♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bicaj akuzon Xhavit Halitin pėr moszbatimin e Marrėveshjes UĒK-FARK

Shko poshtė

Bicaj akuzon Xhavit Halitin pėr moszbatimin e Marrėveshjes UĒK-FARK Empty Bicaj akuzon Xhavit Halitin pėr moszbatimin e Marrėveshjes UĒK-FARK

Mesazh nga Ylli Thu Apr 10, 2014 12:03 pm

Publikuar: 18:42 / 9.04.2014

Bicaj akuzon Xhavit Halitin pėr moszbatimin e Marrėveshjes UĒK-FARK Bicaj-akuzon-xhavit-halitin-p-euml-r-moszbatimin-e-marr-euml-veshjes-u-ccedil-k-fark_hd

(E plotėsuar) Halil Bicaj, ish-shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė ish-Qeverinė e Bujar Bukoshit, ka publikuar pėr herė tė parė marrėveshjen e arritur mė 2 nėntor 1998, ndėrmjet UĒK-sė dhe FARK-ut, pėr krijimin e Shtabit tė Pėrbashkėt tė UĒK-sė. Ai e bėn pėrgjegjės Xhavit Halitin pėr moszbatimin e kėsaj marrveshjeje.

Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje tė arritur ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, dhe Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, pėrfaqėsuar nga Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, ishte marrė vendimi qė tė miratohej struktura e re e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

Aty mė tej thuhet se miratimi u bė me pėrgjegjėsi tė plotė pėr organizimin, udhėheqjen dhe drejtimin e luftės sė UĒK-sė nė Kosovė, me tė vetmin qėllim ēlirimin e territorit tė Kosovės.

Bicaj, nė intervistėn dhėnė KTV-sė pėr emisionin nė Rubikon, ka prezantuar edhe dokumentin me strukturėn e Shtabit tė Pėrbashkėt, me nė krye tė listės Agim Ēekun dhe kuadro tė tė dyja palėve nėnshkruese.

Ministri i Mbrojtjes nė Qeverinė e Bukoshit thotė se ēuditet se si Hashim Thaēi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk dėshirojnė tė dėgjojnė se kanė ekzistuar Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės.

“Kur kam ardhur nė Tiranė, jam takuar me Ahmet Krasniqin, mė ka thėnė jo bacė vetėm pėr Rrafshin e Dukagjinit, por pėr krejt Kosovėn. Unė kam menduar se do tė jem vetėm pėr shtabin e Dukagjinit. Unė kam qenė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės”, ka thėnė ai.

“Jakupi ka qenė nė zyrėn e Ministrisė sė Mbrojtjes. Ka qenė edhe Xhavit Haliti, edhe Kadri Veseli edhe Bislim Zyrapi”, tha .

Megjithatė, marrėveshja nuk ishte zbatuar kurrė. Pėrse nuk u zbatua, ai thotė se duhet pyetur Xhavit Haliti i PDK-sė.

Miratimi i Ligjit pėr Veteranėt, pa e pėrfshirė edhe FARK-un, sipas tij, ėshtė padrejtėsi e madhe.

Bicaj ka thėnė se Ministria e Mbrojtjes kishte financuar UĒK-nė. Pėr shumat e tjera tė mjeteve tė mbledhura, ai nuk komenton shumė dhe ia lė pėrgjegjėsinė Bujar Bukoshit.

E miratimin e ligjit pėr veteranėt, pa e pėrfshirė edhe FARK-un, Biaj e vlerėson si padrejtėsi tė madhe.

“Ėshtė gabim i madh pse ėshtė bėrė kjo ndarje. Tash dy kolegė kanė ardhur, njėri me detyrė nė Ministri tė Mbrojtjes tjetri nė Shtabin e Pėrgjithshėm. Tash, ai i ka privilegjet, pse Agim Ēeku e Hashim Thaēi mund t’i gėzojnė ato tė drejta e Halil Bicaj jo”, tha Bicaj.

Bicaj gjithashtu ka rrėfyer edhe pėr pjesėmarrjen e tij nė luftėn e Bosnjės tė vitit 1992, ku kishte udhėhequr rreth 1400 ushtarė. Ai u shprej se qysh nga ajo kohė ka qenė nė pritje tė luftės nė Kosovė pėr shkak ttė situatės qė Kosova ndodhej aoskohe.

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Bicaj, ka folur edhe pėr Betejėn e Koshares dhe presidentin Ibrahim Rugova. /telegrafi/

-----------------------------------------------------------

Ekskluzive: Marrėveshja UĒK-FARK

Ministri I Mbrojtjes i Qeverisė sė Kosovės nė ekzil nė vitet ’90-ta, Halil Bicaj e ka prezantuar pėr herė tė parė marrėveshjen e 2 nėntorit tė vitit 1998 ndėrmjet UĒK-sė dhe FARK-ut.

Marrėveshje e ka prezantuar nė emisionin Rubikon tė KTV-sė, Halil Bicaj, si ministėr i Ministrisė sė atėhershme tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, qė ėshtė njėri nga nėnshkruesit e kėsaj marrėveshjeje.

Me kėtė marrėveshje do tė krijohej Shtabi i Pėrbashkėt i UĒK-sė.

Nėnshkrues tė kėtij dokumenti ishin edhe pėrfaqėsuesit e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes, citon indeksonline.

Bashkėngjitur ėshtė edhe dokumenti me strukturėn e Shtabit tė Pėrbashkėt, me komandantin Agim Ēekun dhe kuadro nga tė dyja palėt nėnshkruese.

Pėr marrėveshjen qė nuk u jetėsua asnjėherė Bicaj flet sonte nė emisionin "Rubikon".  /Telegrafi/


Bicaj akuzon Xhavit Halitin pėr moszbatimin e Marrėveshjes UĒK-FARK 00fark-uck

Bicaj akuzon Xhavit Halitin pėr moszbatimin e Marrėveshjes UĒK-FARK 00fark-uck1

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi