♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si mund tė pėrgjigjet Kushtetuesja pėr ēėshtjen e mandatarit!?

Shko poshtė

Ja si mund tė pėrgjigjet Kushtetuesja pėr ēėshtjen e mandatarit!? Empty Ja si mund tė pėrgjigjet Kushtetuesja pėr ēėshtjen e mandatarit!?

Mesazh nga Ylli Mon Jun 23, 2014 1:58 pm

Publikuar: 18:17 / 21.06.2014

Ja si mund tė pėrgjigjet Kushtetuesja pėr ēėshtjen e mandatarit!? Ja-si-mund-t-euml-p-euml-rgjigjet-kushtetuesja-p-euml-r-ccedil-euml-shtjen-e-mandatarit_hd

Burime nga Gjykata Kushtetuese kanė thėnė pėr Gazetėn Blic se Gjykata Kushtetuese e Kosovės i ka tri opsione se si tė pėrgjigjet presidentes sė vendit, Atifete Jahjaga, pėr ēėshtjen e mandatarit pėr formimin e qeverisė sė re.

Sipas kėtij burimi, opsioni i parė ka tė bėjė me atė se Gjykata Kushtetuese mund t’i rekomandojė presidentes Jahjaga qė mandatar tė caktohet kandidati i partisė qė ka fituar mė sė shumti vota nė zgjedhje, nė kėtė rast kandidatit tė PDK-sė, Hashim Thaēit.

Sipas kėtij opsioni, nė rast se brenda 15 ditėsh ky kandidat nuk mund ta formojė qeverinė, atėherė propozohet kandidati tjetėr qė i ka 10 ditė afat ta bėjė qeverinė, sipas tė njėjtės procedurė. Pra, qė prapė partia e parė ta ketė tė drejtėn ta bėjė qeverinė.

Ky, ndėrkaq, ka qenė edhe argumenti i vazhdueshėm i njerėzve tė Partisė Demokratike tė Kosovės. Edhe juristėt e kėsaj partie, si Arsim Bajrami e Hajredin Kuēi, vazhdimisht janė thirrur nė kėtė pikė.

Opsioni i dytė, sipas kėtij burimi brenda Gjykatės Kushtetuese, ka tė bėjė me njė interpretim tė “ndėrmjetėm”. Ky opsion nėnkupton qė mandatari i parė tė jetė partia e parė, pra PDK, e cila ka 15 ditė kohė tė bėjė qeverinė, dhe nėse nuk arrin, atėherė tė drejtėn e formimit tė qeverisė e ka partia e dytė, qė ka afat 10 ditė.

“Ky ėshtė opsioni mė i mundshėm qė tė ndodh, pėr faktin se ėshtė njė lloj ‘kompromisi’ dhe nė anėn tjetėr ėshtė njė praktikė parlamentare thuajse nė shumicėn e vendeve, ku ka sistem parlamentar tė qeverisjes. Prandaj, edhe anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese mund tė thirren nė praktika tė ndryshme parlamentare”, tha ky burim i Gazetės Blic.

Dhe, opsioni i tretė, sipas kėtij burimi, Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojė ēėshtjen e mandatarit pėr formimin e qeverisė qė kush e ka shumicėn nė Kuvend, pra edhe ta bėjė qeverinė.

“Nė kėtė situatė, Gjykata Kushtetuese mund tė mbėshtetet nė nenin 84, pika 14 tė Kushtetutės sė Kosovės, duke ia dhėnė mundėsinė qė partitė e koalicionit LDK- AAK-Nisma ta formojnė qeverinė, sepse e kanė edhe shumicėn nė Kuvend, natyrisht edhe me mbėshtetjen e Vetėvendosjes”, shton burimi.

Pas zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare tė 8 qershorit, PDK doli si partia e parė, duke fituar 30 qind, mirėpo, partitė tjera, LDK, AAK e Nisma, e bėnė njė marrėveshje pėr bashkėqeverisje, duke e nominuar pėr kryeministėr Ramush Haradinajn dhe duke e lėnė kėshtu jashtė loje PDK-nė e Hashim Thaēit.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, qė sipas Kushtetutės sė vendit duhet ta caktojė kandidatin pėr ta bėrė qeverinė, nuk e bėri kėtė veprim krye nė veti, por kėrkoi interpretim tė kėsaj ēėshtjeje nga ana e Gjykatės Kushtetuese tė vendit.

Ndėrkohė, para disa kohėsh kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Enver Hasani, e kishte botuar njė komentuar, ku shpjegohet mė detajisht Kushtetuta e Kosovės dhe nė bazė tė kėtij komentuari, mandati pėr ta formuar qeverinė i takon vetėm partisė apo koalicionit qė ka fituar mė shumė vota nė zgjedhje. Mirėpo, neni 84, pika 14 e Kushtetutės sė Kosovės, e thotė tė kundėrtėn, ku thuhet se presidenti e cakton mandatarin e partisė apo koalicionit qė ka shumicėn nė Kuvend. /Gazeta Blic/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi