♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TĖ VDEKURIT U SHKRUAJNĖ TĖ GJALLĖVE

Shko poshtė

TĖ VDEKURIT U SHKRUAJNĖ TĖ GJALLĖVE Empty TĖ VDEKURIT U SHKRUAJNĖ TĖ GJALLĖVE

Mesazh nga shaban cakolli Mon Jun 01, 2009 4:28 pm


vdekurit iu shkruajnė tė gjallėve :


TITO IU SHKRUAN ISH
– KOMUNISTĖVE GJILANAS



Tė dashur , ish-komunistėt e mi besnikė
gjilanas !



E
di qė shumė prej jush , keni qenė bashkėpunėtorė besnikė dhe
lojalė tė rrugės dhe ideologjisė sime komuniste !


Mortja
mė mori mu nė kohėn kur ju kishit mė sė shumti nevojė pėr pėrkrahjen
, pėrkėdheljen dhe ledhatimin tim !


E
di se nuk e keni tė lehtė qė t’ iu pėrballoni vuajtjeve , mallit
dhe nostalgjisė pėr mua !


E
di se nė kohėn mė tė vėshtirė , ju lashė jetimė , si zogjtė
pa pulė !


E
di se nuk e keni tė lehtė qė t’ iu pėrshtateni kėrkesave tė
demokracisė dhe tė jeni tė dėgjueshėm , sepse , ju jeni mėsuar
vetėm tė urdhėroni , tė komandoni , tė diferenconi , tė suspendoni
, tė burgosni e tė likuidoni pa gjykime !


E
di se tash e keni tė vėshtirė tė bėni gjumė tė rehatshėm , nga
ata qė i keni pėrndjekur , nėpėrkėmbur, persekutuar , diskriminuar
dhe likuiduar !


Por
, ju lus , qė tė bėheni tė fortė , ashtu siē keni qenė tė fortė
nėn ombrellėn time!


Ju
, duhet tė jeni krenarė , qė i keni takuar njė epoke aq tė hekurt
! Keni prerė dhe keni qepur ashtu siē keni dėshiruar vet !


Ju
, duhet tė jeni krenar , qė pėr hir tė emrit tim , veprės sime
tė lavdishme dhe vizionit tim , keni bėrė edhe tė pamundshmen pėr
mbrojtjen dhe kujtesėn time tė pėrjetshme !


Ju
, duhet tė jeni krenarė , qė keni derdhur djersė e mund , pėr tė
mbjellė nga 88 fidanė , nėpėr fshatrat , arat dhe livadhet , ku
ju keni kullotur mė sė shumti bagėtinė tuaj!


Ju
, duhet tė jeni krenarė , pėr mundin qė keni konsumuar , duke ma
shkruar emrin tim , kudo nėpėr male , kodra , rrugė , shkolla , institucione
, sheshe dhe nė zemrat tuaja !


Ato
ishin lavdia dhe krenaria juaj !


Ju
, duhet tė jeni krenarė , qė ende nė mesin tuaj , jetojnė dhe ngrihen
lartė pėrmendoret e mia , si kala pėrjetėsie , qė nuk mund t’i
rrėnojė as tėrmeti , as lufta , as furtuna , as dora e njeriut !


Ndėr
pėrmendoret e kėtilla , pa dyshim , se vend meritor nė librin e historisė
sime , do tė zė , ndėrtimi i shkollės fillore “Abaz Ajeti” nė
Gjilan, tė cilėn e keni nisur enkas nė shenj pėrkujtimi dhe respekti
ndaj meje dhe veprės sime !


E
di se nuk e keni pasur tė lehtė , nga irredentistėt , nacionalistėt
dhe separatistėt tuaj , qė ta ndėrtoni atė shkollė, mu nė formėn
e shkronjės “T” , e cila simbolizon emrin tim – TITO !


E
di se kjo ėshtė e vetmja shkollė nė Kosovė , qė e mbanė me krenari
kėtė simbol edhe sot e gjithė ditėn !


E
di se keni pasur dėshirė tė madhe , qė pas vdekjes sime , kėtė
shkollė ta pagėzoni me emrin tim : JOSIP BROZ TITO , por pasi qė
ra komunizmi , ju e pagėzuat atė, me emrin e kolegut , mikut dhe bashkėluftėtarit
tim mė tė ngushtė , tė ngratit : ABAZ AJETI – BUKOVIKU .


E
gėzoftė kėtė emėr !


Ju,
duhet tė jeni krenarė , qė fėmijėt tuaj , marrin mėsim dhe edukim
nė atė shkollė ! Sa herė qė do tė hyjnė nė oborrin e saj , sa
herė qė do tė rreshtohen , do tė kujtojnė me mall e respekt emrin
dhe veprėn time !


Ju
, duhet tė jeni krenarė me fėmijėt tuaj , sepse sa herė qė do
ta mėsojnė shkronjėn “T” , do ta kenė mė lehtė pėr ta shkruar
dhe vizatuar , nga se e kanė modelin e shkollės , si mjet konkretizimi
!


Pra,
ju lumtė , tė dėgjueshmit dhe tė ledhatuarit e mi besnikė !


Ju
lumtė , qė ishit dhe mbetėt tė paluhatshėm nė rrugėn , veprėn
dhe ideologjinė time komuniste !


Bile
, ju ishit shumė mė tė paepur, se sa ata bashkėpunėtorėt e mi
bashkėvendės dhe bashkėkombės nga Kumrovci !


Ju
pėrshėndetė me mall e pėrqafime , i juaji:JOSIP BROZ TITO !



VARREZAT
SHQIPTARE I SHKRUAJNĖ BASHKĖSISĖ
ISLAME TĖ GJILANIT



E nderuara ,
Hirėsi !


Ne
, tė amshuarit, qė banojmė nė Kompleksin e Banesave tė Pėrjetėsisė,
tė Varrezave tė Gjilanit, e qė i takojmė kombit shqiptar me besimin
islam , sė bashku me vėllezėrit dhe motrat tjera tė po kėtij besimi
, vendosėm qė t’ iu drejtohemi Juve, hirėsi , dhe t’ iu tregojmė
pėr hallet tona , kėtu nė botėn e amshuar !


Hirėsi e nderuar !

Ju,
e dini fare mirė , se si kemi jetuar nė atė “Dynja tė rrejshme”
, gjithmonė sė bashku , nėn ombrellėn e “Vėllazėrim – bashkimit”
, me popujt sllavė dhe me tė gjithė tė tjerėt qė ishin tė gjallė
!


Nuk
kemi mundur as dasmat , as festat e as ceremonitė e vdekjeve t’ i
kryejmė pa prezencėn e “Vėllazėrim – bashkimit”!


Duke
iu falėnderuar Zotit tė madhėrishėm , shokut Tito dhe disa komunistėve
tė pėrbetuar , tė cilėt e jetėsonin kudo rrugėn e partisė sė
tij, komuniste , ne edhe nė Banesat Kolektive tė Amshimit , u gjendėm
sė bashku nė njė oborr me ata tė besimit sllavo – ortodoks , me
shėrbėtorėt besnikė tė sllavokomunizmit dhe me besimtarėt e konfesionit
islam !


Pra
, tė madhėrishmit dhe tė lavdishmit , me pėrpjekjet e tyre vetėmohuese
, na e bėnė tė mundshme , qė tė varrosemi nė njė oborr , tė
jetojmė nė njė fqinjėsi tė mirė dhe ta trashim edhe nė botėn
e amshuar , tė gjithė sė bashku “Vėllazėrim – bashkimin”!


Sa
herė qė varrosej ndonjė pjesėtar i besimit sllavo – ortodoks ,
ne na hynte tymi i popave nėpėr birucat e varrezave tona dhe na tymonin
pėr sė vdekuri ! Por, ne me modesti dhe respekt , i dėgjonim lutjet
e tyre fetare , kėndimet, kryqėzimet dhe vajtimet qė bėheshin mbi
varrezat e “Vėllazėrillėkut “ tonė !


Edhe
fqinjėt tanė tė besimit sllavo – ortodoks , “kėnaqeshin “
me tallkinet qė na i kėndonin pėr ēdo ditė hoxhallarėt dhe myezinėt
tanė ! Bile, shumė herė edhe ata habiteshin dhe nė vend se tė kryqėzoheshin
, thirrėnin me zė tė lartė:”Allahu Ekber”!


Projektuesit
, dizajnuesit dhe pushtetarėt sllavo – komunistė , nė bashkėpunim
me sahanlėpirėsit e tyre besnikė shqipfolės , patėn parasysh edhe
sigurinė tonė nė Botėn e Amshuar !


Patėn
parasysh edhe klithjet e herė pas hershme:”Kosova – Republikė”!


Patėn
parasysh protestat , demonstratat , irredentizmin , nacionalizmin dhe
separatizmin e mundshėm edhe nė Botėn e Amshuar !


Dhe
pėr kėtė , projektuan thurjen e Kompleksit tė Varrezave , me pllaka
tė larta betoni , me dizajnime serbo-ēetnike , mbi tė cilat fshihet
arti i shajkaēave serbe , sytė e mprehtė tė xhelatxhinjėve
serbė dhe trupat e mbuluar me shinjellat e tyre tradicionale !


Ky
dizajn i pėrdorur nė rrethojat e Varrezave Shqiptare , me pėrkatėsi
fetare myslimane , na bėnė qė tė jemi krenarė dhe tė sigurt ,
sepse shajkaēat serbe qėndrojnė tė patrembura lartė pėrmbi kokat
tona , duke na bėrė roje ditė e natė , qė tė mos dalim mė kurrė
nga Banesat e Amshimit, pėr tė protestuar nėpėr rrugėt dhe sheshet
e qytetit tonė – Gjilanit , pėr tė kėrkuar Republikė, Pavarėsi
e Kushtetutė !...


Bedenat
e forcuar prej betonit , armaturave tė ēelikta , shajkaēave serbe
dhe syve tė mprehtė tė kėtyre rojeve , bėjnė qė edhe nė Botėn
e Amshuar , tė mos luhatet pėr asnjė moment rruga e “Vėllazėrim
– bashkimit”, komshillėku , kumbaria , pobratimllėku , miqėsia
dhe ngritja e dollive tė pėrbashkėta pėr ēdo festė , dasmė dhe
aheng qė na pret !



E nderuara , Hirėsi !



kohėn kur po mbushet Oborri i Pėrjetėsisė sė Pėrbashkėt Multietnike
, me ndėrtime tė egra leje e pa leje , druajmė se njė ditė nuk
do tė gjendet mė vend pėr tė hapur asnjė banesė tė re !


Tani
, shtrohet pyetja , se kur do tė gjendet trualli i sigurt , pėr ndėrtimin
e Kompleksit tė Ri , tė Banesave tė Amshimit , kur nuk do tė gjenden
mė dizajnues dhe projektues pėr thurjen e sigurt tė kėtij Kompleksi
?!


Ne
, jetojmė me shpresė , se Hirėsia e Juaj demokratike , do tė kujdeset
mė shumė pėr ndarjen e trojeve tė Amshimit, pa kurrfarė korrupsioni
dhe do tė kujdeset pėr projektimin e rrethojave tė sigurta tė dizajnuara
ashtu siē e meritojnė pasardhėsit tanė nė Botėn e Amshuar !



fala shumė nga Stafi Drejtues i Varrezave Myslimane tė Gjilanit !



Demir KRASNIQI
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi