♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn?

Shko poshtė

Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn? Empty Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn?

Mesazh nga Ylli Wed Jun 11, 2014 2:09 pm

Bota Sot | 11.06.2014 11:22 • Nijazi MUHAMEDI

Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn? Largea_nijazi-620x3301402478886

Kushtrimimi i opozitės kosovare pėr emergjencė demokratike nė situatėn paselektorale,qė solli homogjenizimin e saj rreth njė blloku tė strukturuar nė koalicion tė gjerė,ose koalicion tė madh me LDK-nė si parti hegjemone nė krye tė koalicionit,pėrbėn njė ndėrhyrje demokratike tipike pėr tė kapėrcyer situata “emergjencash” demokratike tė kėtilla.Ndjeshmėria pėr tė ndėrhyrė nė kėtė situatė nė kėtė mėnyrė kujtoj me shumė tė drejtė qė pėrbėn veprimin mė tė menēur dhe politikisht mė pragmatik tė opozitės kosovare,aq mė tepėr se kjo erdhi si njė ndėrhyrje e parė , do tė thosha, e pamėsuar, e pashtytur nga jashtė,pra,njė ndėrhyrje autonome e faktorėve tė jetės politike kosovare, dhe qė mund tė konsiderohet si njė shenjė e njė maturie politike kosovare tė denjė pėr respekt. Replika ndaj kėsaj qė erdhi nga qeveria nė ikje pėrmes profesorit tė juridikut,H.Kuēi ,i cili u thirr nė Kushtetutėn,tregoi se nė kėtė hutim tė mendjes sė tyre pėrballė njė veprimi tė esėlluar tė opozitės,dolėn vetė tė nxituar e jo “opozita”,prandaj ėshtė qeveria nė ikje qė duhet ta lexojė mirė kushtetutėn dhe praktikat krahasimtare tė mandatimeve dhe tė mos e gėnjejnė mė tej veten dhe tė tjerėt se Kushtetuta do ta bllokojė nismėn qė ka marrė “opozita” pėr tė bllokuar kėta qė janė nė ikje dhe morėn tė vijnė prapė. Koalicioni i gjerė,ėshtė e kuptueshme,tash pėr tash,ėshtė akt,veprim politik qė nuk mund tė censurohet nga Kushtetuta,kurse ata qė e kanė bėrė kėtė akt e dinė fare mirė se institucionalizimi i tij juridik do ndjekė procedurat normale institucionale,parlamentare qė i parasheh kushtetuta,duke pritur radhėn e mandatimit qė do t’i vijė fituesit tė dytė tė zgjedhjeve nė Kosovė,LDK-sė,pasiqė fituesi i parė i zgjedhjeve,PDK dhe koalicioni i certifikuar sipas ligjit si koalicion parazgjedhor brenda afatit tė paraparė kushtetutshmėrisht, do t’ia kthejė mandatimin Presidentes me arsyetimin se nuk ka mundur tė krijojė shumicėn parlamentare,respektivisht qeveritare,e kjo ėshtė njė fakt qė dihet qė tani se do ndodhė kėshtu me mandatarin e parė. Koalicioni i gjerė,i krijuar nga partia e dytė fituese,LDK-ja,ėshtė koalicion paszgjedhor qė nuk kalon nėpėr procedura tė certifikimit juridiko-kushtetues paraprak,kurse kushtetuta nuk e pengon formulėn e zgjedhur pėr krijimin e shumicės qeveritare nga ana e partisė fituese,pra,nuk e pengon fituesin tė mos zgjedhė pėr kryeministėr njė anėtar nga ndonjėra parti tjetėr e lidhur nė atė koalicion,si ka bėrė nė kėtė rast LDK-ja me propozimin pėr Ramush Haradinajn,as nuk mund tė pengohet si ėshtė bėrė zgjedhja e kabinetit qeveritar, ashtu si janė marrė vesh anėtarėt qė kanė bėrė koalicionin. Ėshtė poashtu e kuptueshme se Presidentja formalisht do t’ia japė mandatin pėr krijim tė shumicės qeveritare partisė sė dytė fituese,LDK-sė pėrmes kryetarit tė saj,gjegjėsisht pėrmes bartėsit tė listės tė partisė sė dytė fituese,Isa Mustafės,e jo Ramush Haradinajt,qė do tė thotė se komunikimi “kushtetues” me Presidenten,nė fazė tė parė, kalon pėrmes kryetarit tė LDK-sė,pas kthimit tė mandatit nga ana e PDK nga pamundėsia pėr tė krijuar shumicėn qeveritare. Nė praktikat krahasimtare tė mandatimeve tė partive fituese(Belgjikė,Norvegji)koalicionimi nuk ėshtė aq nė duart e lira tė partisė fituese,por,thėnė kushtimisht,censurohet nė disa aspekte nga ana e “mediatorit’ tė mbretit(Belgjikė),ose nga kryetari i parlamentit(Norvegji),i cili i evaluon parakushtet e krijuara dhe motivet pėr koalicionim dhe parametrat e tjerė demokratikė qė duhet t’i respektojė njė koalicionim pėr tė mirė tė vendit dhe tė demokracisė. Replikat e tjera qė pasuan mė pas nga dy profesorė,A.Kuēi dhe Dr.Arsim Bajrami se fituesi i parė,PDK-ja, mund tė shpallė zgjedhje tė reja ėshtė fare e paqėndrueshme si mundėsi kushtetuese,dhe atėherė pikėrisht shkilet rėndė Kushtetuta e Kosovės,se mund tė cilėsohet si veprim arbitrar,njė lloj puēi autoritar.Kjo pėr arsye se partia e parė fituese qė kthen mandatin se nuk mund tė krijojė shumicėn parlamentare,nuk mund tė ēojė vendin nė zgjedhje tė reja me vendim tė vetin arbitrar dhe jashtė vendosjes sė saj nė parlament.Pra,propozimi i PDK-sė nė njė situatė tė tillė, do tė mund tė hidhej poshtė nė Parlament me votat e shumicės qė tash i ka siguruar “opozita” .Madje,edhe nė demokracitė parlamentare ku shpėrndarja e parlamentit ėshtė nė duart e presidentit tė vendit,nuk mund tė ndodhė njė shpėrndarje e parlamentit pa argumente tė forta se njė krizė e kriijuar politike duhet t’i kthehet popullit pėr ta zgjidhur pėrmes zgjedhjeve tė reja. Kėtu,me kėtė rast,nuk bėhet fjalė pėr krizė;kurse ndėrhyrja eventuale e PDK-sė, kur nė rast tė mossigurimit tė shumicės,vendi tė shkojė nė zgjedhje tė reja,duke “e penguar” Presidenten qė mandatimin pėr krijimin e qeverisė t’ia kalonte partisė sė dytė fituese,si e parasheh Kushtetuta(pra,LDK-sė),ky do tė ishte akt i vėrtetė kundėrkushtetues,njė akt i ndėrhyrjes “alla afrikanēe”…
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn? Empty Re: Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn?

Mesazh nga Ylli Wed Jun 11, 2014 3:36 pm

Kushtetuta “dėrgon” drejt zgjedhjeve tė jashtėzakonshme
Publikuar: 14:27 / 11.06.2014


Kush pritet tė gabojė tė shkelė Kushtetutėn? Kushtetuta-ldquo-d-euml-rgon-rdquo-drejt-zgjedhjeve-t-euml-jasht-euml-zakonshme_hd

Vendosmėria e krerėve tė LDK-sė, AAK-sė, NISMA-sė, si dhe Lėvizjes Vetėvendosje, qė ta “pensionojnė” kryeministrin nė largim, Hashim Thaēi, sipas analistėve, mund tė ndikojė qė vendi tė shkoj nė zgjedhje tė jashtėzakonshme. Sipas tyre, interpretimi i dyanshėm i Kushtetutės, ka prodhuar njė gjendje tė paqartė.
Analisti Halil Matoshi, ka thėnė pėr Telegrafin se pas marrėveshjes nė mes tri partive politike (LDK-AAK-NISMA), ėshtė krijuar njė situatė goxha problematike.

Sipas tij, kemi tė bėjmė me dy tabore tė cilat interpretojnė Kushtetutėn e Kosovės nė mėnyra tė ndryshme, duke shtuar se marrėveshjet politike janė legjitime dhe nė bazė tė tyre mund tė veprohet.

“Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ka ardhur nė pozitėn e saj si pasojė e marrėveshjes, aso kohe, nė mes tri partive politike (LDK,AKR PDK). Enver Hasani nė komentarin e tij, bėrė kėsaj gjendje, po e thotė tė kundėrtėn me kėtė qė ka ndodhur me rastin e Presidentes. Nėse i referohemi nenit 95.1 i Kushtetutės sė Kosovės, ka tė bėjė me shumicėn parlamentare, e jo me atė zgjedhore. Koalicioni qė arrin tė ketė 61 deputetė, atėherė ata kanė tė drejtė ta formojnė qeverinė. Partia e Thaēit po pėrballet me njė bllok i krijuar nga opozita, qė po dėshiron tė formojnė qeverinė pa partinė e tij”, ka thėnė Matoshi.

Madje Matoshi, ka deklaruar se nėse interpretimi i gjykatės kushtetuese e pamundėson njė qeveri tė pėrbėrė nga LDK, AAK dhe Nisma, vendi shumė lehtė mund tė shkoj pėrsėri nė zgjedhje.

Analisti Krenar Gashi, ka deklaruar se iniciativa e partive politike: LDK, AAK dhe NISMA, e cila ka rezultuar me marrėveshje nė mes tyre pėr formimin e qeverisė, nuk ėshtė antikushtetuese dhe e pamoralshme.

Megjithatė, sipas tij, gjendja e krijuar ka prodhuar njė situatė e cila ėshtė konfliktuoze, pėr shkak se kemi tė bėjmė me interpretimin e Kushtetutės, praktikat institucionale dhe parimet e demokracisė.

“Kushtetuta e parasheh qė ata qė e kanė shumicėn e numrave nė Kuvendin e Kosovės, ta marrin mandatin pėr formimin e qeverisė, ndėrsa praktika institucionale tek ne ka qenė, qė partia fituese e zgjedhjeve tė mandatohet qė ta formoj qeverinė”, ka theksuar ai.

Ndėrsa i pyetur se si do tė dilet nga ky ngėrē, Gashi ka thėnė se, nga situata e krijuar, pret qė vendi t’i nėnshtrohet edhe njėherė procesit zgjedhor. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi