♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muzika klasike Shqiptare

Shko poshtė

Muzika klasike Shqiptare Empty Muzika klasike Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:28 pm

Palok Kurti (1860 – 1920) krijoi “Marshin e Bashkimit Shqiptar” ne 1878. Kjo ishte ne nje kohe kur muzika klasike shqiptare kishte akoma nje rruge te gjate perpara. Kurti ishte nje muzikant amator, kengetar, instrumentist dhe kompozitor i mbrujtur me muziken popullore te qytetit te tij, Shkodren. Muzika klasike shqiptare nisi hapat e para te saj drejt profesionalizmit, gjate dekades se dyte te shek te 20.

Iniciatori kryesor i saj ishte prifti franceskan Martin Gjoka (1890 – 1940). Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.

Megjithate fale punes se Gjokes dhe muzikanteve te tjere te asaj kohe, Shkodra u be qendra me e rendesishme e jetes muzikore ne Shqiperi, gjate periudhes midis dy lufterave boterore e sidomos pas luftes se dyte. Aty u formua orkestra e pare dhe grupet korale. Keto veprimtari me vone u perhapen dhe ne qytete te tjera si Korca. Si rrjedhim, Shkodra u be qendra e edukimit te disa prej perfaqsuesve me te shquar te gjenerates se pare te kompozitoreve per periudhen e dyte te 1900.

Preng Jakova (1917-1969) studioi per clarinet ne Konservatorin "Santa Cecilia" te Romes, kryesisht shkruajti muzike vokale. Me operat e tij "Mrika" (1958) dhe me pas "Skenderbeu" (1968), ai eshte bere i njohur si themeluesi i operes ne Shqiperi. Si kompozitor me nje shpirt lirik, ai kompozoi nen influencen e tradites se operes italiane te shekullit te 19. Ai perdori stilin belcanto, te nderthurur me intonacione te muzikes se kengeve dhe valleve shqiptare.

Nuk ka asnje dyshim qe kompozitori me i njohur ne Shqiperi eshte Ēesk Zadeja (1927-1997), gjithashtu i lindur dhe rritur ne Shkoder, i cilesuar gjithashtu si ‘babai i muzikes klasike shqiptare’. Zadeja mbaroi shkollen per kompozim ne Konservatorin "P.I. Tchaikovsky" ne Moske dhe qe prej 1956 deri ne fund te jetes se tij, ai e zhvilloi aktivitetin e tij artistik ne Tirane. Ai ishte nje prej themeluesve te Konservatorit te Muzikes, Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Gjithashtu i rendesishem eshte kontributi i tij ne themelimin e Institutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe mesimdhenia e tij ne kete institut per 30 vjet. Nen drejtimin e tij perfunduan me sukses studimet ne kete institut figura te njohura te muzikes klasike shqiptare. Zadeja me repertorin e tij te muzikes zgjeroi kufijte e muzikes klasike shqiptare, pasi ai kompozoi sinfonine e tij te pare ne 1956. Ai gjithashtu kompozoi dy balete, disa pjese per koncerte instrumentale dhe orkester, disa sinfoni, disa sonata, muzike per trio dhe kuartet etj. Kompozimet e Zadese dallohen per nje teknike te larte dhe per nje integrim ne te, te strukturave intonuese te ritmit dhe timbrit te muzikes me te njohur popullore shqiptare.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Muzika klasike Shqiptare Empty Re: Muzika klasike Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:28 pm

Gjate gjysmes se dyte te shekullit te 20, muzika shqiptare pati veshtiresi te medha per te kaluar, per shkak te mungeses se profesionisteve tradicional te vertete. Kjo eshte arsyeja pse zhvillimi i saj u perqendrua kryesisht ne stilet klasike – romantike.

Muzika klasike shqiptare u plotesua gjate viteve 1950 - 1990 me emra te tille te njohur si Tish Daia (1926 – 2003), kompozitori i baletit te pare shqiptar “Halili dhe Hajria”, Nikolla Zoraqi (1928-1991), nje kompozitor me nje spekter te gjere dhe aktivitet kompleks qe perfshinte disa pjese te shkurtra instrumentale dhe pjese vokale per opera dhe balet; Tonin Harapi (1925 – 1991), i cili ishte nje nga mesuesit e pare te pianos ne nivel nacional; Feim Ibrahimi (1935 – 1997), qe me dy koncerte per piano gjate viteve 1970 – 1980, luajti nje rol te rendesishem ne emancipimin e muzikes shqiptare te teatrit; Shpetim Kushta (1943), Thoma Gaqi (1949) dhe te tjere.

Ne vitet 1990, muzika shqiptare duhet te perballej me veshtiresi te reja. Ēlirimi nga ideologjia e diktatures rezultoi ne krijimin e strukturave te reja muzikore. Dy grupe te rendesishme muzikore u krijuan gjate viteve 1991 - 1992 – ”Shoqeria e Muzikanteve Profesionist” dhe ”Shoqeria e Muzikes se Re Shqiptare”, dhe qe te dyja u bene antare te organizatave te njohura muzikore europiane dhe boterore. Duke perfshire talentet me te mira te vendit ne keto shoqata, ato krijuan nje tjeter mjedis per muziken shqiptare dhe nje perfshirje me te shpejte te muziken bashkekohore ne skenes boterore. Qe nga 1992, ”Shoqeria e Muzikes se Re Shqiptare” ka organizuar Festivalet e Muzikes se Re, ndersa ”Shoqeria e Muzikanteve Profesionist” drejton koncertet e Dhomes se Muzikes Nderkombetare. Nder kompozitoret, me aktiv ne Shqiperi sot, jane Aleksander Peēi (1951), Sokol Shupo (1954), Vasil Tole (1963) dhe Endri Sina (1968).

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Muzika klasike Shqiptare Empty Re: Muzika klasike Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:29 pm

Martin Gjoka

Martin Gjoka lindi ne Shkoder me 1890. Kompozitor i njohur qe mblodhi dhe studioi folklorin muzikor te malesise se trevave te veriut, e cila u be edhe baze e stilit te krijimeve te tij. Nder kompozimet me te njohura te tij jane “Rapsodia shqiptare” (per orkester frymore), pjeset instrumentale “Te ura e Shales” (per flaut e piano), “Nje vjollce shkodre” (per ansambel orkestral), suita per orkester sinfonike “Dy lule mbi varr te Skenderbeut”, nje numer kengesh lirike dhe epike, balada, valle korale etj. Aktiviteti i tij artistik perfshin gjithashtu shume veprimtari muzikore ne Shkoder gjate viteve 1917-1935. Themeloi dhe drejtoi orkestren frymore “Illyricum”. Mori pjese ne shoqerite artistike “Rozafa” e “Bogdani”. Vdiq me 1940.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Muzika klasike Shqiptare Empty Re: Muzika klasike Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:30 pm

"Mrika" 50 vjet Zbulohen kujtimet e Prenkė Jakovės
Ariet, duetet, koralet e ndryshme qė i dėgjuan qė nė fillim shokėt e mi kompozitorė, mė siguruan qė punėn e kisha nisur mirė dhe mė inkurajuan tė vazhdoj me besim tė plotė se vepra do tė dalė mirė. Pėr t'ia arritur realizimit tė veprės, kisha punuar me kohė pėr forcimin e orkestrės simfonike, solistėve dhe tė korit. Njė entuziazėm i papėrshkruar pėrfshiu tė gjithė amatorėt e muzikės mė 2 maj tė vitit 1958, kur u inaugurua fillimi i punės". Me kėto fjalė rrėfen kujtimet e tij kompozitori Prenkė Jakova, mbi vėnien nė skenė tė operas sė parė shqiptare "Mrika". Sot, kur kanė kaluar 50 vite prej kohės kur arti ynė fitoi personazhin e saj tė parė lirik - Mrikėn, botohen kujtimet e kompozitorit dhe detaje mbi kėtė arritje tė artit shqiptar, libreti i sė cilės u shkrua nga Llazar Siliqi. Po bėhen 50 vite qė "Mrika" qėndron dhe tingėllon nė skenėn e operas shqiptare. Kėto vite qenė njė provė shumė serioze pėr vlerat e saj tė vėrteta artistike. Me tė, muzika skenike shqiptare hodhi hapa tė rėndėsishme e tė vendosura nė rrugėn e saj tė re. Koha pėrligji guximin dhe besimin qė Prenkė Jakova pati pėr tė shkruar e vėnė nė skenė kėtė vepėr. Autori me kėtė krijim tė tij tė dashur, ka mbetur njė simbol muzikor i kohės. Me personazhet e tij, nisi edhe nė Shqipėri procesi i kultivimit dhe konsolidimit tė lirikės sonė.

Kujtimet e Prenkė Jakovės

"Suksesi i madh qė pati veprimi muzikor "Dritė mbi Shqipėri", qė e krijuam me shokun tim, poetin Llazar Siliqi, nė qershor tė vitit 1952 dhe qė e shfaqėm me amatorėt e Shtėpisė sė Kulturės dhe tė Krijimtarisė Popullore tė Shkodrės nė korrik tė po atij viti nė Festivalin Kombėtar tė Kėngės e tė Valleve nė Tiranė, qe ideja pėr tė shkruar operan e parė shqiptare. Besimi i madh qė kishin shokėt nė aftėsitė e mia dhe dėshira pėr tė pasuruar repertorin e muzikės shqiptare me vepra tė gjinive tė larta muzikore, me shtyri qė nė korrikun e vitit 1956 t'i hyj punės pėr kompozimin e operės "Mrika", libret me 80 faqe tė shkruar nga poeti Llazar Siliqi dhe ta pėrfundoj nė muajin tetor tė vitit 1957. Pėr tė shkruar kėtė vepėr isha njohur me folklorin e pasur tė muzikės sonė popullore dhe kėtė ngjyrė u pėrpoqa t'i jap gjithė personazheve dhe tė gjithė momenteve lirike dhe dramatike, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do t'i shėrbejshe artit tonė popullor. Amatorėt bėjnė mrekullina, ata kanė diēka qė nuk e kanė profesionistėt, sidomos nė qytetin tonė qė ka tradita nė art e kulturė. Unė kisha besim tek ata. Suksesi i madh qė pati premiera mė 1 dhjetor 1958 kurorėzoi punėn e tyre tė palodhur. Jam shumė i kėnaqur pėr punėn e palodhur dhe interpretimin e mirė tė tė gjithė ekzekutuesve, qė prej solistėve, korit, regjisė, koncert-maestrove, teknikėve, etj".

Detaje rreth operas

Opera "Mrika", e cila trajton dramėn e njė vajze, qė nuk do tė martohet me djalin qė e kanė fejuar kur ishte nė djep, u shfaq nė Shkodėr l8 herė, ndėrsa nė Tiranė u shfaq pėr tė parėn herė nė muajin shkurt l959, interpretuar nga artistėt shkodranė. Interpretuesja e parė e Mrikės nė TOB ishte Marie Kraja. Kjo vepėr u interpretua pėr herė tė parė nga trupa e TOB-it nė muajin nėntor l959, ku edhe ėshtė rivėnė mė l966, l968, l975 dhe l989. Qė prej vitit l966, "Mrika" u shfaq nė variant tė reduktuar, nė tri akte. Nė vitin l983, Shkolla Artistike "Prenkė Jakova" nė Shkodėr vuri nė skenė aktin e parė tė operas. Mrika, personazhi kryesor nga u ngjiz opera me tė njėjtin emėr, e ka zanafillėn tek poema nė vargje e poetit Risto Siliqi "Mrika nė shkangull", e botuar nė vitin 1915. Fati tragjik i vajzės mirditore tė atyre viteve i ishte ngulitur nė kujtesė tė birit tė Risto Siliqit, Llazarit.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Muzika klasike Shqiptare Empty Re: Muzika klasike Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:32 pm

Karta jonė “nėn mėngė”

Nga Zhani Ciko

Pėr njė vend si yni qė pėr arsye tė zhvillimeve historike tė njohura tani do tė festojė 100 vjetorin e vendosjes sė alfabetit krahas 55 - vjetorit tė krijimit tė Teatrit shqiptar tė Operas dhe Baletit ėshtė padyshim tregues i fortė i etjes kulturore tė shqiptarėve, i ėndrrės sė gjatė 500 – vjeēare pėr t’u kthyer tek pavarėsia dhe pėrkatėsia gjenetike europiane. 40 vjet i ndajnė kėto ngjarje, atė tė shpalljes sė pavarėsisė me krijimin e njė teatri operistik. Nuk ėshtė asgjė nė pikėpamje tė zhvillimeve historike por pėr kėto 40 vite kulturė muzikore shqiptare qė i ka rrėnjėt moderne tek epoka e Rilindjes, kaloi nga tė mėsuarit shqip tek kėnga patriotike dhe nga kėngėtarėt e parė lirikė qė insterpretuan kėngėt popullore tek krijimi i institucionit mė tė lartė muzikor si dhe i gjinive sė operas dhe baletit shqiptar, madje kjo inkludon edhe krijimin e njė sistemi shkollimi muzikor adekuat tė tė gjitha niveleve.

Pėr fat, jo ēdo periudhė historike ka qenė e harmonizuar me interesat e zhvillimeve kulturore tė vendit dhe nė kėtė rast tė njė institucioni tė tillė si Teatri i Operas. Nėse vitet para luftės sė II-tė mbėrritėn qė tė sjellin edukimin muzikor tė njė brezi artistėsh tė konsideruar “pionierėt e muzikės”, kryesisht kėngėtarė, pėrpunues, krijues dhe pak instrumentistė, pas luftės u synua ngritja e trupave qė pėrgatitėn institucionin si kori, orkestra, trupa e baletit. Prurje artistėsh tė shkolluar jashtė kompletuan brezin e dytė tė solistėve lirikė, ndėrsa tė parėt iu pėrkushtuan pedagogjisė dhe krijimit tė Konservatorit. Gjithēka po shkonte normalisht, krahas zhvillimeve shoqėrore. Por brutaliteti me tė cilėn filloi pak nga pak izolimi politiko-kulturor i vendit ishte i pari kontrasens qė i vuri frenė zhvillimit dhe tė Teatrit tė Operas edhe pse pėr konformizėm kjo u imponua duke shkaktuar njė largim tė ngadaltė, por tepėr tė gjatė nga ecja pėrpara, plotėsimi i prapambetjes historike dhe zhvillimi i shijeve artistike, estetike si tė artistėve ashtu dhe tė publikut.

Breza artistėsh tė talentuar qė mund tė kishin qenė me kohė nė ato skenė ku sot performojnė mė tė mirėt e shqiptarėve e kufizuan artin e tyre, nuk mundėn tė japin tėrė atė ēka dispononte talenti i tyre. Nė kėtė vėshtrim ata megjithėse tė elozhuar nga pushteti janė po kaq tė humbur sa dhe ata qė u anatemuan dhe vuajtėn trajtimin njerėzor tė sistemit. Janė tė shumta episodet tragjike, por dhe komike nė kronikėn e pėrditshme tė kėtij institucioni dhe pėr tė gjitha kėto, rruga e zhvillimit tė Operas dhe Baletit shqiptar ėshtė krejt e ndryshme dhe e veēantė nga ēdo vend tjetėr. Kushdo qė nuk niset nga kėto realitete, nuk mund tė kuptojė zhvillimet e sotme.

Sepse TKOB sot ėshtė i ndryshėm sepse produkti qė ai krijon nė kulturėn shqiptare pėrmban parametrat estetike dhe artistike shumė dimensionale. Kjo buron nga politika dhe strategjia kulturore e sistemit demokratik krejt tė ndryshėm, liria krijuese nė tė gjitha drejtimet dhe intererimi pėr herė e mė shumė nė parametra europiane, sigurisht ende jo nė nivelet mė tė larta. Jashtė kėsaj tė synosh tė shkatėrrosh ēdo strukturė “klasike” tė trashėguar dhe jashtė realiteteve sociale e kulturore shqiptare do tė jetė rrėnim dhe jo rikontruksion pėr parametra bashkohorė. Zhvillimi i tėrėsishėm i vendit me ato qė konsiderohen zhvillime prioritare do tė tėrheqė pas pėr mirė edhe kėtė monument tė gjallė tė kulturės pėrfaqėsuese tė etnitetit dhe bashkohėsisė sė shqiptarėve kudo qė ata janė.

Gjermanėt dhe anglezėt i quajnė teatrot e operas, Shtėpia e Operas, “Operhause”. Mė ka pėlqyer hershėm ky pėrcaktim ka diēka tė ngrohtė nė tė, sikur shmang atė ndrojtje qė imponojnė natyrshėm kėto ndėrtesa disi tempullore e tė madhėrishme qė janė Teatrot importante operistike.

“Shtėpia e Operas dhe Baletit” sė pari pėr artistėt qė jetojnė nė tė dhe pėr tė cilėt punon gjithė ngrehina artistiko – administrative e Institucionit, kjo dhe pėr “tė rinjtė” qė e pėrtėrijnė dhe i sigurojnė jetėgjatėsinė.




“Shtėpia e Operas dhe Baletit”, pėr tė gjithė talentet e racės shqiptare





“Shtėpia e Operas dhe Baletit” ėshtė pėr tė gjithė talentet e racės shqiptare. Ata qė na nderojnė dhe kanė gjetur avenirin individual profesional nė botė dhe pėr kėtė gėzojnė respektin e tė gjithėve. Jashtė ēdo ambicjeje nga individė tė veēantė, shtėpia jonė ėshtė kthyer tashmė pakthyeshmėrisht drejt tyre, ata janė prezentė si kurrė ndonjėherė tek ne. Publiku i mirėpret si bij tė dashur, madje ne programojmė edhe evenimente nė funksion tė zhvillimit tė aftėsive tė tyre tė mėtejshme dhe interesit tė karrierės sė tyre. Mjafton tė gjejnė kohėn qė kanė pėr ne ose nė raste tė veēanta tė begenisin tė jetojnė si dhe ne nė shtėpinė e vjetėr atėrore, pa e quajtur sakrificė se ende nuk jemi nė kushte ideale.

“Shtėpia e Operas dhe Baletit” i konsideron tė njėjtė dhe talentet shqiptare jashtė kufijve administrativė. Ne kemi mbėshtetur qė nė fillim, tani dhe nė tė ardhmen madje kemi qenė entuziastė tė thekur tė zhvillimeve institucionale nė Kosovėn e pasluftės e aq mė tepėr tani nė Kosovėn e pavarur. Mirėpresim ēdo talent qė troket nė derėn tonė, ftojmė dhe ata tė ndrojturit qė presin qė ne t’i gjejmė dhe na vjen shumė mirė qė jemi pjesė aktive e strukturave shtetėrore tė harmonizuara mė sė miri nė kėtė drejtim. Shtėpia e operas dhe baletit aktualisht e ka kapėrcyer etjen pėr t’u vizituar nga ndonjė artist i huaj. Kaloi edhe koha kur habiteshim nga takimet me ta apo i shihnim si idhuj nėpėr Juri apo vizita demonstrative. Tashmė, produksione tė tėra qė arrihen me bashkėpunime institucionale. Artistė tė ndryshėm profesionistė, madje dhe tė batelijeve qė pėrveshin krahėt duke punuar natė e ditė madje dhe “turn tė tretė” nė skenėn tonė. Transporte ndėrkombėtare trajlerash dhe kostume qė vijnė nga San Francisko nėpėrmjet Firenzes pėr nė shtėpinė shqiptare tė operas janė principer dhe realizimi i bashkėpunimeve ndėrkombėtare dhe multikulturore qė sjellin integrimin konkret e tė gjallė, ndihmesėn dhe solidaritetin artistik mes atyre qė punojnė e kanė ambicje progresin e shpejtė dhe shumė institucione nė botė qė nuk rrijnė tė zbulojnė hapėsirėn e protokolleve tė vjetėruara nė sirtare apo thjesht leverditė materiale.

Rikompensimi pėrmes vlerave artistike tė krijuara nga bashkėpunimi, ja cila ėshtė karta jonė “nėn mėngė” qė i bėn ata qė vijnė me gjithė vėshtirėsitė, pagesat e papėrfillshme dhe shėrbimet hoteliere modeste tė presin thirrjen e ardhshme.

Kur ende dėgjohen aty kėtu nga tė ashtuquajtur intelektualė qė, qė nga koha kur vinin tė detyruar me klasėn e shkollės sė mesme nė opera nuk kanė shkelur mė, thėnie patetike mbi braktisjen e skenės nga talentėt e larguar, tė vjen tė qeshėsh pasi tani ne mezi ē’presim qė tė gjithė tė aftėt tanė tė konkurojnė pėr angazhime ndėrkombėtare pasi thuajse tėrėsisht ka fituar parimi i tė jetuarit nė vendin tonė dhe i tė krijuarit nė vend dhe jashtė.

Ēdo lloj didaskalie mbi kėto dhe tė tjerė qė mohojnė dhe ēdo vlerė tė krijuar para stadit aktual tė TKOB apo dhe tė krijmtarisė kombėtare tė trashėguar e konsideroj njėsoj tė kufizuar, tė dėmshme dhe joprogresive si anatemimet e autorėve gjatė monizmit, ēensurimet e teksteve apo libreteve dhe pėrjetimet e sistemit tė opresionit ndaj artistėve.

Mjafton t’i hedhėsh njė sy zhvillimeve historike tė muzikės sė pas luftės sė dytė pėr tė kuptuar sa naive janė konsideratat pėr vlerat artistike jashtė kėndvėshtrimit historik pėr tė kuptuar se ku mund tė mbėrrihet pėrmes teorisė sė asgjėsimit tė trashėgimnisė.

Ashtu si veprimi i trajtimit me pėrkujdesje tė antologjisė sė krijmtarisė atoktone duke gjetur thelbin e asaj ēka veē vlerave ruan si mesazh dhe pėr tė sotmen e mė pas ėshtė koherencė artistike, po ashtu dhe inkurajimi i zhvillimeve muzikore bashkohore, sfida ndaj gjinive qė sot kanė mbetur thuajse nė harresė, janė pjesė e njė strategjie tė gjithanshme qė kėto institucione tė llojit gjithandej luajnė edhe pse “patronė” jo tė vetėm tė krijimit kombėtar. Kjo ėshtė sfida ndėr mė kryesoret pėr kulturėn skenike muzikore shqiptare qė duhet ende tė ēajė. “Shtėpia e Operas” – Shtėpia e krijuesve tane ende nuk ėshtė e kompletuar. Ajo duhet konsideruar si e tillė edhe nga vetė ata, shkolla, shoqatat, etj, pėr tė mos u fshehur mė pas vėshtirėsive por pėr ta fituar sfidėn pėrmes arritjeve.

Sė fundi duke vizionuar tė ardhmen pėrmes zhvillimeve aktuale nuk do tė jetė e largėt koha kur TKOB do tė arrijė parametra edhe mė tė lartė artistike pasi siē thotė Beethoveni, “Arti ėshtė i pafund, jeta – e shkurtėr”. “Shtėpia jonė do tė lulėzojė mes pėrpjekjesh pėr ta rinovuar nė parametra konforti bashkėkohės dhe kur me siguri banorėt e saj do tė ndjehen ende mė mirė, tė duartrokitur mė ethshėm dhe mė shpesh, ndonėse brengat, pėrpjekjet pėr tė gjetur vetveten, loti i fshehtė dhe gėzimi nuk do tė na mungojnė kurrė si nė ēdo shtėpi. Uroj si artistėt, publikun dhe lexuesit e kėtyre rradhėve qė aspiratat e tyre tė gjejnė realizim nė skenėn e shtėpisė sonė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Muzika klasike Shqiptare Empty Re: Muzika klasike Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi