♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen!

3 posters

Shko poshtė

Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen! Empty Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen!

Mesazh nga DEA2 Thu Sep 04, 2008 12:44 pm

Reumatizma, e cilėsuar ndryshe edhe si sėmundja e moshės sė tretė, ka lidhje tė ngushtė me vendbanimin e personave tė prekur. Sipas specialistėve, kjo sėmundje nė vendin tonė ėshtė shumė e pėrhapur, kjo pėr shkak tė klimės dhe kushteve tė punės dhe banimit. Kurat mė tė mira, sipas mjekėve specialistė, janė barishtet. Nė farmacitė bimore, ekzistojnė bimė tė Perėndimit qė janė tė shumta pėr sa i pėrket llojeve. Pėrzierje bimėve qė tregtohet ėshtė tretur nė alkool bimėsh 39 gradė dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkė me tė edhe njė lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe ėshtė e pėrbėrė nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis, qė ndryshe nė gjuhėn e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet tė ngjashme me tė.
Shkaqet
Shkaqet e sėmundjeve reumatizmale janė tė pėrgjithshme dhe lokale, shpjegojnė reumatologėt duke pohuar se, shkaqet lokale, pra tė pjesėve tė ndryshme tė trupit, janė tė shpeshta gjatė artrozės. Sipas tyre, sa herė qė sforcohet njė nyjė, duhet tė mendohet pėr rrezikun e dėmtimit tė saj, sidomos ato me natyrė sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundėsi shtohet nė rast se kemi tė bėjmė me njė anomali anatomike tė fituar apo tė lindur, e cila ndikon fuqishėm mbi artrozė. Ndėrsa ndėr shkaqet e pėrgjithshme, specialistėt pėrmendin moshėn, e cila pėrbėn njė faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndėrkohė, faktori gjenetik, pra trashėgimia, sipas mjekėve, ndikon sidomos nė formėn e artrozės sė gishtave tė kėmbėve dhe tė duarve, ku viktimė e kėsaj, sipas tij, janė sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohė ndikon shumė nė rėndimin e artrozės poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimė janė sidomos gratė pas tė 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazėn, por te gratė edhe mbipesha ėshtė faktor negativ pėr sėmundjet reumatizmale.
Kėshillat
Kremėrat qė janė tė pėrbėrė me kėto lloj bimėsh, kanė njė pėrdorim shumė tė lehtė, me to lyen lėkurėn, nė pjesėn ku ke dhimbje para se tė vėsh kompresėn e lagur me Scheden Bitter. Pėr kompresė merret njė garzė nė madhėsi tė vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me kėtė lloj tretjeje bimėsh, mė pas e vendos nė vendin e dėshiruar dhe e mbėshtjell me qese najloni dhe e shtrin mirė nė mėnyrė qė tė mos depėrtojė ajri e as tė lagen apo ndoten rrobat, por pėr mė tepėr kjo mėnyrė pėrdoret pėr tė mbajtur nxehtėsinė, sepse po depėrtoi tė ftohtit, atėherė kompresa duhet tė hiqet sepse nė vend tė kurojė, ajo shkakton dėme. Pėr tė ruajtur ngrohtėsinė dhe pėr tė mos lėvizur kompresa, duhet ta mbėshtjellėsh garzėn me qese najloni edhe me njė copė tė leshit apo tė pambuktė dy apo trefish dhe ta lidhėsh me ndonjė shami apo diēka elastike qė tė mos lėvizė kompresa.
Si ta kurojmė reumatizmėn
1-Bėni dy herė nė javė ushtime gjimnastikore
2-Merrni here pas herė, (njė herė nė dy ose tre muaj) tableta multivitaminė
3-Jetoni nė ambiente qė nuk janė tė ftohta
4-Bėni plazh ēdo vit dhe e rėndėsishme ėshtė qė tė shtriheni nė rėrėn e mėngjesit dhe pasdites
5-Pini sa mė shumė ēarja me bimė jeshile
6-Pėrdorni ujė mineral
7-Hani sa mė shumė fruta me vitaminė C dhe A
8- Sa herė qė ndjeheni tė lodhur pėrdorni paracetamol ose medikamente tė tjera pėr pėrmbajtje paracetamoli.
Plazhi, “kura” e reumatikėve
Rėra, e nė veēanti rėra e pastėr, ėshtė tepėr efikase pėr kurimin e reumatizmės. Kėshilla numėr njė e specialistėve ėshtė qė, tė gjithė personat qė kanė probleme me kėtė sėmundje, duhet tė shfrytėzojnė nė maksimum, rėrėn gjatė orėve tė mėngjesit dhe tė pasdites, pasi nė drekė temperatura ėshtė shumė e lartė dhe ėshtė e pamundur qė trupi ta durojė atė. Ndėrkohė, pas njė studimi tė kryer me 200 atletė, pėr 2 vjet studiuesit kanė dalė nė njė rezultat: Sporti i bėn mirė kockave. Disa ushtrimeve tė kombinuara kanė treguar se sporti i bėn mirė forcimit dhe kalcifikimit tė kockave. Vihet re qė njerėzit qė nuk merren me sport kanė njė shkallė tė lartė plogėshtie, e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport. Ndėrkohė qė kėta persona shpesh vuajnė nga sėmundje tė kategorisė reumatizmale, duke sjellė probleme tė dukshme pėr shėndetin.
Reumatikėt, ēaj vetėm nė enė porcelani
Tė gjithė pacientėt qė vuajnė nga reumatizma, nuk duhet ta pinė asnjėherė ēajin nė njė enė metali, por vetėm plastike ose prej druri. Madje mjekėt rekomandojnė qė edhe vetė ēaji tė mos zihet nė njė enė metali, por qelqi apo porcelani. Nė kėtė rast, sapo tė kesh pirė as gjysmėn e gotės, dhimbjet kanė tendencė pėr tė pushuar. Kompresa nė vendin e dhimbjeve ėshtė nė tė shumtėn e rasteve qetėsuesi numėr njė qė ndalon dhimbjen. Por pėr reumatizėm afatgjatė, megjithatė mjekėt rekomandojnė pirjen e produkteve bimore si dhe kompresat nė vendet mė tė theksuara me reumatizėm. Gjithashtu dy vitamina janė shumė tė rėndėsishme pėr trupin e njeriut dhe ndihmojnė shumė nė shmangien e problemeve reumatizmale, ato janė vitamina C dhe A.
Analgjetikėt, ilaēet qė kurojnė sėmundjen
Analgjetikėt janė ilaēe qė lehtėsojnė dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janė shumė efektive nė uljen e dhimbjeve tė lehta dhe jo shumė tė forta, tė ngjashme me atė tė dhimbjes sė kokės ose tė dhėmbit. Ato nuk kanė efekte anėsore si ilaēet e tjera . Analgjetikėt japin efekt shpejt zakonisht brenda njė ore. Ēlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri nė 8 orė. Kėto ilaēe funksionojnė duke penguar dėrgimin e sinjaleve dhe dhimbjes nė tru ose duke penguar vetė trurin qė tė marrė sinjale. Acetaminophen pėrbėrėsi aktiv qė ndodhet tek analgjetikėt mė tė pėrdorur. Pėrfshi ato qė nuk kanė aspirinė nė pėrbėrjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol.
Sporti mban larg reumatizmėn
Specialistėt kėshillojnė qė duke u marrė me sport tė paktėn dy herė nė javė, i bėn mirė kockave, jo vetėm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshėm pėr njeriun. Madje kjo ėshtė njė ndėr mėnyrat kryesore pėr tė mbajtur sa mė larg vetes, raumatizmėn. JO pak, por tridhjetė ditė nė vit, mjekėt rekomandojnė plazh, pėr tė gjithė personat qė kanė probleme me reumatizmėn. Sipas tyre, ėshtė shumė e rėndėsishme, qė ato tė shtrihen nė rėrėn e plazhit nė mėngjes dhe nė darkė. Ndėrkohė qė pėrdorimi i bimėve jeshile ėshtė shumė i kėshillueshėm. Ato duhet tė zihen pėr rreth 20 minuta dhe mė pas do tė pihen pėr tė lehtėsuar dhimbjet reumatizmale. Ēaji duhet tė zihet nė njė enė porcelani dhe jo metalike.

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen! Empty Re: Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen!

Mesazh nga ARBRI Fri Sep 05, 2008 12:06 pm

Nje nga kurat me te mira te reumatizmit eshte plazhi me rere dhe qe ka temperatura te larta. I semuri duhet te qendroje sa me shume i shtrire ne rere.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen! Empty Re: Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen!

Mesazh nga Amanda Fri Sep 05, 2008 1:47 pm

jom 100% me kte siper meje ;)
Amanda
Amanda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3097
Vendndodhja Vendndodhja : COTE D'AZURE
Hobi Hobi : gru per shpi,muzika,sporti,moda
Humor Humor : ju thy ne mes po rrini urte
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen! Empty Re: Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen!

Mesazh nga ARBRI Fri Sep 05, 2008 10:08 pm

;)
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen! Empty Re: Reumatizma, si duhet tė largojmė sėmundjen!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi