut elektoral, kjo pjesėmarje modeste dėshmon rėndom supozimin e vjetėr se ata zakonisht kanė qėnė njė komunitet i shpėrfillur nga shteti shqiptar i shqiptarėve,dhe se,dhimbshėm,aq sa mund ta shkaktoje kėtė ndjesi dinjiteti i tyre i shpėrdoruar,ata janė njė komunitet i zhgėnjyer…
Zhgėnjimi i tyre ėshtė si njė dukuri qė pėrfaqėsohet dhe vėrtetohet pikėrisht nga shifrat dhe preokupimi i tyre jashtė kufijve tė vendit pėr tė pėrdorur pushtetin e votės nė shėrbim tė sė drejtės pėr tė marrė pjesė e pėr tu vlerėsuar.. Nė fakt kėto shifra janė aq dėshpėruese sa ėshtė edhė e trishtueshme mungesa e besimit dhe kriza e vetėdijes kombėtare nė pėrgjithėsi,nė kėtė aventurė tė re elektorale qė synon tu premtojnė kthesėn e vonuar shqiptarėve… Nėse janė vetėm disa dhjetėra mijėra emigrantė dhe jo disa qindra mijėra nga rreth njė million tė mėrguar nė 20 vjet tranzicion, ata qė kėto ditė vijnė tė votojnė nė Shqipėri,kjo tregon se ky komunitet ka filluar vėrtet tė mos fabrikojė mė dashuri dhe interes tė shėndetshėm pėr vendin e origjinės me tė cilin sa vjen e mė shumė i lidh vetėm malli dhe vetėm kujtimet..dhe tregon gjithashtu se ata qė po vijnė,vijnė tė votojnė kėtu jo tė ardhmen e tyre por rastėsinė qė afron pasiguria e sė ardhmes me premtime tė mjegullta..
Nėse sot nė Shqipėri afrohen tė votojnė as 10 pėr qind e emigrantėve shqiptarė nė Europė,kjo vėrteton ekzaktėsisht fatalitetin e njė realiteti tė prodhuar nga politika shqiptare e tranzicionit,dhe vėrteton gjithashtu fatalitetin e njė realiteti tė krijuar nė shpirtrat e ftohur tė kėtyre njerėzve,tė cilėve ju ėshtė mohuar barbarisht e drejta gjenetike pėr tė qėnė krenarė me vendin e tyre…(Rutinėn dhe ndjesinė e zhgėnjimit tė emigrantėve e amplifikon ndėrkaq edhe mė katrahura fushatore nė njė situatė elektorale tė papėrgjegjshme me shpėrdorime tė papėrgjegjshme dhe tė babėzitura dhe ta pakuptimta nė afishe dhe postera,qė kanė pushtuar dhunshėm gjithcka nė terenet e qyteteve dhe fshatrave dhe rrugėve nacionale neper tė cilat ata kalojnė gjatė kthimit nė Shqipėri)..
Madje,duket kaq therės ky zhgėnjim nė shpirtrat e tyre,saqė surealisht ai ėshtė gjendur njė hap larg mallkimit,dhe nėse nuk ka qėnė asnjėherė mallkim,kjo ka ndodhur sepse gjithcka ka qėnė zbehur dhe mjegulluar pėrballė njė mallkimi masiv e tė tertė nė kėtė vend,qė ne opinionistėt e quajmė me shumė delikatesė “tranzicion”
Dhe jo vetėm zhgėnjim por ka edhe shpėrfillje tė ndėrsjellė,si njė pėrgjigje e ftohtė ndaj temperaturės sė lartė elektorale nė kokat e liderėve gjithė kėta vjet,ku kanė vluar vullkane pabesie dhe padrejtėsie me motivin e qartė dhe pasojat e qarta,shkulmi instiktiv pėr pasuri dhe pushtet nga njėra anė dhe pasojat qė dihen nga ana tjetėr,korrupsioni apo vjedhjet spektakolare qė klasa politike i ka bėrė pėrditė kėtij populli ditė pėr ditė edhe nga viti na vit..
Por,gjithsesi, disa dhjetėra mijė emigrantė po vijnė tė votojnė dhe kjo ėshtė sigurisht njė shifėr,njė pėrpjekje,njė realitet qė meriton tė vlerėsohet dhe tė meret seriozisht nga gjithė ata qė janė nė nivelin dhe prirjen ta bėjnė kėtė gjė.. Sepse,kjo vėmendje ka njė rėndėsi sentimentale,pėr aq kohė sa ngrihet nė vlerėsimin se njė pjesė e kėtij komuniteti nuk e ka tėrėsisht tė shkatėruar shpresėn se ky vend do tė bėhet ndonjėherė dhe ky vend do tė dijė tė respektojė dhe vlerėsojė fėmijėt e tij tė larguar nė vende tė tjera..
Disa mijėra vota tė pastra e tė sinqerta tė emigrantėve do tė ndihmojnė brishtėsisht fillimin e njė historie me njė politikė tė re tė premtuar,tė cilėn ata nuk e besojnė,por e shpresojnė, ashtu si besimtarėt naivė,rrezikojnė ta bėsojnė zotin pa e ditur nėse ai ekziston.. Por jo vetėm kaq.. Ky ėshtė njė kontribut si njė energji pozitive,qė si njė ėngjėll entuziazmi do tė vėrtitet nė atmosferėn elektorale tė Shqipėrisė pėr tė rezatuar tė vėrtetėn se emigrantėt dashamirės pėrpiqen tė jenė pranė vendit tė tyre edhe kur ata janė tė zhgėnjyer edhe tė lėnė pas dore,ashtu si ka ndodhur gjithė kėta vjet,ndėrsa e kanė mbėshtetur fuqimish ekonominė e rėnuar dhe shpirtėrisht, moralin e njerėzve qė mbushin sheshet nė Shqipėri dhe brohorasin sa herė ju premtohet nė fushata elektorale dhe sa herė i gėnjejnė mandate pas mandati..
Edhe pse nuk janė disa qindra mijėra si do duhej tė ishin,mijėra emigrantė qė vijnė tė votojnė mė 28 Qershor,janė frymėzim pėr mijėra tė tjerė brenda vendit tė cilėve ju kėrkohet tė dhurojnė pushtet pėr kandidatėt e zgjedhur nga partitė politike. Ata janė gjithashtu kompesim drejtėsie nė mėkatet e situatės sė keqe elektorale qė afron mediokritikisht politika,ndėrsa drejtėsia ėshtė shkelur me tė dyja kėmbėt me heqjen e sė drejtės pėr tė votuar turmės qė nuk mundi tė pajiset me karta identiteti..
Dhe ky kontribut,kjo dashamirėsi,kjo bujari e pashpėrblyer e emigrantėve tanė,qė sjellin para,civilizim,opsione zhvillimi dhe pėrvojė evropiane dhe arsimim evropian,tė gjitha kėto janė nė fakt cėshtjė tė njė teme tė mjegullt,pėr tė cilėn vėshtirė tė parashikohet se cfarė mund tė ndodhė…Nė rastin mė tė mirė,marja pjesė e tyre kėsisoj nė votime,mund tė supozohej si njė urim,ose tė paktėn si njė kėmbanė pėr fitimtarėt e ditės tjetėr…,qė ata tė bėjnė zgjedhjet e duhura. Nėse fituesit do ta kenė aq seriozisht fatin e vendit sa tė ndėrtojnė pėr herė tė parė njė strategji konstruktive qė do ti shėrbejė jo mė pushtetit personal,babėzisė dhe lavdisė personale,por vėrtet reformave dhe zhvillimit shoqėror tė kėtij vendi,duhet tė hedhin sytė nė drejtimin e duhur.. Dhe drejtimi i duhur janė absolutisht emigrantėt,potenciali i tyre,komuniteti i tyre dhe qėnia gati e tyre pėr ti shėrbyer vendit tė tyre.. Sepse,pavarėsisht kush do tė jenė fituesit,ėshtė e sigurtė qė pas zgjedhjeve vendi do tė jetė nė njė kllapi ekonomike dhe sociale,nė mes tė njė krize mjaft tė rėndė pėr gjymtyrėt e dobėta tė njė ekonomie tė shkatėruar nga informaliteti,nga korrupsioni,nga papunėsia, nga borxhet kombėtare, kreditė,nga paaftėsia makabre e qeverisjes dhe nga menaxhimi i keq ..
Nė kėtė situatė,vendit do ti nevojiteshin paralelisht dhe radikalisht dy strategji tė forta,njė afat shkurtėr dhe tjetra afatgjatė..Strategjia afatgjate ėshtė e qartė pėr tė gjithė: investimi masiv nė arsim cka do tė rritė aftėsinė profesionale dhe nivelin mesatar intelektual tė shqiptarėve,civilizimin kombėtar dhe edukatėn qytetare.. Por ėshtė tjetėr gjė ajo qė do ta bėjė tė dukshmė dhe tė shpejtė qeverisjen e shpejtė dhe rezultative,e cila do tė japė efekte tė menjėhershme: Lufta produktive kundėr papunėsisė dhe varfėrisė.. Pėr kėtė nevojitet njė strategji afat shkurtėr,e cila do tė godasė fuqimish papunėsinė nė vend. Ka vetėm njė rrugė pėr tė arritur kėtė:Zhvillimi i shpejtė,mbėshtėtja dhe krijimi i biznesit tė vogėl dhe tė mesėm.. Por kėto biznese janė nė krizė pėr shkak tė krizės ekonomike dhe pėr shkak tė politikave tė gabuara qė kanė zbatuar deri tani qeveritė e dy krahėve. Bilanci ėshtė i tmershėm po tė numėrojmė falimentet massive tė bizneseve tė vogla dhe tė mesme nė Shqipėri vitet e fundit. E vetmja shpresė me sa duket pėr tė zhvilluar kėto biznese dhe pėr tė gjallėruar gjithė ekonominė kombėtare,janė emigrantėt,potenciali i tyre,pėrvoja e tyre dhe kapitalet e tyre nė bangat perėndimore.. Nėse emigrantėt ftohen masivisht dhe favorizohen tė investojnė nė Shqipėri keto kapitale,papunėsia do tė zbutet sistematikisht dhe ekonomia do tė ketė njė frymėmarje tė re,e cila shumė shpejt do tė shndrohet nė njė zhvillim serioz pėr tė gjithė. Po tė merret parasysh fakti qė sidomos emigrantėt e Greqisė dhe Italisė janė fuqizuar dhe shndruar nė lobe me influencė nė ekonomitė pėekatėse,kjo normalisht do tė bėnte tė nevojshme marjen seriozisht tė kėtij potenciali shpėtimtar nga qeveria e re,nė pėrbėrjen e sė cilės duhet tė ngrihen dhe administrohen pėr herė tė parė struktura shtetėrore qė jo thjesht tė evidentojnė dhe orientojnė kėto potenciale,por edhe tė promovojnė,tė publikojnė ligje tė reja,tė nxisin kėto investime me vendime ku tė bėhen tė qarta lehtėsirat dhe favorizimet pėr emigrantėt qė do dėshirojnė tė vijnė tė investojnė nė vendin e tyre…

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi