♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'po ndodh.....

Shko poshtė

C'po ndodh..... Empty C'po ndodh.....

Mesazh nga bigbeng Fri Jun 12, 2009 9:55 am

Ndjenja e papergjegjeshmerise...
.
.Shumėkush ka provuar ndjesinė e mbrapshtėsisė nė Shqipėri: ndjesinė kėmbėngulėse se gjithcka shkon mbrapsht e do tė shkojė mbrapsht nė kėtė vend. Ėshtė dicka si njė gjendje e trazuar psikologjike (pėr tė mos thėnė reaksion shpirtėror), qė nuk mund tė shpjegohet pa marrė parasysh ambjentimin dhe aprovimin e kobshėm tė njerėzve me ngjarjet e kėqija tė ditės…
Shpėrthen Gėrdeci, vriten minatorė, ndodhin pėrmbytje,varfėrohen njerėz, ndodhin cudira, por asgjė nuk ndryshon dhe ndjesia e mbrapshtėsisė ėshtė aty, e pranuar si njė kostatim, nė atmosferė, pėrzier me klimėn e pistė; pastaj, shkelet kushtetuta, ndėrpritet energjia, shteron uji, ndotet ambjenti, vidhen pasuritė, vidhen zgjedhjet, shkatėrohen normalitete, shpresa,ardhmėri, pėrpjekje, dhe pershtypja e pėrsėritur se njė mallkim i padukshėm nderet aty, mes jetėve tė thjeshta e tė trishta tė shumicės.. pėr tė na kujtuar se ndjesia ėshtė aty, e pandryshueshme si shpejtesia e drites… Falė kėsaj ndjesie dhe kėtij ambjentimi, duket sikur edhe ndodhitė thjeshta tė ditės i shoqėron tjetėr gjė, jo llogjika civile e gjėrave por njė mister, njė djallėzim, njė mosshpjegim, njė tersllėk, njė zallahi e zezė kundėr arsyes qė ndikon jetėn shqiptare nė cdo ambjent, koncept, zhvillim, pėrsiatje, pėrpėlitje dhe nė cdo aventurė…gjithashtu…
Gjithcka duket qartė, shkoqur, dhimbshėm e zhgėnjyeshėm njėlloj si mė parė.., Fabrika qė digjen nga istalimet elektrike jashte sigurisė, me tela si fijet nervore tė njė tė sėmuri nė pikėn e fundit, por edhe shtėpi qė digjen me gjithė gjallesat brenda, sisteme arsimore qe nuk sjellin dije as mundėsi, drejtora pa shkollė, mesues pa dipllomė, profesorė seksomanė, shpesh edhe hajdutė, drejtuesa mė shumė militantė se mediokėr, projekte krimesh financiare.. e njerėzore, vrasje misterioze nė sfonde ngjarjesh misterioze, asfalte te prishura pa u inaguruar akoma, infrastruktura tė shkatėruara, qytete katrahurė, plehra tė rrezikshme dhe higjenė imagjinare, ndėrtime massive, pa lejė, pa fantazi, pa respekt per ambjentin publik, dhe pastaj dėshtime prodhimesh bujqėsore, nga ana tjetėr, prodhime tė rrezikshme dhe ushqime tė rrezikshme, dėshtime tė tjera, personifikime tė tjera dėshtimesh tė tjera fillim e mbarim, nė skajet e cdo realteti, nė limitet e cdo perceptimi dhe iluzioni…
Pasojat pra janė aty, nė dritėn e diellit…
Shpesh duket sikur mungojnė shkaqet e ketyre pasojave dhe mungon shpjegimi i mungesės sė tyre.. Nganjėherė shkaqet shfaqen virtualisht, por nė njė kufi tė ri pamundėsie interpretimesh dhe shpjegimesh.. Kjo pamundėsi ėshtė njė dhimbje kolektive.. Pėr shumė qytetarė ekziston njė dilemė. Pėrse gjithė kjo mbrapshtėsi? Komuniteti ėshtė kalitur me instiktin e barazize, cka i shtyn turmshėm njerėzit tė krahasohen, dhe kėtu fillon dhimbja…e re. Sepse pasqyra e ndėrgjegjies kombėtare ėshtė hakmarėse…jemi thjesht njė pasojė.. jemi fatkeq,jemi tė dėshtuar,nuk mund tė sistemojmė jetėn tone,ta rregullojmė atė dhe nuk jemi aq tė civilizuar sa tė tjerėt, dhe fqinjėt na shikojnė si inferiorė..
Shkaqet nuk duken,nuk dihen..,pėrgjigjie nuk ka. Kulturat fqinje janė modele sensibilizuese dhe shtytėse, por nė to rrezėllen edhe sarkazma.. Nė pėrballjen me ta paaftėsia jonė shndrit lakuriq.. S’na mbetet vec tė jemi krenarisht tė mohuar dhe sidomos krenarisht tė paaftė pėr tė rregulluar punėt tona, sistemet tona, investimet tona, edukatėn tonė, civilizimin tone,politikėn tonė dhe jetėn e tė vegjėlve tanė…
Dhe ky realitet, provokon pikėrisht atė, mbėshtjellėsen aurorė tė pasojave tė mizerjes, ndjesinė e trishtė, ndjesinė e ftohtė, ndjesinė e pafuqisė, pikėrisht atė, ndjesinė e hidhur tė mbrapshtėsisė…
Shumėkush mund tė supozojė se katrahura monumentale nė kėtė vend ėshtė pasojė e rastit, e fatit tė keq qė e yshti kėtė komb te jetė i zvaritur nė njė histori tė vėshtirė tranzicioni..,. ku ka patur pak heronj e ca mė pak mėndje tė shquara.. Tė tjerėt fantazojnė alegori dhe metafora tė pėrsėritura, pėr tė kuptuar shkaqet e mizerjes popullore, dhe kushedi, ata qė mbetėn, mbase besojnė te kundraligji, te hapėsirat e abstrksionizmit spekulativ tė marronistėve, te pasojat e pasojave qė ishin tė tilla qysh nė vigjilje…
Por mund tė supozohet gjithashtu se shkaku mund tė jetė vetė pasoja, vetė njeriu shqiptar, politika shqiptare dhe sidomos perceptimi shqiptar.. Por a mund tė ketė njeriu njė rol kaq sublim sa tė kalojė nė kėtė lloj vetėflijim surreal duke i shkaktuar vetes fatkeqėsi, mbrapshtėsi dhe ndjesira tė tilla inferioriteti bri fqinjėve, duke qėnė njėherėsh edhe shkak edhe pasojė?. Nėse po, mund tė guxojmė tė vetquhemi tė paparashikueshėm dhe tė papėrsėritshėm njėherėsh…
A ėshtė pushteti politik shkak i qametit, apo ėshtė pasojė e qametit?
Nėse ėshtė shkaku, cėshtja ėshtė e thjeshtė. Por a mund ti drejtojmė sot gishtin e madh edhe tė vogėl Sali Berishės? Kryeministri mund tė perpelitė sytė e tė thotė, ej, unė jam pasoja, shkaku janė ata.. qė mė zgjodhėn, ata qė kanė ndjesinė e mbrapshtisė kudo qė janė.
Por,nėse pushteti ėshtė pasojė, shkaku ose mungon,ose ėshtė autoriteti qė zgjedh, zgjedhėsit vetė, elektorati, bastioni…sovrani, pikėrisht vuajtėsit e pasojave, shpirtthjeshtėt, tė shpėrfillurit, tė ndėshkuarit, tė gjithė.. pra arsyetimi ynė hyn nė njė hulumtim vicioz. Si nė pėshperimat helenė tė tragjedive, rolet ndrohen magjishėm, kur shkaku shndrohet ne nje pasojė shėmbėlltyrė mbrapshtėsie dhe anasjelltas.. Por,a janė zgjedhėsit, edhe shkaku edhe pasoja e shėmtuar e politikės sė ditės?
Kėtu ndjesia e mbrapshtisė duhet zėvendėsuar me mbajtjen e frymės.
Janė sigurisht! Ėshtė njė kurth filozofie tė re… Vėrtet, shkaku janė ata. Njerėzit.. Politika e keqe dhe mbrapshtėsia nuk vjen rastėsisht. Liderėt zgjidhen. Shkak ėshtė papėrgjegjshmėria nė dhėnien e pushtetit..
Shkak ėshtė pushteti i dhėnė gabim!

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

C'po ndodh..... Empty Re: C'po ndodh.....

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 12, 2009 10:55 am

Eshte per te ardhur keq me te vertete per cfare i ndodh atdheut tone....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi