♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numri nje:femra apo mashkulli?C'perfaqesojne dy sekset?

Shko poshtė

Numri nje:femra apo mashkulli?C'perfaqesojne dy sekset? Empty Numri nje:femra apo mashkulli?C'perfaqesojne dy sekset?

Mesazh nga Vizitor Wed Jun 17, 2009 1:02 pm

Fundja pa meshkujt femrat kurrė nuk do tė merrnin vesh se ishin aq tė rėndėsishme, nuk do tė dinin se ēfarė ishin lulet dhe ndjenjat, orgazma dhe ekstaza. Gjithsesi meshkujve u mbetet ende shumė punė pėr tė bėrė, qė ta barazojnė dhelpėrinė e femrės, e cila deri tani vetėm i ka shfrytėzuar dhe cilėsuar ata vetėm si “tė paaftė”. Askush nuk mund tė thotė se si do tė dukej bota pa burra, nėse do tė kishte apo jo vend pėr ndjenjat dhe kėnaqėsitė. Mashkulli apo femra, kush ėshtė i pari dhe mė i rėndėsishmi? Kjo pyetje ka shqetėsuar shumė filozofė natyralistė apo metafizikanė, pasi ėshtė shumė e vėshtirė tė thuash se: A ishte veza qė bėri pulėn apo anasjelltas. Askush nuk do tė mund tė krijonte njė pėrfytyrim tė botės njerėzore pa ekzistencėn e njėrės gjini. Nga pikėpamja fizike e biologjike, dihet se ėshtė e pamundur qė bota e njerėzve tė ekzistojė pa femrėn apo mashkullin, ndėrsa deri nė njė stad tė caktuar tė evolucionit, disa lloje kafshėsh nuk e kanė nevojėn e ēiftėzimit, pasi mund tė shumėzohen me vetveten. mouti
Numri njė: mashkulli apo femra
Bota nuk do tė mbijetonte pa meshkuj, gjė qė e bėn gjininė e fortė tė karakterizohet mė shumė si njė dukuri sociale, se sa grumbull hormonesh. Kinezėt e lashtė thoshin se koncepti i mashkullit, pėrmbledh nė vetvete dritėn, tė qartėn, tė pastrėn, tė drejtėn, tė ngrohtėn dhe tė thatėn; ndėrsa femra tė lagėshtėn, tė errėtėn, tė ndytėn, tė ftohtėn dhe pabesinė. Po tė mbahet parasysh se ky informacion ėshtė i vjetėr mijėra vjet, del se kinezėt e zgjuar e kishin kuptuar se sa “dhelparake” ėshtė femra. Zgjuarsia e saj e pabesė, seksi shpesh i cilėsuar shumė mė pak higjenik dhe me mė shumė tė papritura, se sa ai i mashkullit, ftohtėsia e saj e shtirė dhe profesioni i saj i parė - prostitucioni - tė bėjnė tė bindesh se mashkulli ėshtė njė qenie shumė mė e mirė se sa femra. Ai ėshtė shumė i drejtė dhe i qartė, por ėshtė femra ajo qė e shtyn drejt “mėkatit”. Kėshtu njė mashkull pėr njė emėr mund edhe tė vrasė, ndėrkohė qė njė femėr pėr njė mashkull, shumė - shumė mund tė tentojė t’i pijė disa tableta ilaēe mė tepėr. Bota e meshkujve
Femra ėshtė njė pikė, kundėr sė cilės tė gjitha fetė “bashkohen”, pavarėsisht nga armiqėsitė. Ato janė quajtur pasardhėse tė Evės mėkatare, apo thuhej se femrat janė mosbesuese, apo cilėsohen tė ndryshme dhe jo tė barabarta me mashkullin. Ato duhet tė mbulohen, pasi qė nė fytyrė rrezaton mėkatin. Nė kohėt e sotme lesbiket dhe homoseksualėt po shtohen pėrditė nė numėr, ēka bėn qė tė ndryshojnė nga themelet teoritė dhe idetė e vjetra, shpesh herė maskiliste. Por pa mashkullin bota do tė ishte e varfėr, nė ngjarje dhe nė kujtime. Deri tani asnjė femėr, pėrveē Helenės sė Trojės, por edhe aty pėr tė keq nuk ka mundur ta sigurojė njė vend tė “mirė” nė histori, ashtu si njė galeri e tėrė personazhesh meshkuj. Pra gjithsesi edhe meshkujt janė njė faktor vendimtar pėr mbijetesėn e kėsaj bote. Fundja pa meshkujt femrat kurrė nuk do tė merrnin vesh se ishin aq tė rėndėsishme, nuk do tė dinin se ēfarė ishin lulet dhe ndjenjat, orgazma dhe ekstaza. Gjithsesi meshkujve u mbetet ende shumė punė pėr tė bėrė qė ta barazojnė dhelpėrinė e femrės, qė deri tani vetėm i ka shfrytėzuar dhe cilėsuar ata vetėm si “tė paaftė”. Por ama tė domosdoshėm, sepse pėrndryshe pa ta, bota do vdiste shumė shpejt.



Marrėdhėniet e dashurisė

Marrėdhėniet e dashurisė kohėt e fundit janė bėrė pak a shumė ēėshtje tregu, njerėzit tani shumė rrallė nisen nė njė lidhje nga dashuria qė mund tė ndiejnė pėr njė person, mė shumė ėshtė stimul dashuria qė kanė pėr paratė e atij personi. Kjo lloj shoqėrie na shtyn tė mendojmė pėr njė periudhė tė jetės sonė, nė tė cilėn shoqėria ishte mė naive dhe ndjenjat e dashurisė ishin mė tė vėrteta. Pra na bėn qė t’i rikthehemi dashurisė sė parė. Kėshtu qė nė njė shoqėri ku erosi ėshtė bėrė njė mall konsumi, shitjeje dhe blerjeje, na duket shumė e arsyeshme qė tė kthehemi nė atė periudhė kur ne ishim mė tė lumtur, si njė tentativė e dėshpėruar pėr t’i ikur realitetit banal qė na rrethon. Ky rikthim nė tė kaluarėn nuk vjen si njė rrjedhojė e njė historie tė mrekullueshme tė jetuar, por si rrjedhojė e njė tė tashmeje shumė zhgėnjyese. Ky kalim nga realiteti nė njė ėndėrr mund tė jetė shumė tronditės, megjithatė nė jetė duhet rrezikuar



Magjia e dashurisė sė parė

Mjafton shumė pak pėr tė kujtuar magjinė e dashurisė sė parė: njė aromė parfumi qė tė kujton atė, njė peizazh ku ti ke kaluar ēaste tė bukura, njė fotografi e vjetėr, etj. Dhe tė gjitha kėto ėshtė vėshtirė pėr t’i harruar. Pėr ta rigjetur kėtė dashuri, shumė njerėz do tė ishin nė gjendje tė bėnin ēmendurira. Kjo ėshtė njė sindromė e vėrtetė qė mund tė godasė ēdo lloj moshe. Studimet e bėra dėshmojnė njė nevojė gjithmonė nė rritje tė gjuetisė nė tė kaluarėn e shumė njerėzve, gjueti kjo qė bėhet me njė qėllim tė vetėm, tė rigjejnė copėza nga ajo dashuri e parė dhe e paharrueshme, mbase pėr t’u ridashuruar, mbase pėr ta ndjerė veten sėrish tė ri. Njė nga arsyet qė tė shtyn pėr tė takuar atė ėshtė kurioziteti i thjeshtė pėr tė kuptuar se si ka pėrfunduar personi qė jua ka bėrė zemrėn t’ju rrahė pėr herė tė parė, sido qė tė ketė qenė, ta kishit kaluar jetėn tė dy bashkė, apo edhe thjesht pėr t’u larguar nga njė e tashme zhgėnjyese.



Rrjedha e dashurisė

Ndjesia se magjia ėshtė venitur shkaktohet nga ulja e nivelit tė adrenalinės. Herėt a vonė bėhet e qartė se si do tė jetė rrjedha e dashurisė suaj, po ashtu edhe kurioziteti se ēfarė mund t’i dhuroni njėri-tjetrit nė shtrat. Ėshtė e rėndėsishme qė tė dy partnerėt t’i japin mundėsi njėri-tjetrit tė zbulojė prekje, teknika dhe preferenca tė tjera, tė ndryshme nga ato qė janė dhėnė nė fillimet e njohjes, duke nisur mė puthjen e parė. Kjo do tė thotė se me kalimin e viteve ju faturoheni seksualisht. Ndryshimi mes intimitetit romantik tė “papjekur” dhe atij tė “maturuar” qėndron nė faktin se tė rriturit mėsojnė tė kontrollojnė impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk ėshtė njė justifikim pėr forcuar dikė tė bėjė gjėra qė e bėjnė tė dihet nė siklet. Kur partneri thotė “jo” pėr diēka, pranojeni kėtė jo dhe filloni tė “hidhini vėshtrimin” tek diēka tjetėr.


Tirana Observer

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi