♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sivjet 1457 kėrkesa pėr punėtorė tė huaj nė Kosovė

Shko poshtė

Sivjet 1457 kėrkesa pėr punėtorė tė huaj nė Kosovė Empty Sivjet 1457 kėrkesa pėr punėtorė tė huaj nė Kosovė

Mesazh nga hozefina Tue Feb 11, 2014 11:33 pm

Prishtinė, 11 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve publikoi hulumtimin „Kuota pėr punėsimin e shtetasve tė huaj”, pjesa e parė e HNTP-sė. Ky hulumtim i realizuar nga AKB-ja ėshtė bėrė me kėrkesė tė Kėshillit Ekonomiko Social dhe nė mbėshtetjen e Ministrisė se Punės e Mirėqenies Social, pėr vitin 2014. Hulumtimi realizohet pėr herė tė parė nė Kosovė dhe do t’u shėrbejė institucioneve shtetėrore tė Kosovės pėr tė caktuar kuotėn e punėsimit pėr tė huajt.Agim Shahini, kryetar i AKB-sė, tha se nė vitin 2009 Kuvendi i Kosovės, me qėllim tė vendosjes dhe aplikimit tė dispozitave ligjore pėr dhėnien e lejeve pėr punė dhe punėsimin e shtetasve tė huaj nė Kosovė, ka miratuar Ligjin pėr dhėnien e lejes pėr punė dhe punėsimin e shtetasve tė huaj nė Kosovė. Ai tregoi se pėr kėtė mė 2010, MPMS-ja ka nxjerrė edhe udhėzimin administrativ, me tė cilin rregullohej marrėdhėnia e punės pėr shtetasit e huaj.

“Nė Kosovė edhe para se ligji tė zbatohej kanė punuar njė numėr i madh i tė huajve dhe mė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit tė gjithė janė obliguar tė pajisen me leje pune. Kėto vende tė punės janė legalizuar dhe janė evidentuar shumė tė punėsuar tė huaj”, tha Agim Shahini.

Sipas kryetarit tė AKB-sė, legjislacioni ka rregulluar e obliguar MPMS-nė qė tė pėrgatisė kuotėn vjetore tė punėsimit tė shtetasve tė huaj nė Kosovė. Kėshilli Ekonomik Social dhe MPMS-ja kanė vendosur qė kuota e punėsimit tė bėhet nga AKB-ja, e cila bėri edhe hulumtimin dhe atė pėr herėn e parė.

Hulumtimi ishte i fokusuar nė tėrė vendin nė mė shumė se 2100 kompani dhe pėrgjigje ėshtė marrė nga 70.5 pėr qind e tyre. Nė bazė tė kėsaj del se fuqia punėtore e huaj e kėrkuar nga kompanitė e Kosovės pėr sivjet ėshtė 1457 leje tė punės nė sektorė tė ndryshėm.



Nė bazė tė hulumtimit dy sektorėt me mė sė shumti kėrkesa pėr punėsimin e shtetasve tė huaj janė ndėrtimtaria me 399 kėrkesa dhe transporti e komunikacioni me 348 kėrkesa. Pastaj vijnė prodhimtaria me 135 kėrkesa dhe arsimi me 123 sosh, ndėrsa sektorėt e tjerė kanė numėr mė tė vogėl tė kėrkesave.

Sipas hulumtimit numri mė i madh i kėrkesave janė pėr profesionin e operatorėve apo montuesve tė pajisjeve e makinave - 279 kėrkesa, pasuar nga inxhinierėt e ndėrtimtarisė, elektroteknikės, mekanikės me 107, e mėsimdhėnėsit e tė tjerė.





Berat Luzha, zėvendės ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale tha se dihet se Kosova vazhdon tė sfidohet nga shkalla e lartė e papunėsisė me rreth 31 pėr qind.

Sipas tij Qeveria e Kosovės, nė pėrputhje me politikėn e migracionit, gjendjes dhe lėvizjes nė tregun e punės nė fund tė ēdo viti duhet tė caktojė numrin e lejeve tė punės pėr vitin e ardhshėm, pėr shtetasit e huaj, nė pėrputhje me nevojat dhe mundėsitė e punėsimit tė tė huajve nė vendin tonė.

Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, tha se “Nė Kosovė papunėsia ėshtė shumė mė e madhe sesa thuhet nga shifrat zyrtare. Ajo ėshtė mbi 50 pėr qind, por shumė tė papunė nuk lajmėrohen fare”.
Koha.net

hozefina
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 77
Hobi Hobi : kėndimin,vallzimin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/02/2014
Falenderimet Falenderimet : 7

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi