♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adolf Hitler

Shko poshtė

Adolf Hitler Empty Adolf Hitler

Mesazh nga Vizitor Mon May 18, 2009 2:36 pm

Adolf Hitler
Adolf Hitler Ado_hit
(1889-1945)

Politikan gjerman me origjine austriake.

Lindi ne nje familje te borgjezise se vogel.

Piktor dhe dekorator.

Mori pjese ne luften e pare botrore si vullnetar ne ushtrine bavareze.

Aderoi ne formacionin e ekstremit te djathte te Partise se Punetorve Gjerman,qe e transformoi(1920) ne Parti Nacionalnaziste te Puntorve Gjerman.


U be kryetar i parties qe mori emrin nacional socialiste(nazi). Tentoi te bej puc ne Mynih me 1923.

Ngriti me force doktrinen e ultranacionaliste dhe raciste te nazizmit.

Ripertriu partine me 1925 dhe krijoi grupet e SS (es-ese),si dhe nje numer organizatash te tjera me frymen nazifashiste.

Beri nje propogande te madhe demagogjike dhe arriti te emrohet Kancelar i Gjermanise me 1934.


Pas vdekjes se Hidenbergut,si kryetar i shtetit “Fyhrer” dhe kancelar i Rajhit,i kushtoi rendesi te madhe organizimit dhe forcimit te policise se shtetit qe u quajt Gestapo.


Vendosi ne Gjermani nje regjim diktatorial,persekutoi ne menyre te eger sidomos hebrejt,ne kampet famkeqe te perqendrimit.

Nisi sulmet ekspansioniste me pushtimin e Renanise (1936)Austrise(1938)Cekise(1939)dhe me pas sulmoi Polonine,gje qe coin e shperthimin e Luftes se Dyte Botrore.

Pas fitores mbi Francen (pranvere 1940),sulmoi Bashkimin Sovjetik (qershor 1941 dhe i shpalli lufte SHBA-se.

Trupat gjermane naziste pushtuan me dhune shume shtete ne lindje e ne perendim te Evropes.

Me 20 korrik 1944 disa general tentuan ta eleminojne Hitlerin,por deshtuan.

Ai mbetet nje nga figurat me monstruoze dhe me mizore te historise,qe,ne bashkpunim me shtete te tjera nazi-fashiste i solli njerzimit miliona e miliona te vrare.

I mundur tersisht nga ushtria e forcave aletae e nga lufta e popujve te tjere,pasi Berlini dhe kuartieri i pergjithshem i Hitlerit u rrethua,ai u detyrua te vrase vehten ne Berlin me 30 prill te vitit 1945.


Mendimet e tij nacionaliste dhe raciste i parashtroi ne librin e tij “Mein Kampf”1925

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Adolf Hitler Empty Re: Adolf Hitler

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:41 pm

"Nėpėr dreka hante thonjtė, ishte i neveritshėm dhe paranojak"

Nė njė raport tė shėrbimeve tė fshehta, tė sigluar me urdhrin "Tė shkatėrrohet brenda 48 orėve", thuhet se Hitleri brente thonjtė me dhėmbė gjatė darkave dhe se ishte sjellė nė tavolinė "nė mėnyrė vėrtet shokuese"

Sipas njė raporti tė shėrbimeve sekrete aleate, nė njė darkė gjatė kohės sė luftės, sjellja e Adolf Hitlerit kishte lėnė pa fjalė tė gjithė tė pranishmit. Ky raport sekret ėshtė gjetur rastėsisht kohėt e fundit gjatė pastrimit tė njė shtėpie nė Londėr. Dokumenti, i sigluar me urdhrin "Pėr t‘u shkatėrruar brenda 48 orėsh nga leximi", pėrmban njė profil psikologjik tė diktatorit nazist, i bazuar te marrja nė pyetje e njė prej ndihmėsve tė tij mė tė afėrt.

Ndihmėsi, njė oficer qė kujdesej pėr axhendėn e takimeve tė diktatorit nė "Strofkėn e Ujkut", Shtabi i Pėrgjithshėm i Hitlerit nė Rastenburg, nė Prusinė Lindore, rrėfente se si Fyhreri brente thonjtė me dhėmbė gjatė ngrėnies nė shoqėrinė e tė tjerėve, pėrpinte me babėzi ėmbėlsirat, apo se shpesh humbiste fare nė mendime, duke u shkėputur tėrėsisht nga biseda qė zhvillonin tė tjerėt pėrreth tij. Ai tregonte gjithashtu edhe pėr shpėrthimet e pakontrolluara tė zemėrimit nga ana e diktatorit, pėr shkak tė tė cilave tė gjithė zyrtarėt dhe oficerėt e lartė gjendeshin nėn terror tė pandėrprerė.

Dokumentet qė hedhin dritė mbi kėtė anė tė karakterit tė Adolf Hitlerit janė njė pėrmbledhje e shėrbimeve tė fshehta aleate, e pėrgatitur nė kohėn kur lufta po shkonte drejt fundit dhe besohet se kanė arritur deri nė ditėt tona falė njė oficeri britanik. Ato u gjetėn rastėsisht gjatė pastrimit tė njė shtėpie nė Londėr dhe do tė shiten muajin e ardhshėm nė njė ankand.

Oficeri anonim, njė kolonel gjerman, tė cilit dokumenti i referohet vetėm me inicialet PW (prisoner of war - rob lufte) kishte qėndruar pėr disa muaj nė "Strofkėn e Ujkut" gjatė vitit 1943. Ai pati rastin tė darkonte me Adolf Hitlerin nė tė paktėn 30 raste dhe njėkohėsisht pati mundėsinė tė vėrente nga afėr veprimet e pėrditshme tė numrit njė tė Rajhut tė Tretė.

Nga dokumentet mėsohet se u kishte treguar ushtarakėve tė forcave aleate qė Hitleri hante vetėm perime e fruta tė ziera dhe se nuk lejonte tė pihej duhan nė praninė e tij. Vaktet i shoqėronte vetėm me njė apo e shumta dy gota birrė.

"Hitleri ha shumė shpejt, mekanikisht. Pėr tė, ushqimi pėrbėn veē njė mjet tė domosdoshėm pėr sigurimin e ekzistencės", u ka rrėfyer PW aleatėve. Bisedat nė tavolinėn e ngrėnies e shtendosnin dhe shpesh e zhysnin nė mendime tė thella. Gjatė bisedave nė pėrgjithėsi ishte i qetė, "fliste me zė tė butė bariton dhe nuk vėrehej asnjė shenjė nga ai timbri i ngjirur dhe i ashpėr qė vėrehej shpesh gjatė fjalimeve nė publik".

Por mė pas, ndihmėsi i ngarkuar me mbajtjen e axhendės sė diktatorit raportonte: "Gjatė drekave e darkave, ashtu si edhe nė diskutime, tregon sjellje qė shpesh mund tė konsiderohen harbute. Papritmas nis tė brejė thonjtė me dhėmbė, kruan vazhdimisht hundėn me gishtin tregues, madje ndonjėherė kėto sjellje i kalojnė kufijtė dhe bėhen vėrtet shokuese".

Nė raport rrėfehen edhe preferencat ushqimore tė diktatorit. Thuhet se, pavarėsisht se nuk ha fare mish dhe pėrdor vazhdimisht ēajra tė ndryshėm, "ha sasi tė mėdha ėmbėlsirash", gjė qė i shkakton "ērregullime nė aparatin tretės". Oficeri, me rrėfimet e tij, hap gjithashtu dritare mbi jetėn private tė Hitlerit, duke rrėfyer se diktatori u thoshte njerėzve tė tij tė afėrt se nuk ishte martuar kurrė, pasi nuk mund t‘i lejonte vetes qė detyrimet familjare ta shpėrqendronin nga detyra ndaj kombit gjerman. Kishte mikesha, mes tė cilave pėrfshihej njėfarė "Zonjusha Braun", por, nė pėrgjithėsi, besohej se marrėdhėniet me to qenė platonike. Ndihmėsi hedh poshtė edhe "thashethemet" spekulative sipas tė cilave Hitleri kishte prirje homoseksuale.

Gjatė rrėfimit pėrballė ushtarakėve aleatė, ndihmėsi tregon edhe pėr shpėrthimet e skajshme tė zemėrimit, pėr shkak tė tė cilave njerėzit e tij tė afėrt jetonin vazhdimisht nėn terror. Tmerrin e njė prej kėtyre shpėrthimeve e kishte provuar nė tėrė peshėn e vet njė major, i cili nuk kishte transmetuar lajmin qė konfirmonte tėrheqjen e trupave nga El Alameini.

"Kur Hitleri mėsoi se nuk ishte njoftuar pėr tėrheqjen, shpėrtheu nė zemėrimin e zakonshėm dhe e priti majorin me fjalėt, "po tė mė thuash qoftė edhe njė fjalė pėr t‘u mbrojtur, do tė tė pushkatoj". Pastaj iu shfry me nota tė tmerrshme nervozizmi dhe e uli nga major nė ushtar tė thjeshtė.

Hitleri besonte verbazi se ishte sjellė nė kėtė botė pėr tė pėrmbushur njė detyrė tė caktuar. Ky besim iu ngulit edhe mė fort nga ēasti kur i shpėtoi njė atentati me bombė, tė organizuar nga oficerė tė lartė nazistė.

Nga dokumenti mėsohet se ndihmėsi i Hitlerit u largua nga "Strofka e Ujkut" me bindjen se Fyhreri ishte i ēmendur. Terri Ēarman, njė historian me peshė nė Muzeun Perandorak tė Luftės nė Londėr, tha pėr kėtė dokument se hedh edhe mė tej dritė mbi jetėn e pėrditshme dhe veēanėrisht atė private tė diktatorit: "Ėshtė e papritur tė dėgjosh qė Hitleri pinte birrė, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht mendohet se kishte hequr dorė tėrėsisht nga alkooli qė nė vitin 1931. Sa pėr pėrshkrimin e shpėrthimeve tė zemėrimit ėshtė njė tipar mjaft i njohur i karakterit tė tij".

Dokumentacioni i pėrgatitur sipas rrėfimeve tė njeriut qė kujdesej pėr axhendėn e Hitlerit nė "Strofkėn e Ujkut" do tė dalin nė ankand mė 5 mars nė Londėr.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi