♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana.....

Shko poshtė

Tirana..... Empty Tirana.....

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:03 pm

Tirana u themelua si qytet mė 1614, por toka mbi tė cilėn u ndėrtua ka gjurmė mė tė hershme banimi. Nga faktet e gjetura nė rrėnojat e njė kėshtjelle ka mundėsi tė bėhet fjalė mbi njė kėshtjellė tė cilėn Prokopi von Caesarea nė shekullin e gjashtė e ka quajtur "Tirkan". Sidoqoftė qyteti i sotėm u themelua nė vitin 1614 kur Sulejman Pasha Bargjini (Mulleti) ndėrtoi njė xhami pikėrisht nė vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit tė Panjohur. Xhamia u shkatėrrua nga Lufta e dytė Botėrore. Trazirat e pas vdekjes sė Kapllan Pashės (1816) e shkatėrruan njė pjesė tė qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani.

Lagjia e parė e Tiranės ėshtė Bami dhe mė vonė lagjia e Mujos. Xhamia e Ethem Beut ndėrtuar nė vitin 1789 ėshtė edhe sot nė qėndėr tė Tiranės pranė Kullės sė sahatit 35 metra e lartė, ndėrtuar nė vitin 1830. Nė shekullin e nėntėmbėdhjetė njė nga familjet mė tė mėdha e autoktone tė Tiranės ka qėnė ajo e Toptanasve. Gjatė Rilindjes, Tirana ka qenė qendėr e rėndėsishme patriotike. Kėtu pėrqėndroi punėn e saj shoqėria "Bashkimi".
Mė 26 Nėntor 1912, Tiranasit sė bashku me Ismail Qemalin ngritėn flamurin Shqiptar.
Gjatė Luftės sė parė Ballkanike, kur Dibra u pushtua nga ushtria Serbe, njė numėr i madh i popullsisė qė u larguan me forcė nga ushtria Serbe nė vitet 1913-1915 dhe 1918-1920 gjetėn strehė nė Tiranė.

Mė 8 Shkurt 1920 Kongresi i Lushnjės shpalli Tiranėn kryeqytet tė Shqipėrise, nė vend tė Durrėsit. Nė atė kohė Tirana numėronte vetėm 10.000 banore ndėrkohe qė Shkodra dhe Korēa numėronin dyfishin e Tiranės. Vetėm pas 1938 Tirana mund tė renditej nė njė radhė me kėto dy qytete.

Nė vitin 1919 Esat Pashė Toptani u shpall tradhėtar i interesave nacionale tė Shqipėrisė. Nė vitin 1922 Ahmet Zogu organizoi dhe udhėhoqi krahinėn e Dibrės kundėr qeverisė. Nė vitet 1920-1924 qytetarėt e Tiranės luftuan kundėr sulmit tė ushtrisė Serbe tek Shkalla e Tujanit. Qytetarėt e Tiranės bėnė njė demonstratė ku ne 20 Mars 1924, agjentėt e Zogut vranė Avni Rustmin, njė patriot i madh Shqiptar, udhėheqės i shoqatės demokratikė "Bashkimi".

Nė Janar 1924 qeveria e Ahmet Zogut u zėvendėsua me atė tė Fan S. Nolit pas Revolucionit Demokratik. Jeta e qeverisė sė Nolit ishte e shkurtėr. Pas disa muajsh Zogu mori pėrsėri qeverisjen e vendit. Tirana vazhdonte tė ishte qėndra e opozitės tė drejtimit tė Ahmet Zogut. Megjithėse ishte kryeqyteti i Shqipėrisė Tirana deri nė vitin 1838 kishte vetėm 25.000 banorė. Nė vitet 1930 u ndėrtuan ministritė nė sheshin "Skėnderbe" dhe Banka e shtetit shqiptar nė vitin 1937 si edhe spitali dhe disa dyqane nė rrugėn e Barrikadave. Qyteti filloi tė shtrihet me ndėrtime tė reja nė perėndim e jug-perėndim qė u quajt Tirana e Re. Qyteti nuk kishte ujė, sistem kanalizimesh, elektricitet etj. Rrugėt ishin tė ngushta, shtėpi tė ulta me pėrjashtim tė disa shtėpive 3-4 katėshe ku banonin tregtarė tė pasur.

Gjatė pushtimit Italian mė 1939 nė Tiranė u bėnė disa ndryshime nė administratė dhe u ndėrtuan shtėpi tė reja banimi.
Tirana u ēlirua nga pushtimi fashist nė 17 Nėntor 1944. Ne atė kohe ajo numeronte rreth 60 000 banore.

Pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore, Tirana kishte vetėm disa punishte e njė fabrikė sapuni me teknologji tė prapambetur. Sot Tirana ėshtė qėndra mė e madhe industriale nė Shqipėri. Gjatė vitit 1980 Tirana prodhonte 1/5 e produktit total industrial, 1/3 e produktit industrial mekanik, 30% tė prodhimit total tė qymyrgurit dhe gjysmėn e prodhimeve tekstile tė Shqipėrisė. Disa industri si materiale ndėrtimi, tekstili, ushqimi, produkte mekanike, dhe elektrike e kanė bazėn nė Tiranė.

Nė Tiranė janė tė gjitha ministritė, kryeministritė, presidenca, Gjykata e Lartė, Parlamenti etj. Qyteti ka 45 shkolla 8 - vjeēare (krahasuar me 13 pėrpara luftės) dhe tė njejtin numėr me gjimnaze (nė krahasim me 6 pėrpara luftės). Mė 1957 u themelua Universiteti i Tiranės si dhe disa insitute te tjera mėsimore si Akademia e Arteve, Universiteti i Agrikulturės, Akademia Luftarake, Insituti Fizik "Vojo Kushi", Insituti i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

Disa nga Insitutet kulturore dhe artistike nė Tiranė janė:
Teatri Kombėtar,
Teatri i Operas dhe Baletit 1966,
Teatri i Estradės,
Hotel Tirana, 1979
Muzeu Historik Kombetar, 1981
Monumenti i Skėndėrbeut, 1968
Ansambli i Kengėve dhe Valleve Popullore, dhe tė tjera.
Biblioteka Kombėtare sė bashku me tre biblioteka tė tjera kryesore, pėrfshinė shtatė biblioteka tė specializuara.


Pellgu i Tiranės

Shqipėria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore tė saj ofron njė pasuri tė ndjeshme nė fushėn e historisė, administrimit, etnografisė e trashėgimisė kulturore. Tipologjia e pėrgjithshme e zhvillimit tė tyre ėshtė reale edhe pėr pellgun e Tiranės.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tirana..... Empty Re: Tirana.....

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:03 pm

Gjurmė tė lashta banimi nė pellgun e Tiranės
Stacion paliolitik nė verilindje rrėzė malit tė Dajtit. Shpella e Zezė ose ndryshe Shpella e Pėllumbasit vendbanim i hershėm qė dėshmon mbi gjurmėt e hershme tė banimit nė kėtė pellg.


Kjo dėshmi i takon zonės perėndimore tė qendrės tė qytetit. Ajo paraqitet si njė ndėrtim me aks gjatėsor, me drejtim perėndim-lindje dhe pėrbėhet nga naosi (salla) nė perėndim. Ndėrsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janė tė vendosur nė anėn veriore.


Me interes pėr tė gjykuar mbi zhvillimin e kėsaj treve, nė veēanti pėr kėtė qendėr banimi fshatare nė rrugėt qė lidh Dyrrahin me Skampėn, janė dy mozaikėt, ai i naosit dhe norteksit.


Mendohet se godina ėshtė rrėnuar nė periudhėn e antikitetit tė vonė. Kemi tė bėjmė me njė ndėrtesė banimi tė shek. II-III tė erės sonė tė kthyer nė kishė gjatė shekullit tė IV-V, nė ndėrtesė kulti.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tirana..... Empty Re: Tirana.....

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:03 pm

Kalaja e Petrelės
Kalaja e Petrelės nga zbulimet e bėra, ėshtė kala mesjetare e ndėrtuar nė kohėn e sundimit tė Perandorit Bizantin Justianit tė I, nė shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe njė prej kalave tė ngritura prej tij nė sistemin mbrojtės sė Perandorisė. Ėshtė kala e ngritur mbi njė terren me shpate mjaft tė pjerrėta, madje nga ana jugore dhe juglindore tė thepisura, tė cilat e kanė bėrė kalanė shumė tė mbrojtur. Ajo u ngrit nė momentin kur Kalaja e Vilės, kala antike, e cila ndodhet pėrballė Kalasė sė Petrelės, e humbi rėndėsinė e saj. Ajo u ngrit kryesisht pėr qėllime ushtarake. Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės-Tiranė-Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė.

Nė fillim tė shek. XIV-tė ishte nėn sundimin e Topiajve, nė atė kohė zotėrues midis Matit e Shkumbinit, nė njė faqe tė murit ruhet dhe emblema e parė e Topiajve.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tirana..... Empty Re: Tirana.....

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:04 pm

Kalaja e Prezės
Barleti pėrmend Prezėn si qyteza e Parthinėve. Fakti qė e pėrmend Barleti tregon se ajo duhet tė jetė ndėrtuar para rrethimeve tė Krujės dhe ndėrtimi i saj duhet tė jetė nė fillim tė shek. XV nga Topiasit tė cilėt ishin zotėruesit e kėsaj zone.


Me sa kuptohet, braktiset nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe vetė i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bėnė disa riparime, ndėrmjet tė tjerave u ndėrtua edhe njė xhami.

Tė dhėna arkeologjike
Mozaiku i Tiranės ėshtė i vetmi monument arkeologjik brenda territorit tė qytetit tė Tiranės. Nė vitin 1972, gjatė punės pėr ndėrtimin e pallateve tė bllokut “Partizani” nė lagjen nr. 9 tė qytetit tė Tiranės, u zbuluan rrėnojat e njė ndėrtese antike, njėri nga ambientet e tė cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorėve, kemi tė bėjmė me njė qendėr fshatare tė shekujve tė parė pas Krishtit qė nė fillim tė shek. III u zėvendėsua me njė vilė fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me njė absidė ishte ambjenti kryesor i saj. Autorėt mendojnė edhe qė nė shek. V-VI vendin e vilės e zuri njė bazilikė paleokristiane. Pjesa e gėrmuar e monumentit u rrethua dhe u vu nė mbrojtje nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės (IMK). Gjatė viteve 2003-2004 punimet e sistemimit tė rrugėve dhe instalimeve tė ndryshme tė bllokut “Partizani” zbuluan pranė rrethimit tė monumentit pjesė tė tjera tė kompleksit. Mė kryesoret kėtu ishin vaskat e fermentimit tė mushtit tė rrushit, por edhe pjesė tė tjera muresh nė dy pika tė ndryshme. Brenda kėtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh tė periudhės romake. Gėrmimet e fundit pėrforcuan mendimin se kemi tė bėjmė me njė vilė fshatare, ndėrkohė qė nuk ėshtė gjetur asnjė e dhėnė pėr transformimin nė bazilikė paleokristiane tė mbėshtetur nga autorėt e gėrmimit tė parė tė viteve ’70. Nė mėnyrė konvencionale, siti arkeologjik ėshtė emėrtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranės”.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tirana..... Empty Re: Tirana.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi