♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Efektet kuruese tė qumeshtit tė bletėve!

Shko poshtė

Efektet kuruese tė qumeshtit tė bletėve! Empty Efektet kuruese tė qumeshtit tė bletėve!

Mesazh nga Vizitor Sat Apr 11, 2009 10:17 pm

Efektet kuruese tė qumeshtit tė bletėve!


Te gjitha semundjet qe sheron qumeshti i bletes

Qumeshti i bletes eshte tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai eshte mjaft pozitiv per shendetin dhe shume i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, perdoret edhe per maska bukurie. Qumeshti i bletes qe prodhohet nga gjendrat e bleteve punetore, sherben per te ushqyer larvat gjate tre diteve te para dhe per te ushqyer mbretereshen. Ky ushqim e mban mbretereshen ne jete per 8 vjet, shume interesant ky fakt duke ditur qe nje blete e zakonshme, e cila ka lindur nga e njejta veze me mbretereshen jeton vetem 21 dite. Qumeshti i bletes ka ngjyre te bardhe ne te verdhe, eshte si krem, ka shije te tharte dhe me pak arome.

Permbajtja

Qumeshti i bletes permban te gjithe aminoacidet esenciale per njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktoze dhe glukoze. Yndyrna 80-90 per qind, por ato jane neutrale dhe nuk i bejne dem organizmit. Minerale: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitamine H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.

Efektet kuruese

Ka efekt qetesues dhe elodhes, ul nivelin e hormoneve tiroidian
Ndihmon zhvillimin, rritjen. Stimulon gjendrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon ne mbajtjen e shtatzenise duke rritur nivelin e progesteronit ne gjak. Rrit nivelin e testosteronit ne gjak duke ndihmuar ne problemet e potences mashkullore. Stimulon gjendrat mbiveshkore. Ndihmon ne semundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostates, ka te njejtin efekt si hormonet femerore. Normalizon punen e testikujve. Ndihmon ne funksionimin e meleise dhe semundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturen e meleise. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetegjatesine e njerezve duke ruajtur erininee e eneve te gjakut. Zgjeron enet e gjakut. Ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut, keshillohet ne anemi. Ndihmon ne mikrohemoragji. Ne lekure, rregullon prodhimin e yndyres. Perdoret ne kozmetike, sepse ndihmon ne pastrimin dhe rinimin e lekures. Perdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal per probleme te ndryshme te lekures. Tek femijet e sapolindur ndihmon ne rritjen ne peshe.

Kur nuk duhet te perdoret

Ne kriza astme, sepse qumeshti i bletes mund te ngushtoje bronket gje qe do ta rendonte semundjen. Ne alergji ndaj perberesve te qumeshtit te bletes. Nuk duhet ta perdorin ata qe vuajne nga
semundja Addison si dhe ata qe kane kancer ne faze akute.

Efektet anesore

Dhimbje stomaku, te vjella, diarre dhe pagjumesi (kjo e fundit ndodh me shpesh tek femrat). Ne te tilla raste ne fillim ulni dozen dhe nese efektet anesore nuk permiresohen nderprisni konsumimin. Kujdes: nese nuk respektoni dozat mund te jete helmues. Duhet pasur kujdes ne perdorim kur organizmi eshte teper i dobesuar, eshte e pamundur tretja e qumeshtit. Kur vuani nga semundje me spazma te tubit tretes, kancer shume te perhapur ne lekure.

Kura

Kura duhet te zgjase 1 muaj, maksimumi 3 muaj, per dozat lexoni me kujdes letrat qe e shoqerojne dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kures mund te shfaqen menjehere ose pak me vonese, sepse ndryshe nga poleni qumeshti i bletes vepron me ngadale.


Semundjet ne te cilat duhet te perdoret

Hipertiroidisem
Diabet
Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride te larta)
Semundje te zemres dhe eneve te gjakut
Semundje kronike te mushkerive
Semundje te gojes, probleme me mishrat e dhembeve, probleme te fytit
Semundje te veshkave
Artrite reumatoide
Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon ne periudhat e premenopauzes
Kancer
Ne pediatri ndihmon, sidomos per femijet e lindur para kohe ose distrofik

"Mjekesia"

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Efektet kuruese tė qumeshtit tė bletėve! Empty Re: Efektet kuruese tė qumeshtit tė bletėve!

Mesazh nga Vizitor Sat Apr 11, 2009 10:17 pm

Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

Qumeshti i bletes ėshtė njė prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja ne moshe pėr te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket popullore shpjegojnė mėnyrėn dhe masen se si duhet te pėrdoret poleni pėr te pasur efekte kuruese.
Ēfare ėshtė poleni?
Polen ėshtė ajo pjesa e lules, nėpėrmjet se cilės bėhet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qenė punetore bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore atė pjesen me te cilėn pllenohen lulet dhe e shperndan. Njė pjesė i ngelet te kembet dhe e ēon ne koshere. Kjo pjesė e lules, qe duhet te quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk ėshtė polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetėm merita e transportit. Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre me njė ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet njė pluhur ne ngjyrė ari dhe me parfum. Ky ėshtė poleni. Ai quhet mrekullia e jetės dhe pėrmban mijėra pjesė te vogla te mbledhura nga lule tė ndryshme. Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nėse ėshtė i verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule tė ndryshme. Pėr kėtė arsye ai ėshtė shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet me kembet e tyre, ne te cilat ato kanė disa gropeza te vogla, si xhepa. Ky polen ėshtė pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet dhe pėrzihet me mjaltin e bleteve pėr t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qe rrisin blete, kanė vėnė re njė si site dhe kur bletet futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanė grumbulluar ngelen tek kėto sita.
Si njihet poleni i mirė pėr terapi
Poleni i mirė ne radhe tė parė dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jetė ne ngjyrė tė hapur dhe mos te kėtė nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyrė te erret. Gjithashtu ai nuk duhet te jetė i tharte, sepse nėse ėshtė i tillė, poleni ka marrė lageshtire, ėshtė shumė toksik dhe nuk duhet konsumuar. Perveē kėsaj, poleni qe pėrdoret pėr kurim nuk duhet te kėtė shije si gjė e djegur, sepse kjo do tė thotė qe ai nuk ėshtė thare si duhet dhe ėshtė pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te kėtė poleni pėr kurim ėshtė e ėmbėl dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te ruhet ne kavanoz qelqi, nė vend pa drite, sepse drita ēon ne humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jetė 0-4 grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Pėr pėrdorimin e polenit si ilaē kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Ndėrkohė qe marrja e polenit nuk ėshtė e njėjta sasi pėr tė gjitha grupmoshat dhe sėmundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diēka tjetėr. Femijet nėn 3 vjeē nuk duhet te konsumojne polen. Personat me probleme te melēise dhe fėmijėt 3-8 vjeē duhet te marrin maksimumi 5 grame (1 luge te vogėl) ne ditė. Femijet 8-10 vjeē duhet te konsumojne 10 grame (2 luge te vogla ne ditė). Femijet 12-15 vjeē mund te marrin 12-15 grame (njė luge gjelle) ne ditė. Tė rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) ne ditė, me kujdesin qe duhet bėrė njė pauze prej 3 javėsh pas njė kure prej njė muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te pėrdoret para buke, kur stomaku ėshtė bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mirė ne goje, ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse ėshtė i mbuluar nga njė membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pėlqehet pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda 2. Me kėtė metodė poleni merret ne te njėjtat doza si me sipėr, por me pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet aty derisa te formohet njė pluhur, i cili konsumohet pasi pėrzihet me mjalte. Pėr ēdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe pėrzihen mirė derisa te formohet njė perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pėlqehet me shumė nga personat e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilėt nuk i pėlqejnė shijen.
Metoda 3. Kjo metodė rekomandohet pėr personat te cilėt kanė ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas marrjes se qumeshtit te bletes. Kėta persona, polenin duhet ta bluajne ne makinen e kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge ujė pėr 1 luge polen. Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas njė mėngjesi te lehtė.
Pėr ēfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te pėrdoret pėr vonesat ne zhvillimin e fėmijėve. Pėr kėtė nevojiten 5-10 grame polen ne ditė, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e mushkerive poleni ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te mushkerive. Konsumohet ne kura prej njė muaji, me 10-30 grame ne ditė. Gjatė njė viti mund te bėhen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe pėrmirėsimin e tyre. Keshillohet te pėrdoret sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni pėrmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues pėr acarimet e dukshme qe shfaqen gjatė kėsaj faze. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12 ditė pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gjė keshillohet edhe pėr meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga njė muaj secila, me 10-20 grame ne ditė. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar ēdo ditė polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit tretes dhe pėrmirėsimin e hemorroideve dhe semundjeve te venave. Pėrmbajtja e lartė e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura ne vit, secila nga njė muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes, rregullon punėn dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te pėrdoret edhe ne raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura pėr kėtė ėshtė e shkurter, 7-14 ditė, njė luge e vogėl para ushqimit.
Reumatizma. Perveē trajtimit te gjatė te shoqėruar me ushqim te pasur ne fruta dhe perime pėr kėtė semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditė secila.
Rezultate shumė te mira kuruese poleni ka dhėnė si ne formėn kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe potencen. Pėr kėtė rekomandohet njė trajtim i gjatė (minimumi 60 ditė), me 10 grame ne ditė, te kombinuara me qumėsht blete (100 mg ne ditė).
Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi pėr 3 muaj i polenit ēon ne pėrmirėsimin e tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj alkoolit. Pėr kėtė ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne ditė, kura zgjat 30 ditė me 15 ditė pushim, me pas mund te filloni njė kure tjetėr. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat pėr shendoshje, sepse pėrmirėson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne kėto semundje poleni ka aftėsi kuruese nėse konsumohet rregullisht. Merret i pėrzier me mjalte, sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, pėr kėtė semundje poleni ka dhėnė rezultate shumė te mira nėse konsumohet pėr njė kohe te gjatė dhe i shoqėruar me qumėsht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhėnė edhe pėr kurimin e verdhezes si dhe pėr gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te pėrdoret 10-20 grame ne ditė.
Kujdes ne pėrdorimin e polenit
Ne kėto 10 vitet e fundit ėshtė rritur numri i personave qe kanė alergji nga poleni. Pėr kėtė arsye konsumimi i tij duhet bėrė me kujdes, ne sasi te vogla (pėr here tė parė njė maje thike). Kjo sasi e vogėl pėrdoret pėr disa ditė pėr tė parė nėse ekziston alergji. Nėse nuk keni alergji, atėherė mund te vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nėse shfaqen simptoma minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundės, ose kruajtje te lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te vogla dhe te pėrzier me mjalte ose ujė. Nėse alergjia ėshtė me e rėndė, nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Ne rastin e semundjeve te renda te melēise duhet te konsultoheni me mjekun specialist.

Jonida Tashi G.ALBANIA

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi