♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ura e Klleznės - monument i kulturės

Shko poshtė

Ura e Klleznės - monument i kulturės Empty Ura e Klleznės - monument i kulturės

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 10:28 pm

Ura e Klleznės - monument i kulturės


Ura e Klleznės - monument i kulturės Ura_e_klleznes

Prej kohėrave mė tė hershme e deri sot janė ndėrtuar ura tė ndryshme, tė cilat mund quhen vepra tė artit. Edhe nė Anė tė Malit janė ndėrtuar disa ura qė kanė mundėsuar qarkullimin pa pengesė tė udhėtarėve. Ura mė e njohur nė kėtė mjedis ėshtė ura e ndėrtuar nė fshatin Kllezėn, tė cilėn pa mėdyshje mund ta quajmė monument mė impozant tė kėsaj natyre jo vetėm nė kėtė trevė por edhe mė gjerė. Kjo urė ėshtė ndėrtuar prej guri mbi pėrroin e Megjyreēit, nė vitin 1696, nė Klleznėn e Sipėrme (komuna e Ulqinit). Ajo ka kėto dimensione: gjatėsia 12m, gjerėsia 3.60m, lartėsia nga fundi i lumit 9.26m, trashėsia e gurėve te ēelėsi 80cm. Pėr ndėrtimin e kėsaj urė ėshtė njė rrėfim interesant qė u pėrcoll brez mbas brezi deri nė ditėt tona. Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndėrtuar kėtė urė ka qenė nga Dibra. Atij kjo punė i ėshtė ofruar nga klleznorėt; ai ka thėnė se gėlqerja e cila do tė pėrdoret pėr ndėrtim duhet tė qėndrojė nė gropė 15 vjet. Mbas kėsaj periudhe, mjeshtri dibran dhe njė punėtor tjetėr e kanė ndėrtuar kėtė urė. Pas kryerjes sė punės, mjeshtri ėshtė vrarė dhe ėshtė varrosur nė afėrsi tė xhamisė, ku edhe sot ekziston varri. Thuhet se atė e ka vrarė pėr motive te ulėta ish punėtori i tij. Nėpėr kėtė urė kanė qarkulluar banorėt e Klleznės, por edhe tė tjerėt tė cilėt kanė udhėtuar nga kjo anė pėr nė Ulqin e gjetiu. Ndėrsa, me rastin e ndėrtimit tė rrugės Ulqin-Krythė nė vitin 1954, pranė kėsaj urė ėshtė ndėrtuar ura e re pėr qarkullimin e mjeteve tė komunikacionit, dhe nga ajo kohė ura e vjetėr humbi vlerat e mėparshme duke u bėrė dytėsore. Qė nga ndėrtimi i saj nuk ėshtė bėrė ndonjė intervenim apo restaurim i saj, ndėrsa nė vitin 1982 ajo pėsoi goditje, sepse mbi urė, pasi u hoqėn gurėt, u vendosėn gypat e ujėsjellėsit tė Millės, duke krijuar kanalin pėrkatės. Por pėr fat ura nuk pėsoi dėme tė mėdha, edhe pse njė gjė e tillė ka mundur tė ndodhė. Ndėrkaq sikur tė kishte pasur trajtimin e monumentit tė kulturės, njė gjė e tillė nuk do tė ki-shte ndodhur. Prandaj vlerėsoj se ėshtė e udhės qė pushteti vendor i Ulqinit tė marrė iniciativė qė ura e Klleznės tė evidentohet nė regjistrin e monumenteve tė kulturės dhe si e tillė tė kėtė mbrojtje li-gjore. Vetėm nė kėtė formė do tė dėshmonim nė praktikė se dėshirojmė tė ruajmė dhe tė pėrkujdesemi pėr kėto pak monumente qė ekzistojnė nė mjedisin tonė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi