♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KĖSHILLA PĖR TĖ RINJTĖ

Shko poshtė

   KĖSHILLA PĖR TĖ RINJTĖ 	 Empty KĖSHILLA PĖR TĖ RINJTĖ

Mesazh nga Naqja Shkodrane1 Tue Oct 20, 2015 2:35 pm

Mos e krahasoni kurrė veten me askėnd. Mos e paragjykoni veten.Si ēdokush, edhe ju keni pikat e forta, pikat e dobėta. As ėngjėjt nuk janė tė pėrkryer! Mos harxhoni kohėn me cdo gjė qė ju duhet tė bėni, por pėrqėndrohuni tė zbuloni prirjen tuaj, talentin tuaj, dhe zhvilloheni mė tej, zhvilloheni pa ndalur, zhvilloheni me pėrkushtim. Tė tjerat lerjani kohės.

Dhe nė cdo rast, synoni tė bėni gjėrat qė dini t’i bėni mė mirė dhe sidomos gjera qė doni tė bėni mė shumė. Nuk mjafton vetėm besimi pėr tė arritur synimet nė jetė.. Besimi tek vetja, thotė Viktor Hygo, ėshtė fuqia e dytė. E para ėshtė “TĖ DUASH”. Vetėm kėshtu, vetėm duke dashur, do arrish tė kesh jetėn nė njė rend dhe trend pozitiv, ku gjithēka, edhe kohėn, edhe punėn, edhe jetėn, edhe dashurinė, do tė mund t’i kesh nė kontroll..


Ne cdo situate buzeqeshni! Jo sepse jeta nuk ka veshtiresi dhe probleme. Jo sepse jeta shkon vaj dhe shpesh nuk eshte mizore. Jo sepse erresira shpesh nuk sundon shpirtrat tane. Por sepse, megjithate, eshte bukur te ekzistosh; eshte magji te jetosh dhe dashurosh pavaresisht fatit te keq dhe pervojave; buzeqesh sepse ti ke zgjedhur te luftosh per te qene i lumtur; sepse ke kurajo te jesh mirenjohes; mirenjohes per gjerat e mira qe ke; mirenjohes qe, pertej problemeve, jeta te ka kursyer disa probleme te tjera, qe nuk i ke por mund ti kishe; buzeqesh, qe fytyra jote e lumtur, duke ndjekur zemren e gezuar, te duket si drite; drite e bardhe mes erresires…

.Asgjė nuk ndodh rastėsisht, por ndodh pėr njė arsye tė caktuar, pjesė e sė cilės jeni edhe ju... Ju jeni njėherėsh shkak edhe pasojė e gjithēkaje ndodh nė jetėn tuaj. Vlerėsoni detajet.Vleresoni ēdo personazh qė ndeshni nė rrugė dhe merrni seriozisht mendimet e tyre, arritjet e tyre, talentet e tyre. Mes tyre do tė ketė patjetėr njerėz qė mendojnė dhe ndjejnė si ju.. Kėta do t’ju vlerėsojnė dhe ndihmojnė tė ecni pėrpara...

Vlerėsoni edhe ju tė tjerėt pėr atė cka janė realisht, jo pėr atė ēfarė duken. Shpirti njerėzor ėshtė pjesa qė nuk duket e ajsbergut tek njeriu. Pjesa mė e madhe dhe me e rėndėsishme e tij. Ndjesitė e tė tjerėve janė tė pakapshme nga shqisat tona... keshtu qė pėrpiquni shumė tė kuptoni personalitetin e tyre, ndjenjat e tyre, duke synuar pėrtej asaj ēfarė duken, veshin, thonė dhe mėnyrės si e thonė...Duhet tė jeni dashamirės nė vlerėsimet pėr ta, pėrshkrimet, sugjerimet; kujdesuni te kuptoni nevojen e tyre per tu ndier te vleresuar, dhe.. mos kurseni dashurinė, mirėsinė, ėmbėlsinė pėr njerėzit qė ju rrethojnė, per miqte, bashkėpunėtoret dhe partnerėt..

Mos shpėrfillni kurrė thirjet e zemres. E mundishme, por kjo eshte rruga ku duhet te shkoni: me e mira, me e drejta, me e verteta, me e sigurta. Ju jeni copėza energjie jetėsore, tė destinuara tė digjeni pėr ketė gjė, per kėtė rrugė, per kėtė drejtim. Kjo ėshtė rruga e ėndrrave, permbushja juaj; arsyeja pse ekzistoni..pse jeni thirur, pse jeni kėtu...Dhe ne kete rrugetim, mos rreshtni sė ėndėrruari, mos rreshtni sė shpresuari, mos ndaloni kurrė nė besimin tuaj, pėr asnjė arsye. Sepse jeni nė drejtimin e duhur...

Jini tė sinqertė! Gjithmonė! Jeta nuk ėshtė thjesht njė dhuratė pėr ju; jeta ėshtė njė provė. Sepse ėshtė njė provė, keni detyrim te perpiqeni dhe luftoni, pa pushim, por ēdo herė duhet tė jeni te ndershėm me veten tuaj, me njerėzit tuaj, me tė gjithė…. Gjithkush ju do tė sinqertė! Ndaloni frymen nje moment dhe pėrfytyroni c’zhgėnjim do tė jeni pėr njerėzit, nėse ata kuptojnė qė nuk jeni tė sinqertė me ta. Njerėzit qė ju rrethojne duan ndershmerisht tė vėrtetėn prej jush. Mendoni qe ne cdo rast, cdo njeri dėshiron tė dėgjojė nga goja juaj vetėm atė. Dhe mos harroni kurre qe sinqeriteti ėshtė themeli i karakterit tuaj dhe Ju vetė jeni shumatorja e opinioneve qė kanė tė tjerėt pėr Ju...
Naqja Shkodrane1
Naqja Shkodrane1
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1308
Vendndodhja Vendndodhja : Angli
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/10/2015
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi