♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”

Shko poshtė

Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės” Empty Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”

Mesazh nga Vizitor Fri May 29, 2009 9:11 pm

Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės"

“Lajmi pėr vdekjen e Enverit u pėrjetua si fundi i botės. Sė paku nė momentet e para dhe gjatė ditėve tė ceremonisė mortore. Situatė si kjo nuk ishte parė tjetėr herė. Kudo lot e trishtim si nė njė histeri kolektive. I vetmi mesazh vetpėrmbajtje vinte nga Ramiz Alia i cili bėnte thirrje pėr ta kthyer dhimbjen nė forcė...”

Zamira Koleci, ish-gazetarja e RTSH qė transmetoi lajmin pėr vdekjen e diktatorit nė prill tė ‘85, ka rrėfyer pėr emisionin “Histori me zhurmues”, mbresat nga ngjarja e bujshme, e arkivuar tashmė si njė nga mė tė veēantat nė historinė e Shqipėrisė komuniste. Pėrtej kronologjisė sė ndodhive, nė tregimin e Kolecit zbulohen pėr herė tė parė detaje tė panjohura qė ato ditė zie konsumoheshin prapa kuintave. Ndėrkaq, gazetarja e RTSH, aktualisht Drejtoreshė e Radio Tiranės, dėshmon pėr rastet kur Enver Hoxhėn e ka parė tė reagojė pavetėdije...
Zonja Zamira! Viti 1985 ishte njė vit i ngarkuar dhe shumė i rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė komuniste. Nė atė kohė ju ishit gazetarja qė transmetuat nėpėrmjet Radio Tiranės lajmin pėr vdekjen e diktatorit komunist. Ka qenė njė atmosferė tronditėse dhe e ngarkuar besoj...
Patjetėr. Vdekja gjithmonė sjellė emocione dhe ngarkesa tė veēanta. Padyshim nė njė rast tė tillė ngarkesat bėheshin edhe mė tė mėdha, po tė kemi parasysh emrin e njeriut qė ndėrroi jetė. Enver Hoxha ishte lideri qė e drejtoi vendin me dorė tė hekurt pėr 40 vjet me radhė...
Cili ishte nė krye tė stafit qė nėpėrmjet radios dhe televizionit publik bėri pasqyrimin e vdekjes dhe funeralin e diktatorit Enver Hoxha?
Si nė ēdo institucion edhe tek ne kishte njė hierarki. Njeriu qė mbante lidhje mes gazetarėve dhe pjesės tjetėr tė politikės dhe udhėheqjes sė atėhershme, ishte drejtori i Pėrgjithshėm i RTSH, i cili sillte orientimet, siē quheshin atėherė, tė udhėheqjes komuniste pėr ēdo aktivitet, aq mė tepėr pėr njė ngjarje tė tillė qė ishte e dimensioneve tė jashtėzakonshme. Mė kujtohen shumė mirė ato ēaste kur u njohėm me njoftimin se kishte vdekur diktatori. Ishte mėngjes. Si zakonisht, aty nga ora 8:00 apo 8:30 u futa te porta kryesore e radios, ku punoja prej vitesh nė sektorin e informacionit. Kur u futa nė hollin e godinės shikoj njė kolegun tim, qė kishte ndezur njė cigare dhe rrinte i menduar nė njė qoshe tė korridorit. Sa e pashė ju drejtova: “Ēfarė ka bėrė vaki se ti nuk e pi cigaren?”. Ka ndodhur njė ngjarje shumė e rėndė, mė tha ai sakaq. Pastaj mė tregoi se duhej tė shkoja te drejtori, pasi mė prisnin pėr tė zhvilluar njė mbledhje tė rėndėsishme. Ēfarė, e pyeta. Ndėrkaq mė shpjegoi se kishte vdekur Enveri. Shkova nė mbledhje. Aty diskutuam si do tė realizonim transmetimin e lajmit, si do tė pasqyronim ceremoninė dhe veprimtaritė e tjera. Nė ato momente ishte mbledhur dhe kolegjiumi. Unė nuk bėja pjesė nė tė. Nė atė kohė isha vetėm njė gazetare, qė merresha me pasqyrimin e aktiviteteve politike. Nė pėrfundim tė mbledhjes sė kolegjiumit na u komunikua se njoftimi pėr vdekjen e Enverit do tė jepej nė orėn 12:00. Ndėrkaq, mėsuam se udhėheqja e lartė kishte marrė masa, qė mbarė opinioni ta dėgjonte lajmin nė mėnyrė tė organizuar. Tė gjitha ndėrmarrjet dhe institucionet nė orėn 12:00 do tė ndėrprisnin punėn dhe do dėgjonin komunikatėn pėr vdekjen e diktatorit. Po kėshtu edhe shkollat, repartet ushtarake etj. Nė fakt komunikata ishte incizuar dhe u transmetua nė tė gjithė vendin nė orėn e caktuar...
Deri nė kėtė moment ju nuk dinit gjė se ēfarė kishte ndodhur me shėndetin e Enverit?
Nė fakt ishte njė ngjarje qė pritej, pasi Enveri kishte 24 apo 48 orė qė kishte rėnė nė koma. Njerėzit qė ishin poshtė tij ishin tė hutuar dhe prisnin kush do ta merrte komandėn. Ishte njė pozitė pritjeje dhe pėrjetoheshin momente shumė delikate. Teksa mora orientimet e rastit pėr lajmin qė do transmetonim, mu kujtua porosia e mikut tim Petro Zheji, i cili mė kishte thėnė disa herė se do kisha privilegjin tė isha ndėr tė parėt qė do merrja vesh vdekjen e Enverit dhe, sido qė tė ishte puna duhej tė njoftoja dhe atė. Nuk e di sa ishte njohur publiku me ngjarjen, por unė mora biēikletėn dhe shkova e i thashė mikut tim Petro Zheji se ajo qė kishte menduar tani kishte ndodhur...
Petro Zheji ishte disident...
Ai ishte njė disident i heshtur, por hera-herės edhe shpėrthente me atė mėnyrėn e tij. Nuk e di pse nuk ia vinin re dhe e linin tė shkonte, po gjithsesi ai shprehej madje me kurajė pėr shumė nga ato gjėra qė mendonte se nuk shkonin.
Si nisi puna pėr transmetimin e ceremonisė mortore tė diktatorit?
Mbaj mėnd qė gazeta lajmin pėr vdekjen e Enverit e dha tė nesėrmen. Pra, tė nesėrmen “Zėri i Popullit” me njė format tė ēuditshėm vetėm me njė faqe njoftoi pėr ngjarjen qė vlerėsohej e jashtėzakonshme. Ishte aty me germa tė zeza teksti i komunikatės zyrtare, ekipi i mjekėve, komisioni i ceremonisė dhe njė foto e madhe e Enverit nė qendėr. E gjitha kjo vetėm nga njėra anė e faqes, madje dhe nė njė format mė tė vogėl nga i zakonshmi. Faqja tjetėr ishte bosh. Dukej si njė pamflet, si diēka...
Pra, si njė lajmėrim vdekje...
E tillė ishte pėrshtypja qė krijonte ajo faqe gazete atė ditė. Kėtė e thoshin edhe njerėzit nėn zė, po qė gjithsesi me drojė e frikė. Kuptohet ishte njė situatė mjaft delikate dhe mjaftonte njė psherėtime pėr tė shkuar nė ferr...
Tė mbetemi te organizimi nga ana mediatike e ceremonisė mortore tė funeralit tė diktatorit...
Ne qė do tė merreshim direkt me tė, na thirri drejtori dhe na tha se kishim tė bėnim me njė ngjarje tronditėse, shumė tė rėndė pėr popullin, pėr partinė dhe vendin. Gjithsesi, shtoi ai nuk do tė thotė se ėshtė fundi i botės dhe vazhdoi me ato sloganet e kohės. Orientimi ishte i tillė qė nuk ishte njė tragjedi qė duhej vajtuar, po njerėzit duhej tė shikonin pėrpara pėr ta kthyer dhimbjen nė forcė. Pra, pak a shumė ky duhej tė ishte mesazhi qė duhej tė transmetonim me kronikat tona nga ceremonia funerale. Ajo nisi tė nesėrmen me njė organizim prefekt. Kuptohet si ditė zie me homazhe dhe atmosferė tejet tė trishtuar...
Sa ditė vazhduan homazhet?
Ato vazhduan pėr pesė ditė me radhė. Arkivoli me trupin e diktatorit ishte vendosur nė mjediset e ish-presidiumit tė Kuvendit Popullor, (Presidenca e sotme) E sillnin aty nė mėngjes dhe gjatė tėrė kohės vazhdonin homazhet. Bėhej njė pushim aty nga dreka. Ndėrkohė e kontrollonin, i bėnin njė lloj makijazhi dhe fillonte pėrsėri rituali me grushtin lart...
Sipas disa dėshmive ka qenė njė grimiere e RTSH qė bėnte trukun e pamjes tė kufomės sė Enver Hoxhės...
Ėshtė e vėrtetė. Ka qenė Zhaneta, njė kolegia jonė e vjetėr. Ajo e rregullonte. E pudroste dhe interesohej deri pėr detajet e pamjes sė trupit. Enveri edhe i vdekur duhej tė dukej i bukur. Aty nga ora 20:00 arkivolin me trupin e tij e ēonin nė morg...
Nė morgun e Tiranės...
Aty e ēonin se nuk kishte morg tjetėr. Diktatori bashkohej kėshtu me tė vdekurit e tjerė nė tė njėjtėn sallė. I qėlloi kėshtu Enverit qė pėr herė tė parė nė jetėn e tij tė ishte i barabartė me qytetarėt e thjeshtė...
Po familjarėt e Enverit kur i bėnin homazhet?
Ata vini aty dy ose tre herė nė ditė. Kuptohet nė kėtė kohė ndėrpriteshin homazhet pėr tė tjerėt. Hynte e para Nexhmija, bashkėshortja me dy motrat e Enverit, me njėrėn jetonin bashkė. Hynin djemtė, nuset, vajza, dhėndurėt. Rrinin dhjetė 15 minuta dhe pastaj kalonin nė njė dhomė aty pranė. Kush donte shkonte dhe i ngushėllonte...
Po populli si e pėrjetoi vdekjen e Enverit?
Nė fillim kishim orientimin qė mos tė jepnim lot e kujė, por njė dhimbje nė heshtje. Mė vonė, mbaj mėnd qė na mblodhi drejtori dhe na tha se gjėrat kishin ndryshuar. Sipas tij, duhej tė trasmentonim atmosferėn e trishtuar me tė qarat dhe dėnesėn qė shfaqej nė sallėn e homazheve. Orientimi me sa dukej vinte nga eprori i tij. Mė kujtohet se menjėherė pas kėtij takimi nxitova pėr tė takuar njė vajzė nga Saranda, e cila para mikrofonit tim tek arkivoli i Enverit u shkreh nė vaj dhe me zėrin e dridhur mė tha se kishte ardhur nė Tiranė pėr qejf pa e menduar se do pėrjetonte kėtė dhimbje. Padyshim qė mė erdhi mirė qė shprehu dėshpėrim dhe sa mbarova me tė u nisa me vrap pėr ta ēuar pėr transmetim. Kjo ishte spuntua e parė, siē i themi nė gjuhėn tonė. Nė vijim atmosfera qė pasqyronim do pėrcillte lot e dhimbje. Ndonjėri qė vinte aty edhe mund tė ishte porositur pėr tė qarė, por e vėrteta ėshtė qė tė gjithė qė kapėrcenin portėn e atij holli qanin madje me dėnesė. U bė njė gjendje vėrtetė e rėndė...
Ishte njė histeri kolektive mund ta quajmė..
Ka qenė vėrtetė kėshtu. Pamje tė tilla kanė qenė rrėqethėse. Kam pasur rastin ta shikoj kėtė situatė gjatė ceremonisė mortore tė Kim Ir Senit, kryekomunistit tė Koresė sė Veriut. Lotonin njerėzit e thjeshtė e i pllakoste trishtimi sikur tė kishte ardhur fundi i botės. Por nuk ke ēfarė t’i bėsh. Nė diktatura kėshtu ndodh. Njerėzit nuk janė vetvetja...
Tė kapėrcejmė pak nė kohė. Ju e keni ndjekur aktivitetin e Enverit dhe sidomos vizitat e tij nė rrethe tė ndryshme. E kishit konstatuar gjendjen e rėnduar tė tij?
Vizita qė Enveri bėri nė vitin ‘78 nė Gjirokastėr u pėrfol si vizita e fundit, vizita e lamtumirės dhe e ndarjes me vendlindjen. Unė nuk e kam shoqėruar nė atė vizitė, por kam bėrė tė gjitha montimet e kronikave nė radio. Mė shumė mė qėllonte tė shoqėroja Ramiz Alinė. Gjithsesi, ideja se Enveri ishte i sėmurė keq nisi pikėrisht nė atė vizitė. Mė kujtohet njė ngjarje nga ajo periudhė.. Nė mos gaboj ka qėnė viti 1980. Teksa dėgjoja muzikė te RAI UNO, njė ēast filluan lajmet e orės 12:00. Lajmi parė nisi pikėrisht kėshtu: Mjekėt francezė janė duke bėrė njė betejė tė humbur me diktatorin e Shqipėrisė Enver Hoxha. Ai ėshtė duke vdekur. Vetėm kaq. Mė ėshtė fiksuar nė kujtesė ky informacion i ēuditshėm. Ishte koha kur kishte ardhur Pol Miliezi dhe me sa duket ata ishin bindur qė perspektiva e shėndetit tė Enverit ishte e zymtė. E vėrteta ėshtė, qė ai jetoi edhe pesė vjet pas kėsaj, por falė njė pėrkujdesje deri nė marrėzi...
Nga aq sa e kini ndjekur aktivitetin e Enverit, keni konstatuar raste kur ai e humbiste logjikėn dhe reagonte pavetėdije?
Nė kėtė ēėshtje kam dėshirė tė flasė ato qė kam parė e dėgjuar vet. Mbaj mėnd njė rast kur ishim duke ndjekur Enverin gjatė votimeve pėr deputetėt e Kuvėndit Popullor. Nė mos gabohem ka qėnė viti 1983. Ai erdhi bashkė me Nexhmijen pėr tė votuar nė gjimnazin “Ismail Qemali”. Ne kishim shkuar aty bashkė me Alfons Gurrashin e ndjerė. Ai ishte pėr televizionin. Kishte me vete dhe njė operator. Ishte ndėrkaq njė gazetar i ATSH-sė dhe njė i Kinostudios. Nė njė moment ata u afruan te komisioni i votimit. Enveri nxori pasaportėn me disa gjeste tė shkujdesura, qė tė krijonin pėrshtypjen se ishte i pavetėdijshėm. Nuk ka njeri qė tė ma kundėrshtojė se kam qenė shumė afėr aty. Nė njė ēast nė vend qė tė hidhte fletėn e votimit, qė ja dhanė anėtarėt e komisionit, e futi atė nė xhep dhe mori pasaportėn, tė cilėn deshi ta fuste nė kutinė e votimit. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Dihej qė ai ishte i sėmurė, vuante nga diabeti, siē thoshin, por me sa dukej sėmundja i kishte lėnė gjurmė nė vetėdije dhe hera-herės nuk kthjellohej. Ndėrhyri aty Nexhmija dhe i tha se duhej tė futej nė kuti fleta e votimit. Ua, ja bėri ai dhe pastaj nxori fletėn e votimit. Pėr ne ishte njė moment shumė tronditės...
Ēfarė mbani mėnd nga transmetimi maratonė i funeralit tė Enverit?
Pėr transmetimin e kėsaj ceremonie kam punuar me Alfonsin, Gazmir Shtinon, Pali Kuken, Stefan Gajon qė kanė qenė miqtė e mi. Gjurmė tė veēanta mė ka lėnė sidomos ndarja e familjarėve. Nexhmija donte tė bėnte tė gjitha ritet, aq sa mund tė bėheshin nė njė vend ateist siē ishim nė atė kohė. Pasi u pėrshėndet Byroja Politike, nė fund bėnė pėrcjelljen e tyre familjarėt. Tė gjitha kėto u bėnė pasi i futėn dhuratat qė kishin sjellė njerėz tė ndryshėm. Nė arkivol i futėn njė yll me pesė cepa dhe njė flamur tė madh qė ja kishin sjellė nga diaspora. Mė kujtohet si tani ndarja e Nexhmijes me njė puthje shumė tė gjatė...
Pra, e fundit u nda Nexhmija...
Veē puthjes sė gjatė mė kujtohet si tani e qara e veēantė e saj. Sigurisht qė ajo humbiste njeriun mė tė shtrenjtė, po kishte njė mėnyrė tė vajtuari shumė interesante me njė zė melodioz, qė ėshtė dhunti pėr njerėz tė rrallė. “O jeta ime e bukur”, i thoshte nė fjalėt e vajit dhe mbushej me lot...
Ke bėrė shumė intervista ato ditė, a ka patur reagime tė tjera veē atyre qė shprehnin dhimbje?
Apsolutisht jo. Ne i merrnim njerėzit sa delnin nga salla ku ishte arkivoli i Enverit dhe kuptohet cila do tė ishte gjėndja e tyre. A kishte syresh qė e pėrjetonin ndryshe kėtė ngjarje, patjetėr qė ka patur, por ata kurrsesi nuk mund tė shpreheshin publikisht. Njerėzit nė atė kohė ishin tė dyzuar nė sjelljet e tyre. Ndryshe reagonin nė publik dhe ndryshe nė rrethe tė besuara.
Nė pėrfundim, do tė shtonit ndonjė gjė tjetėr nga emocionet e atyre ēasteve?
Ajo qė do tė shtoja ka tė bėjė me diēka tė veēant. Ditėn qė u varros Enveri ka qėnė njė Natė e Mirė pėr besimtarėt mysliman. Atė ditė unė agjiroja,pra nuk kisha ngrėnė bukė, nuk kisha pirė ujė, ndėrkohė qė mė duhej trasmentoja drejtpėrdrejt pėr orė tė tėra. Nuk e kam parasysh mirė, ishte duke filluar apo sa kishte pėrfunduar Ramazani, por ishte njė nga Netėt e Mira, tre ditė pas tė cilės vinte Bajrami. Pra ditėn qė u varros Enveri ka qėnė njė ditė e shėnjtė pėr myslimanėt. Thonin atėherė nėn zė se kėtė e kishte bėrė Nexhmija, se ajo i dinte kėto. Mund tė jetė edhe kėshtu...


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi