♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarja e MPJ, nė Paris pėr Shėn Valentin, me para tė shtetit

Shko poshtė

Zyrtarja e MPJ, nė Paris pėr Shėn Valentin, me para tė shtetit Empty Zyrtarja e MPJ, nė Paris pėr Shėn Valentin, me para tė shtetit

Mesazh nga Ylli Wed Feb 26, 2014 8:33 am

Publikuar: 20:00 / 25.02.2014

Zyrtarja e MPJ, nė Paris pėr Shėn Valentin, me para tė shtetit Zyrtarja-e-mpj-n-euml-paris-p-euml-r-sh-euml-n-valentin-me-para-t-euml-shtetit_hd

Ushtruesja e detyrės sė Sekretares nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Mirjeta Behluli, ka shfrytėzuar tė paktėn dy herė udhėtimet e saj zyrtare edhe pėr qejfe personale.

Sė fundmi ajo ka qėndruar nė Paris bashkė me burrin, Vehbi Behluli, pėr festėn e tė dashuruarve. MPJ ka thėnė se atje ka shkuar pėr organizimin qė ka bėrė ambasada pėr pavarėsi, megjithėse festa ishte mė 17 shkurt, duke thėnė se tė shtunėn e tė dielėn ajo ka punuar nė ambasadėn e Kosovės nė Francė, raporton KTV.

Ka mė shumė se 6 muaj qė Mirjeta Behluli ėshtė duke ushtruar detyrėn e Sekretares sė Pėrgjithshme tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Kjo ėshtė shkelja e parė qė ėshtė bėrė se fundmi kėtu, meqenėse neni 30, pika 4 e ligjit pėr shėrbimin civil thotė se ushtruesi i detyrės nuk mund tė emėrohet mė gjatė se tre muaj.

Megjithėkėtė, KTV-ja ka mėsuar nga burime brenda MPJ-sė se sekretarja Behluli, megjithėse ushtron postin, ka autoritet tė madh brenda ministrisė, pėrfshirė raportin e mirė tė saj me ministrin Enver Hoxhaj.

Zyrtarė brenda MPJ-sė, duke dashur tė mbesin anonim, kanė treguar pėr shkeljet e vazhdueshme qė janė bėrė nga sekretarja Mirjeta Behluli.

Ajo ka tė punėsuar edhe motrėn nė MPJ, Dafina Kukalaj – Osmani.

Behluli ka qėndruar nė Paris pėr festėn e Shėn Valentinit, me arsyetimin se atje po shkon nė vizitė zyrtare, por ka marrė edhe burrin me vete. Tė njėjtėn e ka bėrė edhe zyrtarja tjetėr, Senada Dushi, pavarėsisht se mbulon rajonin ajo ka qėndruar nė Paris, po ashtu me bashkėshortin e saj.

KTV-ja ka mėsuar nga burime brenda ministrisė se kjo nuk ėshtė hera e parė kur njė gjė e tillė ėshtė bėrė me para tė buxhetit tė Kosovės nga u.d. e sekretares sė ministrisė.

E njėjta kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur nga 11-15 tetor kishte qėndruar nė Stamboll, me burrin e fėmijėt.

Atje e kishte vizituar rreth 30 minuta Ambasadėn e Kosovės.

MPJ ka mohuar kėto, duke thėnė se e gjitha ėshtė bėrė zyrtarisht, pavarėsisht se vizitat janė bėrė gjatė fundjavės.

“Tashmė ėshtė praktikė qė sekretarja tė udhėtojė vikendeve, ngaqė Ministria dhe Ambasadat gjatė javės janė shumė tė ngarkuara dhe nė kėtė mėnyrė ruhet dinamika e punės brenda institucioneve”, ka qenė pėrgjigjja e Zyrės pėr Media tė MPJ-sė.

Zyrtari pėr informim, Artan Behrami, ka thėnė nė pėrgjigjen e tij se sekretarja Behluli ka udhėtuar qė nga marrja e postit nė Bruksel, Berlin dhe Paris.

“Arsyeja e udhėtimit ka qenė pėr tė rregulluar paqartėsitė financiare rreth buxhet, financave dhe ēėshtjeve tė tjera administrative nė kėto misione, meqė po ashtu ėshtė kryetare e njė komisioni tė MPJ-sė qė merret me kėto ēėshtje. Sekretarja sė bashkė me stafin e Ambasadės sonė nė Paris kanė punuar tėrė vikendin, derisa tė hėnėn ka marrė pjesė nė pritjen qė Ambasada ka organizuar pėr nder tė pavarėsisė sė Kosovės”, ka thėnė Behrami.

Ndėrkohė ka thėnė se nė Stamboll ka shkuar privatisht.

“Nė Stamboll ajo ka shkuar nė vizitė private, me shpenzime vetjake. Edhe pėr kėtė mund t’ju ofrojmė dėshmi”, ka thėnė ai.

Kur KTV-ja ka kėrkuar dėshmi pėr kėtė, pėr datat 11-15 tetor, kjo ka qenė pėrgjigjja e Zyrės pėr Media.

“Ajo qė kam shkruar pėr Stamboll ka qenė njė datė tjetėr. Derisa kjo qė e ceke ti, Sekretarja ka qenė disa herė pėr vendosjen e regjimit tė vizave nė Stamboll, si qendra mė e madhe qė lėshon vizat e Kosovės”.

Kėshtu ai ka vėrtetuar edhe autoritetin e Behlulit brenda MPJ-sė, duke thėnė se ajo ka qenė edhe pjesė e grupit tė MPJ-sė qė ėshtė marrė me procedurat e vendosjes sė vizave.

Nė deklarimin e pasurisė, Mirjeta Behluli, ushtruese e detyrės sė sekretares sė MPJ-sė, ka deklaruar 2 mijė e 270 euro para nga mėditjet dhe udhėtimet zyrtare, qė i bie gati gjysma e rrogės sė saj vjetore prej 5 mijė e 311 euro.

Pėr krejt kėto, Behluli nė njė mbledhje tė rregullt tė mbajtur me drejtorėt e departamenteve tė MPJ-sė i ka kėrcėnuar ata se do t’i hetojė edhe AKI-ja pėr shkak tė informacioneve qė po rrjedhin nė media. /Koha/


Koment: Per dallim nga meshkujt qe ne udhetimet zyrtare i marrin, ose i takojne ne vendin ku shkojne, dashnoret...femrat po i marrin burrat dhe e gjithe kjo me parat e tatimpaguesve....trup, turp, turp...
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi