♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

666 numri i mallkuar..

Shko poshtė

666 numri i mallkuar.. Empty 666 numri i mallkuar..

Mesazh nga Vizitor Thu Jun 04, 2009 5:50 pm

666 numri i mallkuar.. 666-b




Numri 666, te shumė popuj, pėrgjithėsisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon tė keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjėsisht, ēdo gjė qė ndėrlidhet me anėn e kundėrt tė sė mirės.

Jo vetėm te popullata e zakonshme, por nė botė ekzistojnė shumė vėllazėri magji-zeze qė kėtė numėr e kanė si kod tė kontaktit ritual tė nėnshtrimit ndaj forcave tė errėta, e qė konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt sė mirės.
Edhe pse, qė nga kohėt e lagėta, e deri te ditėt e sotme, me kėtė numėr manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinė burimin e saj tė vėrtetė. Nė fakt, numri i mallkuar 666 pėr herė tė parė pėrmendet nė Dhjatėn e Re, ku nė lidhje me tė thuhet se: "...nėse doni tė kuptoni, duhet ta pėrllogaritni numrin e bishės, sepse ai numėr ėshtė numri i njeriut dhe numėr ėshtė 666".

Sipas intepretimeve tė vjetra, "Egėrsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", njė kohė tė gjatė duhet tė sundojė me njerėzimin dhe ky sundim do tė zgjasė nė paraqitjen e sėrishėm tė JEZUSIT, i cili, pasi tė shfaqet nė tokė, do ta mposhtė atė duke e shpėtuar njerėzimin nga ky kataklizėm qė e priste. Pas kėsaj periudhe, do tė mbretėrojė njė etapė e re e artė e pakohėsisė. (ku nuk do tė ekzistojė koha).

Identiteti i personalitetit tė mallkuar bishė, me shekuj ka qenė objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytėzuar sistemin antik tė numerologjisė, ēdo gjeneratė ka tentuar ta gjejė numrin 666 nė emrat apo nė detajet tjera biografike tė personaliteteve tė shquara historike qė janė dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, mė sė shumti ishte i pėrqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarėt tiranė, diktatorėt e ndryshėm, si dhe prijėsit e mėdhenj ushtarakė tė historisė njerėzore. Njė kohė tė gjatė, si prioritet nė "top listėn" e personaliteteve mė tė egra tė historisė njerėzore ka qenė imperatori i ēmendur romak NERONI. Ai, pėrpos faktit se, sipas rregullave tė numerologjisė, pėr tė pėrmbushur kriterin e vlerės sė 666, emrit tė tij i mungonte dhe njė germė "N", ai, sot e kėsaj dite, ende e mban kėtė prioritet. Me njė keqardhje ndaj kundėrshtarėve tė shumtė tė tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanė rėnė nga kriteret e kėtij klasifikimi numerologjik. Nė vitet e fundit, mbreti i pakurorėzuar i prapėsisė, egėrsisė dhe tė keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vėllazėrisė magji-zeze, e quajtur "Agimi i artė", i cili ka vdekur mė 1947, sinqerisht ka besuar se pikėrisht ai ėshtė "egėrsira Antikrisht" qė fshihet prapa numrit 666. Vetė, me plot krenari, publikisht nėnshkruhej si "Egėrsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", qė nga gjuha greke do tė thotė egėrsirė apo bishė, e qė sipas sistemit hebraik tė pėrllogaritjes numerologjike, pėrfitohet numri 666. Numri 666 mund tė haset edhe nė simbolikėn e vėllazėrive tė ndryshme masonerike, tė cilėn ata e kanė shprehur si identitet edhe nė nivele publike me karakter shtetėror. Ta zėmė, konstruksioni artistik i piramidės sė madhe e ndėrtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit nė hyrje tė muzeut tė LUVRIT nė Paris, pėrbėhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njėjta ėshtė ndėrtuar me urdhėr tė vetė presidentit francez Zhak Shirak.

Nė anėn tjetėr, okulistėt dhe pėrkatėsit e vėllazėrisė shpirtėrore tejet tė pėrhapur nė botė e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), nė kėrkim tė instuticioneve zyrtare qė pėrputhen me numrin e mallkuar, kanė regjistruar se shėrbimi postar i Britanisė sė Madhe nė ishujt e Foklandės, mė vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndėrsa njė komentim mė autentik tė mundėsisė sė lidhjes shtetėrore britanike me kėtė numėr e ka dhėnė burrėshtetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" ėshtė e fshehur prapa institucionit tė njohur shtetėror britanik me 666 anėtarė. Kėtu Mekolli e kishte fjalėn pėr Parlamentin e Britanisė sė Madhe, i cili, me deputetėt dhe gjithė personelin tjetėr teknik tė punėsuar nė tė, numėron gjithsej 666 njerėz tė angazhuar.

Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnė se Mekolli s'ka gabuar edhe aq.

Nė fund, droja e kėtij viti pėr pėrputhshmėrinė e datės 06.06.2006, me simbolikėn e numrit 666, edhe pėrpos publicistikės sė madhe, nuk u tregua i saktė, por, ende mbetet e paqartė se, pse mediat e posaēėrisht ato me renome tė madhe botėrore kėsaj besėtytnie, i dhanė njė rėndėsi tė madhe? Mos ky fakt e dėshmon edhe mė bindshėm realitetin kaherė tė njohur se mediat e mėdha botėrore vėrtet janė tė kontrolluara nga masoneria elite globale???!

Shkruar nga Adnan Abrashi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

666 numri i mallkuar.. Empty Re: 666 numri i mallkuar..

Mesazh nga tirona lale Thu Jun 04, 2009 8:27 pm

hera par qe po e nigjoj
tirona lale
tirona lale
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 159
Vendndodhja Vendndodhja : kjh
Humor Humor : lkj
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/06/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi