♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

2 posters

Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Mon Apr 27, 2009 5:53 pm

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . 0,,4206922_1,00
80 vetė kanė vdekur nė Meksikė nga njė virus i rrallė gripi derrash. Virusi mund tė dallohej qartė nė 20 raste. Sipas tė dhėnave mė shumė se 1 300 vetė janė prekur nga sėmundja. Qeveria meksikane krijoi grupin e krizės.



Nė qytetin e Meksikos nuk ka plasur paniku, por pasiguria e njerėzve ėshtė e dukshme. Kudo sheh njerėz me maska ngjyrė blu, pamja ėshtė dramatike. Ministri meksikan i Shėndetėsisė, José Angel Córdova pretendon nga njėra anė se epidemia ėshtė nėn kontroll, dhe kėrkon nga ana tjetėr masat tė mėdha sigurie: “Numri mė i madh i tė sėmurėve ėshtė shėnuar nė kryeqytet dhe nė rrethinat e tij. Prandaj, paraprakisht do tė mbyllen tė gjitha shkollat private dhe publike, tė gjitha kopshtet dhe universitetet nė kryeqytet dhe rreth tij.“ Mbyllja e institucioneve ėshtė bėrė qė ditėn e premte dhe mendohet se do tė vazhdojė edhe javės tjetėr.
Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . 0,,4205125_1,00

Nė metro ndahen falas maska mbrojtėse
Qyteti i Meksikos pėrjeton njė mbyllje tė qetė tė javės, nė rrugė kalojnė pak njerėz dhe automjete, nė metro ndahen falas maska mbrojtėse. Muzeumet, bibliotekat dhe teatrot publike kanė qėndruar tė mbyllura. Kinematė, restorantet dhe baret kanė pak vizitorė. Aktivitetet kulturore nė fundjave u anulluan. Shumica e meksikanėve preferojnė tė qėndrojnė nė shtėpi.
Kėshillat e Ministrisė sė Shėndetėsisė shkojnė mė tej se kaq: „Mbajini larg njerėzit e sėmurė me sėmundje tė rrugėve tė frymėmarrjes! Lani duar shpesh me sapun! Mos u pėrshėndetni me tė puthur ose takim duarsh! Pėrdorni vetėm ushqimet dhe enėt tuaja tė kuzhinės! Ajrosni shtėpitė dhe zyrat dhe pastroni rregullisht dorezat e dyerve, shkallėt, lodrat, telefonat dhe sende tė tjera tė pėrdorimit tė pėrbashkėt.“
Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . 0,,4205144_1,00

Ministri meksikan i Shėndetėsisė, José Angel Córdova pretendon se epidemia ėshtė nėn kontroll, dhe kėrkon masa tė mėdha sigurie.
Kush dėshiron qė tė vaksinohet, pėrfundon nė listat e gjata. Vaksinat nuk mjaftojnė pėr tė gjithė. Tė parėt vaksinohen punonjėsit e sektorit tė shėndetėsisė. Kurse anti-virusit mjaftojnė. Rezervat pėrmbajnė njė milion prej tyre, ndėrkohė qė vetėm 1 000 vetė janė prekur, thonė autoritetet.
Nė Gjenevėn e largėt Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka ngritur njė shtab krize. Qėllimi ėshtė parandalimi i shpėrthimit tė ndonjė pandemie, pra shpėrndarjes nė vende tė tjera tė virusit. Deri tani nuk ka patur arsye qė qyteti Meksikės tė vendoset nė karantinė. Udhėtimet atje nuk janė ndaluar.
Shqetėsues ėshtė fakti qė virusi nuk kalon vetėm nga derrat dek njeriu, por edhe nga njeriu tek njeriu. Kėtė e kanė zbuluar shkencėtarėt amerikanė. Mendohet se virusi ėshtė shfaqur fillimisht nė Kaliforni dhe Teksas, ku janė bėrė tė njohura tetė raste. Prej andej do tė ketė pėrfunduar nė qytetin e Meksikės. Virusi pėrbėhet nga pėrzierje gjenesh, qė pėrmbajnė informacione trashėgimie tė njerėzve, derrave dhe shpendėve.
I prekuri me kėtė virus ka temperaturė tė lartė, ankohet pėr dhimbje koke, frymėmarrje tė vėshtirė, dhembje sysh dhe lodhje tė madhe. Mė tė rrezikuarit deri tani kanė qenė tė rriturit nė moshė tė re, dhe jo fėmijėt e vegjėl dhe tė moshuarit, si zakonisht nė raste tė tilla.
500 000 vetė vdesin ēdo vit nė botė nga gripėrat. Si pasojė e dy pandemive tė fundit, 1957 dhe 1968, vdiqėn 3 milionė vetė. Gripi aktual nė Amerikėn e Veriut ėshtė larg dimensioneve tė tilla, megjithatė pasiguria ėshtė nė rritje.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 28, 2009 2:08 pm

Njoftimin pėr ngritjen e numrit tė viktimave nga 100 nė 152 e bėri sot ministri i Shėndetsisė sė Meksikės.
Thuhet se gripi i derit nė Meksikė, origjina e sėmundjes, mund tė ketė shkaktuar edhe infektimin e mbi 1 mijė e 600 personave tė tjerė.
40 raste tė kėsaj sėmundjeje janė konfirmuar nė Shtetet e Bashkuara, ndėrsa 6 raste janė konfirmuar nė Kanada. Spanja konfirmoi sot rastin e saj tė parė, ndėrkohė qė pėr raste tė dyshuara po bėhen hetime nė Zelandėn e Re, Francė, Izrael dhe Skoci.
Qeveritė nė mbarė botėn po bėjnė thirrje qė tė kihet kujdes rreth udhėtimeve nė Meksikė, madje po kontrollojnė pasagjerėt nė aeroporte, qė mbėrrijnė nga zona tė prekura.
Qendra pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve nė Shtetet e Bashkuara vuri nė dukje se qeveria do tė publikojė njė paralajmėrim pėr udhėtarėt pėr nė Meksikė dhe kjo do tė bėhet thjeshtė si masė parandaluese.


Zyrtarėt e Meksikės kanė mbyllur shkollat nė gjithė vendin deri nė fillim tė majit, ndėrsa vendi merr masa pėr tė parandaluar pėrhapjen edhe mė tej tė gripit tė derrit, qė mendohet tė ketė shkaktuar vdekjen e 152 vetave.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 28, 2009 2:12 pm

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi!
Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.
“Eshte nje situate e rrezikshme. OBSH e konsideron si nje situate me impakt serioz ne shendetin publik dhe eshte nje ngjarje jo e zakonshme. Ketyre rregullave u permbahemi edhe ne per shkallen e vigjilences”, deklaron Silva Bino, nga Instituti i Shendetit Publik.

Bino sqaron se gripi njihet si gripi i derrave, por ne fakt ka marre permasa humane pasi perhapet nga njeriu tek njeriu. Ai ka shenja te njejta si grip i zakonshem, temperature te menjehershme, dhembje fyti, dobesi dhe diare.

Sipas specialisteve, eshte nje virus i ri i kombinuar me gene te virusit te derrave A/H1N1, i pa hasur here tjeter ne bote dhe qe prek moshen e te rriturve.

“Eshte nje virus qe ka ne permbajtje komponent te virusit te gripit te derrave dhe shpendeve. Eshte nje virus i ri qe perhapet permes rruges respiratore dhe kontaktit. Nuk duhet peshtyre ne toke”, shton Bino.

Specialistet thone se per kete virus nuk ka vaksine per njerezit, vetem per derrat, por mjekimet me antivirale kane dale te suksesshem.

Nga ana tjeter specialistet thone se ky virus nuk merret nga konsumi i mishit te derrit. Por gjithesesi ata qe merren me rritjen e tyre duhet te respektojne te gjitha parametrat e higjenes ne ambientet e tyre.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 30, 2009 8:56 pm

:qaj: amonnnnnnnnnnnnnnnnnnnn jooooooooooooooo

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga dajti i modh Thu Apr 30, 2009 9:06 pm

AMON ERE MOS MA KUJTONI SE ARRITI KETU KU JETOJ UNE I MBULLEN DISA SHKOLLA DJE ..ZOTI NA RUJT konfuz :perplasje:
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Wed May 06, 2009 6:31 pm

:qaj:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Zebra Wed May 06, 2009 6:49 pm

SPYS NGA GRIPI DERRIT UN :bobe:
Zebra
Zebra
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 26927
Vendndodhja Vendndodhja : aty ku s'me sheh askush
Hobi Hobi : noti letersia...sexi hihihihih
Humor Humor : sa te dush..
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Wed May 06, 2009 8:51 pm

Gripi i derrave: Shenjat dhe parandalimi

Si njerėzit, edhe derrat preken nga gripi (influenca virusi), por ky lloj virusi nuk ėshtė i njėjtė me ata tė njerėzve, dhe shumė mė rrallė na prek neve pėr shkak tė kontaktit tė rrallė me derrat.
Por, shpėrthimi i fundit i kėtij virusi ėshtė mė ndryshe, pasi ai ka pėsuar disa ndryshime dhe ėshtė aftėsuar tė kalojė prej njeriut tek njeriu, dhe jo vetėm nga derri te njeriu.

Derisa virusi gjithnjė na afrohet edhe neve, mė poshtė po japim disa kėshilla se cilat janė shenjat e para tė prekjes nga ai.

Simptomat e gripit tė derrave

Simptomat e gripit tė derrave janė tė njėjta me simptomat e gripit tė zakonshėm, dhe pėrfshijnė ethe e temperaturė, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje tė hundėve, plogėshti, kokėdhimbje.

Shumica e njerėzve me grip tė derrave kanė diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me kėtė grip i ka sė paku dy nga kėto simptoma.

Por kjo nuk do tė thotė se jeni prekur nga ky grip, pasi shumė sėmundje shkaktojnė kėto shenja. I takon analizave laboratorike tė vėrtetojnė nėse ky ėshtė gripi i derrave, grip i zakonshėm apo ndonjė sėmundje tjetėr.

Si mund ta parandaloni infektimin me grip tė derrave?

- Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujė, veēanėrisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose pėrdorni faculeta me alkool.
- Shmangni kontaktim me njerėz tė sėmurė.
- Shmangni prekjen e gojės, hundės ose syve. Kjo nuk ėshtė lehtė pėr t’u bėrė, andaj kujdesuni qė duart tuaja tė jenė vazhdimisht tė pastra.
- Nėse ndjeheni i sėmurė, qėndroni nė shtėpi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Thu May 07, 2009 2:52 pm

Gripi, kanadezet prane gjetjes se vaksines




Shkencetaret kanadeze jane shume prane gjetjes se nje vaksine kunder gripit te derrave.

Puna e eksperteve ka nisur prej muajsh ne perpjekje per te gjetur vaksinen shpetimtare. Mjeket thone se duke qene se ky grip ka nje virus te ri do te duhen fillimisht dy doza te vaksines per perballimin e semundjes.

Nderkohe ne SHBA, nje ekip vazhdon kerkimet per llogari te tij ne gjetje te vaksines kunder H1 N1.

Ne Amerike jane regjistruar dy viktima, nderkohe qe numri i madh i te vdekurve eshte ne Meksike qe deri tani llogaritet ne 42.


SHBA, gripi i derrave perhapet ne 41 shtete




Shtohen rastet e te semureve me gripin e derrave ne SHBA.
Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve njoftoi se numri i rasteve te konfirmuara ka shkuar nga 403 ne 642, perfshire edhe dy personat qe kane humbur jeten. Infeksioni eshte raportuar edhe ne tre shtete te reja; Havai, Washington dhe Oklahoma.

Aktualisht infeksioni eshte perhapur ne 41 shtete amerikane. Sipas Qendres, pritet raste te reja, shtrime te reja ne spital dhe vdekje te tjera nga gripi i derrave. Nderkaq, ne Britani jane raportuar 4 raste te reja, qe e cojne numrin e te infektuarve ne 32. Te prekurit jane persona qe jane kthyer nga Meksika.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Sat May 09, 2009 7:44 pm

Nė QKUK vdes e dyshuara me grip

Pacientja e dyshuar se ishte e infektuar me grip tė derrave, ka vdekur sot nė mėngjes nė Qendrėn Klinike Universitare (QKU) tė Prishtinės, kanė bėrė tė ditur pėr Express burime mjekėsore.

Pacientja, njė 27-vjeēare nga Stublla e Vitisė, thuhet se para njė jave kishte ardhur nga Zvicra nė vendlindjen e saj nė Kosovė.

Gazetari i Express-it raporton se Emergjenca e QKU-sė, ku ishte shtruar fillimisht pacientja me simptome tė gripit, ėshtė e mbyllur pėr pacientė tė rinj. Ndėrsa nė vendngjarje kanė dalė edhe forcat e sigurisė, tė cilėt mbajnė maska mbrojtėse.


Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-sė, konfirmoi pėr Express se pacientja e dyshuar ėshtė pranuar mbrėmė nė Emergjencėn e QKUK-sė me probleme me zemėr dhe mushkėri, tė cilat janė simptomat karakteristike tė kėtij gripi vdekjeprurės.

“Nė ora 15 pritet tė dalim me analiza...Tani pėr tani nuk mund tė themi se bėhet fjalė pėr grip”, tha ai. /Gazeta Express/

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Sat May 09, 2009 7:49 pm

Cfare eshte gripi i derrit? (Swine Influenza)

Gripi i derrit eshte semundje e rrugeve te frymarrjes tek derrat qe shkaktohet nga viruset e Influenzes se tipit A. Eshte nje semundje qe shfaqet here pas here tek derrat. Ne pergjithesi nuk kalon tek njerezit, por edhe ne rastet kur ka ndodhur eshte limituar ne dy-tre persona.

Eshte ngjites ky lloj i gripit te derrit?

Sipas te dhenave te fundit eshte deklaruar nga organizatat boteore te shendetesise se ky lloj i gripit te derrit A(H1N1) eshte ngjites nga njeriu tek njeriu. Mgjth ne keto momente nuk ka te dhena se sa shpejt apo lehtesisht trasmetohet.


Mund ta marr gripin e derrit duke pergatitur ose ngrene mish derri?

Jo. Viruset e gripit te derrit nuk perhapen nga ushqimi . Nuk mund te merret duke ngrene mish derri ose produkte te tij. Duke u gatuar si duhet, ne temperature te larte mishi i derrit eshte i sigurte.


Cilat jane shenjat e gripit te derrit tek njerezit?

Shenjat e gripit te derrit jane njesoj me ato te gripit te 'zakonshem' qe ze njerezit dhe qe perfshijne : ethe, kolle, dhimbje fyti, dhimbje trupi, te dridhura, dhimbje koke dhe lodhje (ndjesi keputjeje). Ne disa raste ka te dhena qe mund te shoqerohet edhe me heqje barku (diare) dhe te vjella. Ne te kaluaren rastet e renda kane qene te shoqeruara edhe me pneumoni ose probleme te frymemarrjes qe kane cuar deri ne vdekje te te semurit. Ashtu si gripi sezonal (i "zakonshem"), gripi i derrit mund rendoj edhe me shume simptomat e individeve me semundje kronike.

Si shperndahet?

Mendohet se shperndahet si gripi i ''zakonshem'' (sezonal). Virusi zakonisht shperndahet tek njerezit nepermjet kolles ose teshtimes nga i infektuari. Ne disa raste njerezit mund te semuren edhe nqs prekin objekte te 'infektuara' nga virusi i gripit dhe me pas prekin me duar hunden, gojen apo syte.
Dikush i semure mund te infektoj dike tjeter qe 1 dite para se vete individi mbartes i virusit te shfaq simptomat e gripit, gje qe shton rrezikun e perhapjes. Po keshtu i semuri mund te infektoj te tjeret deri ne 7 dite pasi e ka zene gripi. Per femijet kjo periudhe ''ngjitese e virusit'' zgjat edhe me shume, sidomos te me te vegjlit.

Cfare mund te bej qe te mos marr gripin?

Mbi te gjitha : lani duart. Kjo mund te behet me uje e sapun per nje kohe 15-20 sekonda ose duke perdorur solucione qe kane perberje alkoli.
Te perpiqeni te qendroni ne forme te mire fizike : duke fjetur gjume mjaftueshem; duke qene aktiv fizikisht; duke mbajtur nen kontroll stresin; duke pire shume lengje dhe duke ngrene ushqim te shendetshem.
Si edhe duke evituar kontaktet me te semurin ose perdorimin e maskes per hunden dhe gojen kur ndodheni prane tyre.
Po keshtu kur dikush semuret, qe te parandaloj kalimin e virusit tek nje individ tjeter, duhet te mbuloj hunden dhe gojen kur kollitet ose teshtin me nje shami ose pecete letre dhe me pas ta hedhi ate ne kosh, ose ne mungese te nje shamie te 'mbulohet' me duar dhe me pas te laj duart.

Sa gjate mund te jetoj nje virus jashte trupit?

Dihet qe disa viruse dhe bakterie mund te jetojne 2 ore ose me shume ne siperfaqe te tilla si tavolina, doreza dyersh etj. Duke i lare shpesh duar ulet mundesia per te marr gripin ne kete menyre.

Cfare duhet te bej nese semurem?

Kontaktoni sa me shpejt doktorin nese ndjeni ndonje nga shenjat/simptomat e gripit te permendura me lart si ethe, dhimbje gryke, koke etj
Shenjat qe kerkojne vemendje urgjente dhe masa te menjehershme jane

Per femijet :
- frymarrje e shpejte ose veshtiresi ne frymarrje
- hije ngjyre bluje ne ngjyren e lekures se femijes
- nuk pi lengje mjaftueshem (nga sasia qe pi normalisht)
- nuk i del gjumi ose nuk komunikon me te tjeret
- eshte shume i acaruar aq sa nuk do te mbahet as ne duar
- temperature e shoqeruar me skuqje vende vende te lekures (rash)

Per te rriturit:
- veshtiresi ne frymarrje
- dhimbje ose presion ne kraharor ose bark
- marrje mendsh e papritur
- konfuzion
- te vjella te vazhdueshme ose te renda

Trajtimi, parandalimi dhe ilacet

Ilacet antivirale mund te merren me recete nga mjeku dhe mund te jene tableta, me pika ose me pompe aerosol (inhaler). Keto ilace veprojne kundra viruseve perfshi ketu edhe virusin e gripit te derrit, duke e luftuar virusin qe te mos riprodhohet ne trupin e njeriut. Ilacet antivirale kundra gripit funksionojne vetem ndaj viruseve te gripit, ato nuk mund te ndalojne ose ndihmojne ne sherimin e semundjeve te tjera virale qe mund te kene te njejtat simptoma si ato te gripit.

Jane kater ilace te njohura antivirale kundra virusit te gripit (te aprovuara ne Amerike) : oseltamivir, zanamivir, amantadine dhe rimantadine. Virusi i gripi te derrit A (H1N1) eshte rezistues ndaj amantadines dhe rimantadines, keshtu qe perdorimi i ketyre ilaceve nuk do sjelli ndonje efekt. Testet laboratorike kane treguar qe deri tani virusi A (H1N1) eshte i ndjeshem ndaj oseltamivir dhe zanamivir.

Te mirat e perdorimit te ilaceve antivirale

Trajtimi : Keto lloj ilacesh ndihmojne ne zbutjen e simptomave te virusit te gripit dhe sherim me te shpejte. Ato gjithashtu mund te parandalojne komplikimet e renda qe mund te shkaktoj virusi. Qe keto ilace te funksionojne me mire duhet te merren sa me shpejt qe eshte e mundur kur shfaqen simptomat e para te gripit. Keto ilace mund te mos funksionojne nese merren me vone se 48 ore pasi fillon semundja.

Parandalimi : Ilacet antivirale veprojne edhe per parandalimin e gripit. Kur perdoren si parandalues te gripit, keto ilace jane rreth 70-90% efektive. Gjatesia e kohes qe keto ilace duhet te merren percaktohet nga mjeku.

Qendra per Kontrollin e Semundjeve (CDC) rekomandon perdorimin e oseltamivir ose zanamivir per trajtimin dhe parandalimin e infektimit nga virusi i gripit te derrit.

Oseltamivir (emri i tregut Tamiflu) eshte i mire per te trajtuar dhe parandaluar virusin e influenzes A dhe B duke filluar nga mosha 1 vjec dhe me lart
Zanamivir (emri i tregut Relenza) eshte i mire per te trajtuar virusin e influenzes A dhe B ne individet 7 vjec e siper dhe per ta parandaluar virusin ne individet 5 vjec e siper.

permbledhur dhe perkthyer nga faqja e Qendres per Kontrollin e Semundjeve (CDC)

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Tue May 12, 2009 6:25 pm

SHBA, gripi i derrave perhapet ne 41 shtete




Shtohen rastet e te semureve me gripin e derrave ne SHBA.
Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve njoftoi se numri i rasteve te konfirmuara ka shkuar nga 403 ne 642, perfshire edhe dy personat qe kane humbur jeten. Infeksioni eshte raportuar edhe ne tre shtete te reja; Havai, Washington dhe Oklahoma.

Aktualisht infeksioni eshte perhapur ne 41 shtete amerikane. Sipas Qendres, pritet raste te reja, shtrime te reja ne spital dhe vdekje te tjera nga gripi i derrave. Nderkaq, ne Britani jane raportuar 4 raste te reja, qe e cojne numrin e te infektuarve ne 32. Te prekurit jane persona qe jane kthyer nga Meksika.



Gripi A, 4 raste te reja ne Brazil


Kater raste te rjea te gripit A jane regjistruar ne Brazil, nderkohe qe ne Argjentine eshte zbuluar i semuri i pare.

Lajmin e kane bere te ditur Ministrite e Shendetesise te dy vendeve, te cilat nuk kane dhene informacione mbi gjendjen shendetesore te te infektuarve.

Epidemia e gripit A/H1N1 ka shkaktuar deri tani 46 viktima, 44 ne Meksike ku dhe filloi te perhapej dhe dy ne Shtetet e Bashkuara.

Nderkohe, Organizata Boterore e Shendetesise ka konfirmuar deri tani 2371 raste ne 23 vende.





SHBA, vdekja e tretė nga gripi i derrave


Autoritetet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kanė raportuar vdekjen e tretė prej gripit tė derrave, ndėrkohė qė njė rast vdekjeje kanė raportuar edhe autoritetet shėndetėsore tė Kosta Rikės. Zyrtarėt amerikanė bėnė me dije se i vdekuri i konfirmuar si viktimė e gripit tė derrave, rezident nė shtetin e Uashingtonit, vuante edhe nga zemra. Tė shtunėn Australia, Norvegjia dhe Japonia raportuan raste tė infektimit me virusin H1N1, i cili u shfaq nė Meksikė muajin e shkuar, duke shkaktuar 48 viktima.

Gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise



Ekspertet parashikojne se gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise se botes. Kerkuesit thone se gripi A ka potencialin e nje pandemie, qe perhapet mes njerezve dhe qe mund te marre permasa globale brenda 6-9 muajve.
Nje ne tre persona mund te infektohen, sipas studimit te publikuar ne revisten “Science”. Sipas eksperteve, eshte ende heret te thuhet nese virusi do te shkaktoje vdekje ne shkalle masive, ose nese do te jete pak me vdekjeprures se gripi normal.

Profesori Neil Ferguson thote se duke analizuar perhapjen e semundjes ne Meksike, virusi H1N1 eshte po aq i rrezikshem sa pandemia e vitit 1957, qe shkaktoi 2 milione te vdekur ne bote, por jo sa gripi spanjoll i vitit 1918, qe shkaktoi 50 milione viktima.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Vizitor Tue Jul 07, 2009 12:56 pm

TE GJITH DO TE VDESIM NJE DIT MOS U SHQETESONI. :mendoj:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit . Empty Re: Tė vdekur nė Mexikė - Frikė nga gripi i derrit .

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi