♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Minoriteteve u hiqet vota e kualifikuar, votohet FAK-u

Shko poshtė

Minoriteteve u hiqet vota e kualifikuar, votohet FAK-u Empty Minoriteteve u hiqet vota e kualifikuar, votohet FAK-u

Mesazh nga Ylli Mon May 05, 2014 4:40 pm

Publikuar: 15:50 / 5.05.2014

Minoriteteve u hiqet vota e kualifikuar, votohet FAK-u Minoriteteve-u-hiqet-vota-e-kualifikuar-votohet-fak-u_hd

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe ai i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa janė pajtuar qė tė martėn ta procedojnė njė projektligj nė Kuvendin e Kosovės, pėrmes tė cilit minoriteteve u hiqet e drejta pėr votė tė kualifikuar (2/3), pėr ligjet qė nuk kanė tė bėjnė direkt me ta, sikurse ėshtė ligji pėr shndėrrimin e FSK-sė nė FAK.

Pasi tė miratohet ky ligj, dy liderėt janė pajtuar qė ta procedojnė tutje ēėshtjen e Forcės sė Armatosur tė Kosovės, e pastaj tė shkohet nė zgjedhje tė parakohshme me shpėrndarje tė Kuvendit tė Kosovės.

Kėshtu ka bėrė tė ditur njė burim i Gazetės Blic, i afėrt me takimin e sotėm tė liderėve tė vendit, me ambasadoren amerikane Tracy Ann Jacobson.

Shtohet se kjo marrėveshje ėshtė arritur ndėrmjet Hashim Thaēit e Isa Mustafės, por qė ėshtė pajtuar edhe kreu i AAK-sė, Ramush Haradinaj dhe ėshtė arritur edhe nė prani edhe tė ambasadores amerikane.

Gjithashtu, thuhet se, njė marrėveshje e tillė pritet ta ketė mbėshtetjen edhe tė minoriteteve tjera joserbe, sidomos tė minoritetit turk.

“Nėse kjo bėhet, atėherė nė zgjedhje shkohet pa vendet e rezervuara”, ka thėnė ky burim i gazetės.

Ndryshe, nė seancėn e sotme ishte paralajmėruar se do tė hidhet nė votim ēėshtja e shndėrrimit tė FSK-sė nė FAK, por me kėrkesėn e Grupit Parlamentar tė PDK-sė u shty pėr nesėr.

Me Kushtetutėn e Kosovės ėshtė e pėrcaktuar se pėr amandamentime kushtetuese nevojitet votat e 2/3 e dyfishta, pra 2/3 e tė gjithė deputetėve dhe votat e 2/3 e vendeve tė rezervuara.

Poashtu sipas Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės ėshtė e pėrcaktuar qė minoriteti serb dhe minoritetet tjera vendet e rezervuara i kanė vetėm pėr dy mandate, gjė qė i bie se nga legjislatura e ardhshme nuk duhet tė ketė mė vende tė rezervuara. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi