♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė komb, njė Kombėtare, se pėrndryshe do bėhemi gazi i botės

Shko poshtė

Njė komb, njė Kombėtare, se pėrndryshe do bėhemi gazi i botės Empty Njė komb, njė Kombėtare, se pėrndryshe do bėhemi gazi i botės

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:37 pm

Gani Asllani

Nė diapazonin e pėrgjithshėm tė njohurive tė mia, nuk them se futbolli ėshtė pika mė e fortė, megjithėse sinqerisht gjykimi se kush luajti bukur e kush dobėt nė fushėn e blertė nuk mė mungon.

Qysh prej rrėzimit tė komunizmit, Shqipėria filloi tė luante futboll paksa mė impozant dhe mė tė pėlqyeshėm, e si Kombėtare arriti tė grumbullonte lojtarėt mė tė mirė tė kombit qė filluan tė luanin jashtė shtetit. Shqipėria paksa ndryshoi, nga tė qenit njė stacion ku ekipet mysafire mėsynin vetėm pėr tė pėrmirėsuar golaverazhin, nė ekip qė duhej tė merrej seriozisht edhe nga gjigantet e futbollit global.

Tejzgjatja e ēėshtjes sė Kosovės e cila mbeti pezull pėr mėse dy dekada nga shpėrbėrja e Jugosllavisė, bėri qė tė gjithė shqiptarėt anė e kėnd botės tė identifikohen me Kombėtaren e futbollit si tė tyren, jo vetėm pėr shkak tė emrit shqiptar, flamurit dhe himnit kombetar, por edhe se shqiptarėt tė lindur jashtė Shqipėrisė politike, filluan ti mbrojnė ngjyrat e kombėtares sonė.

Qysh prej shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, Federata Kosovare e Futbollit (FFK) ka filluar tė mendojė seriozisht pėr krijimin e njė pėrfaqėsuese nė futboll e cila do ti mbronte ngjyrat e shtetit tė Kosovės. Jan bėrė edhe disa veprime konkrete me ndeshjen miqėsore me Arabinė Saudite etj., por pėr shkak tė statusit politik akoma tė papranuar nė UEFA dhe FIFA, Kosovės nuk po i lejohet pėrfaqėsimi ndėrkombėtar. Dhe mirė po bėhet me kėtė punė.

Do tė doja tė pyesja drejtuesit e FFK-sė a kemi nevojė qė atė kombėtare tė dobėt qė e kemi ta thermojmė edhe mė shumė? A morėn mėsim kėta drejtues nga debakli qė pėsoj Kosova nė Malme tė Suedisė, ku u tregua se edhe me ekipe tė ndonjė kampionati tė rendit tė dytė, siē ėshtė ai suedez, lojtaret tanė nuk e pėrballuan dot kundėrshtarin. A ėshtė e natyrshme qė tė krijohet pėrfaqėsuesja e Kosovės nė futboll vetėm qė ky ekip tė jetė pikėrisht aty ku ka qenė Shqipėria nė vitet e komunizmit, njė stacion ku ekipet mysafire te mėsyjnė vetėm pėr tė pėrmirėsuar golaverazhin?

Neve edhe ashtu po zhgėnjehemi vazhdueshėm nga Kombėtarja shqiptare, kėshtu qė nuk do tė ishte e udhės qė tė torturoheshin i gjithė kombi me dy zhgėnjime brenda njė nate, kur dy pėrfaqėsueset edhe ajo e Kosovės (siē ndodhi nė Suedi) dhe ajo e Shqipėrisė (siē ndodhi rishtazi me Hungarinė dhe Danimarkėn) tė humbin ndeshjet e tyre. Prandaj FFK dhe FSHF duhet qė tė ulen pėr tė biseduar seriozisht se si do tė arrihet pjesėmarrja e lojtarėve nga gjithė kombi shqiptar pa marrė parasysh pozitėn gjeografike nė kombėtare, dhe tė arrihet marrėveshja qė ndeshjet e Kombėtares shqiptare tė luhen edhe nė Kosovė.

E pėr ta ndarė kombėtaren nė dy pėrfaqėsuese as tė mos bėhet fjalė, se pėrndryshe do tė bėhemi gazi i botės, dy ekipe tė dobėta ku ekipet mysafire mėsyjnė vetėm pėr tė pėrmirėsuar golaverazhin.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė komb, njė Kombėtare, se pėrndryshe do bėhemi gazi i botės Empty Re: Njė komb, njė Kombėtare, se pėrndryshe do bėhemi gazi i botės

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:49 pm

:bravo: :bravo: :bravo:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi