♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hashim Thaēi nuk ėshtė themeluesi i UĒK-sė

Shko poshtė

Hashim Thaēi nuk ėshtė themeluesi i UĒK-sė Empty Hashim Thaēi nuk ėshtė themeluesi i UĒK-sė

Mesazh nga Ylli Mon May 26, 2014 4:46 pm

Bota Sot | 26.05.2014 10:51 • Nehat SHAQIRI

Hashim Thaēi nuk ėshtė themeluesi i UĒK-sė Largea_27_04_13_93389_hashim1401094286

Kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ėshtė themeluesi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), tė paktėn kėshtu thotė njė dokument i shtetit zviceran.

Nė raportin e shėrbimit sekret tė Zvicrės tė vitit 1998 “Mbi gjendjen nė Kosovė”, prezantohen fakte diametralisht tė kundėrta nga ato qė prezantohen nė biografinė e Thaēit, siē shkruan nė faqen e internetit tė Kryeministrisė se: “Z. Hashim Thaēi ėshtė ndėr themeluesit kryesorė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (1992)”.

Ish eprori i lartė i UĒK-sė, G2, UĒK-TMK dhe pjesėtarėi i Shėrbimit informativ tė Kosovės (SHIK), Naim Miftari thotė pėr gazetėn “Bota sot” se, edhe mė parė ka thėnė se Hashim Thaēi nuk ėshtė themeluesi i UĒK-sė, por sipas tij ėshtė shkatėrruesi dhe demobilizuesi i saj. Kjo ėshtė e vetmja Ushtri qė i dorėzoi armėt ende pa pėrfunduar lufta, dhe ende pa e liruar territorit tė njė shteti (Kosovės).

“Dihet mirė se roli i Hashim Thaēi ėshtė rrit gjatė konferencės sė Rambujes, ku me ndihmėn e DGSE-sė (Shėrbimi Sekret i Francės), dhe me lidhshmėrinė qė e ka ky shėrbim me Shėrbimin sekret serb e cila njihet edhe si shėrbim proserb, Hashim Thaēi dihet botėrisht se ka qenė agjendė i Shėrbimit francez dhe ka tė dhėna publike mbi kėtė lidhshmėri. Dihet shumė mirė se, rrėnjėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės burojnė nga vetė populli dhe si bėrthamė ėshtė grupi prej 53 vetave qė nė vitin 1991 ushtruan dhe nga ushtarakėt shqiptarė nė malin Dajt, nė kasarnėn e Surellit nė Shqipėri”, thotė Miftari.

Miftari pohon se, dihet shumė mirė se nė kėto grupet e para kanė qenė edhe shtyllat kryesore tė UĒK-sė pas kėsaj kohe, duhet tė cekim se nė kėtė grup kanė marr pjesė Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Sali Ēekaj, Murat Jashari e shumė tė tjerė, ku si koordinator i kėtyre grupeve ka qenė Sali Ēekaj, Imer Berisha, Fehmi Agani.

“Kjo ka qenė themeli i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ndėrsa Hashim Thaēi nė kėto ndodhi nuk pėrmendet askund, ndoshta pėrmendet ma vonė vetėm pėr faktin se i ka luftuar tė gjithė kėta njerėz. E kaluara e Thaēit ėshtė e panjohur dhe e kamė thėnė publikisht se as 20% nuk e njohim kryeministrin tonė i cili po e udhėheq shtetin. Do jetė e dhimbshme nėse nė tė ardhmen do tė dalin tė dhėna tjera negative tė verifikuara, shumė ma tė rrezikshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn e sidomos pėr UĒK-nė. Sa e ka dashur UĒK-nė, Hashim Thaēi tregon marrėveshja K-90 nė vitin 1990 ku shumica e ushtarėve u lanė rrugėve, u gėnjyen, u shantazhuan, u ēarmatosėn dhe u kriminalizuan nga vetė Thaēi me kompaninė e tij, e cila nuk njihet ndonjėherė qė ka marr pjesė nė operacionet e UĒK-sė kundėr ushtrisė okupatore serbe”, thekson Miftari.

Themeluesit kryesor tė UĒK-sė janė Zahir Pajaziti, Adem Jashari e Sali Ēekaj, thotė pėr gazetėn “Bota sot” analisti politik Gazmend Islami.

“Po bėrthamat e grupeve tė para tė armatosura kanė filluar qysh herėt me ēetėn e Llapit ku ky grup kishte ndarė mendjen tė luftoj Serbinė, gjithashtu nga vitet 90 deri kah viti 93 vepronin disa grupe tė armatosura tė ndara nė disa rajone si nė Llap, Drenicė, Dukagjin. Mund lirisht tė themi se Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Sali Ēeku janė si themeluesit kryesor tė UĒK-sė”, thotė Islami.
Islami pohon se, Hashim Thaēi, Xhavit Haliti, Azem Syla e Kadri Veseli, pėrmes SHISH-it shqiptar, krerėve tė UĒK-sė ju kanė bėrė kurthe duke i qitur nė prit dhe duke i burgosur, me qėllim pėr tė marr primatin e tė parit.

“Ka propaganda tė fuqishme tė grupeve tė caktuar qė Hashim Thaēin ta qesin nė krye tė UĒK-sė, por krejt historia e saj tregon tė kundėrtėn kėtė mund ta dėshmojnė Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimaj, Nait Hasani. Pra Hashim Thaēi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli kėta nuk ishin kurrė themeluesit e UĒK-sė, kėta pėrmes SHISH-it shqiptar krerėve tė UĒK-sė ose ju bėnė kurthe siē i qiten nė prit ose i burgosen pėr tė marr primatin e tė parit. Me ardhjen nė pushtet tė njerėzve tė ndershėm mund tė shkruhet historia e re e Kosovės e pa ndikuar nga politika”, thotė Islami.

Mė poshtė janė grupi i parė dhe grupi i dytė i pjesėtarėve tė UĒK-sė, qė janė ushtruar nė Shqipėri.
Grupi parė:


Sali Ēekaj; Zahir Pajaziti; Ahmet Hoxha; Bashkim Leci; Zymer Lulaj; Kadri Gubetini; Ismet Ēerkini; Artan Gjini; Arsen Hamiti; Fatmir Racaj; Ibush Metushi; Agron Tushi; Fatmir Fejzullahu; Hysni Mehmeti; Afrim Zena; Hysen Agushi; Vehbi Zeqiri; Besim Shehu; Ramiz Ramadani; Halil Halili; Rushan Teneqja; Ahmet Zeqiri; Rexhep Luma; Minush Luma; Sedat Osmani; Ramadan Pajaziti; Shemsi Krasniqi; Remzi Mehmeti; Selami Hasani; Agim Demnika; Ekrem Matoshi; Sami Hasani; Sami Vishi; Azbi Veliu; Ali Guri; Musa Shabani; Ajet Shala; Sejdi Sula; Milazim Miftari; Shaip Haziri; Fadil Begu; Mefail Vishi; Shemsedin Sulejmani; Milaim Gerbeshi; Rexhep Ilazi; Islam Visoka; Ilmi Topalli; Ylber Topalli; Xhevat Qerimi; Bashkim Thaēi; Bajram Kadriu; Shefqet Brajshori; Bajram Miftari.

Lista e 54 emrave nga grupi i dytė i gueriles shqiptare
Adem Jashari; Ilaz Kadriu; Osman Ferizi; Avni Zymeri; Adem Maksuti; Shaqir Salia; Avni Rama; Sami Tahiraj; Shkelzen Gjonaj; Naim Gubetini; Xhavit Gubetini; Lutfi Jonuzi; Ramadan Begu; Ilmi Peci; Shahin Bejtollahu; Hasan Ferizi; Ejup Murseli; Isa Xhaferri; Naser Jakupi; Jakup Limani; Sait Jashari; Bujar Zeneli; Nazmi Bajrami; Beqir Saiti; Orhan Ibrahimi; Bujar Hazizi; Faton Gajtani; Shemsi Zeqiri; Samet Rrahmani; Adem Derguti; Muharrem Bobaj; Ferat Ēerkezi; Ahmet Berisha; Murat Jashari; Ilmi Bajrami; Fatmir Staveleci; Nuri Bexheti; Shaip Azemi; Fikret Halili; Selman Rreci; Kenan Kelmendi; Qenan Aziri; Fadil Kadria; Isuf Ismaili; Ekrem Sheholli; Dritan Restelica; Fehmi Beqiri; Hamdi Jaha; Ymer Aliu; Mehmet Breznica; Jahi Zeqiri; Zenullah Voca; Halil Palloshi; Faris Xhemaili.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi