♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografia Shqiptare

Shko poshtė

Fotografia Shqiptare Empty Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Sun May 03, 2009 9:13 pm

Trashegimia lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX.

Dinastia Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne Piacencia (Itali1834 ) dhe i detyruar te mberrije ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve austro hungareze . Ne Shkoder Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor.
Me “Kutine magjike” fotografike (1858) ai nisi te fotografoje jeten jashte studios nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohes si “Kryengritja e Mirdites” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81) qe mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London Neės”, “L’lustration” etj.
Studio Marubi shkelqen me permasat europiane, me hapesire ndriēimi dhe pajisjet me te fundit (1885-1900).Ne ate kohe Pjeter Marubi zgjodhi per vijmesin e puneve ne studio djemte e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrines, se pari Mati - me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin e mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te mjeshterit te madh.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) nis punen ne studion “Marubi”, 15 vjeēar me 1885.

Pas vdekjes se mjeshtrit P.Marubi (1904) Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar ate ne nje atelie te vertete arti. Ai e pasuroi fototeken me figura e njohura te kohes, Fishten, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerėz tė zakonshėm me kostume kombėtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta nė Shqipėri nė fund tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė dhe fillim tė shekullit tė njėzetė, duke u bėrė kėshtu figure kryesore evropiane ne fotografine publike e kronikale te kohes pasi ndoqi gjithshka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare per afro 55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua ne levizjen per pavaresine e Shqiperise duke marre pjese ne themelimin e shume shoqatave si Gjuha Shqipe 1908 etj si edhe ne botimin e gazettes Zeri i Shkodres. Kel Marubi njihej edhe jashte kufijve dhe ishte ftuar shepsh nga oborri I mbretit te Malit te Zi per punime ne fotografi.

Pas vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega. Ai studioi ne Paris ne te paren shkolle kinematografike dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.

Ne vitin 1970 e gjithe pasuria prej 150000 negativa i kaloi shtetit. “Fototeka Marubi” ka sherbyer si burim per botime te ndryshme, per albume, botuar ne France dhe Itali.Part of Marubi's photographs has been published in the album "Traces of National History in the Shkodėr Photograph Library" (1982), while selected photos, accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality publication in Paris in the album entitled "Ecrit d’ Lymiere” .

Por trashegimia kulturore Shqiptare ne artin e fotografise perben nje plejade artistesh te talentuar qe vazhdon deri ne ditet tona. Me te shquarit mund te permblidhen ne kete kronike :

Kol Idromeno, lindi ne Shkoder me 1860 dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje artist i gjithanshem, mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.

Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet te madh. Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive.Ai nuk u martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas vdekjes nje mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit Tirane.

Mandi Koēi. Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korēes me 17 Janar 1912 ne nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per kino-operator dhe punoi ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Me pas me prishjen e B.S. burgoset per 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jeten.

Jan Ristani. Fotograf i njohur shqiptar Jani Ristani, lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster me 1913, qe ne moshe te vogel shkoi ne Stamboll ne “robert kolezh”, ne shkollen tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mesimet e para nga mjeshtri turk I fotografise Niko Huzuri dhe fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten “Xhumurjet “ me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap « Studio Ristani » te paren studio moderne vecanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret .Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme me ate te Marubit nga “Fiera de Levante “. Jane te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta partizane;fotot gjate luftes per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh qe parakalojne ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare. Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit pa proces verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension.Me pas punon shpesh part time edhe per rregullimet e fotove te portretit te diktatorit Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi arshiven e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi .Me qershor 1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar te fotografoise ne Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve etj . Qe prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografise me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe ka hapur me forcat e tij.

Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkoder dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi nje studio fotografike ne “Pazarin e Ri”. I sherbeu luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati sukses dhe mori titullin “Artist i Popullit”.

Ali Bakiu. Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma e studio fotografike te botes duke mundesuar futjen e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqiperi . Per bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 Maj 1981 ne moshen 70-vjeēare.

Niko Stefani. nga nje familje nga fshati Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone hapen studio ne Tirane.
Misto Cici lindi me 10.10.1902 dhe u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te vellane i kushtohen fotografise. Nje rol te madhe luajten dhe udhetimet e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet nga Drejtoria e Shtypit dhe Propagandes Turistike te beje nje seri fotosh artisitike te Pogradecit. Ky angazhim do ta evidentoje ate si fotografin e pare te fotografise artistike.

Petro Dhimitri (1861-1946) i mbiquajtur fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithe jeten e tij ne Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf dhe dallohet per portretin. Ai punoi gjithe jeten e tij ne Korēe. Agim Verzivolli. Fotografi i Kinostudios “Shqiperia e Re”, me inisiateven e tij hapi kursin per fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane. Ajo ishte fidanishtja per te nxjerre fotografe te rinj.

Emra te shquar te fotografise te kohes sone jane Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka dhe shume te tjere qe me hollesisht do te trajtohen ne librein “Historiku i fotografise shqiptare” qe do te botohet se shpejti nga autori Piro Naēe. Ne vitin 1996 Besim Fusha merr inisiateven duke nxjerre revisten “Fotografia Art”. Per here te pare ne 1998 u hap konkursi “Foto artistike” me emrin “MARUBI”. Ne 5 Prill 2000 hapet ne Galerine e Arteve konkursi me emrin “MARUBI 2000." Ne kete konkurs moren pjese 54 fotografe shqiptare dhe nga bota.

"Seda"

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fotografia Shqiptare Empty Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Sun May 03, 2009 9:30 pm

Fotografia, nė kufi tė dy epokave

Nga O. Velaj


Dikur pėr tė dalė nė fotografi duhej njė ritual i tėrė, ndėrsa sot nuk ka nevojė as pėr fotograf. Njė histori e shkurtėr e tranzicionit tė fotografisė shqiptare, nga fotoja bardhezi tė fotoja me ngjyra, nga statizmi nė studio te jeta dhe portreti nė lėvizje. Profesionistėt tregojnė kėtė epokė ndryshimi

Studiot e dikurshme tė shėrbimit fotografik, tani kanė mbetur vetėm nėpėr kujtimet e njerėzve. “Qesh pak, shiko kėtu...” dhe shkrap, blici bombardonte me dritė fytyrat, ndėrsa njė mori llampash tė forta ndriēonin njė faqe muri me njė beze tė vizatuar. Ishin skena tė stisura, sfonde qė shumėkush i ka ende bardhezi nė albumet familjare. Breza tė tėrė shqiptarėsh, qė pozuan pėrpara atyre peisazheve tė bėra nga ndonjė qejfli vizatimi, me bojėra vaji, me nxitim dhe pa shije, tani buzėqeshin dhe risjellin nė mend atė kohė. Ishte njė kohė qė mbeti nė fotografi.
Njerėz statikė, me buzėqeshje tė mbėrthyera, me sy qė rrudheshin zorshėm nė cepa, pa asnjė lloj grimi nė fytyrė, kanė mbetur pėrgjithmonė aty. Ndėrsa fotografia ka filluar tė bėhet ndryshe, ashtu si jeta. Dikur me mik mund tė gjeje nėj fotograf pėr ditėn e dasmės. Ndėrsa sot, rrallė gjen familje qė tė mos ketė njė aparat fotografik pėr tė regjistruar ēastet e kujtimeve mė tė paharruara. Fotot me ngjyra tani janė njė gjė e zakonshme pėr kėdo. Por dikur, nė vitet '60, ‘70, vetėm udhėheqėsit dhe familjet e tyre fotografoheshin me filma me ngjyra. Ishin shumė tė kushtueshėm dhe nuk lejohej qė tė pėrdoreshin, as nė shtyp. Njė laborator i veēantė i fakultetit tė inxhinierisė shėrbente edhe si vendi ku laheshin fotot e udhėheqjes. Njerėz tė talentuar, qė zgjidheshin nga fotografėt e shtypit, ishin shpesh ata qė realizonin foto familjare tė ish njerėzve tė diktaturės. Se ē'lidhje patėn kėta tė fundit me ish udhėheqėsit, kjo mbetet ende e ēuditshme. Disa ruajnė ende nosltalgji pėr ato shėrbime, disa tė tjerė nuk duan ta kujtojnė atė kohė. Edhe pse nė ēdo rast secili pėrpiqej tė bėnte mė tė mirėn e mundshme, nė njė vėshtrim tė shpejtė, fotografia ishte njė zanat dhe rrallėherė u kėqyr si art.


Ndėrsa fotografia artistike qėndronte akoma mė larg, nuk mund tė arrihej. Nė koleksionet e revistave tė kohės sė monizmit, gjithkush mund tė shohė njerėzit e punės duke pozuar pranė tornove, pranė stallave, nė galeri minierash, nė hekurudha. Gjithmonė ka diēka tė panatyrshme nė ato portrete qė duhet tė tregonin modelet e njerėzve tė rinj, tė pėrmbytur nga ideologjia. Dhe pikėrisht kjo pėrpjekje pėt tė paraqitur heronjtė e rinj, ngecte pėrpara filmit. Foto statike, pa lėvizje, pa komunikim, qė tė bėjnė tė mendosh edhe tani pėr atė kohė frustruese. Disa nga autorėt e atyre fotove pohojnė se ishte epokė e artė pėr profesionin. Kishin mjaft kohė pėr tė realizuar fotot dhe nuk ekzistonte ngutja qė ėshtė sot. Ndėrsa disa tė tjerė pohojnė se fotografia ekzistonte si njė punė shėrbimesh tė komunales sė dikurshme. Askush nuk kujtohej pėr tė si pėr njė art dhe askush nuk i kushtoi vėmendjen qė meritonte.

Amatorėt dhe profesionistėt

Ēfarė e bėn artistike njė fotografi? Nėse njė fotograf profesionist fotografon tė njėjtin objekt qė fotografon edhe njė person i zakonshėm, ku qėndron ndryshimi?

Kjo ėshtė pyetja qė i mundon gjatė kureshtarėt e fotografisė. Para pak kohėsh fotografia ka reshtur sė kėqyruri si njė formė midis teknikės dhe artit. Ajo ėshtė pranuar si lloj arti, ndėrsa teknika ka pėrparuar nė mėnyrė marramendėse. Sot nė Shqipėri mbi 80% e popullsisė ka njė aparat fotografik qė e pėrdor pėr dokumentimin e ngjarjeve familjare. Ndėrsa nė morinė e gazetave dhe revistave qė dalin ēdo ditė nė treg, mund tė shohėsh fare mirė ndryshimin e cilėsisė sė fotografisė, edhe jo mė larg se me 5 vjet mė parė. Duket sikur fotografia po nxiton tė bėhet shprehėse. Pėrditė e mė shumė ajo po konkurron shkrimet dhe ėshtė duke folur drejtpėrdrejt me publikun, pa nevojėn e fjalėve. Megjithatė, nė morinė e shfaqjeve tė saj, cila ėshtė fotografia artistike?

Ata qė janė marrė me fotografinė mendojnė se vėrtet nuk ka njė pėrcaktim tė ngurtė se ēfarė ėshtė kjo foto. Por Albes Fusha, pedagog fotografie nė Akademinė e Arteve thotė: Foton artistike e dallon forma ose koncepti. Kjo e dallon njė foto pėr nevoja dokumentimi tė njė gėzimi ose ngjarje familjare dhe kėrkesave tė njė artisti. Artisti ka ose ngacmim estetik, ose ngacmim konceptual. Fotoja artistike ėshtė foto me kėrkim mė shumė se sa dokumentimi, pėr shembull “Unė dhe ti pėprara bustit tė Skėnderbeut”. Fotografia duhet tė reflektojė njė kulturė, korrente me fotografinė botėrore. Nė fund tė fundit, fotoja artistike karakterizohet nga po tė njėjtat kėrkesa si artet e tjera.

Nėse do tė bėnim njė klasifikim pėr ta kuptuar mė mirė fotografinė, profesionistėt janė tė vetmit qė na orientojnė. Albes Fusha pohon se dy janė shtyllat e fotografisė. Fotoja dokument dhe fotoja artistike. Nė foton dokument pėrfshihen fotoja e gazetave, fotoja familjare, foto e kohės, foto e zbulimeve shkencore, e evenimenteve. Ndėrsa po kėshtu mund tė bėjmė edhe dallimin mes fotografėve reporterė dhe fotografėve artistė. Deri nga vitet '70 fotoja nė Shqipėri notonte nė ujėrat e tė fiksuarit tė objektit. Por mė pas gjithēka ndryshoi. Rruga qė kishte bėrė fotografia nė vend qė nga viti 1858 deri afėr fundit tė shekullit tė njėzetė, numėronte mjaft mjeshtėr dhe prurje. Mikel Kodheli, Marubi; Kolė Idromeno, Ymer Bali, Mandi Koci, Jani Ristani, Mihal Popi, Ali Bakiu, Niko Stefani, Misto Cici, Petro Dhimitri e mjaft tė tjerė po pasoheshin. Disa nga familjet e njohura tė fotografisė ishin aktive pėr dekada me radhė nė pasurimin e fototekės shqiptare. Familje nė kryeqytet si Kallfat, Veselėt, Kumėt po e transmetonin zanatin te brezat e rinj. Por gjithmonė ka njė dallim midis zanatit dhe artit, thotė Albes Fusha, i biri i mjeshtrit te fotografise Shqiptare Besim Fushes. Shumė abuzohet me cilėsorin artistik. Tė zotėrosh shumė mirė njė mjeshtėri dhe tė jesh artist, kėto janė dy gjėra tė ndryshme, thotė ai, duke theksuar qė artizanti s'ėshtė pjesė e artit.

Fotoja me ngjyra

Petrit Kumi, mjeshtėr i fotografisė, Artist i Merituar, tregon se si u aplikua pėr herė tė parė fotoja me ngjyra. Ai tregon se gjatė kohės kur punonte ne revistėn “Ylli”, nė vitet e miqėsisė shqiptaro- kineze, u krijua mundėsia e njė specializimi tė tij dhe tė njė fotoreporteri nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, Niko Stefani. Deri atėherė Pertef Sinani ishte mjeshtri i vetėm qė ngjyroste foto bardhezi. Fotot e kopertinave tė revistave dhe tė gjitha fotot e tjera tė rėndėsishme kalonin nga dora e tij. Bėnte ēudira. Asokohe eksperimentuaesi mė i madh nė kėtė fushe ishte Jani Ristani. Megjithatė, kinezėt ishin tė avancuar. Unė ndenja 6 muaj nė Kinė pėr tė mėsuar foton me ngjyra. Kishte probleme me mėnyrėn se si tė mėsoinin, sepse ata e fillonin gjithēka nga e para, nuk merrnin parasyh qė ti ishe fotograf, qė e njihje teknikėn. Tė trajnonin pėr shembull pėr probleme tė realizmit socialist nė fotografi. Kjo ishte pjesa e mėrzitshme, “kineze” e ēėshtjes. Por gjithsesi ishte njė eksperiencė pozitive. Pas kthimit tonė nga Kina, puna e Pertefit ra, u duk qė perėndoi koha e ngjyrosjes. Dhe tė mendosh se ajo qė bėnte ai ishte njė art mė vete, sepse ngjyroste me bojė vaji. Futja e fotove me ngjyra i lehtėsoi mė shumė fotografėt, sepse njė pjesė tė madhe tė meritės e morėn ngjyrat. Por gjithsesi mjeshtrit duken nė foton bardhezi. Jo mė kot edhe sot e kėsaj dite kjo lloj fotografie ėshtė e lakmuar.

Misset dhe deputėt, foto artistike, apo foto dokument?

Shpesh kundrimi i objekteve tė bukura natyrore tė dokumentuara nė foto na bėn tė themi: Ja kjo ėshtė njė foto artistike. Por nė fakt ka njė dallim mes fotos artistike dhe fotos tjetėr, edhe kur ajo ėshtė bėrė mbi tė njėjtin objekt. Pėr shembull njė miss, ėshtė njė vajzė e bukur. Nėse ajo fotografohet thjesht drejtpėrdrejt nga njė person qė disponon njė aparat fotografik dhe nėse fotografohet nga njė mjeshtėr, sigurisht qė do tė kemi rezultate tė ndryshme. Petrit Kumi pohon se me kėto lloj fotografish, ku objekti ėshtė vetvetiu diēka e bukur, ėshtė duke u abuzuar mjaft kohėt e fundit. Modelet, misset dhe mjaft kategori tė tjera, fotografohen nė mėnyra tė ēuditshme dhe fotot e bėra serviren si foto artistike. Por nuk ėshtė foto artistike njė foto ku gjithēka rregullohet me ca pozime, me ca lėvizje, ku nuk mund tė shohesh asgjė mė pėrtej se ajo qė duket.

Albes Fusha pohon se fotot e kėtij tipi janė vetėm foto dokument. Ndėrsa i pyetur pėr fotot e posterave elektoralė, Petrit Kumi pohon se nė mjaft raste ai habitet nga mėnyra se si janė realizuar aq keq disa foto. Nė shumė raste kandidatėt pėr deputetė u drejtohen studiove dhe kėrkojnė tė realizojnė posterat. Por shpesh asgjė nuk arrin tė realizohet nė funksion tė komunikimit me publikun.

Petrit Kumi: Fotografia nuk mėsohet nė shkollė

Unė i qėndroj idesė se fotoja kronikale ėshtė ajo qė i jep mė shumė shanse kujtdo, pėr tė arritur nė fotot artistike tė papėrsėritshme

Kam mbaruar liceun pėr pikturė. Mė 1956 punoja si piktor reviste. Njė fotograf, Sulejman Kelmendi, u bė shkak qė unė tė lija nė plan tė dytė pikturėn dhe tė jepesha pas fotografisė. Nė vitin 1960 isha pėrfundimisht fotograf dhe punoja nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare. Isha personi qė fotografoi Hrushovin nė vizitėn e tij nė Shqipėri. Ishte grupi i fotografėve Kallfa-Pici dhe Refik Veseli qė e dokumentuan gjithashtu kėtė vizitė. Njė vit mė vonė u largova nga agjencia dhe shkova nė revistėn “Ylli”, ku qėndrova deri nė 1985. Qė nga viti 1992 e deri tani punoj pėr vete. Ėshtė njė biznes familjar, ku nuk janė punėsuar vetėm persona tė familjes. Megjithatė, nuk e lė pas dore interesin pėr foton artistike. Nė ata mijėra filma qė vijnė tė lahen nė Fotokumi, unė gjej mjaft fotografi qė ndonjėherė ua kalojnė profesionistėve. Nuk do tė jetė e largėt dita kur do tė kem gati njė ekspozitė me klientėt amatorė mė tė mirė. Pėr mua fotografia nuk mėsohet nė shkollė. Ajo ėshtė njė lloj arti dhe si ēdo art, ka talentin kryesor. Megjithatė, nėse flasim nė pikėpamje teknike, mendoj se mund tė mėsohen mjaft gjėra. Por sot nė Shqipėri nuk ka shkollė tė mirėfilltė dhe pėr fat tė keq, edhe konkursi i fotografisė, “Marubi”, nuk ka vlerėn e njė ballafaqimi tė vėrtetė dhe tė njė vendi ku konkurrojnė vėrtet njerėzit qė merren me artin e fotografisė. Unė i qėndroj idesė se fotoja kronikale ėshtė ajo qė i jep mė shumė shanse kujtdo, pėr tė arritur nė fotot artistike tė papėrsėritshme. Janė momente mjaft tė vogla, ku njė fotoreporter mund tė arrijė tė realizojė njė foto artistike, nėse ai e ka instiktin e artistit. Personalisht mendoj se ATSH ka qenė njė shkolle madhe e fotografisė. Gjithashtu mendoj se kjo agjenci disponon arkivin mė tė madh shqiptar tė fotografisė. Padyshim ajo ishte epiendra e zhvillimit tė fotografisė shqiptare pas luftės sė dytė botėrore. Mjaft nga mjeshtrat e fotografisė sė asaj kohe nuk pėrfillen sot, por unė mendoj se ata kanė kontribuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme.

Albes Fusha: Shtypi pėrmirėsoi shijet e publikut

Mendoj se nė kohėn e monizmit fotografia anonte nga dokumentimi, ndėrsa sot tenton nga arti, nga lirshmėria e krijimit artistik

Ndoshta periudha e punės nė shtyp ishte ajo qė mė bėri t'i hyja fotografisė. Por mendoj se kishte disa premisa qė mė drejtuan nga fotografia. Tradita familjare ishte njėra, formimi artistik ishte tjetra. Unė kam kryer Akademinė e Arteve pėr pikturė. Pas mbarimit tė akademisė pata njė periudhė qėndrimi nė SHBA. Bashkė me dy miq tė mi kishim shkuar atje pėr njė ekspozitė pikture. Vendosėm ta zgjasnim kohėn e qėndrimit. Ka qenė kjo periudhė kur mundėm tė shihnim galeritė e Nju Jorkut dhe tė perceptonim edhe fotografinė, midis tė tjerash. Rikthimi im nė vitin 1997 mė pozicionoi si fotoreporter shtypi. Ishte thjesht njė tendencė punėsimi, e cila mė tėrhoqi gjithmonė e mė shumė. Mė pas mė 1999 bėra njė specializim nė Austri dhe pas asaj kohe pata njė ofertė pėr tė punuar si pedagog nė Akademinė e Arteve, ku punoj edhe tani. Vitet e fundit studimi i fotografisė nė kėtė akademi dhe nė fakultetin e Gazetarisė po tenton drejt zgjerimit. Mundet qė nė tė ardhemn, pse jo, tė ketė njė degė mė vete pėr fotografinė nė Akademinė e Arteve. Pėr sa i pėrket tendencės sė fotografisė nė kohė, mendoj se nė kohėn e monizmit fotografia anonte nga dokumentimi, ndėrsa sot tenton nga arti, nga lirshmėria e krijimit artistik. Sot fotografėt kanė mundėsinė e komunikimit. Personalisht besoj qė “Marubi” ėshtė njė konkurs i vlefshėm, i hapur pėr debatin, pėr shkėmbimin e eksperiencave, ėshtė njė kuvend i mirė i fotografisė shqiptare sot. Sigurisht, asgjė nuk ėshtė e pėrsosur, po tendenca ėshtė pozitive nė kėtė aktivitet.
Qoftė edhe duke mbyllur pak syrin pėr mangėsitė qė mund tė ketė, “Marubi” ėshtė njė konkurs qė ka vlera tė mėdha edhe nė pikėpamje tė dokumentimit. Nė tė marrin pjesė edhe shumė prej amatorėve tė avancuar tė fotografisė dokumentare. Mendoj se angazhimi mė i madh me fotografinė nė vitet e fundit e ka rritur edhe shijen e publikut. Kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė instiktive, thjesht nga ballafaqimi i pėrditshėm me cilėsinė e fotografisė qė vjen nė rritje, sidomos nė shtyp.

Roland Tasho: Tė dokumentosh tranzicionin

Gjatė lėvizjeve demokratike, ishte pikėrisht profesioni ai qė mė vuri nė qendėr tė ngjarjeve mua dhe aparatin tim. Kam dokumentuar gjithēka

Lidhja ime me fotografinė ka filluar nė mėnyrė tė rastėsishme. Ishte viti 1982. Isha shumė i ri, sapo kisha mbaruar ushtrinė. Kisha pasur njė mundėsi pėr tė shkuar nė shkollė oficerėsh, por nuk shkova. Kėshtu qė vendosa tė hyja nė punė. Nė lagje, siē ishte organizimi i atėhershėm, kishte njė zyrė pėr punėn. Njė nėpunėse atje mė regjistroi emrin dhe sa herė qė shkoja e pyesja mė thoshte “Prit, e di qė je i paduruar, por po mendoj pėr ty”. Njė ditė, kur shkova ta pyesja mė tha se mė kishte gjetur njė punė, fotograf. Ishte njė vend i mirė pune, nė fakt. Burri i tezes sime, Beqir Derhemi punonte kameraman askohe dhe ai mė nxiti mė shumė qė tė merresha me fotografinė. Fillimet kanė qenė si fillime tė ēdo zanati. Por me kohė fillova tė mėsoj mjaft gjėra pėrtej rutinės sė punės sė shėrbimeve, siē ishte nė fakt puna qė bėja atėherė. Kjo zgjati nga viti 1982-1985. Ndėrsa mė 1986 punova nė muzeun e Enver Hoxhės, piramida. Mė 1987 fillova punė nė revistėn “Ylli”. Ishin lėvizje qė mė jepnin gjithnjė e mė shumė eksperiencė. Puna nė revistė vazhdoi deri nga fundi i 1991 dhe fillimi i 1992. Gjatė lėvizjeve demokratike, ishte pikėrisht profesioni ai qė mė vuri nė qendėr tė ngjarjeve mua dhe aparatin tim. Kam dokumentuar gjithēka. Nė kohėn kur fotografoja nuk e dija se ajo qė po bėja do shndėrrohej nė njė fat pėr mua. Kohė mė vonė hapa njė ekspozitė me fotot e fillimit tė tranzicionit, me ikjet, lėvizjen studentore, revoltat, rrėzimin e bustit tė diktatorit. Midis tyre kishte shumė foto artistike. Ekspozitėn e panė disa italianė dhe interesimi i tyre mė ēoi nė njė tur nė vendin fqinj. Kėshtu fillova tė bėhesha i pranishėm nė disa vende me kėtė ekspozitė. Mė pas gjithēka vazhdoi nė kėtė rrugė. Kam provuar pėrvoja tė reja dhe jam i pavarur nė punėn time. Por nuk mund tė them se fotografia shqiptare ėshtė nė njė hap me fotografinė botėrore. Ne mund tė shikojmė diēka, mund tė lexojmė, por nė pėrgjithėsi as tė rinjtė, as tė vjetrit nuk ballafaqohen me botėn.



Spektėr

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fotografia Shqiptare Empty Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Wed May 13, 2009 9:30 pm

150 vjet fotografi shqiptare

Kanė kaluar plot 150 vjet nga koha kur Hamzė Kazazi vendosi tė pozojė para aparatit fotografik tė Pjetėr Marubit. Me fustanellė e me brezin mbushur me armė, ai ka marrė njė hije tė rėndė para "lodrės magjike" tė italianit qė kishte mbėrritur nė Shkodėr. Pėr dikė ai ėshtė kaēaku i fotografisė sė parė shqiptare, pėr tė tjerė njė komandant udhėheqės ndaj turqve. Nė histori ai nuk ka hyrė pėr bėmat e tij, por si portreti mbi tė cilin ėshtė bėrė shkrepja e parė e Marubit. Atėherė ishte 79-vjeē. Me kėtė pamje nis nė Shkodėr historia e fotografisė shqiptare mė 1858. Mė tej, Pjetėr Marubi do tė pėrjetėsonte copėza tė tėra tė realitetit shqiptar duke ngritur njė dinasti tė madhe. Luftėtarė qė mbėshteten krenarė mbi tytat e pushkės, gra e burra me kostume tradicionale, peizazhe, lypės tė rreckosur, ngjarje tė caktuara historike, tė fokusuar ndėr vite nga mjeshtrit e tjerė fotografė kanė kaluar mbrėmė nė njė paradė projeksioni nė kujtim tė pėrvjetorit tė 150-tė. Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, nė njė ceremoni tė ideuar nga studiuesi Qerim Vrioni, janė kujtuar emrat e mjeshtėrve qė kanė pėrcjellė artin e fotografisė. "Pėr histori tė fotografisė shqiptare mund tė flasim deri 50 vjet mė parė. Edhe sot bėhen foto dhe ato janė pjesė e kėsaj historie, por ende nuk e kanė fituar betejėn me kohėn", - shprehet Vrioni. Pėr tė, ėshtė fat qė njė italian zbriti nė Shkodėr (Pjetėr Marubi) dhe krijoi pas 19 vjet nga fotografia e parė botėrore, foton e parė shqiptare. "Ndoshta Marubi ka bėrė shkrepje tė tjera pėr tė mbėrritur te Hamzė Kazazi, por zyrtarisht ajo njihet si fotografia e parė", - shprehet Vrioni. Sipas tij, mė tepėr se sa vlerat estetike, "Hamzė Kazazi" ka vlerė dokumentare. Pjetėr Marubi e stėrviti dorėn nė fotot e mėvonshme e madje edhe e la atė trashėgim. Fototeka "Marubi" ėshtė njė pasuri e jashtėzakonshme e kėtij arti.
Historia
Nė njė rrugėtim pėrgjatė viteve tė fotografisė shqiptare, takon personazhe nga mė tė ndryshmet. E bashkė me to historinė sociale tė Shqipėrisė. "Ka pasur zhvillime shumė interesante dhe fotografė tė talentuar e tė pėrkushtuar. Fotografia shqiptare ėshtė nga artet pamore mė tė njohura nė botė. Ajo i ka pasur zhvillimet kryesisht nė shekullin XIX dhe fillim e shekullit XX nė Korēė dhe Shkodėr. Kėto janė dy qytetet qė kanė pasur mė shumė jetė kulturore", - thekson Qerim Vrioni. Mes 70 fotove mė tė mira qė ka pėrzgjedhur per t'i prezantuar nė 150- vjetorin e fotografisė shqiptare, nė rend kronologjik ai rendit emrat e mjeshtėrve tė tjerė qė pasuan artin e Marubit dhe e shtrinė nė qytete tė tjera. Kol Idromeno, vėllezėrit Manaki, Jani Senko, Kristo Shuli, Petro Dhimitri, Kristaq Sotiri, Pandi Burda e me radhė shfaqen pėrmes personazheve qė ata kanė pėrzgjedhur si model tė tyre. Secili ka veēantitė e stilit tė tij. Koleksionet e tyre, tė trashėguara deri nė ditėt e sotme, janė njė joshje e pashmangshme pėr studiuesit e huaj tė fotografisė. Tema sociale e shoqėrore, gjendja ekonomike e njerėzve ishin subjektet udhėheqėse qė kėta mjeshtėr fokusonin nė aparatet e tyre.
Femra
Ato janė kryesisht tė mbuluara. Veshur me kostume popullore, nuk rrezatojnė hire femėrore apo pozicione qė tregojnė linjat. Shumica e portreteve femėrore nė fotografitė e hershme tė pėrcjellin nė dukje njė naivitet. Por ka nga ata qė edhe kanė guxuar tė ngacmojnė me trupin femėror. Ėshtė e njohur fotoja e Marubit, e njė gruaje qė ka nxjerrė gjokset paksa shtrėnguar mbi kėmishėn e saj. Po ashtu, tė ngacmon edhe njė foto e njė vajze 12-13 vjeēare, njė lypėse, trupi i sė cilės tregon hiret qė kanė nisur tė formėsohen. Ajo ėshtė shfaqur mbrėmė mes shumė fotove tė tjera tė vjetra. Sotiri gjithashtu ka realizuar njė foto tė mahnitshme tė njė prostitute nė vitet '30, ndonėse pjesa e vetme e ekspozueshme e saj janė kėmbėt. Pamje tė tilla, tė konsideruara tabu pėr kohėn, sot ngjajnė si relike tė shkėputura nga njė kohė qė njihet vetėm si histori.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fotografia Shqiptare Empty Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 10:25 pm

Sulidh-ėt dhe "perandoria" e tyre fotografike


Pasioni dhe pėrkushtimi patriotik i brezave tė fotografėve qė "gdhendėn" historinė nė celuloid

Historia e Korēės, nė 20 mijė negativėt e zhdukur tė fototekės sė famshme

Nė historinė e artit shqiptar, si
dhe tė pėrpjekjeve pėr liri e
pavarėsi tė kombit tonė, Kris
to Sulidhi dhe djali i tij Vangjel,
zėnė vend nderi. At e bir, ata janė pėrfaqėsuesit
mė tė denjė tė brezit tė tyre.
Me dokumentet fotografike qė krijuan,
lanė pas njė "perandori" informacioni tė
vyer historik, "perandori" kjo qė ata nuk
do ta merrnin vesh kurrė se paskėsh qenė
e diktuar qė tė zhdukej, pa lėnė as shenjėn
mė tė vogėl tė ekzistencės; njė "perandori"
celuloidi qė kapte mbi 20000
negativė, pothuajse gjithė rrugėn e zhvillimit
politiko-shoqėror tė Korēės nė
etapa tė ndryshme tė historisė sė saj. Nga
kjo "rrugė xhami" e krijuar me shumė
peripeci e mundime tė pa pėrshkruara,
me pėrndjekje e persekutime, sot ka
shpėtuar njė copėz fare e vogėl, nė krahasim
me dėshirėn dhe punėn e
Sulidhėve tė mėdhenj. Ndaj, ne sot nuk
kemi mundėsinė tė konsultojmė njė
trashėgimi tė konsiderueshme tė shpirtit
tė Korēės, si dhe tė gjithė historisė sonė
kombėtare shqiptare. Nga zbrazėtia e
trashėguar sot nga fototeka "Sulidhi", ne
nuk kemi tė dokumentuar me pamje
shumė nga ngjarjet kulmore tė historisė
sonė, siē janė p.sh.: seria e fotove tė shkollave
shqipe tė Korēės ose jo, duke filluar
nga vitet 1900 e deri vonė; gjithė seria
e fotove tė shkrepura me rastin e
shpalljes sė "Hyrjetit" mė 1908; fillimi i
kryengritjes sė pėrgjithshme nė Korēė,
mbledhjet e veteranėve tė lėvizjes pėr
ēlirim kombėtar; veprimtaria e krahinės
autonome tė Korēės; ngritja e flamurit mė
1918 nė ballkonin e Prefekturės sė Ko-
rēės; formimi i degės sė shoqėrisė "Bashkimi"
tė Avni Rustemit nė Korēė, etj., etj.
Pėrveē kėtyre, njė boshllėk tė madh informativ
nga ana vizive kemi sot pėr personalitete
tė ndryshme, por shumė tė
rėndėsishme tė jetės politike e shoqėrore
tė fillimit tė viteve 1900. Pėrmendim kėtu
fotoportrete qė rezultojnė tė humbura tė
patriotėve Themistokli Gėrmenji, Mihal
Grameno e Anastas Grameno, Anastas
Frashėri e Mina Frashėri, Spiridon Ilo,
Hilė Mosi, Thimi Thoma Kreji, Pandeli
Sotiri, Thimi Marko, etj., etj.
Nga familja Sulidhi kanė dalė dy breza
fotografėsh me vlera tė mėdha artistike
si dhe historike, duke mos pėrmendur
kėtu fotografin e njohur Kristaq Sotiri,
nip i Kristo Sulidhit, ai qė hapi studion
e tij fotografike dhe u bė i dėgjuar nė
gjithė Ballkanin. Edhe Kristaq Sotiri,
mėsimet e para nė fotografi i mori nga
Sulidhi. I pari qė ēeli rrugėn e vėshtirė,
por tė bukur tė artit, ishte veterani i
lėvizjes pėr ēlirim kombėtar, patrioti i
shquar Kristo Shuli, qė shpejt u bė i njohur
me mbiemrin Sulidhi.
Kristoja ka lindur nė fshatin Marjan tė
Oparit nė vjeshtėn e vitit 1858, nė familjen
e Panajot Shulit, njė mjeshtri ndėrtues,
profesion ky qė ka dalluar shumė
oparakė tė tjerė. Puna e kėtyre mjeshtėrve
shihet tė ketė lėnė gjurmė deri nė
Egjipt, me usta Vasil Trashėn.
Stėrgjyshėrit e familjes sė Panajot
Shulit ishin suljotė, ata suljotėt e famshėm
qė nuk iu dorėzuan Ali Pashės. Pas
vrasjes sė kėtij tė fundit, tė parėt e kėsaj
familjeje tė madhe u vendosėn nė Korēė,
ku pėr kujtim tė vendit tė tyre famėmadh
morėn mbiemrin Shuli, pra Suli.
Si shumė bashkėmoshatarė tė tjerė qė
ndoqėn rrugėn e vėshtirė tė mėrgimit,
edhe Kristaqi i ri iu drejtua shtetit helen,
ku filloi tė shesė punėn e krahut tė vet
pėr t‘i kontribuar familjes sė tij. Edhe pse
zanati i ndėrtuesit kishte zėnė vend nė
zemrėn e djaloshit dhe nė traditėn e fisit
tė tij, Sulidhi i ri preferoi tė perfeksionojė
mjeshtėrinė e fotografit. Nė ndihmė tė
kėsaj, ai kishte edhe talentin e tė vizatuarit.
Kėto punė tė tij sot konsiderohen tė
zhdukura. Hapat e parė dhe bazat e
formimit tė tij si fotograf, Sulidhi i mori
nė Athinė.
Nė fillimin e viteve ‘80 tė shekullit tė
kaluar, e shohim nė Korēė, ku punon si
fotograf gjysmėprofesionist (pėr kohėn).
Ėshtė shumė vėshtirė qė tė pėrcaktojmė
fotografitė e para tė tij nė Korēė. Mendojmė
qė nga tė parat foto tė tij tė jenė
ato tė grupimeve me nxėnės tė shkollės
greke (gjimnazit) tė Korēės, tė qeveritarėve
turq tė asaj kohe, apo edhe tė figurave
tė shquara tė luftės sonė kombėtare
pėr ēlirim. Gjatė viteve tė Lidhjes
sė Prizrenit, ai bashkė me Sotir Nikolla
Stratobėrdhėn e veprimtarė tė tjerė, u bė
mbėshtetės dhe veprimtar i degės sė
Lidhjes nė Korēė.
Kristo Sulidhi ishte ai qė me guxim tė
pashoq pėr kohėn, kur ndiqej e kėrcėnohej
me jetė, me aparatin e tij tė sapoblerė
nė krah, fiksoi nė celuloid dy momente
qė historia jonė do t‘i mbajė mend shumė
gjatė nė analet e saj, dy momente pėr tė
cilat historiografia jonė duhet t‘i thotė
"Faleminderit" mjeshtrit Sulidhi: nė vitin
1899, mes shumė fotokronikash, ai kreu
dy fotografi me vlerė tė rrallė kombėtare:
Mėsonjėtoren e parė shqipe tė djemve
me drejtor Nuēi Naēin, nxėnėsit si dhe
mėsuesit Thanas Nona e Kristo Vodica.
Pėrveē kėsaj, po kėtė vit, ai fotografoi
edhe shkollėn e parė shqipe tė vashave,
ku dallohen mėsuesja Poliksena Luarasi
dhe mėsuesi patriot Thanas Sina. Vlen tė
pėrmendim kėtu se fotografia e Mėsonjėtores
sė parė shqipe tė djemve ėshtė e
vetmja qė kemi tė trashėguar deri mė sot
pėr kėtė shkollė. Nėse shihet me vėmendje
kjo fotografi, nė krye tė saj duket
figura e Sulltan Abdyl Hamitit dhe fjalėt
e shkruara nė shqip "Mėsonjėtore Shqipe
ndė Korēė 1899". Ndėrsa nė tė
djathtė tė kėsaj tabele shohim tė pikturuar
njė djalė me rroba tė kohės, i cili pėrfaqėson
nė mėnyrė figurative nxėnėsit e
kėsaj shkolle. Pikėrisht kjo pikturė ka pėr
autor Kristo Sulidhin. Ėshtė interesant
fakti qė ky detaj ėshtė fiksuar nė kėtė
fotografi dhe falė saj, ne sot shohim njė
punim nė pikturė tė Kristos. Nga tė parėt
qė kanė dhėnė lajmin se kjo foto (pra
pamja e Mėsonjėtores sė djemve) ėshtė
me autor Sulidhin, ėshtė patrioti dhe studiuesi
Ilo Mitkė Qafėzezi, i cili, nė veprėn
e tij "Dhaskal Gjoka", tė botuar mė 1936,
shkruan se "vetėm fotografinė e kėtij viti
shkollor tė Mėsonjėtores muntmė tė zbulojmė,
tek plaku fotograf e nacionalist i
vjetėr z. Kristo Sulidhi i Korēės..."
("Dhaskal Gjoka" - Ilo Mitkė Qafėzezi. Korēė,
1936, faqe 155). Origjinali i kėsaj fotografie
ka njė pėrbėrje tė veēantė, sepse
nė shtresat e saj, materiali qė pėrbėn kėtė
letėr fotografike, ėshtė i pajisur me njė lloj
plastike tė veēantė, material ky qė e ka
sjellė foton deri nė ditėt tona pak tė dėmtuar.
Veprimtarinė e tij patriotike, Kristo
Sulidhi e vazhdoi edhe me mė shumė
vrull. Pėr arsye se ai punonte pa pushim
nė shėrbim tė ēėshtjes sė ēlirimit ko-
mbėtar, u ēkishėrua nga kisha greke. Si i
tillė, ai s‘mund tė shkelte nė kishė. Kur i
vdiq i biri, kisha nuk e lejoi ta varrosė atė
nė oborrin e kishės e as nė varrezat e qytetit,
si dhe nuk lejoi tė zhvillojė ceremoninė
mortore pėr nder tė tė ndjerit. Por kėto
nuk e mposhtėn karakterin e "plakut nacionalist".
Ai vazhdonte tė shpėrndante
libra nė gjuhėn shqipe, botime pėr shkollat,
si dhe tekste tė tjera qė botoheshin
nė kolonitė e ndryshme tė shqiptarėve
nėpėr botė. Nga dokumentet qė disponojmė,
mėsojmė se "Kristo P. Shuli ėshtė
persekutuar, ėshtė burgosur dhe i ėshtė
sekuestruar pasuri para vitit 1912,
sepse ka punuar me veprimtari patriotike".
Nė dokumentet e Arkivit tė Shtetit
(A.Q.SH., d. 225, f. 102) rezulton se Kristo
P. Sulidhi ėshtė anėtar i klubit patriotik
"Dituria", tė themeluar nė Korēė. Ai ėshtė
autor edhe i sė vetmes fotografi tė kėtij
klubi, anėtarėt e tė cilit janė tė vendosur
para godinės sė tyre. Anėtarė tė tjerė tė
kėtij klubi patriotik ishin edhe patriotėt
e shquar Mihal Grameno, Pandeli Cale,
Thanas Floqi, Sami Pojani, Idhomone
Kosturi, Qani Dishnica, Sotir Nikolla Stratobėrdha,
etj. Pra, ėshtė lehtėsisht e kuptueshme
se Kristo Sulidhi, si anėtar i kėtij
klubi patriotik, ka bashkėpunuar me kėto
figura. Kėshtu qė ai ka njė meritė tė
ēmuar nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare.
Nuk duhet tė harrojmė kėtu njė
figurė tjetėr interesante, Spiro Xegėn,
patriot dhe njėkohėsisht artist, bashkėpunėtor
i ngushtė i Sulidhit, pasi ishin
tė dy nga Marjan Opari.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fotografia Shqiptare Empty Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 10:26 pm

Tė vitit 1906 janė disa fotografi ku
mjeshtri korēar ka fiksuar momente tė
ndryshme nga jeta e qytetit tė Korēės, si
p.sh. njė festė nė Kishėn e Shėn Thanasit,
njė panoramė tė qytetit tė Korēės nga
kodra e Shėn Thanasit, Kisha e vjetėr e
Shėn Thanasit, si dhe fusha pėrreth saj,
etj. Kėto fotografi, ai i stampon me shėnimin
"Chr. P. Soulides". Tė vitit 1908 janė
disa momente nga festimi i shpalljes sė
Kushtetutės xhonturke. Ndėrsa nė vitin
1909 dhe nė tetor 1910, pėrkatėsisht mė
14 prill, Kristo Sulidhi fotografon grupin
muzikor, tė njohur ndryshe me emrin
"Banda e Lirisė", nė ambientet e godinės
sė Mėsonjėtores shqipe tė djemve, ku
anėtarėt e Bandės merrnin mėsimet nė
instrumentet pėrkatėse. Ky grupim zhvillonte
njė aktivitet tė gjerė patriotik nė
favor tė luftės pėr ēlirim kombėtar. Drejtuesi
i saj ishte Pandeli Cale. Nga radhėt
e "Bandės sė Lirisė" kanė dalė gjashtė
dėshmorėt e Orman - Ēifligut, tė cilėt u
vranė nė fushėn e Korēės mė 16-17 korrik
1911. Kėto fotografi janė tė vetmet qė
kemi nga kjo shoqėri patriotike. Para objektivit
tė Sulidhit ka pozuar edhe profesori
i kėsaj Bande, Paskal Anibali, italian
me ndjenja tė theksuara shqiptarizmi.
Mė 1914, mė 24 mars, Kristo Sulidhi,
Themistokli Gėrmenji, Pandeli Cale, Vasil
Tromara, etj. morėn pjesė nė ceremoninė
mortore tė dy dėshmorėve tė ēėshtjes kombėtare,
Papa Llambro Ballamaēit dhe
vėllait tė tij, Sotirit. Momentin e pėrcjelljes
sė tyre pėr nė banesėn e fundit, fotografi
Sulidhi e ka fiksuar nė celuloid pėr
t‘ia lėnė testament pasardhėsve nė emėr
tė vuajtjeve qė hiqnin tė parėt e tyre,
vetėm sepse mėsonin dhe pėrhapnin gjuhėn
shqipe.
Veterani i shquar, mbrojtėsi i ēėshtjes
kombėtare, ai qė bashkėpunoi me mjaft
atdhetarė brenda e jashtė atdheut,
"plaku nacionalist" Kristo Sulidhi vdiq nė
maj tė vitit 1938. Nė qytetin e Korēės iu
organizua dhe iu zhvillua njė ceremoni
madhėshtore varrimi. Nė arkivolin e tij, tė
punuar me shqiponjė, u shpalos flamuri
kombėtar, nė shenjė respekti ndaj veprės
sė tij tė pavdekshme. U dekorua me rastin
e 80-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė
Kombėtare me urdhrin "Pėr veprimtari
patriotike tė klasit III". Por, Kristo Sulidhi
la pas vetes djalin e vet, njė veprimtar tė
zellshėm, me forcė e besim nė tė ardhmen
e ndritur tė Shqipėrisė. Ai la pas Sulidhin e
ri, Vangjelin. Ky lindi nė Korēė mė 13 mars
1895. Duke marrė me vete fjalėn e tė atit,
nė vitin 1909, Vangjeli katėrmbėdhjetėvjeēar
emigron nė Amerikė dhe vendoset
nė qytetin St. Louis. Aty kryen punė
tė ndryshme dhe gjithmonė duke menduar
pėr ekonominė e familjes sė tij. Nė kėtė
kohė, bie nė kontakt me miq tė tė atit, me
patriotėt Sotir Peci, Josif Pani, Kristo Dako,
tė cilėt e aktivizojnė djaloshin nė shoqėritė
patriotike tė shqiptarėve tė atjeshėm. Nė
fillim anėtarėsohet nė shoqėrinė "Besa-
Besėn" e mė pas Vangjeli, menjėherė pas
themelimit tė federatės panshqiptare
"Vatra", bėhet anėtar dhe militon nė
radhėt e para tė kėsaj federate. Aty lidh
miqėsi tė ngushtė me veprimtarėt e
shquar Kol Tromara, Kristo Kirka, Kristo
Floqi, si dhe ka shansin tė njohė edhe Faik
Konicėn e Fan Nolin. Nė Amerikė, Sulidhi
i ri fillon punėn e fotografit, zanat qė ia kish
mėsuar i ati. Nė ambientin e aktivistėve
tė federatės "Vatra", Vangjeli fillon tė fiksojė
portretet e tyre, mbledhjet qė ata zhvillonin,
si dhe harton polifotot e para tė
anėtarėve nė degė tė ndryshme tė
"Vatrės" nėpėr Amerikė. Pas disa vitesh
punė nė mėrgim, Vangjel Sulidhi kthehet
nė Korēė nė vitin 1915. Tashmė ai e ka formuar
komplet profilin e tij si njė fotograf
profesionist. Nė Korēė, merr nė dorėzim
studion fotografike tė tė atit dhe e modernizon
atė. Gjatė kėsaj kohe nė Korēė,
studioja fotografike e Sulidhit bėhet e
dashur pėr gjithė korēarėt, tė cilėt edhe sot
ruajnė me fanatizėm ndonjė fotografi tė
tė afėrmve tė tyre qė e ka origjinėn nga kjo
studio. Sulidhi fikson peizazhe, portrete
dhe grupe kolektive. Nė fototekėn e tij
gjendeshin tė fiksuara portretet e shumė
veprimtarėve tė lėvizjes patriotike shqiptare.
Vangjel Sulidhi ishte anėtar i shoqėrisė
patriotike "Vatra e Shqiptarėve" me
qendėr nė Korēė. Gjatė ditėve tė Revolucionit
tė Qershorit mė 1924, ai mbėshtet
Fan Nolin dhe vendosjen e rendit
demokratik nė Shqipėri. Por, pas dėshtimit
tė tij, ai si shumė tė tjerė, mbeti i zhgėnjyer
nga kjo sprovė.
Vlen tė pėrmendim kėtu se fototeka e
tij e pasur, me mbi 10000 negativė, pllaka
xhami e celuloidi, ka qenė njė koleksion i
pėrkryer me subjekt aktivistėt dhe veprimtarinė
patriotike tė shqiptarėve tė
Amerikės. Artisti i shquar, fotografi i talentuar,
biri i tė parit fotograf tė Korēės, Vangjel
Sulidhi vdiq nė Korēė mė 26 qershor 1969.
Si para ashtu edhe pas vdekjes sė tij, nga
pushteti i kohės nuk pati interesim qė
trashėgimia e dy brezave fotografėsh tė
rezervohet, tė arkivohet e tė mirėmbahet
pėr t‘i shėrbyer historisė. Kjo pėr shkak
se nė fototekėn "Sulidhi" ndodheshin
edhe negativat e fotografive ku ishin fiksuar
vizitat e princeshave apo anėtarėve
tė tjerė tė familjes mbretėrore, tė Liceut
francez tė Korēės, tė shumė manifestimeve
kombėtare apo dhe tė grupimeve
antifashiste tė nacionalistėve shqiptarė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fotografia Shqiptare Empty Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi