♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te ndjehem mire....

Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:44 pm

Tė ndihesh siē edhe ushqehesh

Refreni i operės muzikore “Oliver” – “tė ndihesh ashtu siē ha”, ka ecur qė nga kohėt e urisė deri mė sot. Por ndėrkohė qė mė pėrpara njerėzit hiqnin dhimbjen duke ngrėnė sot ushqimi ėshtė njė mėnyrė pėr tu ndjerė mė mirė.

Pėr tė gjithė ne ushqimi mund tė ndryshojė mendjen.

“Ushqimi ka shumė fuqi” – tha Bonnie Taub Dix, profesor dietash nė Americcan Dietic Association. “Nėse e pėrdorni atė siē duhet nė dietat tuaja mund tė ndryshoni sjelljen”.

Studimet kanė treguar se disa ushqime, si gjeldeti, prodhimet e grurit, ato me sheqer kanė efekte tė drejtpėrdrejta nė tru, pasi ēlirojnė kimikate.


“Por jo vetėm ushqimi ndikon nė sjelljen tuaj, por edhe sjellja ndikon nė ushqimin qė zgjidhni” – tha Taub Dix. “Fatkeqėsisht, shumica e njerėzve nuk hanė ushqime tė shėndetshme”.

Sipas Institutit kombėtar tė Shėndetit, 20.9 milionė amerikanė vuajnė nga ērregullime tė humorit dhe 14.8 milionė shprehin depresion.

Rritja e njerėzve me depresion dhe ērregullimeve tė tjera ēojnė nė rritjen e njerėzve obezė nė SHBA.

Mė shumė se njė e treta e amerikanėve ose 72 milionė njerėz janė numėruar tė jenė obezė nė vitin 2005.

“Do tė ishte mirė qė depresioni tė kurohej nėpėrmjet ushqimeve” – tha ajo.

Mėnyra mė efektive pėr tė stabilizuar humorin ėshtė tė bėsh njė balancim tė proteinave, karbohidrateve, frutave, perimeve, sheqerit, yndyrnave dhe alkolit. Duke u shoqėruar me ushtrime fizike, do tė bėjė qė niveli i endrofinės nė tru tė jetė konstant.

Mė poshtė janė disa ushqime tė cilat njihen se ndikojnė nė sjelljen e njeriut.

Salmoni

Salmoni qoftė i pjekur ose jo, si dhe disa lloje tė tjera peshqish si sardelet ose skumbri sjellin njė ndjesi tė mirė tė njeriu duke bėrė kėdo tė buzėqeshi edhe pas njė dite shumė tė lodhshme.

Kėto peshq janė tė pasur me omega-3, e cila ndikon nė tru si dhe nė zemėr. Ėshtė e sigurt se sjellja juaj do tė ndryshojė pėr mirė pasi ti konsumoni.

Trupi pėrdor omega-3 pėr tė prodhuar serotinėn nė tru, e cila mendohet se redukton stresin.

Omega -3 mund tė gjendet edhe nė farat e lirit ose tek arrat.

Vendet si Japonia tė cilat i kanė nė dietėn e tyre tė pėrditshme peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri, kanė mė pak njerėz me depresion se sa vendet e tjera.

Qumėshti

Nė vitet 1980 u bė njė fushatė e madhe pėr pėrdorimin e qumėshtit, nė mėnyrė pėr tė qenė tė shėndetshėm. Qumėshti ėshtė i mirė si pėr trurin ashtu edhe pėr bukurinė trupore.

Ai ėshtė i apsur nė kalcium dhe aminoacidin triptofan. Kalciumi njihet si element qė ndikon nė qetėsimin e nervave kur njeriu ndihet i stresuar ose i shqetėsuar.

Tryptofani ėshtė i rėndėsishėm pėr prodhimin e serotinės, e cila ndikon nė rritjen e humorit.

Departamenti i Shėndetit amerikan rekomandon qė ēdo njeri tė pijė tre gota me qumėsht ēdo ditė. Nėse nuk e pini dot qumėshtin e lopės, atėherė hani disa lloj bajamesh tė cilat janė tė pasura nė kalcium dhe triptofan.


Edituar pėr herė tė fundit nga engjelli shqiptare nė Sun Apr 05, 2009 3:04 pm, edituar 1 herė gjithsej

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:45 pm

Kafja

Kafeja mund tė ndryshojė sjelljen nė disa nivele. Nė mėngjes, aroma e kafes sė pjekur mund tju bėrė tė ndiheni mė mirė. Pas dy filxhanės, mendja e njeriut ėshtė mė vigjilente dhe sytė shkėlqejnė mė shumė.

Sigurisht, efektet e kafesė ose pijeve tė tjera tė ngrohta, si ēaji apo kakaoja , mund tė rrisin humorin dhe euforinė.

Problemi qėndron nėse e teprojmė. Kėshtu nėse pimė mė shumė se 4 ose 5 filxhanė kafe nė ditė ne bėhemi tė varur prej saj. Nėse ndodh njė ditė qė nuk e marr sasinė e duhur njeriu irritohet dhe bie nė depresion. Kafeja kur pihet nė darkė mund tė ndikojė nė pagjumėsi duke rrezikuar qė njeriu tė ndihet i lodhur dhe depresion.

Ekspertėt thonė se njė sasi e vogėl kafeine ėshtė e lejueshme nė mėngjes.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:46 pm

Cokollata

Studimet kanė treguar se elementėt e kakaos nga e cila bėhet ēokollata janė tė mbushur me elementė qė ndikojnė nė rritjen e humorit tė njeriut. Kėto kimikate gjenden mė shumė nė ēokollatėn e zezė, e cila rekomandohet edhe nga ekspertėt.

Ēokollata e zezė ėshtė e pasur me polypenol, i cili ndikon jo vetėm nė rritjen e humorit por edhe nė kujtesėn dhe eliminimin e skizofrenisė.

Polypenoli ndikon nė rritjen e endrofinės nė tru dhe nxisin ndjenjat e tėrheqjes dhe marrjes lehtė tė gjėrave.

“Si seksi ashtu edhe ēokollata e zezė aktivizojnė tė njėjtėn pjesė tė trurit” – thonė ekspertėt. “Pse tė mos i kombinojmė?”

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:47 pm

Alkooli

Shumica e fėmijėve mėsojnė nė shkollė se droga dhe alkooli nuk janė tė mira dhe duhen tė evitohen pėr shkak se turbullojnė trurin dhe dėmtojnė funksionet e tij. Por nuk ėshtė vetėm kjo qė alkooli bėn.

“Nėse alkooli pihet nė sasi tė ulėt ndikon nė rritjen e qarkullimit tė gjakut duke ndikuar nė depresion, humor dhe ankth”.

“Alkooli do tju ndihmojė tė flini dhe tė ngriheni herėt nė mėngjes” – thotė specialisti. Ērregullimet e gjumit bėjnė tė ndiheni tė lodhur dhe nė depresion. Alkooli e rregullon kėtė problem.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:48 pm

Hirra

Hirra ėshtė njė nėnprodukt i djathit. Ėshtė e hollė, dhe me ngjyrė tė zbardhur.

Ajo ėshtė e mirė pasi ėshtė e pasur me tryptofan, aminoacidin kryesor i cili kthehet nė serotonin pėr trurin dhe ndryshon sjelljen tuaj.

Nėse nuk e pini dot ashtu siē ėshtė pėr shkak tė hirrės, ajo gjendet nėpėr farmaci ose supermarkete.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:48 pm

Spinaqi

Spinaqi bėn pjesė nė familjen jeshile, dhe ėshtė i pasur me minerale qė ndikojnė nė haqjen e ankthit dhe depresionit.

Spinaqi pėrmban magnezium, njė mineral qė ndikon nė relaksim pasi ka efekte qetėsuese.

Perimet me gjethe jeshile janė tė pasura me acid folik, njė pėrbėrės qė ndikon nė heqjen e depresionit sipas shumė studimeve.



Edituar pėr herė tė fundit nga engjelli shqiptare nė Sun Apr 05, 2009 2:49 pm, edituar 1 herė gjithsej

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:49 pm

Fast Food

Payshim qė ushqimet gjysmė tė gatshme janė shkatėrruese pėr trupin. Ato mund tė jenė tė shpejta, tė lira dhe tė lehta pėr tu marė por ėshtė trupi qė do tė paguajė ēmimin mė pas.

Ato ndikojnė nė djegien e shpejtė tė energjive dhe ulin tensionin. Por kjo menjėherė kthehet nė anėn e kundėrt “ato tentojnė tė rrisin tensionin tė ulin energjinė e trupit”.

Pėrveē vlerave tė ulėta ushqyese, ushqimet e shpejta pėrmbajnė elementė tė cilėt ndikojnė negativisht nė sjelljen e njeriut.

Ngjyrosėsit qė pėrdoren nė ushqime si benzoate dhe monosodium glutamate (MSG) ndikojnė nė rritjen e ankthit.

Studimet kanė treguar se ushqimet e shpejta dhe tė konservuara pėrmbajnė omega-6 e cila vepron nė tė kundėrt me omega-3 duke ēuar nė njė disbalancė midis tė dyjave gjė qė rezulton me rritjen e peshės dhe depresionit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:50 pm

Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė

Tė gjithė e dimė se tė qarėt na ndihmon tė qetėsojmė shpirtin dhe trupin, por tani kėrkimet shkencore e konfirmojnė plotėsisht kėtė. Sė fundmi, doktorėt kanė zbuluar se lotėt mund tė na ndihmojnė tė ndihemi mė mirė. Ėshtė provuar shkencėrisht se tė qarėt bėn nėntė njerėz nė dhjetė tė ndihen mė mirė, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon tė kemi njė shėndet tė mirė. Pėr mė tepėr, lotėt janė falas, gjenden te ēdo njeri dhe nuk kanė asnjė efekt anėsor pėrveē skuqjes sė syve, lagies sė shamive dhe prishjes sė tualetit. Tė qarėt mund tė mos jetė i efektshėm sa ilaēet, por kėrkuesit kanė dėshmuar se ėshtė shumė efikas nė qetėsimin e trupit, sepse ndikon nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore dhe rritjen e humorit te 88.8 pėr qind e njerėzve, ndėrkohė qė i bėn tė ndihen mė keq se mė parė vetėm 8.4 pėr qind. Kaq i dobishėm ėshtė, sa mjekėt sugjerojnė se kjo mund tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr tė gjithė ata qė kanė vėshtirėsi pėr t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse tė gjithė ne derdhim lot tė shkaktuar prej emocioneve, 47 herė nė vit gratė dhe 7 herė burrat, mbetet ende njė mister se pėrse qajmė dhe se ēfarė ndodh gjatė kėtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemėrimi qė kanė avantazhet e tyre, edhe tė qarėt, si njė formė e veēantė e njerėzve pėr tė shprehur emocionet, ka tė mirat e saj. Pėr shembull, ėshtė provuar se tė qeshėsh ndikon nė qetėsimin e trupit, nė rritjen e tensionit tė gjakut, reduktimin e hormoneve tė stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumė antitrupave pėr tė luftuar sėmundjet. Po pėr lotėt ēfarė mund tė themi? Lotėt emocionalė dalin nga tė njėjtat gjėndra loti qė prodhojnė lėngun qė formon njė shtresė mbrojtėse nė kokėrdhok, pėr t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga tė cilat del gjithashtu edhe lėngu qė i mbron kur sytė irritohen apo kur bėhen pre e sėmundjeve tė ndryshme. Njė e dhėnė qė konfirmohet plotėsisht nga eksperimenti tregoi se lotėt qė derdhim prej emocioneve kanė pėrbėrės tė tjerė nga format e tjera tė lotėve qė dalin prej syve, si pėr shembull kur grimė qepė apo kur diēka djegėse na futet nė sy. E gjithė kjo tregon mė sė miri se lotėt qė na dalin prej emocioneve dhe pėrbėrėsit e tyre mund tė jenė njė mėnyrė e mirė pėr ta kthyer trupin nė ekuilibėr pas pėrjetimit tė njė situate stresuese. “Kam sugjeruar se ne mund tė ndihemi mė mirė pas tė qarit, sepse kėshtu nxjerrim jashtė gjithēka negative qė kemi akumuluar brenda vetes. Pėrbėrjet kimike qė formohen gjatė njė stresi emocional mund tė dalin pėrmes lotėve kur qajmė. Sepse ky lloj stresi mund tė rrisė rrezikun pėr infarkte, apo tė dėmtojė zona tė caktuara tė trurit. Aftėsia e njeriut pėr tė qarė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme”, thotė Ulliam Frei, profesor i farmaceutikės nė Universitetin e Minesotės. Pėr mė tepėr, fakte tė tjera e mbėshtesin kėtė teori. Nga studimi u pa se lotėt e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshėm i syve kanė nivel mė tė lartė tė disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, pėrfshi kėtu edhe prolaktinėn. Le t‘i shqyrtojmė me kujdes. Magnezi ėshtė njė lėndė ushqyese e domosdoshme, qė nėse gjendet nė organizėm nė sasi tė vogėl, i atribuohen njė sėrė problemesh si ato me lėkurėn, mpiksjen me vonesė tė gjakut dhe nivelet e ulėta tė kolesterolit. Po ashtu, probleme me shėndetin mund tė shkaktohen nėse gjendet nė organizėm nė sasi mė e madhe se ē‘duhet. Kaliumi ėshtė i lidhur ngushtė me punėn e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina ėshtė njė hormon i pėrshirė nė stres dhe luan njė rol tė rėndėsishėm nė sistemin imunitar dhe funksione tė tjera tė organizmit. Pėrmbajta e saj te lotėt mund tė shpjegojė edhe faktin se pėrse gratė qajnė mė shumė se burrat. Femrat kanė mė shumė prolaktinė se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshėm gjatė shtatzėnisė, kur rritet ndjeshėm frekuenca e tė qarit te gratė. Ėshtė thėnė se tė qarėt mund tė zvogėlojė edhe dhimbjet, edhe pse studimet nė kėtė fushė janė ende nė fazėn fillestare. Nga ana tjetėr, tė qarėt i ndihmon njerėzit t‘i shohin gjėrat me njė sy mė optimist pas kėsaj. Studiuesit nė Universitetin e Floridės thonė po ashtu se lotėt emocionalė, rrisin mbėshtetjen sociale dhe reduktojnė ndjeshėm agresionin. Njė tjetėr studim nė Universitetin e Tilburgut nė Holandė tregoi se si burrat, ashtu edhe gratė, i jepnin mė shumė mbėshtetje dikujt qė ishte duke qarė, por nuk ndodhte kėshtu me personat qė thjesht pėrloteshin. U pa gjithashtu se burrat qė qanin pėlqeheshin mė shumė se gratė. “Ėshtė mbėshtetur plotėsisht teoria se tė qarėt ėshtė njė sjellje qė tregon se kėrkon tė pranosh ndihmėn e tė tjerėve”, thonė studiuesit holandezė. Nė studimin e fundit nė Universitetin e Floridės, studiuesit gjetėn se pothuajse ēdo njeri ndihej mė mirė pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetėr, kėrkuesit amerikanė thanė se tė qarėt mund tė jetė njė terapi e domosdoshme pėr shumė njerėz. “Pjesa mė e madhe e njerėzve pranojnė se u rritej morali dhe humori pasi qanin. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė ndihmuar ata njerėz qė kanė vėshtirėsi pėr tė shprehur emocionet e tyre”. Ashtu si kėrkimet e tjera, psikologėt nga Florida sugjerojnė se ėshtė e nevojshme mė shumė punė dhe studim pėr tė kuptuar mė mirė origjinėn, natyrėn dhe funksionin e tė qarit. Njė studim i ri, qė ėshtė duke u zhvilluar nga njė ekip i specializuar ekspertėsh, po analizon me kujdes se cilat zona tė trurit vihen nė veprim kur njerėzit qajnė. Studimet e shumta dhe pėrfundimet pozitive kanė bėrė qė lotėt tė rrėzojnė tabutė dhe hipotezat e pėrhershme se njerėzit e dobėt qajnė. Profesor Frei, autori i “Crying: mystery of tears”, thekson se: “Njerėzit janė qeniet e vetme qė kanė aftėsinė pėr tė derdhur lot nė varėsi tė gjendjeve tė tyre emocionale. Kjo ėshtė njė dhuratė e veēantė, me tė cilėn janė tė pajisur vetėm qeniet njerėzore”, pėrfundoi ai.

Fakte

Vetėm 20 pėr qind e njerėzve qajnė mė shumė se 30 minuta gjatė kėtij procesi


8 pėr qind, pėr mė shumė se njė orė

70 pėr qind e njerėzve pėrpiqen ta fshehin se janė duke qarė

77 pėr qind e njerėzve qajnė nė shtėpi

15 pėr qind nė punė ose makinė

40 pėr qind preferojnė tė qajnė vetėm

39 pėr qind e njerėzve qajnė zakonisht nė mbrėmje

6-8 pasdite ėshtė ora mė e zakonshme kur njerėzit qajnė

88.8 pėr qind e njerėzve ndihen mė mirė pasi qajnė

47 herė qajnė gratė gjatė njė viti

7 herė qajnė burrat

Ēėshtje seksi

Gratė qajnė mė shumė se meshkujt, por burrat qė qajnė po bėhen gjithnjė e mė tė pranueshėm nė shoqėri

Sytė e pėrlotur, njė ose dy lot nė kohėn e duhur dhe vendin e duhur, po shihen mė me dashamirėsi, thonė studiuesit

Dikur tė qarit lidhej me njerėzit e dobėt, ndėrsa tani me ata tė fuqishmit dhe burrat e fortė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:51 pm

Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetėn

Studimet kanė treguar se kur njerėzit ndjejnė dashurinė e tė tjerėve apo japin dashuri ata, jetojnė mė gjatė, ndjehen mė tė lumtur, kanė shėndet mė tė mbrojtur, preken mė pak nga sėmundje tė ndryshme

Ēfarė roli ka dashuria nė jetėn tonė? Kjo ėshtė njė pyetje qė gjithėsecilit nga ne i vjen vetvetiu nė mendje. Pėrgjigja vjen nga shkencėtarėt qė tregojnė se dashuria ėshtė jo vetėm njė ushqim pėr mendjen por edhe pėr trupin. Ėshtė vertetuar se vetmia dhe izolimi nga njerėzit ėshtė “sėmundja” mė me pasoja psikologjike dhe si pasojė edhe shėndetėsore. Akoma njė tjetėr “ēudi” e qenies njerėzore ėshtė fakti se si intimiteti mbron dhe bėhet barriera jonė ndaj sėmundjeve.

Studimet kanė treguar se kur njerėzit ndjejnė dashurinė e tė tjerėve apo japin dashuri ata, jetojnė mė gjatė, ndjehen mė tė lumtur, kanė shėndet mė tė mbrojtur, preken mė pak nga sėmundje tė ndryshme, kanė tendencė tė kenė shėndet kardiovaskular mė tė mirė, bien mė rrallė nė depresion.

Angazhimet e jetės sė pėrditshme luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni, ēfarėdo shqetėsimi tjetėr qė lidh jetėn e njė femre mund tė ndikojė nė seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet. “E vėrteta ėshtė se libidoja i njė femre nuk do tė jetė kurrė siē ishte nė fillimet e saj nė lidhje me partnerin.

Trupi i gruas nuk mund tė mbėshtesė pasionin. Nuk do tė mundeshin tė bėnin asgjė, nėse do tė jetonin gjithmonė nė atė fazė. Nuk ėshtė vetėm kohėzgjatja ajo qė e bėn cilėsor njė raport. Gratė kanė dėshirė mė rrallė se burrat pėr tė bėrė dashuri, sepse gruaja, mė shumė se burri shpėrqendrohet nga seksi. Disa e kanė nga arsye kulturore apo fetare, disa tė tjera, pjesa mė e madhe, sepse janė thjesht selektive. E kėshtu preferojnė qė seksi tė jetė njė eksperiencė e plotė, sentimentale dhe fizike.

Njerėzit qė janė pėrqendruar shumė tek imazhi, e jetojnė mė me shqetėsim plakjen, qė padyshim sjell ndryshime hormonale. Pėr burrin, kur e vė re se ka nevojė pėr stimulime mė tė zgjatura pėr tė arritur ereksionin apo pakėsimi i lubrifikimit pėr gruan mund tė sjellė shqetėsime. Pastaj edhe muskujt janė mė pak elastikė duke bėrė qė disa pozicione tė mos jenė mė tė praktikueshme. Por nėse e gjitha kjo ėshtė njė ligj i natyrės, sido qė tė jetė ekziston mundėsia pėr tė gjetur njė seksualitet tė ri. Ose mė mirė njė stil tė ri.

Studiuesit kanė analizuar gjithashtu edhe ndikimin e efektet e marrėdhėnieve seksuale tek pagjumėsia. Nė bazė tė hulumtimeve afatgjata shkencore ėshtė vėrtetuar se dashuria i pakėson pasojat negative tė pagjumėsisė. Nė hulumtimet e bėra studiuesit janė nisur nga faktet se ēiftet e reja dhe nė pėrgjithėsi ēiftet erotike arrijnė qė me ditė dhe net tė tėra tė rrinė zgjuar, duke pėrfunduar se dashuria e largon nevojėn pėr tė fjetur. “Kur njeriu ėshtė i dashurm”, theksojnė ata nė studimet e tyre, “nė trupin e tij aktivizohen hormonet, tė cilat, pa kurrfarė pasojash tė dėmshme, e shkatėrrojnė lodhjen. Ato hormone ndikojnė nė furnizimin mė tė mirė tė trurit me gjak, kurse ndikojnė nė mėnyrė stimuluese edhe nė gjendjen shpirtėrore tė tė dashuruarve. Ėshtė e natyrshme qė dy tė dashuruarit sa mė shumė kohė t’i kushtojnė njėri-tjetrit, aq mė tepėr pėrkushtohen nė lidhje”.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:53 pm

MUNGESA E UJIT

Dehidratimi ose mungesa e ujit nė organizėm ndodh atėherė kur trupi nuk merr lėngje tė mjaftueshme. Azilet pėr shembull, janė tė detyruara tė mbajnė njė enė me ujė tė ftohtė pranė krevatit tė ēdo pacienti. Megjithatė, mund tė ketė probleme tė tilla si: nuk jepen lėngje tė mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do tė pijė lėngje, ose i duhet ndihme. Nėse njė i moshuar nuk pi lėngje aq sa duhet, ai mund tė dehidratohet. Si rrjedhim ai mund tė kėtė infeksion, pėshtjellim, dhe/ose plage nė trup.

Shenjat janė: gojė tepėr tė thatė, lėkurė tepėr tė thatė, sy tė futur thellė, gjuhė tė trashur, pėshtjellim tė pashpjegueshėm dhe/ose pėrgjumje tė pashpjegueshme. Shumica e eksperteve kėshillojnė tė pini tė paktėn 8-10 gota ujė nė ditė nėse peshoni 75 kg. Pėr ēdo 11 kile mbipeshė, duhet tė shtoni njė gotė uji. Pini mė shumė ujė nėse jetoni nė klime tė nxehtė ose nėse lėvizni shumė. Nėse hani ushqime me shumė fibra (bukė, drithėra, etj.), duhet gjithashtu qė tė pini mė shumė ujė.

Uji

Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithėse shumė rrallė i njihet merita, uji ėshtė elementi mė i rėndėsishėm jetėsor pėr shėndetin dhe jetėn e njeriut. Mund tė jetojmė pa ushqim pėr pothuajse dy muaj, nėse kemi shėndet tė plotė, por mund tė rrojmė vetėm pak ditė pa ujė. Uji pėrēon elementet ushqyes nga ushqimet qė hamė si edhe mineralet qė drejtojnė rrugėn e kėtyre elementeve, oksigjen nė qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturės trupore me anė tė djersės. Gjithashtu ėshtė element tepėr i rėndėsishėm nė reaksionet kimike trupore si tretja dhe metabolizmi. Uji ėshtė i nevojshėm pėr tė zėvendėsuar humbjen e lėngjeve trupore, si edhe pėr tė larguar mbeturinat ushqimore nė forme urine, nevoje, djerse dhe frymėnxjerrje. Pa ujė tė mjaftueshėm, ne jemi nė rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shėrben si graso pėr indet dhe kyēet e trupit. Vėrtet dukeni tė ngurtė, por trupat tuaj pėrbėhen nga 60-65 pėr qind ujė nėse jeni burra, dhe 50-60 pėr qind nėse jeni gra. Trupi i njė njeriu tė zakonshėm ka pėrafėrsisht 43 litra ujė, gjysma e tė cilit gjendet nė qeliza. Gjaku ėshtė 83 pėr qind ujė. Edhe indet e ngurta kanė 75 pėr qind ujė, ndėrsa kockat kanė 22 pėr qind ujė.

Veshkat

Njeriu humb pėrafėrsisht 2-3 litra ujė nė ditė nėpėrmjet shkarkimit tė mbeturinave trupore dhe djersės. Veshkat duhet tė shkarkojnė tė paktėn 280 miligramė nė ditė pėr tė pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnė acidin urik dhe urenė, dy lėndė helmuese, kėto janė tė shkrira nė ujė. Nėse ju nuk pini ujė tė mjaftueshėm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund tė krijojnė gurė nė veshka. Uji pėrmban kripėra tė shkrira. Kripėrat rregullojnė shpėrndarjen e ujit nė trup. Nėse nuk pimė ujė aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja. Kripėrat grumbullohen nė njė pikė dhe trupi merr ujin e qelizave pėr tė shkrirė kėtė grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse pavarėsisht nga sasia e ujit tė marrė, ato duhet tė shkarkojnė tė paktėn 280 ml nė ditė pėr tė pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji ėshtė element kyē pėr kryerjen e reaksioneve kimike gjatė tretjes dhe metabolizmit tė ushqimit. Ai pėrēon elemente dhe oksigjen nė qeliza nėpėrmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturės trupore nėpėrmjet djersitjes. Uji shėrben si graso pėr trupin. Gjithashtu, na duhet ujė pėr tė marrė frymė. Mushkėritė tona duhet tė jenė tė njoma nė mėnyrė qė tė marrin oksigjen dhe tė nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne humbim pothuajse njė litėr ujė nė ditė vetėm nga frymėnxjerrja.

Sasia


Sasia e ujit qė humb trupi i njeriut varet nga metabolizmi, veprimtaria fizike, temperatura e mjedisit, ose gjendja shėndetėsore. Nė kushte tė zakonshme, kjo do tė thotė qė na duhet tė zėvendėsojmė 2-3 litra ujė nė ditė. Gjatė sėmundjeve si ethe, vjellje dhe diarre, trupi mund tė humbė 4 litra ujė nė ditė ose mė shumė. Shumica e njerėzve pinė 6-8 gota lėngjesh nė ditė, pėrfshirė kėtu ujin, lėngje tė ndryshme, qumėshtin, pijet me gaz, supėn, kafen dhe ēajin. Pjesa tjetėr vjen nga ushqimet qė kanė shumė ujė, pėr shembull, frutat dhe perimet, tė cilat pėrmbajnė mbi 80 pėr qind ujė. Edhe njė copė bukė ėshtė 1/3 ujė. Njė pjesė e ujit trupor vjen nga proceset metabolike tė trupit kur glukoza (sheqeri) dhe yndyrat shndėrrohen nė energji. Megjithatė shumica e njerėzve jetojnė nė gjendje dehidratimi. Nėse ju nuk pini ujė tė mjaftueshėm, trupi juaj detyrohet tė mbajė mė tepėr ujė se sa i duhet pėr tė kompensuar. Nėse po pėrpiqeni tė humbni peshė dhe nuk pini ujė tė mjaftueshėm, trupi juaj nuk e shkrin dot yndyrėn si duhet. Mbajtja e ujit nga trupi gjithashtu shton peshėn. Uji ėshtė njė nga sekretet e humbjes nė peshė. Po ashtu kontrolloni cilėsinė e ujit qė pini para se tė bėni gjimnastike ose para se tė filloni dietėn.

Pasojat e dehidratimit

Nėse nuk pini sasinė e duhur tė ujit pėr tė plotėsuar nevojat tuaja trupore ju mund tė keni kėto pasoja:
Probleme tretjeje
Lėkure tė thate dhe zė tė ngjirur
Ngadalėsim tė organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyēesh
Rritje e toksinave (helmeve) nė trup
Metabolizėm i dobėt i yndyrave tė trupit
Dhjamė tė tepėrt
Muskuj tė dobėt dhe formė tė keqe trupore
Kapsllėk tė pėrhershėm

Llojet e ujėrave nė shishe

Nė ditėt e sotme, pėr shkak tė shqetėsimit pėr ndotjen e ujit dhe pėr shkak tė reklamave tė zgjuara, ka plot lloje ujėrash nė shishe. Disa kushtojnė mė shumė, e disa mė pak. Ja cilat janė llojet mė tė pėrhapura:

Ujė i pastruar – ujė ēezme pa gaz

Ujė me xixa – ujė me gaz qė karbonizohet duke tretur dioksid karboni

Ujė mineral – ujė me pėrmbajtje minerale qė zakonisht vjen nga burime natyrale

Ujė burimi – ujė qė buron natyrshėm nga sipėrfaqja e tokės. Ndonjėherė pėrpunohet para se tė shitet, ndonjėherė jo

Ujė seltser – ujė ēezme i filtruar dhe i karbonizuar (pa u pasuruar me kripėra dhe minerale)

Klub Soda – ujė ēezme i filtruar, karbonizuar dhe i pasuruar me minerale. Pėrmbajtja e sodiumit mund tė jetė e lartė, prandaj nuk rekomandohet pėr njerėz qė vuajnė nga tensioni i lartė ose nga zemra, me pėrjashtim tė rastit kur nuk ka pėrmbajtje sodiumi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:55 pm

Ilaēe popullore kunder anemise

Te ndjehem mire.... Diet

Te sėmurėt anemike duhet te konsumojnė ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Kėtyre te sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave te freskėta, qe pėrmbajnė vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje te tjera, qe pėrmbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

HURMA


Per kurimin e kesaj semundjeje nė mjekesinė popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė.

KARROTA

Karrota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karrotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karrota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE

Tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marrin, gjithashtu, ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė.

GJETHE HITHRE

Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė.

LULESHTRYDHJA


Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj.

FIKU

Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 2:57 pm

Te ndjehem mire.... Healthydiets

Kura tė dobishme popullore

1. MJALTI prodhon rezultate efektive kur pėrdoret pėr plagėt sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heq helmimet apo materialet e huaja dhe ul “edema” ose fryrje, pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.

2. “Ekziston njė bimė e kuqe, e madhe sa njė kokėrr portokalli qė njihet nė botanikė me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimė thahet dhe bluhet duke e bėrė nė kėtė mėnyre pluhur.
Ky pluhur ka pasur pėrdorime tė ndryshme pėr shumė e shumė vite me radhė. Nė Indi pėrdoret pėr infeksione te ndryshme. Gjithashtu ėshtė pėrdorur si punė ēamēakezi pėr tė mbajtur tė shėndetshėm dhėmbėt dhe mishin e dhėmbėve. Ne Indi, gjithashtu pėrdoret si erėz nė gatim, sidomos nė gjellėt e famshme indiane “Keri”. Nė disa vende bima ėshtė pėrdorur si afrodiziak (nxitės i epshit seksual). Nė Kinė pėrdoret nė diabetin tipi 2, nė disa sėmundje mėlēie dhe pėr parazitė.”

3.
KURA PER ULCERA

A. Lule Balsani ėshtė njė nga bimėt me te rėndėsishme qe rekomandohet pėr kurimin e ulcerės ne stomak. Ēaji i pėrfituar nga zierja e kėsaj bime ne njė pėrzierje me vajin e ullirit, lihet pėr rreth 40 dite ne njė ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre njė ngjyre te kuqėrremte, atėherė mund te pėrdoret.
Masa e krijuar ne forme kremi mund te pėrdoret cdo mengjes derisa ajo te japė rezultatin e dėshiruar


B. Perzierja e Majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kėsaj pėrzihet njė luge piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezė e rrahur. Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi

4. HURDHA


Nqs keni kolesterolin e larte, cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh


5.
Nqs vuani nga Mos Tretja e Ushqimit, zieni ddy boce hurdha ne 200ml qumesht, kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 3:00 pm

Te mirat e perdorimit te Mjaltit

Eshte quajtur Mrekullia e Shekullit

Perzihen 2 litra leng limoni dhe 40 thelpinj hudhre te shtypura. I fusim ne nje kavanoz qelqi te mbyllur mire, i vendosim ne erresire per 25 dite duke e perzier cdo dite. Pas 25 ditesh hudhrat jane tretur ne lengun e limonit.
Fillon kura: duke pire c’do mengjes esell 50-70ml (pak me shume se 1 filxhan kafeje). Mbylle perseri kavanozin dhe per 30 minuta nuk duhet te hani.

Efektet

Kuron te gjitha infeksionet,ne damaret e gjakut. I hap ato dhe lufton hipertensionin.
E ul kolesterolin, dhjamosjen, nivelin e sheqerit, ben rinovimin e pankreasit, tret guret ne veshka dhe ne temth, pastron rruget urinare dhe ndalon enjtjen, sheron ulceren dhe zorret, parandalon dhe kuron te gjithe infeksjonet reumatizmale, ben rinovimin e indeve, ndalon cdo dhimbje, sheron alergjite dhe ben mire per sistemin nervor. Shume rezistente deri edhe ndaj kancerit.
Ka filluar perdorimi ne SHBA dhe po e quajne “Mrekullija e Shekullit”.

Kanella dhe Mjalti

Eshte zbuluar qe perzierja e mjaltit me kanelle kuron pjesen me te madhe te semundjeve. Mjalti prodhohet ne pjesen me te madhe te botes.
Mjekesia Ayurvedike si dhe ajo yunani e kane perdorur mjaltin si nje ilac vital.
Shkencetaret e sotem gjithashtu pranojne mjaltin si nje ilac “shume efektiv” per llojet e semundjeve. Mjalti mund te perdoret pa efekte anesore per c’do lloj semundje.
Shkenca e sotme thote se edhe pse mjalti eshte i embel, ne se meret ne dozen e duhur si ilac, ai nuk i ben dem as pacienteve diabetike.

Weekly World News, nje reviste Kanadeze ne numrin e saj te dt.17 janar 1995 ka dhene listen e me poshtme te semundjeve qe mund te kurohen me mjalte dhe kanelle, sipas kerkimeve shkencore te shkencetareve perendimore.

Semundjet e zemres

Beni nje paste (krem) mjalti me kanelle, lyejeni mbi buke (giabata) ose tip buke tjeter, ne vend te marmalatave ose recelnave dhe hajeni mengjes per mengjes. Ul kolesterolin ne arterie dhe e shpeton pacientin nga nje krize zemre. Gjithashtu, dhe ata qe sapo e kane kaluar nje krize, ne rast se ata e bejne kete per dite ata do te mbahen milje larg nga ataku I radhes. Perdorimi i rregullt i procesit te mesiperm te cliron nga marja e frymes dhe forcon zemren. Ne Amerike dhe Kanada, shume shtepi pleqsh (perkujdesjeje) kane trajtuar pacientet e tyre me sukses dhe kane zbuluar se me ka limin e moshes arteriet dhe venat humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen. Mjalti dhe kanella rivitalizon arteriet dhe venat.

Pickimi nga Insektet

Merni nje mase mjalte per dy masa uje te vaket dhe nje luge te vogel caji pluhur kanelle, beni nje paste (krem) dhe masazhoni ate mbi pjesen e pickuar te trupit, dale nga dale vihet re qe dhimbja ulet, brenda nje ose dy minutash.

Artriti

Paciente qe vuajne nga artriti mund te marrin cdo dite, ne mengjes dhe ne darke nje filxhan (gote) me uje te ngrohte me dy luge mjalte dhe nje luge caji pluhur kanelle. Ne rast se merret regullisht edhe artriti kronik mund te kurohet. Ne kerkimet me te fundit te zhvilluar ne Universitetin e Kopenhagenit u zbulua se kur doktori trajtoj pacientin e tij me nje perzjerje te nje luge gjelle mjalte dhe gjysem luge kanelle, para se te hane mengjezin, ata zbuluan se brenda nje jave nga 200 persona te trajtuar ne kete menyre 73 paciente u lehtesuan nga dhimbja dhe brenda nje muaji pjesa me e madhe e pacienteve qe nuk mund te ecnin ose te leviznin per shkak te artritit, filluan te levizin pa dhimbje.

Renia e flokeve

Ata qe vuajne nga renia e flokeve ose tullaceria, mund te aplikojne nje paste (pomade) te bere me vaj ulliri te ngrohte, nje luge gjelle mjalte, nje luge caji pluhur kanelle dhe ta mbajne ne kokeper reth 15 minuta dhe pastaj ta lajne floket, “U zbulua se ishte efektive edhe kur mbahej per 5 minuta”.

Infeksionet e Fshikezes se Urines

Merni dy luge gjelle kanelle dhe nje luge caji mjalte ne nje gote me uje te vaket dhe pijeni ate. Ajo shkateron bakteriet ne fshikezen e urines.

Dhimbja e dhembit

Merrni nje luge caji me kanelle pluhur dhe pese luge caji mjalte dhe aplikohen mbi dhembin qe dhemb. Kjo te behet tre here ne dite deri sa dhimbja e dhembit pushon.

Kolesteroli

Eshte zbuluar se po ju dha nje pacienti qe vuan nga kolesteroli dy luge mjalte dhe tre luge caji kanelle perzjerje ne 16 ounces [1 ounce = 28.3 gr.] uje per caj, niveli i kolesterolit ne gjak ulet 10% brenda dy oreve. Ashtu sic permendet per pacientet me artrit, ne rast se merret tre here ne dite kurohet cdo kolesterol kronik. Mjalti i paster I marre me ushqim c’do dite lehteson ankesat e kolesterolit.

Te ftohurat


Ata qe vuajne nge te ftohta te zakonshme ose te renda do te duhet te marrin nje luge gjelle mjalte te vaket me nje te katerten luge me kanelle pluhur ne dite per tre dite ky process do te kuroje edhe kollen me kronike, te ftohtin dhe do te cliroje sinuset.

Infertility

Mjekesia Yunani dhe Ayuverdik e ka perdorur mjaltin prej qindra mijera vjetesh si forcuese te fares mashkullore. Ne rast se meshkujt impotente marrin rregullisht dy luge mjalte para se te flene, problemi i tyre do te zgjidhet. Ne Kine, Japoni dhe vendet e Lindjes se Larget, grate qe nuk mbeteshin shtatzena dhe kane nevoje per te forcuar uterusin e tyre kane mare kanelle per shekuj me radhe. Grate qe nuk mbeten shtatzena mund te marrin nga nje cike, (cimbisje, te kapur te dores) kanelle me nje gjysem luge caji me mjalte dhe ta aplikojne ne mishrat e dhembeve here pas here gjate dites, me qellim qe ai te perzihet dale nga dale me peshtymen dhe te futet ne trup. Nje cift ne Maryland, SHBA, nuk kishte femije per 14 vjet dhe humben shpresen per te pasur nje femije te tyren. Kur ju tregua rreth ketij procesi burre dhe grua filluan te marrin mjalte dhe kanelle sic u tha me siper, gruaja mbeti shtatzene dhe pas pak muajsh paten dy binjake.

Stomak i trazuar

Mjalti i marre me pluhur kanelle kuron stomakun dhe gjithashtu kuron ulcerat e stomakut me rrenje.

Gazra

Sipas studimeve te kryera ne Indi dhe Japoni del qe ne rast se mjalti merret me pluhur kanelle stomaku clirohet nga gazrat.

Sistemi imunitar

Perdorimi i perditshem i mjaltit dhe kanelles pluhur forcon sistemin imunitar dhe mbron trurin nga bakteriet dhe sulmet virale. Shenctaret kane zbuluar qe ka vitamina te ndryshme dhe hekur ne sasi te madhe. Perdorimi i vazhdushem i mjaltit forcon rruazat e bardha te gjakut per te luftuar bakteriet dhe semundjet virale.

Mostretja

Pluhur kanelle sperkatur mbi dy luge gjelle mjalte marre para ushqimit heq aciditetin dhe tret ushqimet me te renda.





Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 3:03 pm


Te ndjehem mire.... 180px-Runny_hunny


Gripi

Nje shkencetar ne Spanje ka provuar se mjalti mban nje ingredient natyror, qe asgjeson bakteriet e gripit dhe e ruan pacientin nga gripi.

Jetegjatesia


Caj te bere me barnat dhe pluhur kanelle, kur meret regullisht ndalon veprimin shkaterrues te moshes se vjeter. Merrni 4 luge mjalte, nje luge kanelle dhe tre filxhana uje dhe ziejini si caj. Pini1/4 e filxhanit, 3 deri 4 here ne dite gje e cila mban lekuren te fresket e te bute dhe ndalon plakjen.

Pucerat

Tre luge gjelle mjalti dhe nje luge caji kanelle te bera si krem. Aplikoni pak paste mbi pucrrat para gjumit dhe lajeni mengjesin tjeter me uje te ngrohte. Ne rast se behet c’do dite per dy jave, i heq pucerrat nga rrenja.

Infeksionet e lekures

Aplikoni mjaltin dhe kanellen ne pjese te barabarta mbi vendet e infektuara dhe kuron egzemen, qeren dhe te gjitha llejet e infeksjoneve te lekures.

Renia ne peshe

C’do dite ne mengjes gjysem ore para mangjesit me stomak te zbrazur dhe ne mbremje para gjumit pini mjalte dhe kanelle te zier ne nje filxhan uje. Ne rast se merret rregullisht ul peshen dhe tek nje person obise.

Mjalti eshte i vetmi ushqim qe nuk prishet.


Te ndjehem mire.... 2E3--Bio-Honig-auf-L_ffel-1

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 3:09 pm

Te ndjehem mire.... Vaji_i_ullirit_permireson_semundjet_e_zemres

Ulliri mbron nga kanceri i gjirit

Grate qe konsumojne shume vaj ulliri ne ushqimet e tyre jane me pak te rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencetaret kane zbuluar se dieta mesdhetare ne te cilen perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten “Analet e Onkologjise” jane shprehur se acidi oleik qe gjendet ne vajin e ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e kesaj semundjeje. Studimet e meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje diete me me pak kalori.
Megjithate, grate qe ushqehen me vaj ulliri duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te shohin nese teoria e tyre provohet gjate eksperimenteve me kaviet.

Efektet e perdorimit

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e tij te larta dietike dhe mjekesore. Gjethet dhe lekura e ullirit permbajne tanine, per kete arsye ato jane te hidhura dhe kane veti rrudhese tonike. Por keto dy pjese te kesaj peme kane dhene rezultate shume te mira kunder semundjes se tensionit te larte, temperatures se larte, arteriosklerozes, etj.

Kura qe rekomandohet

Ne rastet e semundjeve me temperature te larte, gjethet dhe lekura e ullirit kane veti diuretike si dhe pakesojne sheqerin ne gjak. Per keto raste u rekomandohet te gjithe te prekurve nga temperatura e larte qe te perdorin kete kure.

Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen ne gjysme liter uje derisa te mbetet 3/4 e ujit. Pergatesa ftohet, kullohet dhe me pas hidhet ne te nje luge sheqer ose mjalte. Rekomandohet te pihet nga nje filxhan caji ne dite.

Caji i mesiperm ka dhene rezultate te mira edhe ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Ulliri eshte nje ilac popullor qe sherben edhe per sherimin e dhembjeve te stomakut dhe kunder te vjellave. Per te qetesuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, te cilat zihen ne nje liter uje derisa te mbetet gjysme litri. Me pas kullohet dhe pihet tri here ne dite nga nje filxhan caji para buke. Kjo kure duhet te vazhdoje per tri dite rresht.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne temth.
Por sherimi arrihet duke pire cdo dite nga nje filxhan me vaj ulliri cdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.

Perdorimi

Per keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.

Kokrrat e ullirit

Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite rresht.


Te ndjehem mire.... Vaji-i-ullirit

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 3:12 pm

Vaji i ullirit, nė peshoren e vlerave dhe antivlerave

Vaji i ullirit, pėrbėn njė formulė shėndeti dhe jetėgjatėsie. Nė tė gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, tė cilat mbrojnė qelizat nga shkatėrrimi, qė mund tė vijės si pasojė e radikaleve e tė lira.

Nė balancėn mes tė mirave dhe tė kėqijave natyrisht, peshorja anon nga dobitė. Kėshtu ėshtė provuar shkecėrisht se vaji i ullirit rrit sasinė e kolesterolit duke ndihmuar kėshtu funksionin e mirė tė enėve tė gjakut.

Parandalon formimin e trombozave. Personat qė konsumojnė dy lugė vaj ulliri nė ditė, kanė rėnie tė LDL-kolesterolit dhe ngritje tė nivelit tė substancave antioksiduese nė gjak tė cilat kanė efekt pozitiv nė mbrojtjen e zemrės. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon nė terapinė e hipertensionit. Ndihmon nė funksionin optimal tė trurit, si dhe nė shėndet tė mbarė tė kockave, sidomos nė fėmijė tė vegjėl, pasi ndihmon nė absorbimin e kalciumit.

Duke qenė i pasur nė vitaminė E, ndihmon nė mbarėvajtjen e procesit tė plakjes dhe, pėr kėtė, ėshtė i domosdoshėm pėr tė moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kėshtu mbron mėlēinė nga ērregullime dhe infeksione tė ndryshme.

Studimet e reja tregojnė se vaji i ullirit ndihmon nė parandalimin e kancerit tė lėkurės, tė zorrės, tė prostatės dhe tė gjirit dhe mbron qelizat e ADN-nė nga deformimet, qė mund tė ēojnė nė shfaqjen e kancerit. Ėshtė mė rezistues ndaj temperaturave tė larta tė gatimit.

Tani erdhi radha e efekteve negative. Duhet dimė edhe kėtė: Vaji i ullirit ėshtė produkti qė, nė 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, mė shumė nga ēdo lloj ushqimi tjetėr. Pėr kėtė arsye duhet konsumuar me sasi shumė tė kufizuara, pasi mund tė ēojė shumė lehtė nė shtim peshe.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 3:13 pm

Niveli i ulėt i vitaminės D shkakton kancer

Mungesa e vitaminės D ka qenė shpesh shkaktar i shumė sėmundjeve, por kėrkimet e fundit tregojnė se niveli i ulėt i vitaminės D tek gratė shkakton kancer tė gjoksit, i cili mund tė ēojė edhe nė vdekje.

Studimi tregon se vitamina D mund tė ndihmojė nė luftimin e sėmundjes sė kancerit. Studiuesit nė Universitetin e Torontos studiuan lidhjen midis vitaminės D nė gjak dhe shkalėss sė kancerit nė gji nė 512 gra.

Pėr herė tė parė u pa se ato gra qė kishin nivel tė ulėt tė vitaminės D kishin pėrshkallėzim tė madh tė kancerit nė gji.


Pėrveē faktit se vitamina D ka impakt nė kancerin e gjirit, shkencėtarėt nuk kanė vėrtetuar ende se duke marrė vitaminė D mund tė parandalohet sėmundja. Ata nuk kanė dhėnė ndonjė rekomandim qė gratė e shėndosha tė marrin mė shumė vitaminė D.

Julie Gralpoė, specialiste onkologjike dhe profesore thotė se nuk i rekomandon gratė tė cilat nuk kanė kancer tė marrin vitaminė D. Por ajo thotė se tė gjitha gratė duhet tė shikojnė nivelin e vitaminės D dhe tė marrin masa nėse kanė mungesė tė saj.

Testi pėr vitaminėn D ėshtė shumė i thjeshtė dhe mund tė matet nėpėrmjet gjakut .

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 05, 2009 3:14 pm

Brokoli, i dyti nė 10 ushqimet mė tė shėndetshme!

Te ndjehem mire.... Brokoli01-300x291

Historiku i brokolit

Brokoli u zhvillua nė Itali dhe bėn pjesė nė grupin e zarzavateve, nė familjen e lulelakrės, lakrės, preshit, lakrės sė Brukselit etj. Konsiderohet nga zarzavatet mė tė ushqyeshme dhe bėn pjesė nė “Top 10” tė ushqimeve mė tė shėndetshme dhe mė tė pasura nė vitamina, minerale dhe pėrbėrės antioksidantė.

Tė mirat…

Brokoli ėshtė konfirmuar si njė nga ushqimet me veti tė fuqishme antikanceroze. Nė 20 vitet e fundit studime tė shumta kanė konkluduar se njerėzit qė konsumojnė sasi tė konsiderueshme tė brokolit kanė shfaqur mė pak kancer tė zorrės sė trashė, gjoksit, qafės sė mitrės, mushkėrive, prostatit, esofagut, laringut dhe tėmthit. Disa nga pėrbėrėsit e brokolit luftojnė faktorė qė nxisin zhvillimin e kancerit si dhe aktivizojnė enzima tė qelizave tė trupit tonė qė luftojnė kancerin.

Brokoli ėshtė shumė i pasur nė kalcium, hekur dhe magnez. Mbi tė gjitha ėshtė shumė i pasur nė vitaminė A dhe C, duke ia kaluar akoma edhe portokalleve nė pėrqendrim tė kėsaj tė fundit.

Brokoli pėrmban sasi tė konsiderueshme tė acidit folik, njė vitaminė kjo e cila parandalon defekte nė lindje, si dhe ofron mbrojtje pėr sistemin kardiovaskular.

Tė kėqijat…..

Rastet ku nuk rekomandohet konsumi i brokolit janė kur personat kanė diskomforte intestinale (diarre, inflamacion tė zorrėve etj) ku rekomandohet njė dietė e ulėt nė fibra bimore, si dhe rastet kur kemi nevojė qė personi tė shtojė nė peshė. Nė kėtė tė fundit brokoli rekomandohet nė sasi tė vogla dhe jo shumė shpesh pasi i pasur siē ėshtė nė fibra bimore ai jep shpejt ndjesinė e ngopjes

Shoqėrohet me…

Shkon shkėlqyeshėm si zarzavat i gjallė nė pjatancat e miks zarzavatesh tė freskėta tė shoqėruara nga njė salcė kosi ose salcė e njė tipi tjetėr.

S’ka gjė mė tė shijshme se sa brokoli nė avull me limon dhe vaj ulliri ose pak gjalpė.

Vaj ulliri me pak hudhėr te tiganisur nė tė do t’i jepte brokolit tė zier nė avull shumė shije, dhe pak parmezanė e grirė akoma mė shumė.
Brokoli iu shtohet fare mirė gjellėve tė tenxheres, makaronave, sallatave si dhe picės.

*Kur brokoli konsumohet se bashku me domate shumėfishohet efekti antikanceroz qė ofrojnė tė dyja kėto zarzavateve!!

Sa shpesh ta konsumojmė…?

Sa mė shpesh tė konsumohet aq mė mirė. Njė racion rreth 150gr, 1 herė nė 2-3 ditė do tė ishte ideale, duke i lėnė vend dhe zarzavateve tė tjera nė menunė tonė.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te ndjehem mire.... Empty Re: Te ndjehem mire....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi