♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Saranda...

4 posters

Shko poshtė

Saranda... Empty Saranda...

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 24, 2009 2:50 pm

Saranda... Saranda9



Qyteti i Sarandes ndodhet ne jugperendim te vendit,buze detit Jon dhe eshte port
detar.Ekzistenca e tij permendet per here te pare nen emrin ONHEZEM ne shek I
p.k,sherbente si liman per kalimin nga Epiri ne gadishullin Italik,era juglindore shume e
preshtatshme per kete lundrim njihej me emrin e Onhezmit.Zhvillimin me te madh ky qytet i
vogel e pati nga shek i II-III p.k.Kesaj kohe i perkasi dhe disa renoja buze detit.Ne shek e IV
qyteti riperterihet rreth berthames se pare dhe rethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke
mbajtur perbrenda rreth 5 ha toke.Brenda keshtjelles ne trajte gjysemrrethi,te perforcuar me
kulla,germimet arkeologjike kane zbuluar rrenoja banesash,sterrerash dhe nje bazilike
paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te ciles ishte shtruar me moxaik te bukur
shumengjyresh.Ne nje sere aktesh kishtare te viteve 414-516 permendet si seli peshkopesh
dhe si qytet.Ne udherrefyesin e Hieroklit te shek VI del ne skene me emrin Anhiazmi si nje nga
12 qytetet e provinces se Epirit te vjeter.Sherbente si skele e Foinikes (Finiqi).Gjate mesietes
nuk permendet me ne burimet e shkruara.Muri rrethuae i epokes Bizantine ne pjesen
perendimore te qytetit te sotem,rrenojat e nje manastiri paleokristian me emrin Ajiu Saranda
(Dyzet Shenjtoret) qe ngrihet ne shpatin e malit mbi Sarande dhe ndertimi ne fund te shekullit
XVI-fillimi shek XVII i kalase se Lekuresit ne jugelindje te qytetit,tregon se Onhezmi eshte i
lashte,ndonese ne renie,ka vzhduar me emra te tjere.Emri ''Sarande'' hyri ne perdorim ne
fund te vitit 20 te shek te XX.madje deri ne vitin 1930 nga banoret quhej thjesht
''Skele''.Me 1876 ketu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 u dogj e u shkaterua
nga banda anetaresh greke te ardhur nga korfuzi.Me 1927 kishte rreth 800 banore dhe nuk
hynte ne rradhen e Qyteteve.Dicka me shume u rit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregetia,u
ndertuan,dyqane,magazina,shtepi te tregetareve etj.Ne fillim te viteve 30 te shek te XX mer
trajte dhe urbanistika e Sarandes,vendosia e rugeve dhe e ndertesave shkalle-shkalle,u hap
shetitorja anes bregdetit (qe ne ditet tona eshte dyfishuar),u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj
dallgeve dhe 3 ruget kryesore.Saranda eshte porti i trete ne vend nga rendesia pas Duresit
dhe Vlores.Ne ditet e sotme Saranda cilesohet si nje nga qytetet Perla te Shqiperise dhe
aktiviteti i saj eshte bazuar kryesisht ne turizem dhe ne perpunimin portual.Ne vitin 1990
popullsia e saj qe rreth 16.400 banore.Numri i banoreve te rrethit te Sarandes (sipas
statistikave te vitit 1993) eshte 53.730 banore,ndersa siperfaqia eshte 1097km2.
Saranda... Agioi-saranda

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 11:00 pm

Saranda

Saranda ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore i vendosur ne bregun e detit Jon perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.

Saranda ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore i vendosur ne bregun e detit Jon perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.

Histori

Pėr herė tė parė emri i Sarandės pėrmendet nė vitin... Saranda ėshtė qytet nė jug tė Shqiperisė, e vendosur nė bregdetin jonian, pėrballė ishujve tė Korfuzit. Emri Saranda vjen nga njė manastir i hershėm kristian qė i kushtohet Dyzet Shenjtėve (Įgii Sarįnda nė greqisht) (Santi Quaranta nė italisht).

Transporti

Saranda ndodhet rreth 300 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Pėrkohėsisht mjeti i vetėm i udhėtimit pėr nė Sarandė janė automjetet. Transporti detar i Sarnadės e lidh qytetin vetėm me qytetet greke tė Korfuzit dhe Igumenicės. Ėshtė projektuar ndėrtimi i aeroportit tė qytetit nė fshatin Vrion, 1 km larg tij.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 11:08 pm

Zbulohet njė anije e shekullit tė 3-tė nė Sarandė


Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisė nėnujore ka filluar sezonin e ri tė kėrkimeve nė ujėrat shqiptare me njė zbulim spektakolar. Njė anije e shek tė III ose IV pas Krishtit, ėshtė gjetur nga ekipi i kėsaj ekspedite nė ujėrat e Jonit, nė veri tė Sarandės, mes kėtij qyteti dhe Porto Palermos. Reliti arkeologjik ėshtė i ruajtur mjaft mirė dhe ėshtė i pėrbėrė nga amfora tė mėdha qė mendohen se vijnė nga Afrika Veriore. Ky relit arkeologjik mendohet nga arkeologėt se ėshtė ndoshta nga mė tė bukurit dhe nga mė tė ruajturit, tė gjetur ndonjėherė nė ujėrat e Mesdheut. Mbas gėrmimeve qė do tė bėhen nė tė ardhmen nė kėtė relit, mendohet se tė dhėnat e fituara do tė sjellin tė reja mbi kuptimin e kontakteve tė banorėve tė Ilirisė sė Jugut me kulturat e Mesdheut. Pritet qė gėrmimet e mėtejshme tė hedhin akoma e mė shumė dritė mbi pasuritė qė fsheh nėn vete deti, por siē u tha dhe mė lart, edhe mbi kontaktet qė ilirėt kanė pasur me tė tjerėt por edhe mbi materialet qė mund tė kishte anija. Ky zbulim ėshtė bėrė i mundur si rezultat i pėrdorimit tė teknologjive bashkėkohore e moderne pėr zbulimet nėnujore, teknologji qė e kanė ndihmuar shumė vetė zbulimin, por edhe rezultatet e marra nga studimet dhe kėrkimet qė po kryhen nė botėn nėnujore tė detit Jon. Nga fotografitė e marra nė vendin ku ėshtė zbuluar anija, shihet qartė gjendja nė tė cilėn janė amforat e pėrmasave kryesisht tė mėdha. Vendi i saktė ku ėshtė gjetur kjo anije nuk ėshtė bėrė i ditur, mbase sepse kjo do tė dėmtonte zbulimin e bėrė pėr studime tė mėtejshme.


Zbulimi


Ky zbulim ėshtė i shtati nė listėn e zbulimeve tė rėndėsishme tė kryera nga kjo ekspeditė e pėrbashkėt, e cila ka filluar 3 vite mė parė si bashkėpunim i Fondacionit Amerikan RPM Nautical Foundation dhe Degės sė Arkeologjisė Navale tė Institutit tė Arkeologjisė Shqiptare me bashkėdrejtor Dr.Jeff Royal nga pala amerikane dhe Dr. Adrian Anastasi nga pala shqiptare. Pika e kontaktit mes arkeologėve shqiptarė dhe fondacionit amerikan ka qenė Auron Tare, i cili vazhdon tė kontribuojė pėr vlerat qė mbart arkeologjia nėnujore shqiptare, por edhe ajo tokėsore. Ka qenė pikėrisht Tare, ai qė ka bėrė tė mundur bashkėpunimin, duke organizuar takimin mes palės shqiptare dhe asaj amerikane. Kjo ekspeditė po kryen gjithashtu matje tė hollėsishme tė fundit tė detit, duke kryer pėr herė tė parė hartat e pasurive nėnujore tė deteve shqiptare e duke dhėnė mundėsinė e identifikimit tė kėsaj pasurie arkeologjike. Teknologjia e larte multibeam dhe pėrdorimi i robotėve nė thellėsi tė mėdha qė kjo ekspeditė po pėrdor, si dhe rezultatet e shkėlqyera tė saj, e radhitin atė nė njė prej tri ekspeditave mė tė rėndėsishme nė Mesdhe, sipas ekspertėve tė huaj tė arkeologjisė navale. Media amerikane dhe ajo botėrore i kanė kushtuar kėsaj ekspedite njė vėmendje tė madhe, pasi zbulimet qė kjo ekspeditė ka nė Shqipėri, po hapin njė kapitull tė ri nė fushėn e zbulimeve tė arkeologjisė nėnujore. Ekspedita shqiptaro-amerikane do tė bashkėpunojė pėr herė tė parė edhe me arkeologė malazezė, duke kryer kėrkime nė ujėrat e Malit tė Zi. Nė kėtė mėnyrė, pėr herė tė parė do ketė njė bashkėpunim tė specialistėve tė arkeologjisė navale pėr tė kėrkuar thellėsitė e bregdetit iliro-dalmat.

Anija 2500-vjeēare

Jo shumė kohė mė parė i njėjti ekip, nė ujėrat shqiptare mundi tė zbulojė njė tjetėr anije, e cila datonte pikėrisht 2500 vjet mė parė. Anija ishte nisur nga Korinthi pėr tė shkuar nė njė nga kolonitė e kėtij qytet-shteti nė Shqipėri. Ngarkesa e saj pėrfaqėsonte nė pjesėn mė tė madhe tjegulla korintike tė kėsaj periudhe. Me pėrmasa 73 me 52 centimetra, janė tjegulla qė nė atė periudhė kishin njė pėrdorim tė gjerė pėr sa i pėrket ndėrtimit tė tempujve dhe sipas Adrian Anastasit, ato janė gjetur nga njė gėrmim nė Akropolin e Durrėsit. Kėto tjegulla pėrdoreshin nė lashtėsi edhe nė shtrimin e rrugėve cilėsore.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga little_shy_girl Sat Dec 18, 2010 2:48 pm

NJE LIKE TE MADH PER SARANDEN...LIKEEEEEEEEEE <3
little_shy_girl
little_shy_girl
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 29/10/1997
Numri i postimeve Numri i postimeve : 47
Vendndodhja Vendndodhja : Sarande
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 17/12/2010
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Goc Tirone Sat Dec 18, 2010 3:03 pm

Saranda... Thumbnail.aspx?q=305657814923&id=4a9272786875b471151ffc3033a94195&url=http%3a%2f%2fpamjeshqiptare.com%2fimages%2fwallpapers%2fPhoto%2520sarande%2520036-699247

fantastike
Goc Tirone
Goc Tirone
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 8596
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 31/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Morena Sat Dec 18, 2010 4:05 pm

Saranda... Tour-in-saranda
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Adea Mon Jul 11, 2011 8:15 pm

Eshte vendi i cili me pelqen me se shumti,
Saranda Fiksim i Imi..

Saranda... Saranda%20(6)
Saranda... Images?q=tbn:ANd9GcTqVxvTcOzYB2g0j_mACnV4VhF68sxx_k8VuD4IR7yJT4w_-yq6&t=1
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 7:33 am

Saranda... Saranda
Esht qytet teper i bukur po cti besh se eshtr njeri tek lagja tjeter qe mka bo ta marr ibat ket qytet

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Saranda... Empty Re: Saranda...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi