♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anoreksia...

Shko poshtė

Anoreksia... Empty Anoreksia...

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 7:24 pm

Cfar mendoni per kte semundje qe esht perhappur shum kto kohet e fundit...
Te mos ushqesh organizmin per te patur nje trup mese perfekt .. ABSURDE e Tmerrshme ....


Anoreksia... Anorexia

Gjeta ca foto dhe po i postoj qe ti shifni dhe ju

Anoreksia... Anorexic-Girl

Anoreksia... Anorexic

Anoreksia... 2591140796_d5428afcb4

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anoreksia... Empty Re: Anoreksia...

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 7:52 pm

Engjelli te pergezoj per kete tem bravo!

Keto semundje faktikisht jane shume komplekse sepse kane llidhje dhe shkaqe te ndryshme.

Me te prekur jane vajzat ne moshen e adoleshences por edhe ato ne early 20.
Problemet ne shkolle, problemet ne familje, problemet me karakterin, problemet me identitetin, frika ndaj gjerave jane shtysat kryesore qe sjellin ne keto semundje me eating disorders. Pra faktori psikollogjik eshte ai qe fillon kete proces mendor qe shoqerohet me eating disorders.

Anoreksia eshte me e dallueshme pasi personi qe vuan nga ajo, peson renie te konsiderueshme ne peshe, ndersa problem me i madh jane Bulimiket te cilet duken si cdo njeri normal, por qe kane nje problem serioz dhe kete mundohen gjithmone ta fshehin nga te tjeret. Kane ndjenje pasigurie dhe i vjen turp qe te tjeret ta dine. Sado qe kane nje trup perfekt i duket vetja i/e shendosh.

Ndaj njerezve qe vuajn nga keto crregullime duhen marre menjehere masat e duhura para se te jete shume vone. Terapi te ndryshme dhe ushtrime per ti sjelle sado pak ne normalitet. Gjithashtu njerzit qe kujdesen ndaj tyre duhet te jene shume te durueshem dhe ti mbeshtesin me dashuri, ngrohtesi dhe perkujdesje te vecant. Fatkeqesisht ka shume vajza qe vuajn nga keto crregullime si pasoje e propagandes mediatike qe i behet trupit elegante te femres. Vete shoqeria ka ndertuar nje imazh te gabuar per trupin e femres i cili po demton dita dites ne menyre shume serioze.

Ngrenia e ushqimit ne sasira gjigandeske eshte nje shenje e bulimise, ushqim te cilin ato e nxjerrin menjehere me provokime te vjellash duke futur gishtat ne gjendrat e fytit.

Arrin nje fare momenti kur organizmi vet nuk e pranon me ushqimin edhe behet domosdoshmeri nxjerrja e ushqimit pa arritur akoma te tretet dhe si rrjedhoje trupit fillojn ti mungoi cdo vitamine e cdo krip minerale. Gjithe metabolizmi trupit shkaterrohet avash avash dhe keta persona behen addicted pas nxjerrjes se ushqimit dhe miku me i ngushte i tyre behet banjo, ku ata duke hapur rubinetin e cezmes qe mos te degjohen nga njerzit e tjere, per ore te tera rrine ne banjo duke nxjerr ushqimin qe e marrin ne sasi aq te medha por qe ne fund te fundit nuk perdoret aspak nga trupi.

Te gjithe organet e trupit fillojn te kene probleme. Aciditetet e stomakut shkaterrojn gjithe mukozen e gojes, te fytit duke e thare komplet siperfaqen. Dhembet fillojn te humbin bardhesine dhe fillojn te grryen dale ngadale duke marren nje njgyre te verdhe edhe gri. Demtohet shume edhe zemra e cila dobesohet per shkak te sforcimeve te shumta dhe per shkak te mosfurnizimit te mire me oksigjen. Veshkat demtohen, lekura e trupit demtohet, kane tharje dhe plasaritje lekure ne pjese te ndryshme.

Tek kush do qe i shihni keto shenja duhet te mundoheni ti ndihmoni pasi keta persona kane nevoje per ndihme te menjehereshme.

Gjithashtu keta persona kane nevoje te kene njerez te dashur rreth e perqark, te sinqert edhe te cileve ato i besojn. Kane nevoje per stabilitet edhe dashuri familjare.

Gjithashtu duhet te mendojn dhe ta respektoj veten e tyre pasi disa prej tyre jane njerez te vecant. Por puna eshte se jeta i ka bere ta harrojn kete fakt.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi