♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isabell Allende

Shko poshtė

Isabell Allende Empty Isabell Allende

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 9:09 pm

Shtėpia e Shpirtrave

Perktheu: Viktor Kalemi


Roza e bukur


"Barabasi erdhi te ne me det", shenoi Klara e vogel me shkrimin e saj delikat. Qe ne ate kohe asaj i ishte bere zakon te hidhte ne leter gjerat e rendesishme, ndersa me vone, kur humbi te folurit, mbante shenim edhe te rendomtat, pa i shkuar ne mend se pas pesedhjete vjetesh, fletoret e saj do te me sherbenin mua per te mbajtur gjalle te kaluaren dhe per ti'i mbijetuar gjithe atij tmerri qe hoqa. Ate dite qe mberriti Barabasi ishte e Enjte e Madhe. Ai ishte futur ne nje kafaz te neveritshem, te perlyer me jashteqitjet dhe urinen e tij; shikimin e kishte te perhumbur si ndonje i burgosur i mjere e pa mbrojtje, por megjithate ndihej - per nga vete menyra mbreterore e te mbajturit te kokes si dhe nga permasat e skeletit - se c'gjigand legjendar do te behej. Ishte nje dite topitese vjeshte qe s'linte aspak te parashikoje ato ngjarje qe vogelushja i mbajti shenim dhe qe ndodhen gjate meshes se mesdites ne famulline e Shen Sebastianit, ku mori pjese ajo bashke me gjithe familjen e saj. Shenjtoret, ne shenje zie, i kishin mbeshtjelle me savane ngjyre vjollce, te cilat i shkundnin per vit besimtaret e pergjeruara, pasi i nxirrnin nga dollapi i sakristise. Me keto mbulesa te permortshme, kuvendi qiellor dukej si nje grumbull orendish ne mbartje e siper. Kesaj pamjeje te vajtueshme s'kishin c't'i benin as qirinjte, as temjanet e as renkimet e organos.


Ne vendin e shenjtoreve me fytyra te ngjashme, qe dukeshin sikur t'i kishte zene gjithe gripi, me paruka te bera gjithe merak me floke te vdekurish, me ata rubine, margaritare e smerald prej qelqi te lyer me bojera, dhe me takemet e tyre qesharake si te fisnikeve te Firences, dukeshin ca si dengje te zymta kercenuese. I vetmi qe dilte i fituar nga mbajtja e zise ishte shen Sebastiani, sepse gjate Javes se Madhe ai ua fshihte shikimit te besimtareve trupin e tij te sperdredhur ne nje poze te turpshme si ndonje homoseksual i pervuajtur, te pershkuar tejpertej nga nje gjysme duzine shigjetash qe i pikonin gjak e lot, si edhe plaget, qe i ringjallte per mrekulli peneli i ate REstrepos dhe qe e benin Klaren te rrenqethej nga neveria. Ishte nje jave e gjate pendese e kreshme, nukluheshin letra, as nuk i bihej muzikes, e cila mund te te shtynte drejt shturjes e harreses, dhe, brenda mundesive, njerezit duhej te rrinin sa me te trishtuar e te paperlyer, megjithese pikerisht ato dite thumbi i djallit tundonte me me ngulm se kurre mishin e dobet katolik,. Gjate kreshmes lejoheshin emblesira te qullta si dhe djathera. Me te gjitha keto familjet perkujtonin mundimet e Krishtit, pa prekur as mish e as peshk me dore, gje qe denohej me shkisherim, sic deklaronte vazhdimisht ate Restrepoja. S'guxonte kush te mos i bindej atij. E kishte gishtin te gjate ai, s'i shpetonte mekatar pa denoncuar publikisht, ndersa me gjuhen e mprehte si brisk, ngjallte plot brenga.

Ti mor hajdut qe ke vjedhur parate e kishes! - bertiste ai nga maja e katedres, duke ia drejtuar gishtin nje burri, i cii per te mos e pare ne sy, bente sikur kerkonte te hiqte nga menga nje fije peri. - Ti, moj e pacipe qe ushtron prostitucion limaneve!- ia vishte ai me nje ton akuzues dona Estera Truebes, e cila, e shtremberuar nga artriti dhe adhuruese e shen Merise se Karmelit, hapte syte nga habia, ngaqe s'e dinte as kuptimin e kesaj fjale e as se ku binin limanet. - Pendohuni o mekatare, kerma te ndyra qe s'e meritoni ate flijim qe beri zoti yne! Mbani kreshme! Beni pendese!
I rrembyer nga zelli i tepert prifetorr, atij i duhej te mbante veten per te mos shkelur hapur udhezimet e eproreve te tij kishtare, te cilat, pasi i kishin tundur e shkundur ererat e modernizmit, nuk lejonin te perdorej as grathorja, as kamxhiku. Ndersa ai vete ishte per fshikullimin e rende te mishit, si menyra me e mire per te mposhtur dobesite e shpirtit. Mandej ishte bere i famshem per gojetarine e tij te papermbajtur. Besimtaret i shkonin pas nga famulli, ata dinin se c'hiqnin per ta degjuar ate kur pershkruante vuajtjet e mekatareve ne ferr, misherat e copetuara me mjete te sterholluara torturash, flaket e perjetshme, dhembet e mprehte e qe u nguleshin tejetej organeve mashkullore, zvarraniket e neveritshem qe depertonin neper kanalet femerore, pa folur per sfilitjet e tjera te panumerta, te cilat i permendte gjere e gjate ne cdo predikim per t'iu ngjallur te pranishmeve tmerrin hyjnor. Vete Satanai paraqitej me gjithe anomalite e lindura me intime, me theksin galician te ketij prifti, te cilit i kishte rene barra e rende ne kete bote te ulet te mos e linte ne gjume ndergjegjen e te mefshteve kreole.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Isabell Allende Empty Re: Isabell Allende

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 9:09 pm

Me letėrsinė ndryshoj botėn"


Libri i fundit i Isabel Alendes dhe rrėfimi pėr njė dhimbje


Quhet "Shuma e ditėve" dhe zė fill me njė moment tragjik tė jetės sė shkrimtares sė famshme kiliane. Del nė shtyp nė Shtetet e Bashkuara kėtė muaj dhe ėshtė njė rrėfim i gjatė, i dhimbshėm, por edhe plot shpresė i ditėve tė shkrimtares, pas humbjes sė tė bijės, e cila vuajti nga njė sėmundje e gjatė dhe fatale dhe ndėrroi jetė nė vitin 1992. Shtatvogėl, por gjithmonė e veshur plot shije, Isabel tė jep pėrshtypjen e njė njeriu qė jeton mes realitetit e njėherazi dhe personazheve tė cilat i krijon dhe u jep jetė. Nė duar mban kopjen e parė tė librit tė saj tė parė, "Shtėpia e Shpirtrave", qė ka marrė ngjyrė tė verdhė nga kalimi i viteve. "Mbresa dhe emocioni qė tė fal libri i parė nuk ka tė krahasuar. Ėshtė e papėrsėritshme. Tė duket se jeta jote ka ndryshuar dhe nė fakt nuk ėshtė njė iluzion. Ajo ndryshon vėrtet.

Libri im i parė ishte zėri i parė publik i vetvetes dhe mė dha mundėsinė qė tė gjeja kuptimin e jetės, tė ekzistencės", thotė Alende. Vitet qė pasuan daljen nė dritė tė veprės sė saj tė parė janė tė mbushura me shumė krijimtari. Alende ėshtė mjaft prodhimtare dhe deri tani ka shkruar 17 romane. Gjithēka fillon nė datėn 8 janar, si nė njė ritual magjik qė shėrben pėr tė "bekuar" embrionin e ēdo vepre tė re. Jeta dhe axhenda e saj janė tė tejmbushura, por ndėrkohė ndėrsa ėshtė nė lėvizje e sipėr, ka nevojė gjatė vitit pėr disa muaj pėrkushtim ndaj tė shkruarit. Janė muaj tė cilėt ajo i kalon vetėm me personazhet e ngjarjet qė duhet t‘i tjerrė e t‘u japė formė e jetė. "Nė ditėt kur mė duhet tė shkruaj, ka raste qė rri ngulur nė tryezė pėr 12 orė rresht dhe ngrihem vetėm pėr tė ngrėnė e pėr t‘u hedhur ujė syve. Mė pas rikthehem sėrish aty ku e lashė".

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Isabell Allende Empty Re: Isabell Allende

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 9:10 pm

Pėr sa i pėrket librit tė fundit dhe gjithė historive personale qė ajo ka rrėfyer nė faqet e tij, Alende vetė tregon se para se ta dėrgonte pėr botim u dha njė kopje tė veprės gjithė njerėzve tė afėrm pėr tė cilėt ajo kishte shkruar dhe vetėm pasi mori aprovimin dhe bekimin e tyre vendosi qė ta dėrgonte pėr botim. Pėr Alenden kujtimet janė gjėja mė e ēmuar pėr njeriun, ato qė, sipas saj, rrezatojnė nė momentet e vėshtira dhe qė kanė vlerė tė paēmuar. Janė vetė NE dhe na rrėfejnė rrugėn kur nuk e dimė se kush jemi. Kujtimet janė copėza emocionesh dhe shpesh rrezatimi i tyre na ndryshon jetėn pėr mirė ose pėr keq. Janė me fat njerėzit qė kanė aftėsi tė mbajnė mend vetėm gjėrat e bukura. Jeta e tyre do tė vazhdojė tė jetė e tillė edhe nėse fatkeqėsitė do t‘ua presin rrugėn. Por kujtimet janė tė mbėshtjella edhe me imagjinatė dhe sa mė e zhvilluar tė jetė kjo, aq mė shumė humbasin ato nga fillesat dhe realiteti. Shpesh ka kujtime tė cilat humbin nėn peshėn e imagjinatės, tjetėrsohen dhe mė nė fund tė japin njė tjetėr mesazh, tė ndryshėm nga ai fillestar. Sipas saj, njė nga gjėrat qė tė ndihmon tė kujtosh dhe tė kujtosh tė vėrtetėn janė letrat. Nė rreshtat e tyre sheh ato tė vėrteta dhe emocione qė i mendoje tė harruara e tė pluhurosura.

Pėr sa u takon modeleve apo "mėsuesve" qė ajo ka ndjekur nė rrugėtimin e tė shkruarit, Alende veēon ndėr shumė shkrimtarė njėrin syresh: Shekspirin. "Ai mė ka mėsuar dhe zbavitur duke m‘i pėrcjellė mesazhet tragjike e komike jo nė momentin e leximit, por mė pas, pikėrisht kur ke mbaruar sė lexuari". Po cili ėshtė qėllimi i Alendes si shkrimtare? "Ėshtė qė tė pėrēoj njė gjė qė mė ka bėrė pėrshtypje dhe pėr ta bėrė kėtė u ngre lexuesve ‘njė kurth‘, i cili ėshtė subjekti i njė vepre, personazhet, ngjarjet e rrethanat e ndryshme. Pėr tė pėrcjellė atė qė duhet tė them, mė duhet vėmendja e lexuesve dhe kjo mund tė mbahet e ndezur vetėm pėrmes zhdėrvjelltėsisė sė tė shkruarit. Ndonjėherė mė duket sikur njė libėr dhe vetė personazhe tė caktuara nuk kanė qenė tė zgjedhur prej meje, por unė jam zgjedhur prej tyre. Shpesh e kap veten duke e pyetur se pėrse mė ka bėrė pėrshtypje njė ngjarje e caktuar, apo njė personazh i caktuar dhe pėrgjigjja qė i jap vetės ėshtė njė e ngritur supesh. Atėherė mė duket sikur Zoti vė nė mendjen dhe gishtat e tua personazhet dhe rrethanat pėr tė pėrcjellė njė kumt pėrmes teje te tė tjerėt. Nė kėto rrethana mua nuk mė mbetet veēse tė jem zėdhėnėse, ose daktilografiste e ideve dhe personazheve tė qartė qė mė vijnė nga tjetėrkund". Pas pėrfundimit tė librit qė do tė publikohet kėto ditė, Alende po punon ndėrkohė me njė roman tė ri, tė bazuar nė periudhėn dhe ngjarjes e epokės sė skllavėrisė nė zonėn e Karaibeve. "Nuk e di se si pėrfundova tė zgjedh dhe tė punoj mbi njė temė tė tillė, por di vetėm qė deri nė fund ky nuk ishte aspak plani im. Kisha nė mendje diēka pėr piratėt dhe befas m‘u shfaqėn personazhe e ngjarje tė tjera". Pėr Alenden letėrsia ėshtė njė mėnyrė pėr tė ndryshuar realitete, duke nisur qė nga ai personal, e deri te bota e tėrė. Sigurisht, bėhet fjalė pėr realitetin brenda njė libri. Ajo e sheh kėtė krijesė plot fletė si njė tullė tė vogėl nė murin e madh tė jetės, si njė qelizė qė synon ndryshimin nė njė trup tė madh, e qė sado e parėndėsishme tė duket, mbart me vete magjinė e misterin e faktit qė gjėrat mund tė ndryshohen pėr mirė dhe shpresa nuk vdes kurrė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Isabell Allende Empty Re: Isabell Allende

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 9:10 pm

Sėnduku i Alendes



1. E dua shumė kėtė fotografi tė vajzės sime, Paola. Ajo ėshtė nxjerrė nė njė restorant nė Spanjė. Duket sikur Paola po lutet, nė fakt ndodhej pėrpara njė tavoline plot me ushqime dhe ishte nė dilemėn e zgjedhjes sė pjatės sė preferuar. Pas vdekjes, pjesėn mė tė madhe tė hirit tė pėrftuar nga djegia e trupit tė saj e hodha nėpėr pyje. Kjo ishte dėshira e fundit e sime bije. Kam ruajtur vetėm pak nė njė enė tė vogėl. Ajo iku e qetė dhe nė letrėn e saj tė fundit i la porosi tė shoqit qė tė gjente sa mė shpejt njė grua tjetėr dhe ne tė tjerėve tė mos bėheshim merak, sepse ajo nuk do tė na linte, thjesht do tė ndryshonte mėnyrėn e ekzistencės, por nė njė tjetėr formė do tė vazhdonte tė ishte me ne. Jam e bindur qė ajo ėshtė kėtu pėr tė mbajtur premtimin.

2. Kėto janė pantoflat e Paulės. Njė herė nė vit ne organizojmė njė ceremoni pėr tė kujtuar Paolėn dhe gjatė kėsaj ceremonie nxjerrim edhe kėpucėt e saj.


3. Leximi i Shekspirit mė shndėrroi nė shkrimtare. Ai mė shpalosi idenė e tragjedisė dhe komedisė, shkaqet dhe pasojat. Ai mė mėsoi shumė dhe njėherazi mė zbaviti pa masė.

4. Im bir ėshtė shpirti im. Kėto janė kėpucėt e tij tė para. Kam njė marrėdhėnie tė shkėlqyer me nusen time dhe punojmė sė bashku nė njė fondacion. Sot ka 27 milionė skllave nė botė, pjesa mė e madhe gra dhe vajza. E ndjej qė qėllimi i pjesės sė mbetur tė jetės sime do tė jetė pėrkushtimi ndaj kauzės sė lirisė sė tyre.

5. Pas vdekjes sė vajzės sime, isha e paaftė qė tė shihja bukuri nė kėtė botė. Atėherė shkova nė Indi. Ambienti dhe gjithēka qė pashė nė atė vend mė nxorėn nga fundi i errėsirės ku isha zhytur. Kjo unazė ėshtė shumė e veēantė, sepse ky gjarpėr mė jep idenė e rinovimit tė jetės dhe cikleve qė nuk mbyllen kurrė, por qė transformohen.

6. Kjo ėshtė kopja e parė e librit tim tė parė, "Shtėpia e Shpirtrave". E kam me dedikim nga njerku im dhe kam gjithashtu edhe firmat e aktorėve qė luajtėn nė kėtė film. Kur po e shkruaja isha askushi. Pasi e botova, mėsova shumė pėr veten time dhe u ndjeva dikush. Sot thjesht ndihem e bekuar.

7. Jam njė e huaj e pėrjetshme: vajzė diplomati, refugjate, emigrante. E kam nisur jetėn nga rrėnojat sa herė qė kam lėvizur nga njė vend nė tjetrin. Mė ėshtė dashur t‘u pėrshtatem zakoneve, gjuhėve e vendeve tė tjera dhe kjo mė ka bėrė qė tė mos kem lidhje tė veēanta me sendet dhe objektet qė kanė hyrė e dalė nė jetėn time. Kam vetėm njė sirtar plot me letra dėrguar mamasė sime, tė shkruara pėrgjatė njė periudhe 30-vjeēare. Nėse nuk i shkruaj pėrditė nga njė letėr, ndihem sikur tė mos kem larė dhėmbėt. Unė doja qė ajo tė ishte njė grua e pavarur, por ajo gjithmonė ishte bashkėshortja e dikujt, ishte nėnė, por kurrė vetvetja. Tani ėshtė 87 vjeēe dhe mė nė fund vetėm dhe vetvetja. Ėshtė njė njeri i mrekullueshėm.

8. Kjo tryezė lisi spanjolle ishte nė shtėpinė e gjyshit tim. Ėshtė vendi ku ime mė organizonte seancat e spiritizmit, kėsisoj nė mendjen time kjo tryezė ėshtė e mbushur me energji shpirtėrore. Ėshtė magjike.

9. Kur isha shtatzėnė me Paolėn, i bėra kėtė kukull prej lecke. Gjatė gjithė fėmijėrisė ajo e mbajti me vete. Kur ishte e sėmurė ishte edhe vetė si njė kukull. E vogėl, e brishtė dhe e heshtur.

10. Kjo ėshtė njė statujė e Budės dhe ėshtė nga Buma, por e blerė nė Tajlandė. Budistėt kanė njė mėnyrė tė jetuari qė nuk sillet rreth ambicieve tė ngushta personale.

11. Kjo ėshtė bėrė nga njė shoku im me dorė, ndėrsa korniza ėshtė e gjyshes sime...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Isabell Allende Empty Re: Isabell Allende

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 9:12 pm

Isabel Allende ka lindur ne Lima, Peru ne 2 Gusht, 1942. Ne moshen tre vjecare levizi ne Kili. Ka dhene kontributin e saj ne gazetari, teater, televizion etj., por mbi te gjitha njihet si shkrimtarja e 13 librave ku me i njohuri eshte novela e saj e pare titulluar "Shtepia e Shpirtrave".


Librat e saj :

Shtepia e shpirtrave

Spanje, 1982


E dashurise dhe e Hijeve

Spanje, 1982


La Gorda de Porcelana

Spanje


Eva Luna

Spanje, 1985


Historine e Eva Luna


(histori te shkurtra) - Spanje, 1989


Plani i pafund

Spanje, 1991


Paula

Spanje, 1994


Aferdita

Spanje, 1997



E bija e fatit - Spanje, 1999 - sjelle ne shqip nga Amik Kasoruho - libri i nente i shkrimtares.
Historia fillon me Eliza Sommers (personazhja kryesore, e bija e fatit) e cila ishte rritur ne nje koloni angleze ne Kili nga zonja Rose dhe i vellai i saj Xheremi. Ne kohen kur ajo bie ne dashuri me Xhoakuin Andieten (i varfer dhe jo ne te njejten shtrese shoqerore si familja e Elizes), i cili punonte per Xheremin, ne kodrat veriore te Kalifornise u zbulua floriri. Keshtu Joakuin iken ne San Francisko per tu bere i pasur dhe Eliza, 16 vjec, shtatzene ne kete kohe me femijen e tij, vendos te shkoje me te.
Ndryshe nga gjithe banoret e tjere te Kilit, Eliza ne kete kohe nuk ishte duke kerkuar 'flori' por dashuri.

Potret ne Sepia - Spanje 2000

Qyteti i kafsheve - Spanje 2002

Vendi i krijuar - Spanje 2003


Mbreteria e Dragoit te Arte - Spanje 2003

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Isabell Allende Empty Re: Isabell Allende

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi