♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia Beratit

Shko poshtė

Historia Beratit Empty Historia Beratit

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:39 pm

Berati ėshtė njė ndėr qytetet e rrallė, i cili i takon agimit tė njerėzimit.
Njė kohė, kur ujrat rridhnin tė pakontrolluara dhe shkatėrruese, nė kėtė zonė u krijua njė masiv shkėmbi, i zbuluar nga natyra nė sajė tė kėtij lumi, i cili duket tė jetė vėnė posaēėrisht pėr tė mirėpritur njė qytet ku jeta filloi tė organizohej pėr mė shumė se 2400 vjetė.
Ky qytet, rezultat i fantazisė sė rafinuar, tėrhoqi poetėt tė shkruajnė dhe piktorėt tė pikturojnė.
Qytetet si Berati kanė njė gjenezė jo tė thjeshtė. Periudha e para-qytetėrimit zgjati gati dymijė vjet. Zbulimi nė muret e kėshtjellės, i dy ēekiēėve prej guri dhe mbetjeve metalike (pėrbėrė prej bakri dhe bronzi), qė i pėrkasin fillimit tė periudhės sė bronzit (dymijė vjet para Krishtit) e provojnė kėtė.Zbulimet e mėvonshme tė shumė pjesėve prej qeramike, tregojnė shtimin e ngulimeve tė bėra nė kėtė qendėr, derisa nė shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua nė njė kėshtjellė nė kodėr djathtas lumit Osum, e cila shėnoi origjinėn e qytetit. Kėshtjella me bazamente ilire, u ruajt nė shekuj dhe nė shekujt VI, XIII, XV e XIX iu bėnė modifikime. Si i tillė ajo nuk ėshtė vėtėm njė ndėr kėshtjellat mė tė mėdha tė banuara, por edhe njė arkiv gurėsh, i cili ofron njė varietet stilesh e kontributesh tė epakave tė ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
Gjithmonė sė njejtės periudhė (shekulli IV para Krishtit) i pėrket edhe njė tjetėr kėshtjellė ajo e Goricės, e pozicionuar nė kodrėn pėrballė, krijon njė fortifikim dopio nė tė dy anėt, tė cilat zbresin drejt lumit. Rezultat e kėtij fortifikimi nuk ka qenė vetėm mundėsia pėr tė dominuar zonėn, por edhe pėr efekt dekorativ pėr pamjen: kodrat ngjajnė si mbret me kurorat mbi koka, tė fomuara nga kėshtjellat e bardha.

Historia duhet tė ketė pėrqendruar kėtu drama dhe tragjedi. Duke qenė njė nga qytetet mė tė rėndėsishėm tė mbretėrisė Ilire, u banua nga njė tribu e madhe: Dasaretėt. Gjatė luftrave Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake qyteti u mor njė herė nga maqedonasit e njė herė tjetėr nga Ilirėt. Ėshtė interesante tė dihet se nė Berat u lind Tolomeo Lagosi, i biri i Filipit tė Maqedonisė dhe themeluesi i dinastisė Tolomene nė Egjipt, e cila filloi pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh dhe qė vjen deri nė vdekjen e Kleopatrės.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia Beratit Empty Re: Historia Beratit

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:40 pm

Nė vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakėt. Qyteti i fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio nė vitin 216 para Krishtit. Me tė njejtin emėr e quan mė vonė Tito Livio, qė e pėrshkruan si qytet i madh e i fuqishėm i fiksuar nė njė qafė tė ngushtė shkėmbore. Livio tregon edhe pėr ligėsinė e konsullit romak, i cili u pėrgjigjej qytetarėve tė cilėt nuk i pėruleshin me egėrsi, «…vrau tė gjithė nga gjashtėmbėdhjetė vjeē e lart, lejoi qė ushtria tė vidhte, tė shkatėronte muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit».
Pėr sa i pėrket emrit tė qytetit ekziston edhe njė tjetėr hipotezė: emėrtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emėr pėrmendet edhe nga Tito Livio kur flet pėr traktatin Romako-Maqedonas tė vitit 205 para Krishtit, nėnshkruar nė qytetin e Dimalit. Ky emėr, i cili nė gjuhėn Ilire do tė thotė i bardhė, mbahet mė vonė nė traditėn bizantine dhe sllave, ndėrsa emri tjetėr, Antipatrea, u pėrmend nga Dasaretėt, qė sot ėshtė zona midis Korēės dhe Pogradecit.
Romakėt e quajtėn qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e shqiptarėve). Nė vitin 148 para Krishtit qyteti u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė, ndėrsa gjatė Dioklezianos (shekulli II pas Krishtit) nė provincėn e Epirit tė Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq nė shekullin e V, nga emri i motrės sė perandorit tė Lindjes Teodosio II i riu. Ky emėr, Pulcheria, qė do tė thoshte i bukur, i fortė, i pasur, i ndritshėm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bėhej nė fakt njė kryeqėndėr dhe shfaqte njė nivel tė lartė kulturor, dhe dėshmi siē janė kodet e famshėm tė Beratit, tė cilat i pėrkasin kėsaj periudhe.
Me kalimin nė Mesjetė, fillon njė periudhė e errėt edhe pėr Beratin. Qytete tė tjera tė vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetėm njė hapėsirė e gjerė : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetėm falė rrjetit rrugor tė Shqipėrisė sė Mesme rreth Beratit, por edhe pėr pozicionin gjeografik, sepse ėshtė pika nė tė cilėn bashkohet fusha me malet, pozicion i cili siguron agrikulturė dhe blegtori. Megjithė kushtet e mbylljes sė ekonomisė, Berati vazhdoi tė zhvillohej, dhe filluan tė shfaqen raportet e tipit feudal.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia Beratit Empty Re: Historia Beratit

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:41 pm

Nė vitin 860 nė Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati deri mė 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri nė fund tė vitit 969. Pas kėsaj filloi menjėherė invazioni i dytė bullgar, i cili u largua pėrfundimisht nė vitin 1018. Invazioni bullgar, nė fazėn e dytė, e pagėzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhė. Pėrveē kėtij transformimi tė emrit, qyteti nuk pėsoi tė tjera transformime nga ana e bullgarėve.
Pas rėnies sė mbretėrisė bullgare (1018) qyteti luajti rolin e njė qendre tė rėndėsishme. Fakt u bė edhe letra e viteve 1096-1105 e Theofilakt i Ohrit njė ndėr dijetarėt mė tė pėrmendur tė kohės, nė tė cilėn e pėrshkruan peshkopin e Beratit si «njė njeri tek i cili shkėlqen dituria».
Me rėnien e perandorisė bizantine, Berati u bė njė prej qendrave kryesore tė autoriteteve religjioze tė Epirit. U bė rezidenca e Mikele I Angelo Komneno zotėri i Dioqezės sė Epirit. Nė hyrje tė kėshtjellės, nė portėn jugore, gjendet njė monogramė e pėrbėrė prej gurėsh, njė kryq e katėr gėrma ku shkruhet M.H.L.K., i cili ėshtė emri i dhespotit, M. (i) H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrėnjė e familjes sė madhe bizantine tė Angelo Komneni merr fund nė vitin 1216 por, pasardhėsit e tij do tė mbajnė kėtė emėr edhe pėr gjysėm shekulli.
Pėr perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rėndėsishėm, saqė tėrhoqi menjėherė vėmendjen e Anxholinėve nė vitin 1271. Disfata e Anxholinėve, tė cilėt kishin zaptuar qytetin pėr gati dhjetė muaj, u festua me gėzim tė madh si nė Berat,ashtu edhe nė Kostandinopojė. Ngritja e Kishės sė Shėn Mėrisė sė Vllahernės, brenda Kėshtjellės sė Beratit (njė emėr qė tė kujton pallatin perandorak tė Kostandinopolit) lidhet me kėtė fakt. Data e krijimit tė kishės mban, nė fakt, tė njejtėn periudhė. Nė kodet antikė tė Beratit, tė vitit 1280, gjenden tė parat lajme mbi daljen e qytetit jashtė mureve tė kėshtjellės. Nga kėto tekste evidentohet qė ndėrtime tė reja filluan edhe jashtė edhe jashtė mureve.
Rėndėsia e madhe e Beratit ndihet edhe nė fillim tė shekullit XIV (1302-1320) kur qeveritarėt e Beratitmorėn detyra tė rėndėsishme nga Bizanti; njė prej tyre ishte kunati i Perandorit. Nė atė kohė nė Berat manifestohen shenjat e para tė njė revolte popullore dhe njė tendencė pėr autonomi nga ana e latifondistėvė shqiptarė.
Revolta shpėrtheu nė vitin 1336 dhe, dhe revolta pėrfshiu edhe Beratin. Pėr tė ulur revoltėn popullore erdhi nė Berat vetė Perandori. Nė tė njejtėn periudhė afrohet fundi i erės bizantine. Nė vitin 1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket pėrfundimisht nga skena politike shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nėn mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse mė vonė u kthye nėn dominimin e Muzakajve, njė ndėr familjhet mė tė fuqushme shqiptare.
Nė vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, mori nė konsideratė rėndėsinė e qytetit, e rrethoi nė korrik tė 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorėsve turq shkaktoi njė humbje tė rėndė. Gati tė gjithė ushtarėt italianė, tė cilėt ishin vėnė nė dispozicion prej Alfonsit tė V tė Aragonės pėr t’i dhėnė ndihmė Skėnderbeut nėn komandėn e Raimondo Orsatės, mbetėn tė vrarė poshtė mureve tė kalasė.
Sipas regjistrit turk tė vitit 1431, nė Kalanė e Beratit ndodheshin 227 familje, me njė total prej rreth 1500 banorė. Nė shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisė Otomane. Ndėrtime tė reja u bėnė jashtė mureve tė kalasė, nė momentin e parė jug e jug-lindje, dhe mė pas pėrgjatė anės sė djathtė tė lumit Osum, dhe, mė nė fund, pėrtej lumit, nė anėn jugore tė kodrės sė Goricės. Nė fund tė shekullit mund tė numėroheshin 1019 shtėpi, me njė total prej rreth 7000 – 8000 banorėsh. Njė zhvillim tė madh mori artizanati, i cili dėshmohet nga lindja, bashkėpunimi dhe tregu i lulėzuar.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia Beratit Empty Re: Historia Beratit

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:41 pm

Gjatė invazionit otoman Berati mbetet njė nga qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė. Nė fillim u bė kryeqendra e provincės, nė shekullin XVII, qendėr e dominimit tė Pashallėkut tė Beratit, i cili mė vonė i bashkohet Pashallėkut tė Janinės. Dominimi i Pashallėkut tė Beratit u bė shumė i rėndėsishėm nėn Ahmet Kurt Pashain.
Deri nė fillim tė shekullit tė XX qyteti kishte njė infrastrukturė tė mirė. Ishte, nė fakt, njė nyje lidhėse drejt Lindjes, pėr Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, pėr Janinėn, e prej andej, pėr gjithė Greqinė.
Edhe Deti Adriatik u pėrdor si rrugė komunikimi e lejonte hapjen e rrugėve qė lidhnin Beratin me qytetet e tjera; mė e njohura ishte «Rruga e detit», e cila tė ēonte nė Vlorė, dhe ajo nė drejtim tė Veriut, qė bashkohej me lumin Shkumbin me rrugėn Egnatia dhe pėrfundonte nė Durrės.
Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga njė variant shqiptar i quajtur Belgrad, por ekziston edhe njė tjetėr supozim sipastė cilin emri spjegohet nėpėrmjet njė dekreti (Berat), i cili nė turqisht do tė thotė imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarėt tė largoheshin, nuk njihte lirinė pėr tė punuar, as dhe tė drejtėn pėr tė mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia Beratit Empty Re: Historia Beratit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi