♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kremi plazhit,sa i rendesishem eshte .

Shko poshtė

Kremi plazhit,sa i rendesishem eshte . Empty Kremi plazhit,sa i rendesishem eshte .

Mesazh nga Vizitor Wed Jun 17, 2009 12:32 pm

Jo gjithmonė ėshtė sinonim i sigurisė absolute, sepse faktorėt nė lojė janė tė shumtė


Ditėt e nxehta tė verės kanė filluar dhe njerėzit i janė drejtuar plazhit, qė sė bashku me tė nisin edhe problemet. Pėr tė shmangur rreziqet qė na kanosen nga temperaturat e larta, duhet tė pėrdorim produktet mbrojtėse kundėr rrezeve tė forta tė diellit, tė cilat "premtojnė" mrekulli, mbrojtje maksimale dhe njė nxirje uniforme. Por ēėshtja ėshtė mė e komplikuar nga ē‘duket, sepse faktorėt nė lojė pėr zgjedhjen e njė kremi mbrojtės janė tė shumtė. Ėshtė e rėndėsishme qė secili prej jush tė ndjekė kėshillat e vjetra tė gjyshes pėr oraret e ekspozimit nė diell, pėr tė ndenjur nėn ēadėr, pėr tė mbajtur kapele, por edhe tė lexoni me kujdes substancat tė cilat pėrbėjnė kremin mbrojtės qė do blini. Duke u ekspozuar gjatė gjithė kohės nė diell, pa u mbrojtur, rrezikojmė tė bėjmė gabime tė vogla e tė mėdha, me pasoja qė ndikojnė menjėherė nė lėkurė, apo rreziqe tė tjera qė shfaqen dalėngadalė me kalimin e kohės.


Filtėr i lartė, mbrojtje perfekte?

Mbrojtja e madhe me faktor mbi 50 nuk ėshtė sinonim i sigurisė absolute, sepse nėse nuk do tė marrim parasysh faktorėt e tjerė, mund tė rrezikojmė tė digjemi edhe duke aplikuar mbi trup njė krem mbrojtės me faktor tė lartė. "Nuk duhet tė harroni ta lyeni trupin me sasinė e duhur tė kremit kundėr diellit, dhe tė vazhdoni ta pėrsėrisni veprimin tė paktėn ēdo dy orė", kėshillon njė dermatologe nga Universiteti i Nju Jorkut.

"Gjithashtu duhet tė kini parasysh se shpesh filtrat janė tė paqėndrueshėm: kur filtri ka thithur energjinė e fotonit, nuk ėshtė e thėnė qė mė pas tė mos lėshojė radikale tė lira dhe tė mos e dėmtojė trupin", thekson njė tjetėr dermatologe. "Gjithsesi, tė flasėsh pėr kancerin ėshtė paksa e ekzagjeruar. Duhet tė tregojmė kujdes qė kėto filtra tė mos jenė tė pranishme te produktet me bazė vazelinėn, sepse kėto produkte janė klasifikuar si substanca kancerogjene tė nivelit 2. Pėr fat tė mirė, studimet nė Evropė janė mė tė pėrparuara se nė Shtetet e Bashkuara. Nė Evropė po zbulohen lloje tė reja vazeline vegjetale dhe kanė filluar tė pėrdoren filtrat natyrorė, si oksidi i zinkut dhe dyoksidi i titanit, edhe pse mes tė dyjave mė i sigurt ėshtė i pari".

Nuk duhet tė harrojmė se zgjedhja e filtrit ėshtė e rėndėsishme jo vetėm pėr shėndetin e lėkurės, por edhe pėr atė tė ambientit, sepse shumė substanca janė helmuese edhe pėr faunėn ujore. Dermatologia kėshillon qė tė bėni kujdes me kremrat e pėrbėrė nga "mineral oil" dhe "paraffinum liquidum", pra me vajin e famshėm tė vazelinės. "Kur bėhet fjalė pėr njė krem plazhi, duhet kontrolluar gjithēka, si filtri mbrojtės, ashtu edhe ambalazhi ku ėshtė futur. Kremi ideal duhet tė qėndrojė mbi sipėrfaqen e lėkurės", shpjegon doktoresha.

Kėshilla tė vlefshme

"Kėshillat e vjetra tė gjyshes", tė kombinuara me kremin mbrojtės, mbeten gjithmonė mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur djegien: "Ideale ėshtė nėse jeni nė barkė, ose nė mal, tė mbani kapele dhe tė pėrdorni krem mbrojtės me faktor mė tė madh se 50. Fėmijėt qė shkojnė nė plazh, duhet tė mbrojnė shpatullat dhe mund tė ekspozohen nė diell, sepse ky i fundit ka shumė avantazhe, si nė prodhimin e vitaminės D, ashtu edhe nė mbrojtjen nga tumoret e ndryshme", kėshillon dermatologia. "Gjithsesi, janė shfaqur vetėm disa cilėsi tė efikasitetit tė vitaminės D kundėr kancerit, ndėrkohė qė lidhja mes ekspozimit nė diell dhe tumoreve tė lėkurės ėshtė forcuar. Gjithashtu, nuk duhet tė qėndrojmė gjithė ditėn nė diell pėr tė marrė njė ngjyrė tė bukur. Nė ndihmė do t‘u vinin edhe 10 minuta, apo njė dietė e shėndetshme me fruta e zarzavate", thekson ajo.

Nėse dėshironi tė ekspozoheni nė diell, duhet ta bėni nė mėngjes herėt dhe pasdite, kur rrezet nuk janė shumė tė forta (pra kur hija jonė ėshtė pak mė e gjatė se ne). Ėshtė e kėshillueshme qė ēdo dy orė trupi tė lyhet me krem, pasi tė dilni nga uji. Kremi duhet tė qėndrojė nė ambiente tė freskėta. Pėr ata qė ekspozohen nė diell pa kremra mbrojtės, djegia nuk pėrbėn ndonjė problem shqetėsues, sepse janė mėsuar kėshtu qė tė vegjėl. Gjithashtu, kur zgjedhim njė krem solar, duhet t‘i kushtojmė mė shumė rėndėsi fototipit, sesa fenotipit tonė (ngjyrės sė flokėve dhe tė syve), ose mė saktė se si lėkura reagon ndaj diellit, nėse ėshtė e prirur tė digjet, apo nxihet lehtė. Sa mė i vogėl tė jetė fototipi, aq mė i dėmshėm mund tė jetė dielli. Por zgjidhja e vetme, duke shmangur ekspozimin nė orėt e drekės, ėshtė pėrdorimi korrekt i kremrave solarė. Edhe njė kėshillė tė fundit: kėshillohuni me dermatologun para se situata tė rėndohet (kur jeni djegur nga dielli, ose kur ju janė shfaqur pulla tė bardha mbi lėkurė), ose kur keni probleme konkrete, por pa e dramatizuar, sepse, siē thotė doktoresha: "Lėkura ėshtė ‘mikesha‘ jonė mė e mirė dhe nė ēdo moment po ta kurojmė dhe ta trajtojmė me kujdes, arrijmė rezultate optimale".

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi