♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TREGIME MISTIKE

Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 5:43 pm

GJAKU VRASĖS


Mendohet se vdekja nuk ėshtė akt i ēastit, por njė proces shkallė-shkallė. Bile disa, qė kanė pėsuar vdekje klinike, pohojnė se ata kanė dėgjuar dhe parė gjithēka qė ėshtė zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytė e Altinės, me atė shikim tė ngrirė por qė shkėlqenin edhe nė minutat e fundit tė ndarjes nga kjo botė, shikonin kėtė proces. Arritėn ta shohin atė gjak tė huaj qė po derdhej rrėke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbėrthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj qė nuk u bė kurrė i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetėn, por vdekjen.
Raportet mes dy tė rinjve tė dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmės, bukuroshes nga Prizreni, kohėt e fundit duket se nuk qėndronin edhe aq shkėlqyeshme. Flori jo vetėm qė ishte njeri paksa i ēuditshėm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatė, Irma e dashuronte.
Njė mbrėmje korriku, tė vitit 2007, ata ishin ftuar nė ditėlindjen e njė miku tė tyre. Njė festė e kėndshėm mes shokėsh dhe miqsh. Pas disa orėsh dėfrimi me pije, kėngė e vallėzim, mes kėtyre dy tė rinjve plasi sherri. Ata filluan tė grinden. Mė saktė, Flori ishte i dehur dhe nė atė gjendje e kishte fyer rėndė Irmėn pėr shkak tė njė bisede qė ajo kishte zhvilluar me njė tė pranishmi tjetėr. Nga xhelozia, ai i kishte quar qė te dy nė dreq tė mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtėsi nga festa. Por as qė e kishte kuptuar se ēfarė dhembje i kishte krijuar kėsaj vajze tė sinqertė dhe tė ndershme. Irma e dėshpėruar, rrėmben ēelėsat e automjetit tė saj dhe niset pas tij. Ashtu nėn presion psikik, fillon tė vozisė me shpejtėsi shumė tė madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe nė dalje tė qytetit tė Prizrenit, ndeshet drejtpėrdrejt me njė shtyllė betoni. Matėsi tregonte shpejtėsinė prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty pėr aty.
Kaluan rreth pesė muaj nga fatkeqėsia ku humbi jetėn Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tėrė veprimtarin nė biznesin e tij. Kishte filluar tė pi alkool me tė madhe. Aq shumė kishte pėsuar ndryshime psikike por edhe fizike sa qė nė fytyrėn e tij nė njomė kishin filluar tė paraqiten rrudhat e para.
Njė mbrėmje dhjetori, rreth orės 8 tė mbrėmjes, Flori po kthehej nga Prizreni pėr nė vendbanimin e tij nė Sharr. Ai ishte nė kėrkim tė lidhjeve tė reja pėr ta ringjallur sėrish biznesin, pasi materialisht qėndronte mjaft dobėt. Nė dalje tė qytetit, mu aty ky kishte humbur jetėn e dashura e tij, takoi njė vajzė e cila jashtėzakonisht pėrngjante me Irmėn. Jo nė dukje, nė fizionomi, por nė lėvizje, nė qėndrim. Nuk foli asnjė fjalė, por nė vete ndjeu njė lloj fuqie mistike tė asaj vajze qė vepronte mbi tė. Kėmbėt vetvetiu prekėn pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranė saj.
-Tė kam pritur - i tha vajza, qė tanimė ishte afruar pranė xhamit tė makinės, dhe buzėqeshi mu ashtu sikurse buzėqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bėri njė lėvizje me dorė duke i larguar flokėt nga balli, po nė tė njėjtėn mėnyrė siē e bėnė edhe Irma.
Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbėzuar.
-Nuk e di -pėrgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe mė, e puthė Florin.
-A mė ke pritur? -foli sėrish vajza.
-Ty? -tėrhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk tė kam pritur... -zėri i tij nga frika filloi tė bėhet mė i vrazhdė dhe me i lartė.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me tė rreptė vajza dhe filloi tė largohet nė drejtim tė qytetit.
Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzėn. Nga prapa ishte kopja e pėrsosur e Irmės. Pastaj me shpejtėsi hapi derėn, vrapoi dhe iu afrua tė panjohurės. E kapi pėr kraharorė dhe rrėmbyeshėm e ktheu kah vetja. Sytė e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante nė heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kėshtu qante vetėm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nėpėr gjithė fytyrėn duke pėshpėritur:
-Epo, erdhe prapė...Mė nė fund... Tani do mė falėsh pėr tė gjitha... Irmushja ime... Dhe nė puthje e sipėr, vajza e largoi me vrull Florin duke i thėnė:
-Nuk jam unė ajo, nuk jam... A po mė kupton, nuk jam unė... dhe vrapoi tek parkingu i taksive qė ndodhej pak mė lart, afėr njė qendre tė madhe tregtare. Hyri nė taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur nė vend...

Drama e Altinės

-Askėnd nuk mund ta fajėsoj. Por as qė kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithēka filloi kur vajzės sime Altinės, nė maj tė vitit 2007, iu bė transfuzion i gjakut gjatė njė operimi nė spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumė gjak -rrėfen nėna e saj. Gjithnjė e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herė mė kishte thėnė: “Nėnė, nuk do tė mėsohem kurrė me kėtė gjak”. Unė mundohesha ta bindja: “Bija ime, a ėshtė mė mirė tė vdesėsh? Mendo pak edhe pėr mua dhe pėr babanė. Tė kemi tė vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokė.
Muajt e parė pas operimit gjithēka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi tė shkojė sėrish edhe nė korin qytetit si mė parė. Mirėpo, kur erdhi dimri fillova t’i vėrej tek ajo disa veprime tė ēuditshme. Njė natė e takova me gisht tė prerė. Ishte shtrirė nė divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e nė anėn tjetėr po flinte! Vrapova me tė shpejtė: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu pėrgjigj sikur tė ishte nė ndonjė lloji transi: “E pse ta lidh? Le tė rrjedh i tėri... Nuk mund ta duroj mė...” Fillova ta shkund: “Altina, ēfarė po fletė, a je nė vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi tė tjera tė ēuditshme. Njė mėngjes mė zgjoi zėri i saj. Ajo po qante dhe gjėmonte. Vrapove drejtė nė dhomėn saj. Ajo po flinte, dhe nė gjumė murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unė nuk mundem pa ty...Unė tė dua...”
Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrė dashnorė. Kishte shoqėri tė pakėt dhe mes tyre nuk ishte ndonjė me kėtė emėr. Pas disa javėsh vėrejta mbi tavolinėn e saj njė fotografi tė njė djaloshi tė cilėn e kishte prere nga njė revistė, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashė: “A ėshtė ky Flori?”. “Po” -mu pėrgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me tė?” -e pyeta sėrish. Por Altina vetėm mė shikoi dhe nuk foli asgjė.

Edhe unė e kamė dėgjuar disa herė kėtė emėr nga Altina -thotė babai i saj. Njė herė derisa ajo ishte nė banjė dhe po bėnte tush, nė moment thirri mė zė tė lartė: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kėsaj rėndėsi tė madhe, por njė ditė e pyeta: “Altina, kush ėshtė ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu pėrgjigj prerė: “Nė gjakun tim baba...” E vėrejta se ajo nuk po tallej. Atėherė u drejtova pėr nė spitalin e qytetit. Nė raportin mjekėsor tė Altinės figuronte edhe emri i Irmės, si dhuruese e gjakut. Ajo kohė mė parė, bashkė me shokėt dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht pėr tė dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinės. Pastaj nga familja e Irmės, arritėm tė kuptojmė se Flori kishte qenė i dashuri i saj. Nė ato momente njė ndjenjė e frikshme ma kaploi trupin.
E njėjta shpejtėsi, e njėjta shtyllė!
Altina nuk posedonte patentė shoferi, dhe as qė kishte mėsuar ndonjėherė tė voziste automobil. Por atė ditė tė ftohtė janari, u zgjua mė herėt se zakonisht - nė ora 5 tė mėngjesit. Mori ēelėsat e makinės sė babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” qė qėndronte i parkuar nė oborrin e shtėpisė. Hapi derėn e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales pėr Sharr, dhe pas pak minutash arriti nė dalje tė qytetit tė Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtėsisė deri nė fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit qė gjendej skaj rrugės. Me shpejtėsi tė madhe u pėrplas drejt nė tė. Sytė e saj shikoni si tė ngrirė por me plotė shkėlqim gjakun qė po rridhte nga trupi i saj. Gjakun tė cilin ajo kurrė nuk e deshi. Gjakun e huaj qė urrente pa masė. Fytyrėn e saj e pėrshkoi njė buzėqeshje e lehtė. Dukej sikur Altina ishte ēliruar nga ai makth qė e mundonte qė nga transplantimi i gjakut tė Irmės. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.
Dėshmitarėt thonė se ajo frymoi disa dhjetėra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dėmtuar aq shumė sa qė nuk ishte i munduar asnjė veprim, pėrveē alarmimit tė ndihėm sė shpejtė, policisė dhe zjarrfikėsve.
Mendohet se vdekja nuk ėshtė akt i ēastit, por njė proces shkallė-shkallė. Bile disa, qė kanė pėsuar vdekje klinike, pohojnė se ata kanė dėgjuar dhe parė gjithēka qė ėshtė zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytė e Altinės, me atė shikim tė ngrirė por qė shkėlqenin edhe nė minutat e fundit tė ndarjes nga kjo botė, shikonin kėtė proces. Arritėn ta shohin atė gjak tė huaj qė po derdhej rrėke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbėrthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj qė nuk u bė kurrė i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetėn, por vdekjen.
Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte mė. Kishte ndėrruar jetė. Akrepi i matėsit tė shpejtėsisė kishte ndaluar nė 114 km/h. E njėjta shpejtėsi e njėjta shtyllė!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 5:45 pm

Plaku qė paralajmėronte tragjedinė


Ai qė sinjalizon tė keqen, shkatėrrimin dhe katastrofat, ėshtė nė rrethinėn tonė. Vetėm njė gjė nuk dihet: Pse nuk jetoi mė gjatė se tri ditė njeriu qė bisedoi me plakun - lypės?
Plaku i rėndomtė, nuk flet vetėm shqip, ani pse kasollja e tij ėshtė nė malet tona. Njėri mė tha se ka folur me tė dhe se ai i ka treguar shumė gjėra, pėr tė cilat njerėzimi s’ka dijeni, por nuk mundi t’i shprehte tė gjithat, qė ka dėgjuar nga plaku, meqė pas tri ditėsh vdiq. Plaku i rėndomtė ėshtė njė njeri, i cili nuk tė lė pėrshtypjen e njė tė dituri. Ai ėshtė gjithnjė nė lėvizje dhe ka njė shpejtėsi mistike nė rrugėtimin e tij. Misioni i tij ėshtė i qartė: T’i tregojė njerėzimit gjithė atė se ēka do tė ndodhė...

A do tė rrafshohet me tokė Kaēaniku?

Bedriu e kishte takuar plakun e rėndomtė nė hyrje tė malit tė ahut tė lartė, nė Sharr, dhe ishte mahnitur nga tregimi i tij pėr zhvillimet e pėrgjithshme natyrore. Por, pėr fat tė keq, pas tri ditėsh vdes. Nė ditėn e takimit, Bedriu, derisa po e dėgjonte plakun, kishte menduar se rrinte me ndonjė tė krisur dhe gjithė kjo kishte rezultuar me njė hamendje tė tij se kush ishte ky njeri i panjohur? Nė fund tė tregimit, plaku ishte zhdukur. Bedriu ishte habitur nėse i kishte folur dikush apo e gjithė kjo kishte qenė vetėm ėndėrr...
Ai i kishte thėnė atij se kodra qė ishte pranė rrezikonte gjithė qytezėn e Kaēanikut, do tė shembej. Dhe, pas pak ishte zhdukur malit si vetėtima. Po i njėjti plak, njė ditė para tėrmetit tė fuqishėm nė Shkup, nė vitin 1963, u kishte thėnė njerėzve, nė Urėn e Gurit, se nesėr ndodh tėrmeti mė i madh ndonjėherė nė kėtė anė! Ai rrinte ulur mbi urė dhe pėrngjante nė lypės. Ishte i parruar, me rroba tė vjetra. Bėrtiste me tė madhe se nesėr do tė ndodhte tėrmeti mė i madh, por askush nuk ia zinte pėr tė madhe, duke menduar se kanė tė bėjnė me ndonjė tė krisur! Dhe, tė nesėrmen, vėrtet, ndodh tėrmeti mė i fuqishėm ndonjėherė nė Shkup, i cili pėrmbysi ēdo gjė! Pas tėrmetit e kishin kėrkuar plakun, qė tė mėsonin nga ai se ku e kishte ditur se do tė ndodhte tėrmeti, por plaku mė nuk ishte mbi Urėn e Gurit, mbi lumin Vardar.

Paralajmėrimi pėr Cunamin

Nė bisedat e shumta, qė janė dėgjuar pas tragjedisė sė Cunamit, nė vitin 2004, paraqitet, gjithashtu, i njėjti personazh. Njė ditė para se tė ndodhte tragjedia mė e madhe e njerėzimit nė historinė e re, plaku - lypės ishte ulur nėn hijen e njė palme bregdetare dhe u thoshte njerėzve se nesėr do tė ketė njė tragjedi. E kishte pėrsėritur me mija herė tė njėjtėn gjė derisa ajo edhe ndodhi.
Tė nesėrmen, ata qė kishin mbijetuar, e kishin komentuar se tragjedinė e kishte paralajmėruar njė plak-lypės, i parėndėsishėm.
Tė mbijetuarit e kishin kėrkuar plakun e parėndėsishėm, por kot. Asnjė gjurmė e tij nuk ishte!
Ai, sė fundi, ėshtė parė sėrish nė “Malin e egėr” tė Azerbajxhanit, duke thėnė se provat me raketat e reja bėrthamore do ta shkatėrrojnė tokėn. Detonimet do ta ēajnė tokėn dhe do ta lėvizin ujin. Niveli i ujit do tė rritet pėr shkak tė ndryshimeve gjatė rrotullimit tė tokės...
E, se a do tė ndodhė kjo gjė, mbetet tė shihet, sepse deri mė tash nuk ndodhi...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 5:52 pm

Fati nga dhėmbėt e ujkut


Ai ka fituar tufėn e deleve falė njė fotografie qė ia ka bėrė njė kalimtar rasti. Objektivi i fotografisė kishte fokusuar lotėt e njė fėmije, i cili qante pranė tufės sė deleve, e tė cilat ia kishin copėtuar ujqit. Ajo kope delesh ishte e gjithė pasuria e tij, qė ia kishin lėnė prindėrit e varfėr atij dhe binjakut tjetėr, i cili vdiq qė kur ishte nė djep.
Prindėrit ishin pėrpjekur qė dy fėmijėt binjakė t’i rrisnin me mundimet mė tė mėdha shpirtėrore, por fati s’kishte qenė nė anėn e tyre. Nė shtėpinė e tyre kishte dominuar njė skamje e paskajshme. Ndihmė e vetme ishte ajo e fshatit, kur edhe patėn tubuar nga njė kokė dele pėr ta ngjallur familjen e dy binjakėve. Por, pėr fat tė keq, pas njė kohe, njėri nga binjakėt vdes. Ndarja e binjakėve kishte pllakosur shpirtrat e prindėrve dhe nga pikėllimi babai i tyre kishte gjetur vdekjen nė krye tė vitit. Vdekjet, e qė ndodhnin ēdo vit, kishin filluar tė lėnė frikė nė nėnėn e tyre, e cila, edhe ajo, e priste nė ēdo moment qė t’i vinte.
Jetonin nė njė shtėpi shumė tė vjetėr, e qė i kishte vetėm dy dhoma. Nė korridorin e saj ishin dy rrotė qerreje prej druri. Shtėpia ishte e lyer me baltė, pėrzier me kashtė. Pas njė kohe, njė stuhi e krijuar nga njė erė e fuqishme, e kishte hedhur nė zabel njė pjesė tė kulmit tė shtėpisė. Binjaku, nė ato momente tė vėshtira, kishte qėlluar nė oborr dhe era e kishte ēuar disa metra larg, ku edhe kishte mbetur i varur nė drurin e koshit tė misrit.
Nė krye tė vitit kishte vdekur edhe e ėma e tij. Binjaku ishte vetėm katėr vjeē kur kishte mbetur pa askėnd. E tėrė shtėpia kishte mbetur nė kujdesin e tij, kurse pasuri tė vetme i kishte gjashtė krerė delesh. Se kush do ta rriste fėmijėn e mėshirės, ishte bėrė debat nė gjithė fshatin...

A ėndėrroja tė bėja shtėpinė time?

“Nuk e di as vetė si jam rritur te fqinjėt e mi?! Nuk di kohėn kur e braktisa shtėpinė time. Isha i vogėl. Njerėzit kujdeseshin pėr mua, kudo qė mė shihnin. Nėna ime e dytė, gruaja e fqinjit qė mė rriste, e kishte njė djalė, vetėm katėr muaj mė i ri se unė. Ēdo gjė qė ia jepte atij, ma jepte edhe mua. E kishte njė bindje se nėse mė ndante mua nga djali i saj, Zoti nuk do ta linte tė gėzohej me fėmijėt e vet. Bashkė me mua ishin edhe gjashtė krerėt e deleve. Deri nė moshėn tetė vjeēare nuk e ndjeja dallimin mes meje dhe fėmijės sė fqinjit, qė e kisha mė tė afėrmin nga mosha ime.
Aty nga mosha tetė vjeēare fillova tė bėhem i dėshiruar. Nuk di pse, por ashtu ndjehesha... Unė tashmė kisha dėgjuar se njė hallė e imja jetonte nė Turqi, por nuk kisha shpresa se do ta takoja, se do ta njihja mė pėr sė afėrmi. Edhe po ta takoja, unė isha njė leckaman, sa kur mė shihnin tė tjerėt, dukesha si fėmija mė i gjorė nė botė. Mendoja si ta bėja shtėpinė time, tė paktėn aq sa kishin prindėrit e mi. Sė paku, ajo shtėpi – kasolle po ta kishte kulmin, do tė kthehesha pėr tė jetuar aty.
Por, hapat e mi ishin tė pamjaftueshėm qė tė bėja strehėn time, sepse ende isha fėmijė. Natėn mendoja si tė bėhesha i rritur e tė largohesha nga fqinji, ndėrsa ditėn mė merrte gjumi, duke kullotur delet.

Kthimi i hallės

Njė natė, meqė kisha fjetur vonė, mė kishte ardhur nė ėndėrr njė grua e gjakut tė prindėrve. Nuk kisha ide se kush ishte, vetėm e di se e doja shumė. E pėrqafoja dhe nuk i ndahesha dot nga pėrqafimi. Natėn, nė gjumė, tentova ta prekja atė grua, pėr ta pėrjetuar afėrsinė e gjakut, por dora mė mbeti e zgjatur. Ndjeva se kisha prekur dikė, por nuk kishte qenė halla, ajo ishte dora e djalit tė fqinjave. Kur mė doli gjumi ishte errėsirė. U zhgėnjeva pse nuk zgjati ėndrra edhe pak, qė ta pėrjetoja ngrohtėsinė e dikujt qė e dėshiroja. Mbeta pa gjumė atė natė dhe nė mėngjesin e asaj dite, teksa po i lėshoja delet, njė grua me njė burrė u panė nė prag tė shtėpisė ku jetoja. Ajo, me lot nė sy, m’u afrua afėr, mė shikoi gjatė, pastaj mė pėrqafoi. Burri qė ishte me tė i tha se mos e kishte gabuar shtėpinė, por ajo bėri me kokė se ēdo gjė ėshtė nė rregull. Unė shtanga dhe nuk dija se ēka po ndodhte. Nuk kisha forcė t’i thosha kush jeni dhe kė po e kėrkoni. Mė nė fund, ajo mė pyeti se e kujt ishte shtėpia. I thashė se shtėpia ishte e F., i cili ka kohė qė ka vdekur. Pastaj, i thashė se ka vdekur edhe gruaja e tij dhe njė djalė i tyre. Prej tyre mbeti vetėm kjo kasolle, qė po e shihni dhe njė djalė i tyre.
“Ku ėshtė djali?”, mė pyeti rrėmbyeshėm. “Unė jam ai, djali... Mė morėn fqinjat e u rrita te ta. Tash po i lėshoj delet”, i thashė. Mė pėrqafoi aq fort, sa m’u bė sikur m’u ndal fryma. “Oh, tė pastė halla! U bėfsh njė katund…”, mė tha, derisa i fshinte lotėt qė i rridhnin faqeve. Dhe, sa mė shumė qante, aq mė shumė mė shtrėngonte... Dikur, kur u ngop sė qari, mė tha: “A e di kush jam unė? Jam motra e babait tėnd. Po vij nga Turqia. Mos u kthefsha mė atje po si paska pllakosur shtėpia jonė?!”, tha me zė tė shterur.

Gėzimi i parė

Shkuam te fqinji dhe e njoha me “hallėn” time. Tė gjithė u gėzuan qė ajo, mė nė fund, u kthye. Qė atė ditė “halla” hapi derėn e shtėpisė sonė, e cila nuk ishte hapur me vite... Hapja e derės sė shtėpisė ishte gėzimi i parė pas daljes sime nga shtėpia, sepse pėrsėri do tė isha nė shtėpinė e lindjes, madje edhe me hallėn time... Nė ditėn e parė qė lėshova shtėpinė e fqinjit, ai m’i dha tė gjashtė krerėt e deleve. Pas mė erdhi edhe kėlyshi, Bardhoshi, i cili nuk ndahej nga delet, kudo qė shkonin ato. I tha hallės se aq krerė delesh kisha kur mė morėn pėr tė mė mbajtur. “Mos u brengos pėr dele, sepse kam pėr tė blerė edhe tė tjera”, mė tha halla.
[table:dc56 style="TABLE-LAYOUT: fixed" cellSpacing=0 cellPadding=5 width="100%"][tr][td vAlign=top width="85%" height="100%"]U gėzuan tė gjithė, sa pėr faktin se u ēliruan prej meje, po aq se isha takuar me motrėn e babait tim. Pas tri ditėsh, kur edhe isha me dele nė zabel, si ēdo herė, mė kishte zėnė gjumi. Kėlyshi nuk mė kishte “shkundur” pėr t’mė zgjuar nga gjumi. Kur u zgjova, delet nuk ishin askund. Dola buzė rrugės qė i lidhte tri kodrat, e qė ishin mė tė bukurat nė ato anė... Pak mė larg pashė kėlyshin tė ngordhur, pranė tij delet ishin tė shtrira nė tokė dhe tė pėrgjakura. Ishin tė prera nė fyt. Tė gjitha kishin pėrfunduar nė gojė e ujkut. Fillova tė qaja, tė bėrtas. U ndjeva i trishtuar. Zot, thashė me vete, ēfarė paska ndodhur?! U trondita. Mbeta me lot nė sy. Dhe, derisa qaja, erdhėn disa njerėz me fotoaparat dhe mė morėn nė objektiv. Ata shprehėn keqardhje pėr dhimbjen time. Shėnuan nė fletoren e tyre vendin se ku kishte ndodhur krimi mbi tufėn. Pas pak shkuan, duke mė lėnė njė puthje nė ballė. Kur u ktheva nė shtėpi i thashė hallės se i kisha humbur tė gjitha delet. Halla nuk e bėri tė madhe. Mė tha se e kemi humbė gjithė familjen, e lėre mė delet.
Pas dy muajsh, nė derėn tonė trokiti njė njeri. Ishte po ai qė mė kishte fotografuar. Tha se kishte publikuar pamjen time nė shumė revista dhe gazeta. Kishte hapur njė fond humanitar, ku njerėzit do tė ndihmonin qė t’i blija prapė delet. Dhe, pa u hamendur, nxori nga ēanta njė tufė parash dhe m’i lėshoi nė dorė. “Ja, tash ke para pėr tė blerė edhe pesėdhjetė dele…”, mė tha, me njė tė qeshur ai.
Pas pak ditėsh nė oborrin e shtėpisė sime, vėrtet, kullosnin 50 dele...

[/td][/tr][tr][td class=normaltext id=modified_185279 vAlign=bottom width="85%"][/td][/tr][/table]

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 5:54 pm

Zhdukja e mistershme


Nė verėn e vitit 2006, familja Bardhi pėrgatitej pėr pushime verore. Babai i Kaltėrinės, Dini, punonte si kreator nė njė ndėrmarrje private te njė investori tė huaj, dhe pėr ēdo vit shkonte pėr pushime nė malet e Prevallės. Ishte rast i mirė qė tė ikte nga tollovia verore qė e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Kaltėrina Bardhi ishte njė vajzė dymbėdhjetė vjeēare dhe krejtėsisht e zakonshme. Ishte e shoqėrueshme. Nė shkollė shkonte rregullisht me moshatarėt e saj. I adhuronte orėt e muzikės dhe ishte ndėr mė tė mirat nė seksionin e baletit. Kishte edhe njė pasion tė veēantė: fantastikėn shkencore, pėr tė cilėn moshatarėt e saj as qė mendonin.
Nė fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndėrsa shumė shpejtė imagjinatėn e saj fėmijėrore filluan ta preokupojnė shkrimtarė tė njohur tė fantastikės shkencore si Artur Klark e tė tjerė. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjė e mė tepėr dhe u zgjerua nė kufij tė paparė. Filloi tė humb kuptimin pėr realitetin ekzistues, tė cilėn e vunė re prindėrit e saj, ose sė paku kėshtu dukej nė shikim tė parė!
- Mbrėmė kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltėrina nė mėngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nėnė - vazhdonte ajo, kam udhėtuar nėpėr hapėsirėn e pafund, e cila nuk ėshtė siē na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janė ashtu tė bukur siē i shohim ne, kurse pėrreth dėgjohen zhurma qė nuk i kam dėgjuar kurrė.
Nėna ia lėshonte njė shikim serioz dhe me shqetėsim i thoshte:
- Mirė Kaltėrina, deri kur do tė na mėrzisėsh me kėto tregimet e tua?! Prapė ke parė ndonjė ėndėrr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!
Zakonisht e gjitha pėrfundonte nė kėtė mėnyrė.
Nė verėn e vitit 2006, familja Bardhi pėrgatitej pėr pushime verore. Babai i Kaltėrinės, Dini, punonte si kreator nė njė ndėrmarrje private te njė investori tė huaj, dhe pėr ēdo vit shkonte pėr pushime nė malet e Prevallės. Ishte rast i mirė qė tė ikte nga tollovia verore qė e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Prevalla, njė vend i qetė dhe plot gjelbėrim, vend ky shumė i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi tė cilat shtrihej njė det i tėrė pishash.
Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltėrinės, zonja Mira. Ishte njė plakė e ēiltėr dhe shumė shpirtmirė. E adhuronte mbesėn dhe ishte nė gjendje qė gjatė pushimeve tė verės, pa pėrtesė, t’i kushtonte asaj orė tė tėra. Ishte fjalėmbėl ndaj ēdokujt. Kaltėrina nė jetėn e saj kishte vend tė veēantė, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masė.
Ditėn e tretė tė pushimeve, Kaltėrina e kaloi duke shėtitur pėrjes pishave tė mrekullueshme tė Prevallės. Kur u kthye nė kampshtėpizė , ende pa hyrė mirė brenda, e shqetėsuar, pyeti tė ėmėn:
- A ėshtė e vėrtet se unė kam njė motėr binjake?!
Nėna nė atė ēast lėshoi pjatat nga duart dhe me hidhėrim pyeti gjyshėn Mirė:
- Ēfarė po fletė Kaltėrina?!
Pastaj u kthye nga vajza:
- Ē’ėshtė kjo pyetje, bij ime?
Vajza nė atė moment u habit dhe thjesht nuk dinte si tė sillej dhe ēfarė tė thoshte.
- Asgjė...Nuk di pse hidhėrohesh menjėherė!
Nė fakt, nėna nuk ishte e hidhėruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi qė Kaltėrina ishte lindur si binjake. Fėmija i dytė gjithashtu ishte vajzė, por mjerisht, nuk i kishte pėrballuar komplikimet e lindjes. Mirėpo ata nuk i kishin treguar kurrė Kaltėrinės pėr motrėn e saj. Thjesht, nuk kishin dashur qė fėmijėrinė e saj ta ngarkojnė me kėtė ēėshtje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndėrmend...
- Mirė bija ime, tanimė nuk jam e hidhėruar, - u mundua ta qetėsonte, por dua tė mė tregosh pėrse mė pyete?
- Kėtė gjė ma tha njė i panjohur tek shėtisja pėrmes pishave!...
- Si i panjohur?
- I panjohuri nga planeti Otila!...
- O zot, Kaltėrina, prapė ti..., - Prapė ke filluar me fantazira?!
Vajza rrudhi krahėt dhe me vrap u futė nė dhomėzėn e saj tė vockėl.
Thellė e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira pėr fantazaitė qė i kishte dėgjuar muajt e fundit nga Kaltėrina. Por tregimi i sotėm ishte nė kufi me realitetin. Vallė, nga kush ka dėgjuar pėr motrėn e vet tė vdekur?... Ranė dakord qė kėtė ēėshtje ta hetoj me kujdes gjyshja.
Po atė natė, Kaltėrina, me njė butėsi mahnitėsi ia rrėfeu gjyshes tregimin pėr “tė panjohurit nga planeti Otilo”.
- Ėshtė njė burrė shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumė nga ne, por prapėseprapė ėshtė disi mė ndryshe. Mė ka thėnė qė motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...
- Era!... pėshpėriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo ėshtė e vėrtet?!
Kaltėrina uli shikimin dhe me zė tė ulėt tha:
- Mendoj se po, gjyshe!
Gjyshja ishte shumė e durueshme.
- A tė ka thėnė diē tjetėr?
- Mė ka pyetur nėse kam dėshirė tė takohem me motrėn.
- E ti, ēfarė i tha?
- Me siguri se po! M’i ka pėrkėdhelur flokėt. Mirė mė tha, nė mbrėmje kur tė zė gjumi do tė shkojmė nė Otila pėr ta takuar atė. Pas kėtyre fjalėve u zhduk-
- Mirė shpirt, tani fli. Nė mėngjes sė bashku do e kėrkojmė tė panjohurin...
Gjyshja me butėsi puthi Kaltėrinėn dhe, si gjithmonė, e mbuloi me kujdes. Fiku dritėn dhe me hapa tė ngadalshėm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithė bisedėn qė kishte pasur me Kaltėrinėn. Ata tė befasuar shikuan njėri tjetrin!
- Era`-sa nuk bėrtit Zana.
- Tha se quhej Era?!
- Zot i madh, a ėshtė e mundur?! - tha Dini.
Emri Era ishte emėr unikat tė cilin e kishin sajuar prindėrit disa ditė para se tė lindnin fėmijėt, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagėzonin: njėrėn Kaltėrina dhe tjetrėn Era. Pėr kėtė vendim paksa tė ēuditshėm kurrė nuk i kanė treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?
- Zot i madh - pėshpėriti sėrish Zana.
Po atė natė nga kampshtėpiza u zhduk pėrgjithmonė Kaltėrina. U njoftuan tė gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrė asgjė! As mė tė voglėn gjurmė!
Vajza u zhduk nga dhomėza dhe nuk u lajmėrua kurrė mė. Mbase ka kaluar nė dimension tjetėr - nė... zonėn e muzgut.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 5:55 pm

SHTĖPIA QĖ VIZITOHET NGA QENIET MISTIKE

U dėgjua njė zė: “Fatmir”! e dėgjuam unė dhe motra. Dil, dikush po thėrret!- mė tha motra. Dhe dola. Shikova sė pari nė vrimėn e derės. Pranė derės shiheshin kėmbėt e dikujt. Gjithnjė i kam parasysh: pantollone tė hekurosura bukur, teget, ēorapėt e bardha dhe kėpucė tė zeza. E hapa derėn. Mirėmbrėma! Nuk foli gjė.

Kjo shtėpi ndodhet nė Shkup, nė rrugėn: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Nė tė jetojnė 8 anėtarė familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, tė cilat nė ndėrkohė u martuan. Por, fenomenet mistike, qė e pėrcjellin kėtė shtėpi ende, edhe sot e kėsaj dite, ishin aktuale edhe atėherė kur Adifeti e Myrveti akoma ishin tė pamartuara.
Kjo shtėpi ėshtė njėra prej atyre, jo edhe gjithaq tė pakta nė rruzullin tokėsor, qė disi ėshtė e mbėshtjellė me njė vello misterike. Pothuaj herė pas here kėta njerėz e kėtė shtėpi e vizitojnė qenie misterioze, tė paidentifikueshme qė i sheh ndonjėri apo disa nga anėtarėt e familjes. Ato paraqiten, rėndom, nė figura tė panjohura njerėzish. Nuk flasin, por lėvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnė...dhe pastaj zhduken, duke lėnė pas trazime tė ndryshme nė shpirtin e kėtyre njerėzve tė thjesht, tė cilėt thua se janė mėsuar me to, me praninė e tyre misterioze, qė kurrė nuk mund ta shpjegojnė, por qė ata thjesht e ndjejnė, e pėrjetojnė... Dhe heshtin pėr tė tėra kėto... Vetėm rrallė, kur ndodh qė, spontanisht, nė ndonjė rast, tė hapen bisedat e kėtilla, ata, pas njė maturie tė gjatė, fillojnė t’i shpalosin pėrjetimet e tyre... Dhe, me atė rast, dėgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kėsaj pėrvoje mistike.
Ja, si rrėfen, nė njė mėnyrė posaēėrisht atraktive vajza e dytė e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetė vjeēare, e cila tashmė ėshtė martuar, por nuk ka fėmijė:
-Prindėrit nuk ndodheshin atė natė nė shtėpi. Ishim vetėm ne dy motrat e mėdha, si dhe vėllezėrit e motrat mė tė vogla. Vėllai i madh, Fatmiri, kishte dalė nė qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe njė vėlla mė i vogėl luanin letra, e kėshtu mė radhė. Ora ishte afėr tetė e mbrėmjes. U dėgjua njė zė: “Fatmir”! e dėgjuam unė dhe motra. Dil, dikush po thėrret!- mė tha motra. Dhe dola. Shikova sė pari nė vrimėn e derės. Pranė derės shiheshin kėmbėt e dikujt. Gjithnjė i kam parasysh: pantollone tė hekurosura bukur, teget, ēorapėt e bardha dhe kėpucė tė zeza. E hapa derėn. Mirėmbrėma! Nuk foli gjė. Para meje qėndronte njė djalė i ri, i veshur bukur, siē thashė pantollone e sako teget, ēorapėt e bardha, qė i dalloheshin qartė, dhe kėpucė tė zeza. Njė frizur tė qartė e tė bukur. Por nuk fliste gjė. Urdhėroni! Kė kėrkoni? - e pyes. Nuk mė kthente pėrgjigje. Nė ndėrkohė doli motra nė derė tė shtėpisė. Fillova t’i flasė maqedonisht, mendova se mund tė mos e dijė gjuhėn shqipe. Mirėpo, prapė asgjė nuk foli. Motra zuri po mė pyet nga dera e shtėpisė: kush ėshtė, ēik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po pėrgjigjet... Dhe, nė kėto ēaste unė kokėn e ktheve kah motra, gjersa i ndėrrova kėto fjalė. Kur ktheva kokėn pėrsėri kah figura e njeriut tė panjohur, mė nuk ishte aty!
Motra tani erdhi aty. Ku ėshtė, ēik? Pėr njė ēast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Njė ēast mė vonė se kjo: unė dhe motra e shihnim tė panjohurin, disa metra mė larg, nė njė livadh apo mė mirė t’i themi njė copė lėndinė e kulluar, ku ishte shtrirė nė profil, me kokėn e ngritur, tė mbėshtetur nė shuplakėn e dorės, dhe vetėm na shikonte pėrsėri...
Tashmė jemi alarmuar. Natyrisht, njė frikė e papėrmbajtur zuri tė burojė nga thellėsitė tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit tė parė, qė e kemi tepėr pranė. Vetėm njė mur na ndan me tė. Dhe dolėn ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimė nuk shihnim asgjė as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa ēaste mė parė, nė tė panjohurėn...
Pastaj nė rrjedhėn e rrėfimeve lėshohet me takt tė matur e ėma e Adifetit, Halidja:
-Ishim atėbotė ende nė Gazaibabė (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se tė shpėrnguleshin nė Topansko Polje). Xh. e kisha ende nė djep. Ishte akoma i vogėl. Bėja punėt e shtėpisė, si zakonisht ne femrat, qė kurrė nuk mund tė themi se i kemi kryer, siē bėni ju meshkujt me punėt tuaja. Isha pikėrisht nė dhomėn ku ishte djali. Ajo ėshtė njė dhomė e gjatė, disi nė formė tė njė salloni, djali ishte nė fund ė tij, te dritarja. Njė hije, porsi drita e pasqyrės, kur e lėshon dikush, erdhi prej sė jashtmi. Dhe, gjithnjė e lėvizshme, si e gjallė (e di ju mund tė ēuditeni, por ėshtė mėse e vėrtet) erdhi, hyri brenda nė dhomė, u soll nėpėr dhomė nė lartėsinė e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalė. Ra mbi djalin qė flinte nė beshik... Djali bėrtiti dhimbshėm. Kur shkuam tė shohim - nga njė vijė tė hollė gjaku kishte nė hundė e nė buzė, qė lėvareshin teposhtė. Kokėn e kishte pak tė kthyer anash, pikėrisht andej nga ishte bartur gjaku...
Prej kėsaj ngjarjeje kaluan shumė vite. Tani Xh. u bė 7-8 vjeēar. Tash e kisha pėr gjini vajzėn tjetėr. Dhe tashmė nuk banonin mė Gazibabė, por patėm kaluar nė Topansko... Isha duke i thėnė gji vajzės, siē thashė. E ulur nė dysheme pranė djepit, vajza me gjithė djep e ofruar tek gjini. Disi ēlodhesha dhe shikoja shkujdesur nė oborr. Para kisha pompėn e ujit. Pranė saj - korita. Njė koritė e thellė betoni. Nė ēast, krejt befas, njė njeri me tė bardha ndodhej nė koritėn e pompės. Ishte krejt nė tė bardha. Zgurdullova sytė. Vetėm shikoi kėndej...Dhe zuri tė sharrojė teposhtė. Sharronte gradualisht, thua e pėrpinte toka. Nė ēastin kur u zhduk, kur sharroi tėrėsisht - njė tym i bardhė “gufoi” pėrpjetė. Tė nesėrmen kam shkuar pėr t’i dhėnė djalit tjetėr, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po nė atė vend Xh. 7-8 vjeēar m’u kishte sėmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atėherė e deri mė sot ai vuan nga epilepsia. Kurrė mė nuk u shėrua. Dhe u sėmurė pikėrisht aty ku, njė ditė mė parė, u duk e u zhduk, nė mėnyrė misterioze, njeriu nė tė bardha. Te korita, ku njė ēast mė parė laja rrobat, pranė pompės sė ujit... Gjithnjė besoj se sėmundjen e pashėrueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, qė buroi nga e panjohura dhe u zhduk nė tymin e bardhė e tė panjohur...
Edhe Naseri rrėfen si, disa herė, ka ndodhur tė priftojė dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalė askush nuk ishte. Madje, njė herė thotė e pamė unė dhe daja im M. B. Nga Ferizaj qė kishte ardhur pėr tė bujtur. Kur dolėm, nuk kishte asgjė nė ballkon, as nė oborrin qė shtrihej tej ballkonit, pos njė gjethe, qė s’ishte nga oborri ynė, qė ēuditėrisht prehej nė shkallė. Gjethe tė tilla ndodhen vetėm nė parkun qė ndodhet mjaft larg...
Kurse Halidja, mė vonė, na rrėfen se ende sot e kėsaj dite, vajzės sime mė tė vogėl, 12 vjeēare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza tė vogla e, siē thotė, me flokė tė gjata deri nėn bel. Flokėt e gjata e tė bardha, qė herė pas here ua bėjnė me dorė nė njėrėn anė. Dhe kur i paraqiten, vajza bėrtet, na tregon: ja, ja ku janė! Ato dy ēikat e vogla!...Qė, si i pėrshkruan ajo janė simpatike, por nuk flasin asgjė., pos qė herė pas here lajmėrohen nga e panjohura dhe zhduken prapė nė tė panjohurėn, duke i shkaktuar Gyldenit tė vogėl njė shqetėsim tė lehtė, kurse tė tjerėve njė preokupim, qė e panjohura nuk i lė t’ia gjejnė njė zgjidhje logjike...

Kur jemi tek anėtarėt e familjes, mendojmė se e vlen tė theksohet se edhe kryefamiljari i kėsaj familjeje, Tefiku, ka disa vite ėshtė paralizuar dhe i ėshtė marrė edhe goja. Tani shpeshherė i duket se ėshtė dikush nė shtėpi, por do tė tregoj e s’mundet dot, meqė, siē thamė, paraliza ia ka marrė edhe gojėn...Krejt ajo qė ai dėshiron t’ua rrėfejė tė pranishmėve -i takon tė panjohurės...
Dhe, siē thamė, kjo shtėpi ndodhet nė Shkup. Dhe, herė pas here, kėta njerėz e kėtė shtėpi e vizitojnė qenie misterioze, tė paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, qė, eventualisht, mund tė kenė dyshim nė tėrė kėtė qė u rrėfye besnikėrisht pėr shtėpinė e mbėshtjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, njė ditė, pa dyshim do t’i vizitojnė edhe ata dhe atėherė me siguri do tė binden, por atėherė domosdo do tė jetė vonė...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 5:56 pm

Vėrria e djallit!


Qenia e natės nė vendin e quajtur Vėrrie, sot e njėqind vjet mė parė, ka mbetur enigmė dhe pėr shkak tė saj as sot e asaj dite nuk mund tė ecet lirshėm bregut tė Vėrrisė. Nuk dihet saktė nėse Djalli i Gjarprit jeton aty, apo ėshtė zhdukur. Ajo qė thuhej se nė kraterin e njė shpelle ai kapėrdinte delet, ka tmerruar njerėzit...

Para njėqind vjetėsh, nė bregun e quajtur Vėrria, dy vetė, teksa zbrisnin nga mali, me ta kishte ecur fillimisht njė hije njeriu dhe pastaj hija ishte shndėrruar nė formė kafshe. I madhi i kishte bėrtitur hijes, por kjo nuk ishte larguar deri te vendi i quajtur Therra e Kulumrisė. Secili prej tyre kishte pranuar se ajo pamje u ishte shfaqur edhe netėve tė tjera... Por, askush nuk u kishte besuar. Madje, shumėkush nė fshat kishte thėnė: “Po i besoni filanit, a?!”.
Pas disa ditėsh tre tė tjerė, pėr kureshtje, kishin mėsyrė malin, duke marrė me vete edhe pushkėt... Me tė arritur te vendi i quajtur Kulumriat, qė shėnonte edhe fillimin e vendit tė quajtur Vėrria, hija kishte filluar t’i pėrcillte. Njerėzit i kishin folur, e mė pas edhe i kishin drejtuar pushkėt nga hija. Pas dhjetė metrash hija, nga njė pamje njeriu ishte shndėrruar nė gjarpėr, i cili kishte ecur barkas, duke krijuar zhurmė tė padurueshme. Pas pak kishte marrė pamje tjetėr... Krejt kjo i kishte pėrcjellė deri te maja e bregut tė Blinit, ku thuhej se ai e kishte nėn kontroll.

Djalli merr kontrollin!

Pas tre muajsh, figura qė u quajt Djalli i Gjarprit, filloi ta marrė nėn kontroll gjithė Vėrrinė bregore. Ai mbyti dy dele dhe i futi nė zgafelle. Pastaj, grabiti edhe dele tė tjera. Nuk dukej asgjė, por delet zhdukeshin! Natėn i pėrcillte njerėzit, por nuk u vėrsulej...
Nė kėtė mėnyrė, Vėrria mbeti djerrinė, sepse njerėzit nuk guxonin tė silleshin andej pari me bagėti.
Pas disa vjetėsh nė fshat erdhi njė i huaj, qė e kishte lėshuar fshatin e vet, sepse ishte nė bela me fqinjin e vet dhe kėrkoi strehim nė Vėrri. Fshatarėt i kishin treguar ngjarjen dhe problemin me Djallin Gjarpėr, por ardhacaku nuk u besoi. Nė natėn e tretė tė vendosjes aty, pronarit tė ri i ishte gjuajtur shtėpia me gurė tėrė natėn. Nė natėn tjetėr Djalli Gjarpėr kishte gjuajtur shtėpinė nga afėrsia. Pas njė jave tė gjuajtjes sė shtėpisė, ishte dukur vetėm si hije, me duar njeriu. Kur pronari ia kishte drejtuar pushkėn, hija ishte shndėrruar nė gjarpėr dhe kishte filluar tė zvarritej.
Ishte njė luftė e pėrnatshme me tė, sa pronari ishte lodhur. Kishte ftuar gjithė fshatin, gjahtarėt, por nuk kishin gjetur zgjidhje. Asnjėherė nuk kishin mundur ta gjuajnė me pushkė, sepse nuk u shkrepnin pushkėt! Ai, pastaj, kishte braktisur shtėpinė dhe e kishte lėnė Vėrrinė nėn mėshirėn e kohės. Prej asaj kohe Vėrria ėshtė e pasigurt pėr ecje dhe shėtitje...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga JK Tue Sep 02, 2014 6:24 pm

Nga pėrvoja mistike e njerėzve tanė
BUKUROSHJA E NATĖS

U ndal i zhgėnjyer. Nuk dinte ēfarė tė thoshte. Ēdo gjė i dukej si ėndėrr. “A ėshtė, vallė, e mundur qė mbrėmė tė kem quar dashuri me aq pasion me njė hije” -mendoi. Po, jo. Nė thellėsinė e qenies sė vet ndjeu se e donte, se nuk i vinte keq qė kjo gjė kishte ndodhur, qoftė edhe njė ėndėrr apo shpirti i saj tė ketė qenė. I kėrkoi falje gruas dhe u nis heshtas, i vendosur ta hulumtonte rastin gjerė nė fund. U ulė nė njė ulėse tė afėrt qė t’i mblidhte pėrshtypjet dhe tė vendoste ēka tė bėnte.

Nata, pėrplot hėnė, si e krijuar pėr shėtitje, gjersa voziste veturėn ngadalė nėpėr pylli e dendur prej frashri.
Ramit H. Nga Lubinja e Poshtme (Prizren) nuk mendonte asgjė tjetėr, pėrpos qė e pėrjetonte me kėnaqėsi atė natė tė mrekullueshme tė spėrkatur me hėnė tė argjendtė. Rruga e shtrembėr malore dukej posi gjarpėr i cili ngathtėsisht ishte shtrirė nėn hėnė. Kurse pylli, si nga ana e sipėrme, ashtu edhe nga ana e poshtme e rrugės, i jepte njė dukje fantastike tėrė atij pejsazhi. Vetėm ndonjė klithmė hutini dhe zhurma e prajshme e motorit thenin qetėsinė pėrkohėsisht e pastaj, pėrsėri, vendosej heshtja.
Nė njė ēast, 28 vjeēari Ramit H., vėrejti nė fund tė bėrrylit njė diēka tė bardhė, tė paqartė. Dhe gjersa mendonte e pėrpiqej t’ia qėllonte se ēka mund tė jetė, hija e bardhė ia bėnte me dorė dhe nė mėnyrė tė qartė dėshironte t’i tregonte qė tė ndalej. Pas njė vozitjeje tė shkurtėr, arriti pranė saj dhe pa vashėn me fustan tė bardhė:
-Mė falė, ju lutem -tha vajza, -a do tė mė merrni deri nė Reēan?
_Pse jo? -u pėrgjigj hareshėm djaloshi dhe hapi derėn qė bukuroshja e panjohur tė hynte nė veturėn e tij.
-Pėr ku je nisur nė kėtė kohė dhe pse je vetė? - e pyet Ramiti.
-Po shkoj nė ballo nė Reēan. Ishim me shoqėri, por nuk kishte vend nė veturė pėr mua dhe tė fejuarin tim, ndaj u nisėm nė kėmbė.
-Shumė interesant, -vėrejti djaloshi. -Po ku e ke tė fejuarin?
-A nuk e vėrjete vallė, se ai ishte ratė nė skaj tė rrugės? E ka zėnė gjumi. Do tė jetė shumė i befasuar kur tė shohė se nuk jam. E si do tė jenė tė befasuar shokėt kur tė mė shohin nė Reēan? -u pėrgjigj vasha me zė tė hareshėm e argėtues.
-Po, nuk ėshtė nė rregull, duhet tė ndalem e ta marrė edhe atė.
-Mos u brengos. A nuk tė mjaftoj vetėm unė? Ndoshta nuk po tė pėlqej?
-Uh, belbėzoi Ramiti, -je jashtėzakonisht e bukur, por nuk ėshtė korrekt kjo.
-Nuk ėshtė korrekte, por ėshtė tejet romantike, -tha vasha dhe e pėrqafoi me duart e saj tė buta vashėrore.
Ramiti ndjeu tėrė ngrohtėsinė dhe butėsinė magjike tė bashkudhėtares sė panjohur, ndaloi veturėn, dhe u kthye kah ajo, e shikoi vashėn e bukur dhe buzėt e tij u afruan drejt saj. Ndjente se po e humbte arsyen, se nga lumturia do tė alivanosej. “Kush po gajlohet tani pėr tė fejuarin” - mendoi. “Kėsi rasti tė jepet njė herė nė jetė. Nuk do ta lėshoj edhe njėqind tė fejuar tė saj tė mė ndeje,in tėrė jetėn!”
Kushedi sa kohė ka kaluar nė pėrqafim epshor tė bashkudhėtares sė stėrbukur e edhe sa do tė kalonte, sikur nė ndėrkohė, tė mos e zgjonte jehu i motorit, i cili vinte nga ana e kundėrt dhe shkonte drejt Lubinjės. E shikoi orėn dhe konstatoi se ishte njė pas mesnate.
-Uh...veē qenka vonė, duhet tė ngutemi - tha djaloshi.
Vasha vetėm buzėqeshi duke e puthur nėpėr faqe. E ndezi motorin dhe u nisėn. Balloja veē ishte nė kulminacionin e zhvillimit. Nuk i shkohej nė sallė. Dėshironte ta kishte sa mė pranė, ta kishte tėrė jetėn. Salla e madhe nė fshat vezullonte. Prej saj shpėrthente muzika dhe zhurma e madhe e tė rinjve, djem e vasha, tė cilėt argėtoheshin me afsh.
-E di ēka -tha Ramiti. -Mė sė miri ėshtė qė ne tė shkojmė deri te “MADERE” dhe tė pimė diēka.
-Okej! Ti nuk po humb kohė bukuroshi im...pranoi vasha dhe tė dy filluan drejt restorantit tė njohur tė kėsaj ana.
Djaloshi e mori pėr dore dhe, nėpėr grumbullin njerėzve tė rinj, qė argėtoheshin nė rrugė, e ēoi nė restorant. E zgjodhi vendin ku askush nuk do t’i shqetėsonte. Iu bė se tavolina nė qoshen e djathtė ishte si e krijuar enkas pėr tė, e edhe drita ishte ca e ngulfatur. Gjatė bisedės mėsoi se quhej Sanije H. Dhe se jetonte nė Drajēiq. Ndejėn gjatė pranė tavolinės duke ndėrruar shikime plot butėsi dhe duke ia ledhatuar duart njėri-tjetrit. Nė fund porositėn nga njė kafe, qė ndoshta do t’i freskonte qė tė mund tė qėndronin zgjuar e tė kėnaqeshin nė kėtė takim gjerė nė agim. Vasha pastaj propozoi qė tė shkonin gjerė nė sallė e tė vallėzonin sė bashku. U ngrit dhe nė atė moment derdhi filxhanin gjysmė tė zbrazur tė kafesė, i cili u rrokullisė dhe u ndal nė fustanin e saj tė bardhė. Kėrkoi nga kamarieri njė gotė ujė, ndoshta o tė mund ta hiqte njollėn. Provoi, por njolla edhe mė tej mbeti shumė e dukshme.
-S’ka problem -tha Sanije. Ndoshta nuk tė vjen turp tė mė ēosh kėshtu nė sallė. E kur tė shkoj nė shtėpi, i heq me varakin.
-Si? Tė turpėrohem me njė bukuroshe tė tillė? Tė ēoj edhe nė fund tė botės, vetėm tė jesh paranė meje.
Vallėzonin...Ritmi magjeps e marramendės i muzikės “ever-grin” i dehte shpirtrat e tyre. Ramiti fuqishėm e afronte pėr trupi tė dashurėn e vet tė papritur, gjersa bukuroshja magjepse zinte ritmin e muzikės, duke e puthur princin e saj. Teni i saj i bardhė, fytyra e pėrsosur nė harmoni me trupin e saj tėrhiqte shikimet kureshtare tė tė pranishmėve enė sallė. Kurse ajo, si nė trans, luante me princin e saj, duke i recituar vargjet e buta tė kėngėve nė veshin e djaloshit. Nė ēast, pėrnjėherėsh vasha u tėrhoq nga pėrqafimi i Ramitit. Shikoi orėn dhe tha:
-Duhet t’i gjej shokėt e mi, do tė brengosėn. Ora gati katėr e unė askund. Mė falė qė po ngutem t’i gjej... -dhe humbi nė grumbull.
Ramitit priste dhe ēuditej se si u zhduk ashtu befas. Priste... Tė pranishmit nė sallė u shpėrndanė dhe nuk mbeti askush, kurse ajo s’dukej kund. “Vallė, ku ka mundur tė shkoj?” - mendonte. “Sigurisht ėshtė kritikuar prej shokėve, ndoshta edhe i fejuari ka ardhur e tani ka probleme. Por, nesėr, patjetėr do ta kėrkoj nė Draēiq.”
Pas pritjes dhe kėrkimit tė kotė, Ramiti megjithatė vendosi tė shkojė nė Prizren, meqė duhet tė lajmėrohej nė punė nė njė organizatė ndėrtimore. Ishte punėsuar sė frikti dhe nuk dėshironte tė krijonte komplikacione tė padėshiruara.
TREGIME MISTIKE Bukuroshanates
Punonte, kurse mendjen krejtėsisht e kishte nė aventurėn e mbrėmshme tė ēmendur. Pas orarit tė punės, u drejtua pėr nė fshatin e afėrt tė vajzės sė pėrmendur dhe vendosi t’i kėrkonte sqarim pėr zhdukjen e saj tė papritur pa pėrshėndetje dhe pa kėrkuar falje. Priste s’paku se do t’i kėrkonte ndjesė. E pyeti pėr shtėpinė e saj njė grua nė moshė tė mesme, e cila me kovė nė dorė gjend nė rrugė. Gruaja i tregoi Ramitit se si shkohet te shtėpia e saj dh e pyeti se mos vallė po shkonte pėr ngushėllime. Ai, s’u pėrgjigj asgjė, por pak u befasua dhe mendoi se dikush i afėrt i paska vdekur. “Ja, zhdukja e saj e befasishme!” - mendoi. - Sigurisht e kanė lajmėruar mbrėmė se dikush nga tė familjes i ka vdekur.”
Trokiti nė derė. Ngriti kokėn dhe nė derė pa nekrologun me emrin saj.
-E pamundur! E pamundur qė sot tė ketė vdekur! -klithi dhe u zhgeh nė vaj djaloshi.
Nė atė moment u hap porta masive prej druri dhe doli gruaja, e veshur e tėra nė tė zezė. Djaloshi ai shpjegoi tėrė aventurėn e mbrėmshme, duke e shikuar gruan para vetes, e cila u shkreh nė rėnkim tė papėrmbajtur.
Duhet tė kesh gabim, bir. Vajza ime, Sanija, ka vdekur gati para ter muajsh bashkė me tė fejuarin e saj nė fatkeqėsi komunikacioni.
U ndal i zhgėnjyer. Nuk dinte ēfarė tė thoshte. Ēdo gjė i dukej si ėndėrr. “A ėshtė, vallė, e mundur qė mbrėmė tė kem quar dashuri me aq pasion me njė hije” -mendoi. Po, jo. Nė thellėsinė e qenies sė vet ndjeu se e donte, se nuk i vinte keq qė kjo gjė kishte ndodhur, qoftė edhe njė ėndėrr apo shpirti i saj tė ketė qenė. I kėrkoi falje gruas dhe u nis heshtas, i vendosur ta hulumtonte rastin gjerė nė fund. U ulė nė njė ulėse tė afėrt qė t’i mblidhte pėrshtypjet dhe tė vendoste ēka tė bėnte.
E luti djaloshin nga fshati me emrin Idriz I. qė ta dėrgonte nė varrezat e fshatit, duke i thėnė se ishte njė i afėrm i vashės se vdekur. Erdhėn nė fund tė varrezave, ku ishte varri me mbishkrimin e emrit tė saj nė pjesėn e sipėrme tė mermerit. E nė vet varrin - befasia: fustani i bardhė i guzhmuar nė mesė tė varrit!...
Ja, ky ėshtė varri i tė afėrmes tėnde. Pranoni ngushėllimet e mia! Vetėm nuk e kam tė qartė pse fustani i saj kėtu? Por ndoshta e ka sjellė nėna e saj e cila prej asaj dite qė vdiq ēmendet pėr tė, -tha Idrizi dhe u pėrkul ta ngriste fustanin.
-Po, ky ėshtė fustani i saj! -tha me zė tė pikėlluar, duke e shpaluar ngadalė me duar.
Nė atė ēast u shfaq njolla e freskėt e kafesė qė mbrėmė ishte derdhur nė “MADERA”.
-O jo! -klithi Ramiti dhe ra nė alivani pranė varrit tė saj.
Idrizit tė befasuar gjatė iu desh ta zgjonte nga alivania Ramitin, duke menduar se u alivanos nga pikėllimi pėr “tė afėrmen” e vet.
...Do tė mbetet fshehtėsi se si ndodhi e tėrė kjo. Por njė gjė ėshtė e qartė: 23 shtatori 1997 do tė mbetet i pashlyer nė kujtesėn e ramit H.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga JK Tue Sep 02, 2014 6:25 pm

ZĖRI I PANJOHUR NGA ASGJĖKUNDI

-Ēka jeni duke bėrė ju aty, hė? - u dėgjua njė zė qė vinte nga korridori. U ēova brof nė kėmbė. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dėgjuar diēka. Edhe pse e dija se ēka dėgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmė apo zė i artikuluar njeriu sepse po nė atė moment mu kujtua se e kisha mbyllur derėn. Pastaj, zhurma apo zėri (!?) i ngjante zėrit tė vėllait tonė Hadiut, i cili ndodhej, pra, nė Munih.



Ju uroj nga zemra sukses nė punėn tuaj. Diēka tė mrekullueshme keni bėrė. Tė gjitha pyetjeve qė mė mundonin tashmė sa vite arrita t’u pėrgjigjem duke iu falėnderuar “Mjellmės”. Kėto nuk ishin fjalėt e para, kėto ishin fjalėt e fundit qė na i tha K. A., njė djalosh 28 vjeēar (asokohe v.j.) nga njė lagje e Prizrenit. Njė mėngjes na vizitoi nė redaksi dhe pas njė kohe bisede tė lirė (njoftuese) e filloi rrėfimin e tij i cili mund tė jetė edhe njė nga dėshmitė shumta mbi tė vėrtetėn e padukshme jo vetėm atje diku...
“...ishte muaj i parė i verės, pasi e pėrfundova njė punė timen (e ndreqa njė gomėn tė biēikletės), mendoja me vete sa shpejt paska kaluar koha. Akrepat e orės kishin dalur nga njėzetenjėshi. Pasi i lava duart shkova ta mbyll derėn e oborrit, ngase s’besoja se do tė vije mė dikush. Ishte fundi i qershorit tė vitit ’87. nė shtėpinė tonė banonim nėna, dy motrat e mia ende tė pamartuara, unė dhe vėllai im mė i vjetėr, i cili kohė mė parė kishte shkuar nė Munih tė Gjermanisė, ku edhe punonte. Nuk kishte dy ditė qė kisha biseduar me tė nė telefon. Pritnim qė tė na kthehet diku kah mesi i korrikut, se dėshironim qė ta fejojmė.
Hyra brenda nė dhomė ku ishin tė dyja motrat e mia duke e shikura njė seri televizive, dhe nėna e cila ishte shtrirė tė pushojė ngase kishte kokėdhembje. Qė tė mos ua prish qetėsin e ndeza dritėn e korridorit, ndėrsa deerėn e dhomės sė errėsuar e lash tė hapur. Edhe unė i shtriva se ndihesha i lodhur. Pas njė kohe edhe pse sytė i kisha tė drejtuar nė ekranin televiziv, isha i thelluar nė mendime. Nė dhomė gjysmė tė errėsuar mbretėronte njė qetėsi e ciula nuk zgjati aspak mė shumė se mendimet e mia.
-Ēka jeni duke bėrė ju aty, hė? - u dėgjua njė zė qė vinte nga korridori. U ēova brof nė kėmbė. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dėgjuar diēka. Edhe pse e dija se ēka dėgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmė apo zė i artikuluar njeriu sepse po nė atė moment mu kujtua se e kisha mbyllur derėn. Pastaj, zhurma apo zėri (!?) i ngjante zėrit tė vėllait tonė Hadiut, i cili ndodhej, pra, nė Munih. Megjithatė pasi edhe motrat me shikim pohuan se kishin dėgjuar diēka, dola nė korridor dhe thirra: kush ėshtė? Pasi e vėrtetova se nuk ishte askush, u ktheve nė dhomė. U shtriva sėrish. Nuk kaluan mė tepėr se dy.tre minuta kur sėrish dėgjuam: “Ēka jeni duke bėrė ju aty?” kėtė herė motrat nuk mbeten tė heshtura por thirrėn: baci Hadi, dhe mė shikon tė habitura. Nuk dyshoaj mė se ishte fjala pėr vėllain tim Hadiun. -Baci Hadi, baci Hadi... e thėrrisja, ku je., pse fshihesh, po do tė na frikėsosh. Nė ato ēaste ishte zgjuar edhe nėna. Shikuam nė tėrė shtėpinė, por askund nuk kishte ndonjė gjurmė qė tregonte se ndodhet dikush tjetėr pos nesh aty. Tė njėtat fjalė i kishin dėgjuar edhe motrat, po ashtu dy herė. Megjithatė, ajo natė na kaloi nė habitje dhe asgjė mė e pazakonshme nuk ndodhi. Nėna ngapak filloi tė brengosej pėr vėllain dhe derisa ajo thoshte. Zoti e bėftė miė..., unė mendoja se nuk ka arsye tė brengoset dhe tė shqetėsohet nga gjėra besėtytnish. Mundohesha t’ia sqaroj prejardhjen e zėrit edhe pse vet e dija mirė se zėri erdhi nga asgjėkundi, po zėri i Hadiut, vėllait tim pėr tė cilin pas njė jave na lajmėruan se kishte vdekur nė njė fatkeqėsi tė komunikacionit nė Munih nė mes tė orės 21:00 dhe 22:00, para shtatė ditėsh, natėn kur unė dhe dy motrat ia dėgjuam zėrin qė erdhi nga asgjėkundi deri nė veshėt tanė. Apo, ndoshta e tėra ka qenė nė kokat tona!?
Disa muaj mė vonė nė bazė tė kėshillimeve tė dajės e vizitova njė hoxhė i cili mė tha se sikur tė mos pėrgjigjeshim nė zėrin tė cilin e dėgjuam, ndoshta nuk do tė ndoshta fatkeqėsia. Mė parė nuk i kam besuar kėtyre gjėrave, t’ua them tė drejtėn as tash nuk e di a tė besoj apo jo, por sikur tė kisha rast edhe njėherė qė tė kthehem dhe ta jetoj atė ditė tė kaluar tė qershorit ’87, nuk do t’i pėrgjigjesha zėrit nga asgjėkundi.”
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga JK Tue Sep 02, 2014 6:26 pm

HAKMARRJE NGA LARGĖSIA

Bota ku frymojmė ėshtė pėrplot sekrete. Ndodhitė e pazakonta qė manifestohen nė forma tė ndryshme, janė shpesh tė pakapshme pėr natyrėn e mendjes sonė. “Ēudirat nuk ndodhin nė kundėrshtim me natyrėn -thotė Shėn Augustini, por vetėm me atė qė ne e njohim si natyrė”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata qė nuk arrijmė t’i kuptojmė ato. Prandaj, vizitorė tė nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Mos ngurroni ta thoni tė vėrtetėn sepse ne ju kuptojmė...!


Rasti i Masar Kurtit, nga Peja, ėshtė rasti interesant dhe i veēantė nga raportet kriminalistike.
Masari u martua nė moshėn 35 vjeēare, me Elenėn, me tė cilėn ishte dashuruar qė nga vitet e shkollės sė mesme. Elena ishte bukur ndėrsa Masari mjaft i pasur. Ndoshta edhe kjo ishte arsyeja e vėrtet e martesės sė tyre. Masari kishte trashėguar pasuri te bollshme, sa qė nuk kishte nevojė tė shqetėsohej pėr mirėmbajtjen e familjes, prandaj dhe studioi dhe mbaroi dy fakultete: arkitekturėn dhe arkeologjinė.
Masari bėri shpejt famė, edhe si arkitekt edhe si arkeolog, sa qė iu ofruan oferta tė shumta pėr gjurmime nėpėr shumė vende tė botės. Gjithnjė udhėtonte bashkė me Elenėn. Nė fillim Elena ishte entuziazmuar nga kėto shėtitje, mirėpo, me kohė, kjo filloi tė kthehet nė monotoni. Masari ishte shumė i pasionuar pas profesionet sa qė, i humbur nė gjurmime, e harronte shpeshherė edhe Elenėn, megjithėse e dashuronte me shpirt.
Elena arriti ta bind disi Masarin, qė udhėtimin pėr nė Turqi, ta bėnte pa tė. Edhe pse atij ky veprim i bashkėshortes nuk i pėlqeu, megjithatė, vendosi ta respektoj dėshirėn e saj. Mirėpo, para se tė nisej, e paralajmėroi Elenėn, se ai gjithnjė do tė ishte pranė saj dhe se ajo do ta ndjente pranin dhe dashurin e tij nė ēdo hap. Dhe vėrtet, ajo e kishte njė ndjenjė se dikush ishte pėrherė i pranishėm nė hapėsirat e shtėpisė ku ajo banonte.
Fqinjėt, mė vonė, nuk dėshmuan as edhe njė fjalė kudėr Elenės sė bukur, edhe pse ishte i dukshėm flirti i saj me njė djalosh tė ri. Pėr fatin e keq tė saj, ajo atė e ftoi edhe nė shtėpi.
“Jashtė ishte gjithēka nė rregull. Koha shumė e bukur. Aroma e luleve dhekėnga e bilbilave dėgjojė kudo pėrreth. Unė ndjehesh e lirė, pasi ai ishte larg, dhe nuk kishte kush tė mė kontrollonte. Nė shtėpi, vėrtet ndjehej shpirti i tij, por kush kishte menduar se ai ėshtė i aftė pėr punė djajsh” - i dėshmoi Elena, mė pas policisė.
Hektor Drini, po ashtu arkeolog dhe mik i Masarit, qė ndodhej atė natė nė tė njėjtėn dhomė me tė nė Antalia tė Turqisė (pasi shpesh ishte pėrcjellės i tij i parė nė gjurmime arkeologjike), nėn betim, dėshmoi kėshtu ngjarjen:
“Ishte mbrėmje, rreth orės 9, kur fytyra e Masarit filloi tė duket disi e tendosur. Sytė filluan t’i humbasin shkėlqimin dhe dukej sikur i tretur nė kohė. Pastaj i mbylli dhe unė mendova se e zuri gjumi. Dhe sapo u bėra gati tė shtrihem edhe unė nė shtrat pėr tė pushuar, ai i hapi ata pėrsėri. Nė sytė e tij pashė lot. Ai po qante! U afrova mė pranė dhe nė sytė e tij vėrejta aq shumė shqetėsim sa u shtanga edhe vet nga habia, por nuk i thash asgjė. Papritura ai mu drejtua:
-Pėrfundimisht e bėra atė qė duhej bėrė, dhe tani pėr mua jeta mė nuk ka kuptim.
Pak qaste mė vonė, Masari i mbylli sytė pėrgjithmonė. E dėrgova personalisht nė spital ku u konfirmua vdekja e tij nga ataku nė zemėr.
Nuk ka asfare logjike qė ai nė ato qaste tė ishte larguar nga Antalia , e mė sė paku tė ishte kthyer pėr ne Pejė. Kjo ėshtė marrėzia mė e madhe qė mund tė mendohet. E pranoj, mė vonė mu dukė e ēuditshme ajo qė ai mė tha nė ato qaste, por nė esencė, ai nuk tha asgjė konkrete”- pėrfundon Hektori.
Atė mbrėmje kur Masari vdiq nė dhomėn e hotelit Metiterra, nė Antalia, bashkėshortja e tij, Elena e kishte ftuar nė shtėpi, studentin e ri, Mirush Lamen. Kishte pirė ndonjė gotė mė tepėr, dhe pėrkundėr ndjenjės se shpirti i tė shoqit ishte i pranishėm aty, ajo u gjet nė pėrqafim tė studentit tė ri.. Njė puthje, pastaj edhe njė tjetėr... dhe pėrfunduan nė shtrat.
Sipas dėshmisė sė Elenės, gjithēka rrodhi sikur nė ėndėrr dhe mė pas atė e kishte zėnė gjumi ose kishte humbur vetėdijen - nuk mund ta perceptonte saktėsisht. Por kur ishte kthjellur dhe i kishte hapur sytė e kishte parė tė shoqin. “E dita sė ėshtė shpirti i tij, pasi nuk fliste asgjė, vetėm mė vėshtronte vėngėr mua. Pastaj filloi tė qajė. Fėrkova sytė dhe brofa nė kėmbė. U drejtova kah banjoja pėr ta larė fytyrėn. Mendova se mos jam ende nė ėndėrr, mos e gjithė kjo ėshtė vetėm njė halucinacion ēasti. Pasi u qetėsova u ktheva sėrish nė dhomėn e gjumit me shpresė se hija e tij nuk do tė jetė mė e pranishme aty. Dhe derisa i afrohesha dhomės sė gjumit, dėgjova njė klithmė tė tmerrshme dhe njė rėnkim, ofshamė tė mbytur. E kuptova se ai ishte akoma aty.” - deklaroi Elena nė seancėn e parė hetimore. Pak kohė mė vonė Elena pėrfundoi nė njė klinik psikiatrike.
Sipas dėshmive tė Elenės para hetuesve, kur ajo kishte hyrė nė dhomė kishte parė hijen e burrit tė saj tė hedhur mbi studentin e ri. Pėr pak sekonda ai kishte arritur qė t’ia thyej qafėn dashnorit tė saj. E kishte shikuar Elenėn qė ēirrej e lemerisur tek dera e dhomės dhe si nėpėr mjegull ishte zhdukur. Elena ishte hedhur mbi trupin e dashnorit tė saj - tanimė tė pajetė. E kishte ndier ftohtėsinė e trupi tė tij. Ishte tmerruar dhe kishte lajmėruar policinė.
Dyshimet e para ishin hedhur mbi Elenėn. Por cili mund tė ishte motivi qė e kishte shtyrė kėtė grua tė bukur ta bėjė njė krim tė tillė? Dhe a kishte pasur ajo aq forcė sa t’ia thyej ashtu qafėn njė djaloshi tė ri e tė fuqishėm?... Dhe shumė shpejt u konstatua diēka e ēuditshme. Shenjat e dukshme tė gishtėrinjve mbi zinxhirin dhe qafėn e studentit Mirush Lama, pas ekzaminimit, rezultuan tė Masar Kurtit! Nė dhomė, por as nė gjithė shtėpinė, nuk u gjet asnjė dėshmi tjetėr. Rasti u pėrmbyll si rast i veēantė dhe i pazgjidhur - mister.
Si ishte e mundur vallė njė gjė e tillė! A kishte udhėtuar vėrtet shpirti astral i Masarit nga Turqia pėr ta vizituar tė dashurėn, dhe kur e kishte takuar ashtu, ishte ēmendur dhe kishte mbytur dashnorin e saj, e pastaj kishte ndėrruar jetė edhe vet? Apo ishte shpirti i Masarit (pasi kishte vdekur) i cili kishte udhėtuar pėr tu pėrshėndetur me gruan... dhe kishte shkaktuar kėtė vrasje? Apo ishte dora e tretė qė kishte kryer kėtė krim? Pyetjet ishin tė shumta, por pėrgjigjet mungonin!
Tė mos harrojmė se bota ku ne frymojmė ėshtė pėrplot sekrete. Ndodhitė e pazakonta qė manifestohen nė forma tė ndryshme, janė shpesh tė pakapshme pėr natyrėn e mendjes sonė. “Ēudirat nuk ndodhin nė kundėrshtim me natyrėn -thotė Shėn Augustini, por vetėm me atė qė ne e njohim si natyrė”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata qė nuk arrijmė t’i kuptojmė ato.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME MISTIKE Empty Re: TREGIME MISTIKE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi