♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Menuja ideale per ditet e nxehta te veres

Shko poshtė

Menuja ideale per ditet e nxehta te veres Empty Menuja ideale per ditet e nxehta te veres

Mesazh nga daniela Sun Sep 07, 2008 5:19 pm

Domatet,
specat, kosi, peshku, manaferrat janė disa nga ushqimet “aleate” tė
shėndetit nė verė. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, Blerina Bombaj,
dietologe klinike, shpjegon se cila do tė ishte njė menu ideale pėr tė
pėrballuar ditėt e nxehta nė mėnyrė tė shėndetshme:
Sa i rėndėsishėm ėshtė regjimi ushqimor nė ruajtjen e shėndetit gjatė stinės sė verės?
Me stinėn e verės ndėrron mėnyra e ushqyerjes dhe shumė prej frutave
dhe perimeve, karakteristike pėr stinėn e verės, ndihmojnė organizmin
tė pėrballojė mė mirė temperaturat e larta. Shumė nga ushqimet tipike
tė verės kanė efekte dobiprurėse pėr shėndetin. Kėshtu frutat dhe
zarzavatet pėrmbajnė antioksidantė dhe fitonutrientė tė tjerė qė mund
te ngadalėsojnė plakjen, tė mbrojnė nga kanceri dhe infarkti, tė
pėrmirėsojnė hipertensionin, dhe tė mbajnė njė gjendje tė pėrgjithshme
tė shėndetshme. Tė tilla janė domatet, specat, kosi etj.
Ju pėrmendėt domatet dhe specat, konkretisht si ndikojnė kėto zarzavate nė shėndetin e njeriut?
Domatet dhe specat janė mjaft tė pasura me vitaminė A, vitaminė C dhe
lycopene. P.sh. njė domate mesatare ka pak sheqer dhe vetėm 35 kalori,
por ofron 40% tė vitaminės C dhe 20% tė vitaminės A, qė organizmi ka
nevojė gjatė gjithė ditės. Domatet kanė edhe efekte dobiprurėse tė
tjera. Duke konsumuar njė dietė tė pasur nė domate ėshtė treguar
shkencėrisht se ulet rreziku i kancerit tė postatit dhe tė disa llojeve
tė kancerit tė aparatit tretės. Kjo pėr arsye se domatja dhe
nėnproduktet e saj janė tė pasura nė lycopene, njė antioksidant i
fuqishėm, i cili jep disa frutave dhe zarzavateve ngjyrėn e tyre.
Lycopene mund tė parandalojė si dhe tė kurojė disa lloje kanceri. Disa
studime mbėshtesin se mund tė ndihmojė parandalimin e oksidimit tė
kolesterolit tė dėmshėm (LDL), i cili nė kėtė formė krijon pllakat dhe
ngushtimin e arterieve, duke rritur rrezikun e infarktit tė zemrės. Po
ashtu dhe specat kanė gjithashtu antioksidantė, si beta karotene, i
cili forcon sistemin imunitar dhe parandalon dėmtimin e qelizave tė
shkaktuar nga radikalet e lira (produkte tė natyrshme tė trupit, tė
cilat rriten shumė me duhanpirjen dhe vėnė nė rrezik integritetin e
qelizave dhe tė ADN-sė). Studimet tregojnė se qelizat e dėmtuara mund
tė ēojnė nė zhvillimin e disa sėmundjeve si kanceri dhe sėmundjet e
zemrės. Specat janė mjaft tė pasura me vitaminė C. Vetėm njė gjysmė
kupe speca jeshilė, tė verdhė apo tė kuq kanė mė shumė se 230% tė
sasisė sė vitaminės C, qė ka nevojė organizmi gjatė gjithė ditės.
Ēfarė ushqimesh tė tjera rekomandohen gjatė kėsaj stine?
Po. Manaferrat dhe gjithė familja e tyre janė shumė tė ushqyeshme, pasi
janė mjaft tė pasura nė vitaminė C, duke ndihmuar kėshtu nė forcimin e
sistemit imunitar. Studime nė botė kanė treguar se manaferrat janė tė
pasura nė njė substancė tė quajtur acid “ellagic”, i cili vepron si njė
antioksidant dhe ndihmon trupin tė inaktivizojė faktorė kancerogjenė,
si dhe ul riprodhimin e qelizave kanceroze. Duket se manaferrat
ndihmojė dhe nė parandalimin e infeksioneve tė kanalit urinar.
Manaferrat janė gjithashtu njė burim i mirė fibrash, gjė qė ndihmon dhe
nė uljen e kolesterolit. Ushqim tjetėr i shėndetshėm janė fasulet.
Benefiti i konsumit tė fasuleve tė ndryshme ėshtė i padiskutueshėm dhe
i gjerė si shumėllojshmėria e tyre. Tė gjitha llojet e fasuleve janė
burime tė pasura fibrash, proteinash dhe hekuri. Duke zėvendėsuar me
fasule proteinat shtazore nė njė vakt, ulet sasia e kalorive, tė
yndyrnave tė dėmshme dhe ofrohet zero kolesterol. Janė nė mėnyrė tė
veēantė tė pasura nė fibra tė tretshme, ēka ndihmon nė nivelin e
kolesterolit tė gjakut.
Shumica e fasuleve janė njė burim i mirė i acidit folik, i cili ndihmon
pėr tė mbajtur zemrėn tė fortė, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr femrat qė
pėrgatiten pėr shtatzėni.
Ju pėrmendėt kosin nė mėnyrė “ideale” pėr stinėn e verės…
Po. Sipas studimeve tė fundit, kosi mund tė ndihmojė pėr rėnien nga
pesha. Pėrveē kėsaj ofron rreth 30% tė sasisė sė kalciumit qė nevojitet
nė ditė. Duket se kalciumi ndikon nė uljen e prodhimit tė disa
hormoneve, duke ēuar nė uljen e prodhimit tė dhjamit dhe rritje tė
djegies sė tij. Pėrveē proteinave dhe kalciumit, kosi ka njė pėrmbajtje
tė lartė nė mikroorganizma probiotikė qė luajnė rol mbrojtės pėr
imunitetin, si dhe pėr aparatin tretės. Kosi mund tė pėrbėjė njė
mikro-vakt, pasi mund tė kombinohet me fruta, por dhe me zarzavate tė
freskėta. Forma jonė tradicionale dhe shumė e shėndetshėm ėshtė
“taratori”, i cili pėrmban nutrientė shumė tė ushqyeshėm si pak vaj
ulliri, hudhėr, majdanoz ose kopėr dhe kastravec.
Po peshku si ndikon?
Studime tė ndryshme kanė vėrtetuar se personat qė konsumojnė 2 ose mė
shumė herė nė javė peshk, rrezikojnė mė pak pėr vdekje nga atak
kardiak. Gjithė sekreti ėshtė tė yndyrnat omega -3, tė cilat e mbrojnė
zemrėn nga aritmi tė rrezikshme. Gjithashtu shumė shkencėtarė mendojnė
se rritja nė masė e depresionit ėshtė pėr arsye tė uljes drastike 100
vjetėt e fundit tė konsumit tė omega -3, yndyrnave, qė kanė rol
mbrojtės pėr qelizat e trurit.
Proteina e peshkut pret oreksin dhe ndihmon nė rritjen e masės
muskulare. Veē kėsaj, peshku ka shumė pak kolesterol dhe yndyrna tė
ngopura (tė dėmshme).
Po pėrsa i pėrket lėngjeve?
Uji, ndoshta pjesa mė e rėndėsishme sidomos gjatė ditėve tė nxehta. Nuk
ka vlera ushqyese por ėshtė njė katalizator i pjesės madhore tė
funksioneve tė trupit duke pėrfshirė tretjen, metabolizmin dhe
funksionin qelizor. Studimet tregojnė qė ushqime tė pasura nė ujė si
frutat, zarzavatet dhe supat ndihmojnė rėnien nė peshė pikėrisht nga
pėrmbajtja e lartė e ujit. Ėshtė e thjeshtė: uji rrit volumin e
ushqimit dhe ul pėrmbajtjen nė kalori. Trupi i njė njeriu adult,
pėrbėhet rreth 60 % nga ujė. Pėr tė mbajtur ujin e trupit nė nivelet e
dėshiruara duhet tė konsumohen minimalisht 1,5 litra pėr femrat dhe 2
litra pėr meshkujt nė ditė. Nė kėtė mėnyrė ulet rreziku pėr shfaqjen e
kancerit tė fshikėzės sė urinės dhe tė zorrės sė trashė. Pėrveē ujit,
rekomandohet njė gotė ēaj natyral (me bustinė), sidomos ēaji jeshil.
Kjo pasi ēaji ka pėrmbajtje antioksidantėsh, tė cilėt evitojnė
trompozėn e gjakut duke luajtur kėshtu rol mbrojtės nga sėmundjet e
zemrės. Ēaji gjithashtu ul rrezikun e kancerit dhe tė artritit reumatik.
Kėshilla
Ushqimet qė duhen evituar nė stinėn e nxehtė tė verės:
• Lėngjet shumė tė ftohta, pasi pengojnė procesin e freskimit tė trupit
• Pijet alkoolike, kafet e tepėrta, lėngjet freskuese dhe tė gazuara, si dhe pijet energjike
• Ushqimet me shumė yndyrė dhe ushqimet djegėse (pikante)
• Aktivitete fizike intensive nė temperaturė tė larta, sidomos nė ditė me lagėshti
rekomandime
Kėshilla praktike pėr tė bėrė zgjedhje tė shėndetshme:
Zėvendėsoni: Bukėn e bardhė me atė tė zezė
Gjalpin dhe margarinėn me vajin e ullirit
Mishin e kuq me mish pule, peshk ose fasule
Akulloren me kos, me fruta pa yndyrė
Picėn me brumė picė tė hollė, me domate-speca dhe pak parmixhano
Pijet e gazuara me lėngje frutash tė freskėta, ose ēaj natyral
Alkoolin me verė ose birrė
Patatinat me fara luledielli
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi