♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Une di nje gje, qe sdi asgje!

+6
Tironcja_omel
durresi86
Hera
capkenja
Kalomira
Barbi
10 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Une di nje gje, qe sdi asgje! - Faqe 2 Empty Re: Une di nje gje, qe sdi asgje!

Mesazh nga Vizitor Tue Feb 05, 2013 7:24 am

Gjeta kete material me keto shprehje dhe me pelqeu ta postoj ketu ,lexojini jane shume kuptimplota




1-“Jeta e pashqyrtuar, ėshtė mė mirė tė mos jetohet”

Besimi i Sokratit se duhet tė reflektojmė pėr jetėn qė jetojmė ėshtė frymėzuar pjesėrisht nga shprehja e famshme e gdhendur nė vendin e shenjtė tė orakullit nė Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerės nė profecitė e orakullit ėshtė vetė-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant pėr vlerėn e vetė-hetimit, sa e shqyrtoi imtėsisht jo vetėm jetėn dhe besimet e tij, por dhe ato tė tė tjerėve. Pėrmes pyetjeve tė shumta, ai i detyroi njerėzit tė hetonin besimet personale. Ai i pa banorėt e Athinės sė tij tė dashur tė ecnin pėrgjumėsh pėrmes jetės, tė jetonin vetėm pėr para, pushtet dhe famė, kėshtu qė u bė i famshėm nė pėrpjekjen e tij pėr t’i ndihmuar. Sokrati ishte njė filozof i lashtė grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisė perėndimore. Burimi mė i rėndėsishėm i informacionit pėr Sokratin ėshtė Platoni. Dialogėt e Planonit e portretizojnė Sokratin si njė mėsues qė mohon tė ketė dishepuj, si njė njeri i arsyes, i cili i bindet zėri
it hyjnor nė kokėn e tij, si njė besimtar qė ka pėrmbushur detyrimet qytetare tė vendit tė tij. Sokrati i pėrēmon kėnaqėsitė e shqisave, edhe pse ėshtė i ngazėllyer nga bukuria. Ai ėshtė i pėrkushtuar ndaj edukimit tė qytetarėve tė Athinės, edhe pse ėshtė indiferent ndaj djemve tė tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisė perėndimore, dhe ėshtė praktikuesi me ndikim mė tė madh.

2-“Krijesat nuk duhet tė shumohen pa qenė nevoja”

I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja kėtu ėshtė se nėse gjykojmė mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqė gjithēka ėshtė e barabartė, atėherė duhet tė preferojmė teorinė mė tė thjeshtė. Shkencėtarėt flasin pėr katėr forca nė univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortė bėrthamore dhe forca e dobėt bėrthamore. Ockham pėrpiqet tė formulojė njė teori unifikuese, njė forcė e vetme qė i mbledh qė tė katra.

3-“Jeta e njeriut ėshtė e vetmuar, e varfėr, e ligė, e vrazhdė dhe e shkurtėr”Duke iu referuar gjendjes origjinale tė natyrės, njė tė kaluare tė supozuar para qytetėrimit, Hobbes nuk pa arsye tė bėhej nostalgjik. Ndėrkohė qė Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirė, dhe kudo ėshtė me pranga”, Hobbes besonte se ne do ta gjejmė veten duke jetuar njė jetė tė egėr, tė pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se natyra njerėzore ėshtė e keqe, gjuan njeriun nė mėnyrat mė tė shėmtuara dhe zinxhirėt e shtetit janė tė nevojshme.

4-“Mendoj, pra ekzistoj”

Dekarti e filloi filozofinė e tij duke dyshuar gjithēka nė mėnyrė qė tė kuptojė se ēfarė mund tė dijė me njė siguri absolute. Edhe pse ai mund tė jetė gabim nė gjėrat qė mendon, po mendon tė pamohueshmen. Mbi pohimin se “unė mendoj”, Dekarti arrin nė pėrfundimin se “ekzistoj”. Duke qenė se besonte nė veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unė?” Pėrgjigja e tij ėshtė “njė gjė qė mendon, pėrbri gjėsė fizike tė zgjeruar nė tre dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt nė kishte trup.5-“Tė jesh, ėshtė tė perceptosh”

Si idealist, Berkli besonte se asgjė nuk ėshtė reale, pėrveē mendjes dhe ideve tė saj. Idetė nuk ekzistojnė tė pavarura nga mendja. Pėrmes njė linje tė ndėrlikuar dhe me tė meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se “tė jesh ėshtė tė perceptosh”. Diēka ekziston vetėm nėse dikush ka njė ide pėr tė. Pra nėse njė pemė bie nė pyll dhe askush s’e dėgjon, as edhe njė ketėr, nuk do tė kishte pemė. Sipas tij, mendja e Perėndisė gjithmonė percepton gjithēka, pra pema gjithmonė do tė bėjė zhurmė.

6-“Jetojmė nė botėn mė tė mirė tė mundshme”

Novela mė e famshme e Volterit “Candid” satirizon me kėtė pikėpamje. Nėse hidhni sytė rrotull do tė habiteni se si dikush e beson kėtė. Por Libniz besonte se para krijimit, Perėndia meditonte pėr tė gjitha mundėsitė e universit dhe zgjodhi tė krijojė kėtė nė tė cilin jetojmė, pasi besonte se ėshtė mė i miri. Perėndia mund tė krijonte njė botė pa djallėzi, por njerėzve do t’u mohoje vullneti i lirė dhe s’do tė ishte bota mė e mirė nė dispozicion.7-“Bufi i Minervės i hap krahėt vetėm kur bie muzgu”

Pikėpamja poetike e Hegelit thotė se filozofėt nuk kanė fuqi. Vetėm pas pėrfundimin tė njė epoke mund tė kuptojnė se ēfarė ka ndodhur. Por atėherė do tė jetė e vėshtirė qė gjėrat tė ndryshojnė. Vetėm nė epokėn e Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bėri asgjė pėr tė ndryshuar iluminizmin, por e pėrjetoi me ndėrgjegje. Marx (1818-1883)ka thėnė se “filozofėt e interpretojnė botėn nė mėnyra tė ndryshme, e rėndėsishme ėshtė ta ndryshojnė”.

8-"Kush ėshtė i vetėdijshėm pėr rrezikun e madh qė sjell besimi kur e hedh hapin e besimit, ky ėshtė subjektivizėm"

Nė njė skenė nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti nė pėrfundimin se hapi final i rrugės sė tij ishte hapi i besimit. Kjo ėshtė teoria e Kirkegardit pėr fazat e jetės. Faza pėrfundimtare, faza fetare, kėrkon njė besim pasionant dhe subjektiv dhe jo prova objektive, nė fushėn paradoksale dhe absurde. Ēfarė ėshtė absurdja? Besimi ka shpėrblimet e veta,9-"Perėndia konsiderohet si i vdekur"

Kėtė pohim e shprehu me zėrin e njė personazhi qė e quajti “I ēmenduri” dhe mė vonė nė gojėn e njė karakteri tjetėr “Zarathustra”. Megjithatė, kuptimi i vėrtetė i shprehjes “Perėndia ka vdekur” shpesh ngatėrrohet pėr njė pohim ateist. “I vdekur” ėshtė metaforike nė kėtė kontekst, do tė thotė se besimi nė Perėndinė e krishterimit ėshtė i lodhur, i ka kaluar koha dhe nė rėnie. Perėndia ka humbur si qendra e jetės dhe burimeve tė vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para tė tjerėve kur e tha kėtė.

10-“Ka vetėm njė problem serioz filozofik, dhe kjo ėshtė vetėvrasja”

Zgjidhja e Kamysė ndaj problemit filozofik ishte tė njohėsh dhe tė pėrqafosh absurditetin e jetės. Megjithatė, vetėvrasja mbetet njė mundėsi nėse absurditeti ėshtė shumė. Pėr Kamynė, heroi absurd ėshtė Sisifus, njė person nga mitologjiagreke i cili ėshtė i dėnuar nga Perėndia tė rrokullisė njė shkėmb nė njė kodėr pėr ta rrėzuar sapo tė mbėrrijė nė majė.

11-“Askush nuk mund tė shkelė dy herė nė tė njėjtin lumė”

Herakli nuk ėshtė i vetėm nė atė qė mendon. Mesazhi i tij ėshtė se realiteti ndryshon vazhdimisht dhe ėshtė njė proces i vazhdueshėm dhe jo njė produkt i qėndrueshėm. Realiteti ėshtė i shpejtė dhe jo i qėndrueshėm. Nė kohėt moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e pėrshkroi kohėn si njė proces qė pėrjetohet. Njė orė nė radhė ėshtė e ndryshme nga njė orė nė lojė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Une di nje gje, qe sdi asgje! - Faqe 2 Empty Re: Une di nje gje, qe sdi asgje!

Mesazh nga Vizitor Tue Feb 05, 2013 7:24 am

Une dij disa gjera ne fakt.
Dij qe dij aq sa dij... nga kjo, dij qe mund te mesoj miliona here me shume gjera nga sa dij tani...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Une di nje gje, qe sdi asgje! - Faqe 2 Empty Re: Une di nje gje, qe sdi asgje!

Mesazh nga JK Tue Apr 22, 2014 3:36 pm

Duke u nisur gjithmone nga pervoja ime jetesore nga ndodhite, marrdheniet, perjetimet mendoj se njeriu dhe hipokrizia jane shume te nderlidhur. Pikerisht ne kete aspect e vetmja besoj une menyre per te percare kete nderlidhje eshte te luash rolin e “naivit”.
Ti e din kush je, une e di kush jam, gjithesecili nga ne e dime kush jemi. Por shume here besoj te gjithe ne jemi menduar, jemi, trishtuar jemi zhgenjyer pikerisht sepse nuk kemi mundur te degjojme ato qe nuk thuhen pra nuk kemi hyre ne thelb por kemi mbetur gjithmone ne siperfaqe. Sa prej nesh nuk do te donim te themi keto fjale?!
Keshtu pra po mar rune iniciativen te flas ne veten e pare persa i perket “Kush jemi ne”……….



Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni. Jam une qe Brenda meje jeton ende ai femija i pafajshem……..
Qenja njerezore eshte ajo qe nuk do te shpjegohet kurre…….perfundimisht une di nje gje...qe di asgje!!!!
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Une di nje gje, qe sdi asgje! - Faqe 2 Empty Re: Une di nje gje, qe sdi asgje!

Mesazh nga Ylli Tue Apr 22, 2014 4:16 pm

Une di qe di pak dhe duhet te mesoj shume
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Une di nje gje, qe sdi asgje! - Faqe 2 Empty Re: Une di nje gje, qe sdi asgje!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi