♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta e Dyte Boterore

Shko poshtė

Lufta e Dyte Boterore Empty Lufta e Dyte Boterore

Mesazh nga Vizitor Wed May 27, 2009 10:14 pm

Lufta e Dyte Boterore, A ia vlejti?

Revizionistėt thonė se Lufta e Dytė Botėrore ishte e panevojshme.
Gabohen
Unė vetė kam shkruar shumė artikuj kritikė nė lidhje me kultin e Churchillit, si dhe pėr mėnyrėn jokritike qė ai ėshtė duke pėrdorur pėr “t’u rėnė me ēomange” tė pashtruarve....

Sa mė shumė riekzaminohen dokumentet historike, aq mė shumė e besueshme duket qė tė paktėn dy burra shteti nė perėndim e panė bashkėekzistencėn me nazizmin si tė padėshirueshme dhe tė pamundur. Historia mund tė gjykojė nėse ky qe objeksioni i duhur, por ēdo pėrpjekje pėr tė ndarė kėto dy konsiderata me siguri “pjell” libra qė “kundėrmojnė”

Niall Ferguson, pėr shembull, ka propozuar qė tė shihen dy luftėrat botėrore si njė konflikt i vetėm, i ndėrprerė vetėm nga njė armėpushim i gjatė dhe ogurzi. Historianėt konservatorė britanikė si Ala Clark dhe John Charmley e kanė kritikuar Churchillin se ka ndėrtuar karrierėn e tij mbi luftėn.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lufta e Dyte Boterore Empty Re: Lufta e Dyte Boterore

Mesazh nga Vizitor Wed May 27, 2009 10:14 pm

Christopher Hitchens

A ka ndonjė parim tė pėrbashkėt, apo supozim mbi tė cilin ngrihet konsensusi ynė politik, ndonjė gjykim me vlera pėr tė cilin tė gjithė kemi rėnė thellėsisht dakord? Duke lėnė mėnjanė abstraksionet si njė besim i pėrgjithshėm tek demokracia, ēdokush do tė gjente hapėsirėn mė tė gjerė tė mirėkuptimit pėr idenė se Lufta e Dytė Botėrore ishte njė “luftė e mirė” dhe njė qė ia vlejti tė luftohej. Dhe nėse ne kemi njė imazh tė pashlyeshėm tė imoralitetit dhe poshtėrsisė politike, ky ėshtė me sigurisht tak-tak-taku i ēadrės sė Neville Chamberlainit, kur ky u kthye pas i kish refuzuar dorėzimin e ēekėve Adolf Hitlerit nė Mynih. Me anė tė kėtij poshtėrimi ai shpresoi se do tė shmangte luftėn, por ai ishte i destinuar t’u sillte bashkatdhetarėve luftė mbi poshtėrimin. Diturisė tradicionale i duhet shtuar figura titanike e Uinston Churchillit, si emblemė e sfidės oratorike qė, deri kur do tė mobilizohej dhe zbatohej fuqia amerikane, i vetėm u bėri ballė forcave tė sė keqes. Kur kėto forca mė sė fundi u mposhtėn, vepra e kobshme e duarve tė tyre u zbulua pėrpara botės, e cila gabimisht kish menduar se “ishte mbushur deri nė grykė” me horrore. Provat tronditėse tė zgjidhjes pėrfundimtare nuk kanė mjaftuar asnjėherė pėr tė larguar shumicėn e dyshimeve mbi le tė themi menēurinė apo moralin e bombardimit tė qyteteve gjermane.

Megjithėkėtė, studiuesit historikė kanė ofruar lloje tė ndryshėm interpretimesh revizionistė sa i pėrket kėsaj. Niall Ferguson, pėr shembull, ka propozuar qė tė shihen dy luftėrat botėrore si njė konflikt i vetėm, i ndėrprerė vetėm nga njė armėpushim i gjatė dhe ogurzi. Historianėt konservatorė britanikė si Ala Clark dhe John Charmley e kanė kritikuar Churchillin se ka ndėrtuar karrierėn e tij mbi luftėn, se kish injoruar hapjen ndaj paqes dhe se kishte lejuar perandorinė britanike qė tė prishej. Por Pat Buchanan, dy herė kandidat pėr zgjedhjet presidenciale nė Amerikė nė 2000-in, pėrfaqėsuesi standard i Partisė Reformatore, qė nxit tė paharrueshmen radhė njerėzish nė votimet nė Florida tashmė i ka pėrmbledhur tė gjithė nė njė nga argumentet antiluftė. Ideja e tij e hedhur nė librin e fundit “Churchili, Hitleri dhe lufta e panevojshme” ėshtė si vijon:

• Qė Gjermania kish ndeshur nė rrethim dhe padrejtėsi si nė 1914-n, ashtu edhe nė 1939-n.

• Britania nė tė dy kėta vite duhej tė kish qėndruar larg sherreve tė Evropės kontinentale.

• Qė nė tė dy rastet, Uinston Churchill ishte luftėnxitėsi kryesor britanik.

• Shtetet e Bashkuara u pėrfshinė pa qenė nevoja nė luftė nė tė dy rastet

• Pėrfituesit kryesorė tė gjithė kėsaj ishin Stalini dhe Mao

• Holokausti i hebrenjve evropianė ishte po aq njė pasojė e njė lufte tė evitueshme, sa ishte edhe pasojė e nazizmit.


Buchanan nuk ka nevojė ta mbyllė librin e tij me njė thirrje tė njė Perėndimi nė shuarje, sikur tė pėrmblidhte kėtė recital tė gjatė apokalipsi Spenglerian. Ai tashmė e kish hapur librin me deklaratėn: “Kudo pėrreth nesh ne mund tė shohim qartė tani se Perėndimi po vdes”. Figurat e pėrdorura janė tė njohura, njė mungesė besimi dhe vullneti, njė rėnie e dėshirės pėr tė riprodhuar me energji tė mjaftueshme, njė preferencė pėr hedonizėm pėrpara sundimi, dominimit dhe epėrsisė. Ēuditėrish, tė gjithė kėto tingėllojnė... Churchilliane. Vetė luani i vjetėr asnjėherė nuk u lodh duke mbajtur kėsi shėnimesh, dhe nuk ishte aspak nė siklet prej pėrmendjes sė racės dhe kombit, apo gjakut. E megjithatė, ai ėshtė objekt i mospėlqimit dhe pakėnaqėsisė sė Buchanan, pėr arsye se ishte i joshur prej “luftėrave tė zgjedhura”.

Ky term ka hyrė nė modė sė fundmi, pėr shkak tė kundėrshtimit tė luftės nė Irak, njė opozitė ku Buchanan ka luajtur njė rol tė madh. Si njė pasardhės i traditės sė lėvizjes Amerika e Para tė Charles Lindbergh, e cila hidhte njė lloj lobi kozmopolitan pas gatishmėrisė sė Ruzveltit pėr tė pėrfshirė Shtetet e Bashkuara nė luftėn globale, Buchanan ėshtė kritiku mė i mprehtė i atij qė e konsideron iluzioni ynė kombėtar mė i ledhatuar, dhe libri i tij ka ndjesinė dhe vulėn e njė vepre qė ai vetė e ka lexuar gjatė gjithė jetės sė tij.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lufta e Dyte Boterore Empty Re: Lufta e Dyte Boterore

Mesazh nga Vizitor Wed May 27, 2009 10:14 pm

Por, ai ndesh nė njė, apo disa vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme. Nėse do tė demonstrosh se Gjermania ishte mė shumė viktimė se sa agresor nė 1914-n, atėherė duhet ta kufizosh rrėfimin (siē bėn Buchanan) nė ēėshtjen shumė minore tė neutralitetit bel, si dhe pikėpyetjes nėse Britania duhej absolutisht tė shkonte nė luftė nė krahun e belgėve. Por pjesa tjetėr e politikės sė kajzerit, pjesa mė e madhe e tė cilės fshihet nga Buchanan, tregon se Gjermania po kėrkonte njė shans pėr luftė nė tė gjithė globin, dhe ishte gjithnjė e mė shumė i burgosur i njė kaste sunduese ushtarake nė vend. Kajzeri nisi njė luftė me Britaninė duke mbėshtetur rebelėt holandezė tė bardhė tė Afrikės nė Afrikėn e Jugut, si dhe duke vrarė popullin Ovambo nė atė qė sot ėshtė Namibia. Ai kėrkoi telashe me francezėt duke dėrguar krejt papritur anije lufte nė Agadir, nė Marokun francez, gjė e cila pothuajse nisi lutėn e parė nė 1905-n, si dhe me Rusinė duke mbėshtetur ultimatumin e marrė tė Austro-Hungarisė ndaj serbėve, pas vrasjeve tė qershorit 1914 nė Sarajevė. Veē kėsaj, fakt qė Buchanan nuk e pėrmend fare, kajzeri vizitoi Damaskun dhe pagoi pėr rindėrtimin e varrit tė Saladinit u vetėshpall njė simpatizues i Islamit dhe mik i xhihadit, doli garant pėr njė hekurudhė nga Berlini nė Bagdad pėr transportimin e armėve gjermane nė Lindjen e Mesme e Azi, si dhe pėrgjithėsisht u vendos nė anėn e njė imperializmi otoman agresiv, qė mė vonė shpalli njė “luftė tė shenjtė” kundėr Britanisė. Tė thuash se ai u ndie i kufizua nga dominimi i Marinės Mbretėrore nė Detin e Veriut, ndėrkohė qė bėnte tė tilla gjėra, ėshtė absurde.

Dhe ndoshta pak mė keq se sa absurde, si pėr shembull kur Buchanan shkruan: “Nga 1871-i deri nė 1914-n, gjermanėt nėn Bismarkun dhe Kajzerin nuk luftuan as edhe njė luftė tė vetme. Ndėrkohė qė Britania, Rusia, Italia, Turqia, Spanja, Japonia dhe SHBA-ja u pėrfshinė tė gjitha nė luftėra, Gjermania dhe Austria kishin njė tė kaluar tė pastėr”. Mė duhet ta them qė kėto i konsideroj broēkulla. Fillimi i “tė kaluarės sė pastėr” duhet tė jetė nė 1871-i, pasi aty Prusia pėruli Francėn nė tė tmerrshmen Luftė Franko-Prusiane, ku nė fakt Gjermania aneksoi dy provinca franceze. Nė ndėrkohėn deri nė 1914-n, Gjermania po pushtonte koloni nė Afrikė dhe nė Paqėsor, duke ēimentuar aleanca tė fshehta me Austrinė dhe duke u pėrpjekur tė ndėrtonte njė flotė detare qė do tė mundte atė britanike. Ka dyshim qė kajzeri kish nevojė pėr hapėsirė pėr tė marrė frymė.

Nuk dua tė them qė Buchanan ka tė drejtė nė disa gjėra kur flet pėr diplomacinė e fshehtė nė Evropėn e Vjetėr, qė aq shumė e ofendonin Udrou Uilsonin. Dhe ai ėshtė i jashtėzakonshėm kur flet pėr Traktatin katastrofik tė Versajės, i cili pati sukses vetė nė, si do tė thoshte nė atė kohė John Keynesi, krijimin e kushteve pėr njė tjetėr luftė, apo pėr pjesėn e dytė tė luftės sė parė. Ai flet me krenari pėr izolimin: “Senati nuk ka patur asnjė ditė pune mė tė mirė se sa kur hodhi poshtė Traktatin e Versajės dhe refuzoi tė hynte nė njė Lidhje Kombesh ku ushtarėt amerikanė do tė kėrkoheshin tė jepnin jetėn, pėr tė pėrforcuar termat e nė paqeje kaq tė pandershme dhe katastrofike”.

Nė fakt, asnjė ushtar i asnjė kombi nuk ka humbur as edhe njė qime nė shėrbim tė Lidhjes, e cila nė ēdo rast ishte e destinuar tė dėshtonte nga abstenimi amerikan, dhe ėshtė pikėrisht kjo konsideratė qė bėn tė vlefshėm argumentin e dytė tė Buchanan, sipas tė cilit njė konflikt me Gjermaninė e Hitlerit mund dhe duhej parandaluar. (Ekziston njė nėnargument i tretė i Buchanan, kryesisht i lėnė tė kuptohet, sipas tė cilit perėndimi demokratik duhej tė ishte bėrė aleat me Hitlerin, tė paktėn pasivisht, deri kur ky tė kish shkatėrruar Bashkimin Sovjetik). Edhe njė herė, qė tė besojė tezėn e tij, ēdokush duhet tė jetė i pėrgatitur tė argumentojė se Hitleri ishte njė aktor racional, me kėrkesa tė kuptueshme dhe tė negociueshme, ambiciet e tė cilit tė shpallura tek “Mein Kampf” duhej tė injoroheshin si thjeshtė propagandė. Rast pas rasti, Buchanan tregon djallosjen e skajshme tė diplomacisė britanike dhe franceze, dhėnia e premtimeve Ēekosllovakisė qė nuk do tė mbaheshin asnjėherė dhe mė pas, thyerja e kėtyre premtimeve qė nė rastin mė tė parė. Apo ofrimi i njė garancie Polonisė (njė vend qė kish marrė pjesė me dėshirė nė copėtimin e Ēekosllovakisė), qė Hitleri e dinte shumė mirė se nuk mbėshtetej nga asnjė forcė e besueshme ushtarake. Kėtu Buchanan jep mė tė mirėn e tij, shpesh herė nuk ėshtė e tė detyruar tė habitesh pa masė nga cinizmi i dukshėm dhe budallallėku i konservatorėve britanikė. Nė marrėveshjen detare anglo-gjermane tė 1935-s pėr shembull, ata habitėn francezėt, italianėt dhe rusėt duke rėnė dakord nė mėnyrė tė njėanshme qė tė lejonin Hitlerin tė ndėrtonte njė flotė me madhėsi sa njė e treta e Marinės Mbretėrore si dhe njė flotė nėndetėsesh me tė njėjtėn madhėsi si e britanikėve! Jo vetėm ishte kjo njė mėnyrė pėr t’u dorėzuar gjermanėve njė armė qė mė vonė do t’ia vinin nė fyt Britanisė, por edhe po bindte aleatėt potencialė tė Britanisė se do tė ishte mė mirė qė tė bėnin marrėveshje dypalėshe me Berlinin. Gjė qė praktikisht ndodhi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lufta e Dyte Boterore Empty Re: Lufta e Dyte Boterore

Mesazh nga Vizitor Wed May 27, 2009 10:15 pm

Por Buchanan vazhdon tė harrojė se ky budallallėk kriminal ėshtė pikėrisht ajo lloj politikė qė ai rekomandon diku tjetėr. Nė fund tė fundit, nė kėndvėshtrimin e tij, Gjermania kish pėsuar njė padrejtėsi nga Versaja dhe do tė kish qenė korrekte tė ribėheshin kufijtė nė favor tė Gjermanisė si dhe tė zbuteshin ndjenjat e saj tė lėnduara. Ndėrkohė, ne duhej tė kishim inkurajuar armiqėsinė e Hitlerit ndaj bolshevizmit dhe nė fshehtėsi duhej tė armatoseshim, nė rast se edhe ai do tė duhej tė frenohej.

Kjo ndoshta do tė kish funksionuar nėse Gjermania do tė qeverisej nga njė parti nacionaliste e djathtė qė kish fituar me votė demokratike. Fakti ėshtė qė Gjermania qeverisej nga njė maniak paranojak, ultra i djathtė, vrastar qė kish nisur tė shkatėrronte demokracinė brenda vetė Gjermanisė, qė besonte se bashkatdhetarėt e tij ishin njė racė superiore dhe qė pėr tė gjithė tė kėqijat e botės fajėsonte komplotin e hebrenjve. Ėshtė e mundur tė lexosh kapituj tė tėrė nė librin e Buchanan pa dashur tė kesh nė ėndje kėto pika. Ashtu si dhe me diskutimin e Gjermanisė sė para 1914-s, ai kryen mėkate tė rėndėsishme harrese qė mund tė jenė vetėm rezultat i njė anėsie ideologjike. Krejt shkarazi pėrmendet Lufta Civile nė Spanjė, pėr shembull, ku pėr plot tre vjet ndėrmjet 1936-s dhe 1939-s, Gjermania dhe Italia dhanė hua trupa pėr pushtimin fashist tė njė shteti sovran evropian qė asnjėherė nuk i kish kėrcėnuar apo rrethuar.

Nė tė vetmin rast kur Spanja pėrmendet seriozisht, ai ilustron pikėrisht idenė e kundėrt tė asaj qė Buchanan mendon se po nxjerr nė pah. Ambasadori britanik nė Berlin, Sir Neville Henderson shpjegon pėrse Hitleri nuk besonte se Britania dhe Franca do tė luftonin pėr Pragėn: “Hitleri argumentonte kėshtu: A do tė shkonte kombi gjerman me dėshirė nė luftė pėr Gjeneralin Franko nė Spanjė, sikur Franca tė kish ndėrhyrė nė anėn e Qeverisė republikane? Pėrgjigja qė ai i dha vetvetes ishte se nuk do ta bėnte dhe kėshtu mė pas ai u bind se asnjė qeveri demokratike franceze nuk do tė ishte e fortė sa duhet pėr tė ēuar kombin francez nė njė luftė pėr cekėt”.

Nė kėtė rast, duhet pranuar se Hitleri po sillej si njė aktor racional. Dhe pranimi i tij, qė Buchanan me nxitimin e tij pėr tė akuzuar politikėn anglo-franceze nuk arrin fare ta vėrejė, ėshtė se edhe nė qoftė ndaj atij vetė do tė kish patur rezistencė mė herėt, dhe mė vendosmėrish, edhe ai do tė kish lėshuar terren. Pra, i gjithė leksioni qė nxirret nuk ėshtė se Lufta e Dytė Botėrore ishte njė luftė zgjedhjeje krejt e evitueshme. Ėshtė se nazistėt mundet dhe duhej tė ishin konfrontuar shumė mė herėt se sa tė riarmatoseshin plotėsisht dhe tė fillonin tė vidhnin fabrika, burime nafte, miniera qymyri dhe punėtorė nga vendet fqinjė. Siē ka thėnė njė herė gjenerali Douglas McArthur, tė gjithė humbjet ushtarake mund tė pėrmblidhen me dy fjalė: “Shumė vonė”! E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė edhe pėr fatkeqėsitė politike.

Buchanan nis e i zbulon gjithnjė e mė shumė ngjyrat e vėrteta me kalimin e fletėve. Ėshtė njė gjė tė mbėshtetėsh idenė se Gjermania ishte keqpėrdorur dhe minoritet gjermane ishin keqtrajtuar, si pasoj e njė lufte tė 1914-s nė tė cilėn vetė perandori gjerman kish qenė njė prej nxitėsve. Ėshtė gjė krejt tjetėr tė thuash se vendimi i nazistėve pėr tė nisur Holokaustin e hebrenjve evropianė nuk “ishte njė pasojė e luftės, por njė pasojė e tmerrshme e luftės”. Buchanan jo vetėm pretendon se racizmi fanatik i Hitlerit nuk i rriti sė tepėrmi gjasat pėr luftė, por ai bėn gjithashtu edhe njė insinuatė se ata qė dėshironin t’i rezistonin janė po aq pėrgjegjės nė mos mė shumė pėr vrasjen e hebrenjve! Kjo absolutisht nuk mund tė pranohet. Ai sjell nė vėmendje thėnie tė shumta tė Hitlerit dhe Gėbelsit, qė fillojnė vetėm nė 1939-n dhe mbarojnė nė 1942-n, ku bėrtasin se ēdo lloj shpėrthimi nė luftė pėr t’iu kundėrvėnė ambicieve tė nazistėve do tė shkaktonte hakmarrje mbi hebrenjtė. Ai harron, tė paktėn shpresoj se ėshtė thjeshtė harresė, se deklarata tė tilla vrasėse nisėn shumė kohė mė parė, madje pėrpara se Hitleri tė kish qenė njė kandidat lunatik nė vitet njėzetė. Origjina shkon prapa nė kohė deri nė datat e pėrzgjedhura aq kujdesshėm nga Buchanan, i cili ėshtė pėrpjekur ta bėjė imperializmin prusian tė duket si viktimė.

Njė shembull pėrmbyllės ilustron ēoroditjen dhe paragjykimin e “metodės” historike tė Buchanan. Ai argumenton nė mėnyrė tė pėrsėritur se Churchilli nuk e vlerėsoi Anglofilinė me rrėnjė tė thella tė Adolf Hitlerit dhe ai vazhdimisht ua vė fajin pėr nisjen e luftės disa shanseve tė humbura pėr tė shtrėnguar dorėn e zgjatur plot mirėsi tė Fyhrerit. Nė tė vėrtetė, ai citon disa burime akademike qė bien dakord me tė se Hitleri pushtoi Bashkimin Sovjetik, vetėm pėr t’i ndėrruar mendjen Britanisė. Le tė supozojmė se Buchanan ka tė drejtė nė kėtė pikė. A mund tė kemi njė definicion mė tė mirė tė ērregullimit dhe ēoroditjes mendore si dhe megalomanisė, se sa rasti i njė diktatori qė injoron gjeneralėt e tij dhe pushton Rusinė nė mes tė dimrit, vetėm e vetėm qė t’i bėjė pėrshtypje Parlamentit britanik? (Aksidentalisht, ose jo aksidentalisht, ishte pikėrisht ky agresion histerik qė i dha shenjėn start dėbimit tė organizuar dhe vrasjes sė hebrenjve. Por, ėshtė mendjelehtėsi tė mos supozojmė qė, pa kėtė ndodhi, nazistėt nuk do tė kishin gjetur njė tjetėr arsye).


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lufta e Dyte Boterore Empty Re: Lufta e Dyte Boterore

Mesazh nga Vizitor Wed May 27, 2009 10:16 pm

Sigurisht, ėshtė e vėrtetė se miliona tė tjerė humbėn jetėt nė kėtė konflikt, shpesh herė nė mėnyra tė tmerrshme e tė paprecedenta, dhe se tirani tė reja iu imponuan disa shteteve, Ēekosllovakisė, Polonisė dhe Kinės, qė kishin qenė pretekste pėr njė luftė kundėr fashizmit. Por a nuk do tė thotė kjo tė mendosh nė terma afatshkurtėr? Sikur nazistėt tė mos ishin mundur, miliona njerėz do tė ishin masakruar apo skllavėruar nė ēdo rast. Ndėrkohė qė sot, nga Portugalia nė Urale, parimi i tė drejtave tė njeriut dhe sovraniteti i popullit ėshtė tė paktėn normė, dhe idetė e racizmit dhe totalitarizmit janė diskredituar pėrfundimisht dhe historikisht. A do tė kish sjellė ndonjė rezultat mė tė mirė njė kompromis me totalitarizmin racist?

Uinston Churchill mund tė ketė qenė nė krahun e gabuar sa i pėrket Indisė, pėr sa i pėrket standardit tė floririt, pėr tė drejtat e punonjėsve e tė tjera, dhe ai mund tė ketė patur njė dėshirė pėr luftė, por nga ana tjetėr ne duhet tė jemi mirėnjohės qė nė vitet tridhjetė ishte njė politikan qė e quajti tė patolerueshme qoftė edhe thithjen e tė njėjtit ajėr, apo ndarjen e tė njėjtit kontinent apo planet me nazistėt. Ndėrkohė qė mbyll argumentin e tij, Buchanan refuzon sėrish qė tė maskojė besnikėrinė e tij. “Ndonėse tė pėrqeshur si izolacionistė”, shkruan ai, “patriotėt e Amerika e Para e mbajtėn SHBA-nė jashtė luftė deri gjashtė muaj pasi Hitleri kishte pushtuar Rusinė”. Nėse di qoftė edhe pak fakte pėr atė ēfarė i ndodhi popullsisė sė atyre territoreve nė ata gjashtė muaj, ėshtė shumė e vėshtirė tė krenohesh qė Amerika qėndroi neutrale. Por ky ėshtė njė ēmim qė Buchanan ėshtė i gatshėm ta paguajė.


(“Adlai”, thoshte John F. Kennedy pėr ambasadorin e tij tė jashtėzakonshėm nė OKB, nė periudhėn e krizės sė Gjirit tė Derrave, “donte njė Mynih”). Megjithatė, sa mė shumė qė rrėmohen dhe riekzaminohen dokumentet historike, aq mė shumė e besueshme duket qė tė paktėn dy burra shteti nė perėndim, pėr arsye gjerėsisht tė ndryshme, e panė bashkėekzistencėn me nazizmin si tė padėshirueshme dhe tė pamundur. Historia mund tė gjykojė nėse kjo mungesė dėshire apo pamundėsi ishte kundėrshtimi mė i spikatur, por ēdo pėrpjekje pėr tė ndarė kėto dy konsiderata me siguri “pjell” libra qė “kundėrmojnė”.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lufta e Dyte Boterore Empty Re: Lufta e Dyte Boterore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi